Home Blog Page 1325

Sot dita e veteranit të UÇK-së

0

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

LDK-ja për qeverisjen e Prizrenit: Krejt zi

0

“Viti i dytë i qeverisë së Shaqir Totaj, po përmbyllet me veprime të shumta abuzive, afera
korruptive, shkelje të ligjeve dhe procedurave, punësime mbi baza nepotike dhe partiake,
kompromentimit të konkurseve në arsim dhe shëndetësi, mungesë të kapaciteteve
profesionale, cilësi e dobët e investimeve kapitale, paaftësi në shpenzimin e buxhetit që rezultoj
me deficite financiare disa miliona eurove etj”, thuhet në komunikatën e  LDK-së.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Premtimet elektorale për një diskurs tjetër qeverisës, shumë shpejtë dolën të jenë premtime boshe dhe mashtruese”.

“Kultura kleptokratike që e karakterizon PDK-në në Prizren, u dëshmua që nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga e kaluara, përkundrazi qeverisja e Shaqir Totajt në secilin ditë po e vërteton këtë gjë”.

“LDK në Prizren, fuqishëm shpreh shqetësim për këtë qasje dhe këtë logjikë keqëqeverisëse. Në
vazhdim po i listojmë disa nga qështjet që i vërtetojnë pretendimet tona”.

“Mënyra e keq planifikimit dhe keq shpenzimit të parasë së qytetarëve të Komunës së Prizrenit
solli teprica buxhtore shumë milionëshe. Teprica (deficiti) buxhetore prej 8 milion eurove vitin e kaluar, dhe së paku 7 milion euro për këtë vit, do të thotë humbje e projekteve kapitale në vlerë
15 milion euro për qytetarët e Komunës së Prizrenit”.

“Ndërtime pa leje (ilegale) të objekteve nga vetë Komuna e Prizrenit, u bënë praktikë e përditshme. Për ta ndalur këtë qasje të kundërligjshme, LDK në Prizren u detyrua të deponojë në Prokurorinë themelore, tre kallëzime penale ndaj tre drejtorëve të drejtorive komunale”.

“Derisa shumë të rinjve me kualifikime të larta, u vihen pengesa të ndryshme për punësim vetëm
pse nuk janë pjesë e partive në pushtet, kryetari Totaj u kujdes, që qysh në vitin e parë të mandatit ta punësoj djalin e tij në kompani publike. Politizimi i skajshëm i arsimit, tashmë është
një sekret publik”.

“Kompromentimi i procesit të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, u vërtetua edhe nga publikimi i audio-incizimeve mediale. Dështim i skajshëm me konkurse si hapja me vonesë e tyre, anulimet, rihapjet, neglizhimet, honoraret, përzgjedhjet e drejtorëve jo profesionistë shkollash, menaxherë të pa dëshmuar e militantë partiakë të subjekteve të koalicionit qeverisës, kanë dëmtuar rëndë cilësinë dhe imazhin arsimit”.

“Dështimi i procesit të digjitalizimit të shkollave, është goditja tjetër që i është dhënë procesit të
mësimdhënies dhe mësimxënies në qytetin e Prizrenit”.

“Dështime të mëdha në menaxhim të sektorit të shëndetësisë. Shërbime jo cilësore, mugesa të
mëdha të paisjeve medicinale dhe mos ofrim të shërbimeve në disa fshatra të komunës së
Prizrenit”.

“Fatkeqësisht politizimit dhe punësimeve partiake nuk i shpëtoj as ky sektor vital për
jetën e qytetarëve.  Kjo dëshmohet më së miri nga pezullimi i drejtorit dhe tre zyrtarëve të
QKMF-së dhe punësimeve partiake që ndodhen aty”.

” Histori në vete përbën konkursi për Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Prizren 29.12.2023 stomatologë, i shpallur gati dy vjet më parë, por që mbetet enigmë, pasi ende edhe sot e kësaj dite nuk janë shpallur fituesit (sigurisht kjo vjen nga pazaret e partnerëve të koalicionit)”

“Shpërblimi i militantëve përmes ndarjes së subvencioneve pa respektuar kriteret ligjore dhe
profesionale, si nga zyra e Kryetarit Totaj po ashtu edhe nga drejtoritë vartëse, që mbulojnë fushën e kulturës, rinisë e sportit, tashmë janë bërë praktikë e shëmtuar e abuzimit me taksat e qytetarëve të komunës sonë”.

“Shumë kontrata për shërbime, pa specifika të qarta dhe me operatorë ekonomik që nuk dëshmojnë përvojë dhe ekspertizë profesionale, nxisin dyshime të bazuara për kritere favorizuese
dhe me fitues të parapërcaktuar nga z.Totaj dhe oborrtarët e tij”.

“Vonesat e realizmit të projekteve kapitale, si rrugë, kanalizime, ujësjellësa dhe punime tjera, ka
shkaktuar kaos në shumë lagje të qytetit”.

“Ndryshimi i paramasave nga kontrata në ekzekutim të punimeve dhe cilësia e dobët e punimeve, duke u dëmtuar rrugët vetëm pas 2 muajsh nga shtrimi i tyre, nxjerrë domosdoshmërinë për hetime penale në shumë prej projekteve të përcaktuara si
investime kapitale”.

“Këto dy vite, dëshmuan edhe për dështime në realizimin e premtimeve eletorale. Shumë nga
projektet e promovuara para dy vitesh, sot e kësaj dite as nuk kanë filluar së realizuari, as nuk
duken fare në horizont për vitet në vjim”.

“Ndërtimi parkut të ri mbrapa “Shtëpisë së Bardhë” me 690 vendparkingje të reja dhe “Nënkalimi
nga ish BVI deri në Bazhdërhane” si dhe funksionalizimi i zonës ekonomike kanë mbetur vetëm dhe vetëm premtime boshe”.

“Pishina Olimpike, një ndër projektet e filluar shumë vite më parë, ka mbetur një projekt i pashpresë dhe i harruar edhe nga qeveria Totaj”.

“Prandaj të gjitha këto nxjerrin përfundimin se qeverisja aktuale komunale, nuk ofron zhvillim
dhe nuk është në shërbim të qytetarëve të Prizrenit”.

“Totaj dhe kabineti i tij që nga dita e parë
kanë dëshmuar që fokusi i tyre është që t’i shërbejnë individëve dhe grupeve të interesit që janë të afërt me partitë e koalicionit qeverisës. Këtë dënim nuk e meritojnë qytetetarët, këtë poshtërim nuk e meriton Prizreni!”

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje me akuza për qeverinë lokale të Prizrenit

0

Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, ka kritikuar pushtetin komunal për keqqeverisje.

” Qeveria lokale në Prizren, përkundër vetëlëvdatave për punë të mirë në këtë komunë gjatë vitit 2023, ka ndodhur e kundërta, pasi është shquar për keqqeverisje dhe korrupsion”, tha ai.

Abrashi tha se Qeveria e Kosovës e ka mbështetur Prizrenin me 50 milionë euro.

“Qeveria qendrore gjatë këtij viti në komunën e Prizrenit ka investuar mbi 50 milionë euro në projekte të ndryshme”, tha ai, duke i quajtur të pabaza deklaratat e drejtuesve të pushtetit lokal për mungesë të investimeve në këtë komunë./TV Prizreni

Kurti i kënaqur me rezultatet e Telekomit, premton modernizim të rrjetit

0

Në prag të përfundimit të vitit 2023, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rzivanolli, sot vizitoi për fundvit Ndërmarrjen Publike “Telekomi i Kosovës”. Në këtë vizitë ata u pritën nga Kryeshefja Ekzekutive, Burbuqe Hana, bashkë me menaxhmentin e lartë të Telekomit dhe anëtarët e tjerë të bordit.

 

Pas vizitës dhe takimit Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës i ka disbursuar Telekomit një kredi prej 20 milionë eurosh ku janë bërë pastaj investime të mëdha në teknologji në bërthamë të telefonisë mobile me pajisjet përcjellëse si dhe me BTS Antenat shtesë, sidomos në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit.

“Është inspiruese të shohim se si një kompani publike me humbje dhe pa investime prej afërsisht një dekade, sot Telekomi investon në shërbime të telefonisë mobile (Vala) dhe ato fikse (internet e TV)”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Telekomi i Kosovës ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në shërbimet e tij, me zgjerimin e mbulimit me shërbime mobile edhe në akse rrugore edhe në vendbanime. Po ashtu, shërbimet fikse janë zgjeruar në zona të rëndësishme si stacionet policore dhe ndërmarrjet publike. Në muajt e parë të vitit 2024, pritet të shihen ndryshime thelbësore në zonën e Mitrovicës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti veçoi dy projektet më të mëdha zhvillimore të Telekomit të Kosovës të cilat kanë filluar në vitin 2023 dhe si të tilla  përfshijnë modernizimin e plotë të rrjetit mobil dhe mbulimin e plotë me teknologjinë 4G+ dhe me 5G, me anë të së cilave  pas 6 muajve të ardhshëm do të kenë mbulueshmëri të plotë me 4G+ dhe më pas do të vazhdohet menjëherë me 5G.

Ai foli edhe për zgjerimin e rrjetit të kabllove optike në tërë vendin e cila do të përfundojë deri në vitin 2025.

Në fund sqaroi se bashkë do të vazhdojnë të krijojnë një mjedis telekomunikativ më të përparuar dhe inovativ për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Në përmbyllje, shtoi se si “Qeveri e Kosovës, jemi krenarë për këtë angazhim dhe përformancë të Telekomit”.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kishim një vizion të qartë se ku do të arrijmë dhe një bindje të thellë që mund të arrijmë aty relativisht shpejtë me një punë dhe përkrahje të Qeverisë.

Ministrja Rizvanolli theksoi se Telekomi i Kosovës tregon edhe një herë se jo vetëm për vete por me investimet e saj po jep rezultate indirekte në ekonominë e vendit dhe në punësim.

Ajo u shpreh se është e lumtur edhe për përformancën financiare të Telekomit, jo vetëm për përformancën si të tillë si një rezultat në vete mirëpo për përformancën financiare si një burim i investimeve të vazhdueshme të cilat do të ndodhin edhe gjatë viteve të ardhshme.

Ajo që vlen të theksohet është se tashmë ka përfunduar procesi i prokurimit për stacionet e reja që do të thotë se deri në mes të vitit të ardhshëm i tërë territori i Kosovës, do të jetë i mbuluar me rrjet 4G+ dhe do të fillojë në zonat më të banuara edhe ofrimi i shërbimit 5G.

Kurti u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka deklaruar se nuk është çështje e Kurtit ngritja e aktakuzave. Kryeministri me këtë rast shprehu habinë me fakti, si tha ai, se edhe pse Radojçiq e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë.

Totaj viziton Tërnavën

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar Myftiun Naim ef. Tërnava dhe ekipin e tij, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe e siguroi atë se Komuna e Prizrenit është e përkushtuar për ta vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

“Gjithashtu, kryetari Totaj falënderoi Myftiun Tërnava dhe të gjithë anëtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës për kontributin në të mirën e vendit tonë”.

“Takimi përfundoi me një dhuratë të veçantë, botimin “Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit (1873-1874) I-II” nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame, e cila iu dhurua kryetarit Totaj nga Myftiu Tërnava, me ç’rast kryetari Totaj e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë duke i dhuruar dy dhurata, simbole të Prizrenit”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga policia e Prizrenit

0

Është arrestuar personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Të enjten policia publikoi fotografinë e të dyshuarit, ndërsa sot ka njoftuar se ka arrestuar atë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai ishte në kërkim për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.

“Më datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet (hetohet) në procedurë të rregullt”, njofton policia.

 

Një vit pa Pele

0

Pele, i cili u trajtua për një kohë të gjatë nga kanceri i zorrës së trashë, vdiq një vit më parë më 29 dhjetor 2022, dhe ai la pas një karrierë plot suksese.

Sipas shumë sportdashësve, Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, dhe ai u nda nga jeta si një nga emrat që la gjurmë në botën e futbollit me tre Kupat e Botës në karrierën e tij me Kombëtaren e Brazilit dhe arritjet e kulmore individuale.

Statuja e Pele-s, i cili shënoi mbi 1000 gola me fanellën e Santos që e veshi për 19 vjet në vendin e tij para se të përfundonte karrierën në ekipin amerikan të New York Cosmos, u ngrit para stadiumit “Maracana”, vendlindja e futbollit për brazilianët.

Një legjendë e futbollit që u ngrit nga varfëria

Emri i tij i plotë, Edson Arantes do Nascimento, lindi më 23 tetor 1940, në Tres Coraçoes, Brazil, si djali i një babai të quajtur Dondinho, i cili ishte gjithashtu një futbollist, dhe një nëne e quajtur Celeste Arantes.

Futbollistit legjendar brazilian, fëmija i madh i një familjeje të varfër me dy fëmijë, miqtë e tij të shkollës i kishin vënë pseudonimin “Pele”, duke iu referuar lojtarit të Vasco da Gama, Bile, të cilin ai e shikonte në atë kohë.

Pele, i cili në moshë të vogël punonte si kamarier dhe nuk luante as futboll deri në një moshë të caktuar, hodhi hapin e parë në fushat e blerta me Bauru Athletic Club dhe fitoi kampionatin tre herë radhazi në Sao Paulo Youth. Kampionati Shtetëror midis 1954 dhe 1956.

Karriera e suksesshme e Pele-s, i cili u dërgua te Santos për një provë nga trajneri i ekipit të tij të të rinjve Waldemar de Brito, filloi duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në 1956.

Santos, vite plot sukses

Pele, i cili u bë golashënuesi më i mirë në vitin e tij të parë te Santos kur ishte vetëm 16 vjeç, pavarësisht ofertave nga Real Madrid, Juventus dhe Manchester United, ai nuk u largua nga skuadra pasi qeveria braziliane, e cila e cilësoi atë si një “thesar kombëtar”, nuk e lejoi transferimin e tij.

Gjatë 19 viteve me ekipin e tij, Pele fitoi gjashtë herë kampionatin, dy Copa Libertadores dhe dy Intercontinental Cup. Këtyre u shtohen edhe shumë vlerësime individuale.

Karriera e ekipit kombëtar

Ai solli epokën e artë të Kombëtares braziliane, për të cilën filloi të luante që në moshë të vogël.

Pele, i cili luajti ndeshjen e tij të parë kundër Argjentinës në stadiumin “Maracana” në vitin 1957, në moshën 16 vjeç e 9 muaj, u bë lojtari më i ri që shënoi gol në atë kohë në nivel kombëtar duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në ndeshjen që humbi 2-1.

Braziliani, i cili fitoi tre herë kampionatin me Kupat e Botës në Suedi 1958, Kili 1962 dhe Meksikë 1970, u bë i vetmi lojtar që ka një arritje të tillë.

Pele, i mbiquajtur “Perla e Zezë”, luajti 92 herë me Kombëtaren e Brazilit midis viteve 1957 dhe 1971 dhe shënoi 77 gola.

Ai i ka dhënë lamtumirën futbollit në SHBA

Pas largimit nga Santos, Pele vazhdoi karrierën e tij të futbollit në Amerikë.

Lojtari legjendar brazilian, i cili luajti për New York Cosmos, një nga ekipet e ligës amerikane, midis 1975 dhe 1977, fitoi kampionatin e ligës në vitin e tij të fundit.

Pas karrierës së tij futbollistike, Pele shërbeu si ministër i sporteve në vendin e tij, ambasador i futbollit i FIFA-s dhe Santos, president nderi i New York Cosmos dhe ambasador i vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s.

Arritjet personale

Pele ishte golashënuesi më i mirë tre herë në ligën braziliane, 11 herë në ligën shtetërore dhe nga një herë në Copa Libertadores dhe Kupën e Amerikës.

Pele, i cili ishte në ekipin e ëndrrave të Kupës së Botës, fitoi çmimin “lojtari më i mirë i ri” në Kupën e Botës FIFA 1952, çmimin “topi i argjendtë” në Kupën e Botës FIFA 1958 dhe iu dha çmimi i nderit të Topit të Artë të FIFA-s në 2013.

Përveç kësaj, Pele-s iu dha titulli i futbollistit dhe atletit të shekullit nga FIFA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, UNICEF dhe revista “Time”.

Futbollisti legjendar, të cilit i janë vënë nofkat si “Perla e Zezë”, “Mbreti i Futbollit”, “Mbreti Pele”, u bë një nga lojtarët që kapërceu pragun e mijëra golave. Ai hyri në Librin e Rekordeve “Guinness” duke shënuar 1279 gola në karrierën e tij prej 1363 ndeshjesh.

Tani, ndonëse Pele nuk frymon, trashgimia e tij mbetet dhe do të mbetet gjatë në futbollin botëror. https://albanianpost.com/nje-vit-pa-pele/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

119 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia përmes statistikave të përgjithshme ka bërë të ditur se 119 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga këto aksidente, 30 prej tyre janë me të lënduardhe 89 me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 289 gjoba trafiku si dhe janë arrestuar 13 persona e nëntë janë dërguar në mbajtje.

QKMF në Rahovec: Edhe nëse funksionalizohet hemodializa, pëgjegjësia bie mbi spitalin e Prizrenit

0

Përdërisa pacientët e qytetit të Rahovecit, shërbimet e dializës detyrohen t’i marrin vetëm në qendrën në Prizren, edhe pse aparaturat qëndrojnë që 7 vite në QKMF-në e tyre, sytë dhe pyetjet e Kiks Kosova drejtohen në institucionet e këtij qyteti.

Mirëpo drejtori i kësaj QKMF-je, Elbunit Krasniqi tha se e gjithë përgjegjësia mbi këto aparatura dhe funksionalizimin e tyre, bie mbi Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Për KIKS-in Krasniqi tha se nga kjo QKMF u kërkua vetëm sigurimi i objektit, gjë të cilën e bënë, dhe asgjë më shumë.

Madje edhe kur këto aparatura të fillojnë punën, Krasniqi tha se menaxhimi i saj përsëri i mbetet spitalit të Prizrenit pasi që shërbimi i hemodializës pas vetes ngërthen një përgjegjësi të madhe.

Përveç mediave, pyetje dhe përgjegjësi kësaj QKMF-je gjatë gjithë kohës u kërkonin edhe banorët e Rahovecit.

Krasniqi tha që rastet e tilla kanë qenë të shpeshta dhe jemi munduar të ua shpjegojmë që ne nuk marrim vendime lidhur me këto aparatura./klan kosova/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Djali rrah babanë në Malishevë

0

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren