Home Blog Page 1324

Krasniqi: Vizat janë më pak të dëmshme se migrimi në qeverisjen Kurti, për dy vjet ikën mbi 200 mijë qytetarë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk pret ikje më të madhe të qytetarëve pas 1 janarit 2024, kur nis qarkullimi i kosovarëve pa viza në zonën Shengen, sesa migrimi që ka ndodhur në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Kreu i PDK-së ka thënë se shqetësuese është largimi i 200 mijë njerëzve, shumica profesionistë e të punësuar, jo vetëm i nevojtarëve, që ka ndodhur para liberalizimit të vizave. Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi njerëzit po e humbin besimin në mundësitë që ofron Kosova.

“Unë nuk e shoh shumë problem 1 janarin 2024 dhe lëvizjen pa viza. Kjo është e mirëseardhur, është e vonuar e stërvonuar dhe mirë që ka ndodhur përfundimisht”, ka thënë Krasniqi për EO.

“Ajo që ka qenë problematike është largimi i qytetarëve para liberalizimit të vizave, sepse lëvizja në zonën e Shengenit, vizita për të parë mundësitë, qofshin ato edukative, ndoshta edhe të punësimit, është më pak problematike dhe e dëmshme sesa fakti që në dy vitet e fundit, apo dy vitet e gjysmë qeverisje të Kurtit, e kanë lëshuar Kosovën mbi 200 mijë qytetarë. Shumica prej tyre me kontrata të punës, shumica prej tyre profesionistë, prej inxhinierëve, arkitektë e deri te mjekë, e cilido profesion tjetër. Kjo për mua është shqetësimi më i madh, sepse ka ndikuar që të ketë vërtet një shpopullim në disa prej viseve të Kosovës”.

“Edhe më shqetësuese është që për herë të parë e kemi parë një largim të njerëzve nga të gjitha llojet e demografive, pra jo vetëm nga zonat rurale, por edhe nga zonat urbane; jo vetëm nga një rajon, por nga të gjitha rajonet; jo vetëm nga të papunët e nevojtarët, por edhe nga profesionistët dhe të punësuarit”.

 

 

“Ka qenë pra një largim, i cili mua ma ka dhënë një frikë që ndoshta është një humbje e besimit në mundësitë që i ofron Kosova. Përgjegjësia e qeverisë është absolute në këtë drejtim”, thekson lideri opozitar.

Sipas tij, kryeministri Kurti dhe ministrat e tij janë aktivë vetëm në propagandë.

“Absurditetet e tij janë të jashtëzakonshme. Para disa ditësh, në dhjetor, dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë. Sepse ekonomia e Kosovës duke qenë edhe ashtu e vogël, me rritjen 3.5 për qind, ndoshta mund të krahasohet me Ukrainën, e cila është në luftë… Nuk mund të krahasohet as me shtetet e rajonit. Kjo i bie që jemi më mirë se Shqipëria, kjo i bie që jemi më mirë se Mali i Zi, kjo i bie që jemi më mirë edhe se Sllovenia e si Kroacia. Por mendoj se është një absurditet në vete, por që është pjese e propagandës qeveritare e cila fatkeqësisht vazhdon që të jetë shumë aktive”, tha ai.

“Sikur të ishin punët mirë në këtë vend nuk kishin ikur 200 mijë qytetarë prej qeverisjes së Albin Kurtit. Nëse vërtet këta ministra e ky kryeministër besojnë që kanë bërë punë të mira, a munden me na dhënë përgjigje pse e kanë lëshuar vendin 200 mijë njerëz”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Policia apelon shoferët: Kujdes, mjegulla është rrezik

0
Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të kenë kujdes pasi që është shfaqur mjegulla.

 

“Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët. Mos harroni se ngasja në mjegull është e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, shkruan në kumtesë.

“Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”.

Tutje në komunikatë thuhet se mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Prandaj, thuhet që vëmendja të mbahet, dhe të mos shpejtohet.

“Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”.

“Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës! Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”.

Moti sot

0

Mjegulla do të jetë prezente sidomos në lugina dhe ultësira dhe mund të qëndrojë edhe gjatë ditës në disa zona.

Temperatura minimale do të ulet deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 9 gradë Celsius. Në zonat me mjegull do të jetë dukshëm më ftohtë edhe gjatë dites.

Një burrë plagos nipin aksidentalisht në Sopijë të Suharekës

0

Sipas Gashit viktima është dërguar fillimisht në emergjencën familjare ku pastaj është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, po ashtu në hetime është edhe viktima i cili është duke u trajtuar ende.

“Reagimet policore kanë qenë të mënjehersëhsmë, njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në vreshtat e fshatit Sopijë të Suharekës ku ne vendin e ngjarjes është arritur që të sekuestrohen dy armë të cilat dyshohet që janë përdorur nga të dyshuarit”, tha Gashi.

Në lidhje më këtë rast policia së bashku me prokurorinë e shtetit kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si rast shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

Totaj: Lufta e UÇK-së është nyja më e lavdishme e historisë sonë

0

Kryetari I Prizrenit, Shaqir Totaj, kaloi sot ditën  bashkë me veteranët, invalidët e luftës dhe familjarë të dëshmorëve.

“Lufta e UÇK-së është nyja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare dhe jemi me fat që kemi jetuar në kohën e UÇK-së për ta ditur vlerën e lirisë dhe për ta shijuar atë. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!” u shpreh  Totaj.

Presidentja nderon me medalje rock grupet e viteve ’80

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmë u ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritave rock grupeve: Minatori, Trix, Elita 5, TNT, Gjurmët, Oda, 403, MAK, Ilirët, Telex, Fisnikët e Fontana.

“Rock grupet e viteve ’80 kanë qenë pjesë e “boom”-it kulturor në Kosovë, në kohën kur ajo po shtypej e kultura jonë po mohohej”.

“Muzika e tyre paralajmëroi e stimuloi ndryshime shoqërore dhe u bëri jehonë aspiratave, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim”, tha zyra e presidentes.

Në Lladrocin e lirisë përurohen lapidarët e tre dëshmorëve të kombit

0

Pikërisht në Ditën e veteranëve të UÇK-së,  30 Dhjetorin, ditën e madhe historike e të kujtesës sonë kombëtare, në Lladrocin e  luftës çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Brigada 121 ‘Ismet Jashari- Kumanova’, me një pjesëmarrëje të madhe të popullit të kësaj ane, si dhe të institucioneve komunale, u bë përurimi i lapidarëve për tre dëshmorët e kombit: Bahti Buqaj, Avni Buqaj dhe Feriz Bibaj.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke ju drejtuar të pranishmëve mes tjerash tha.’Në Lladrocin e luftës çlirmitare të UÇK-së,  në Lladrocin e lirisë kombëtare, sot shpaloset lapidari i tre dëshmorëve të kombit, dhe  me ne e ju flet kujtesa dhe historia më e re e popullit tonë, flasin dëshmorët e atdheut e të Kosovës sonë të pavarur e sovrane, ku ju familjarë të dëshmorëve jeni embëlematika e së djeshmës, së sotmës dhe e sënesërmes së Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë, prandaj ne si qeveri lokale, kemi obligim të përkujdesëmi dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare  të UÇK-, në çdo kohë dhe për çdo brezë t’u rikujtojmë këto vlera sublime, vlera që na lartësojnë kombin dhe historinë tonë’.

 

 

Në vazhdim, foli personaliteti kryesor dje i luftës çlirimtare të UÇK-së, sot lideri politik i këtyre vlerave të mëdha kombëtare, Fatmir Limaj dhe tha’ Dhimbjet e vogëla të familjarëve të dëshmorëve të sotshëm e të djeshëm ndër breza shqiptarësh, përballë dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, tregojnë qëllimin e madh çlirimin me luftë të Kosovës’, dhe vazhdoi ‘Sot Serbia pushtues e dinë fare mirë se çka ka humbur në Kosovë, por shqiptarët dhe elitat udhëheqëse politike të së tashmës, nuk e dinë se çfarë kanë fituar’.

Edhe Kryetari i SHDL e UÇK-së – Dega në Malishevë, Metush Kryeziu, në këtë ngjarje mes tjerash tha.’Lladroci ka dëshmuar nëpër të gjitha përiudhat kohore si me luftëtarë e intelektual se kur atdheu thërret për  kushtrim  në luftën  çlirimtare dhe  për liri kombëtare, janë të gatshëm t’i ngjeshin armët dhe penat e përbashkuar deri në fitorën e madhe, kështu ishte edhe në luftën e UÇK të Kosovës- Lladroci i dëshmorëve të atdheut’.

E tërë kjo ngjarje u organizua, nga Veteranët e Lladrocit Çlirimtar, ku edhe folën për këto vlera kombëtar nëpër breza, Ramë Bibaj e Jeton S. Zogaj. Më pas u bë shpalimi i Lapidarëve për tre dëshmorët e kombit, si dhe u vendosën lule e po ashtu u bënë nderime edhe të pllaka e Dëshmorit të Kombit- Komandanti të UÇK-së, Ibrahim Mazreku.

 

 

 Në  fund  u dha edhe një porgram artistik me recital nga nxënësit e Lladrocit për dëshmorët e kombit si dhe  u kënduan këngë nga Haxhi e Blendi Buçaj.

Ndërron jetë nëna e Nait Hasanit

0

Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë Fahrie Hasani nga Randobrava e Prizrenit. E ndjera është nëna e ish-të burgosurit politik, njërit ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasanit.

Nëna Fahrije ka lënë pas bashkëshortin Xhamjliun, djem, vajza, nipa e mbesa.

Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e diel, pasdite, më 31 dhjetor 2023. Për kohën dhe vendin  familjarët do të njoftojnë ndërkohë, raporton “Epoka e re”.

 

 

 

Asfaltohet hyrja-dalja e Stacionit të Autobusëve në Prizren

0

Është asfaltuar hyrja- dalja e Stacionit të Autobusëve në Prizren.

“U asfaltua sot hyrja dhe dalja e Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke i përmirësuar kështu kushtet e lëvizjes për kompanitë e transportit dhe udhëtarëve”, njofton Komuna e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

40 aksidente me të lënduar brenda 24 orëve – shifra më e lartë këtë javë

0

Dyzet aksidente me të lënduar janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Kjo është dita me shifrën më të lartë që nga e hëna e kësaj jave, sipas Policisë së Kosovës.

Pas saj pason dita e mërkurë me 35 aksidente të natyrës së njëjtë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nga 34 kanë ndodhur të hënën dhe të enjten, ndërsa 30 të premten.

Më së paku aksidente me të lënduar ndodhën të martën, ku atë ditë u shënuan “vetëm” 18 sosh, njofton policia.

Ekspertë të komunikacionit dhe Policia vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë stinës së dimrit. E kur kësaj ia shtojmë edhe mjegullën, medoemos që vigjilenca duhet të jetë shumë më e lartë. /

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri