Home Blog Page 1326

Djali rrah babanë në Malishevë

0

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Pacientët e Rahovecit presin me orë për dializë në Prizren, kthehen në shtëpi pas mesnate

0

Kilometrat që bëjnë deri në Prizren për të marrë shërbimet e hemodializës, po u duken edhe më të gjata pacientëve të Rahovecit dhe rrethinës.

Kjo, pasi që aparaturat për funksionimin e këtij shërbimi i posedojnë në QKMF-në, e cila gjendet në qendër të qytetit të tyre, që nga viti 2017, raporton Kiks Kosova.

Madje gjatë atyre viteve, u bë edhe ndërtimi i një pjese të objektit, i cili u financua nga komuna, vetëm e vetëm që këtij shërbimi të mos i mungonte asgjë.

Ndër vite, përveç punës, u ndalën edhe zërat lart e poshtë se ky shërbim po funksionalizohej.

Automjeti që bart pacientët nga Rahoveci deri në Prizren, sjell në qendër dhe dërgon në shtëpi 3 grupe gjatë gjithë ditës.

Mbrëmjet në shtëpi nuk po mund t’i shijojnë asnjëherë pacientët e grupit të tretë, të cilët në Prizren mbërrijnë pak minuta pas orës 16:00.

Pas pak minutash, automjeti mbërrin, por pacientët nuk ishin.

Ata ishin ndalur në një lokal afër spitalit për të pirë kafe.

Në këtë mënyrë atyre u kalon koha më shpejt, pasi që radha e tyre për t’u ulur në aparatura do t’iu vijë vetëm pas një ore.

Shaip Krasniqi nga fshati Pastasel i Rahovecit, i cili hemodializën e filloi që para 14 vjetësh, ditët e dimrit rrallëherë i kaloi afër familjes.

Duke qenë se udhëton nga një fshat malor, bora shpeshherë bllokonte rrugët e udhëtimi bëhej i pamundur.

Shëndeti i tij nuk e përballonte që ai të ndalonte hemodializën për ditë të tëra andaj … vjeçari detyrohej që të qëndronte i vetëm në spital, me javë të tëra.

Për KIKS-in, ai rrëfeu se gjendjen e tij dhe të shokëve të tij pas marrjes së terapisë e përshkon një lodhje, të cilën udhëtimi për edhe disa orë, e bën edhe më të mundimshme.

Ankesa të njëjta me Shaip Krasniqin ka edhe Isuf Haxhia nga qyteti i Rahovecit.

Për KIKS-in, ai rrëfeu që lodhjen më të madhe po ia jep udhëtimi sepse ka raste kur ai ose shokët e tij çlodhjen në shtëpi mund ta shijojnë vetëm pas mesnate.

Për gjithë këtë katrahurë, Krasniqi thotë se faji bie mbi politikën në vend.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

10 familje do të bëhen me shtëpi të reja në Malishevë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se shumë shpejt 10 familje me kushte të rënda ekonomike të kësaj komune do të bëhen me shtëpi të reja.

 

Kjo falë bashkëpunimit të kësaj komune me organizatën “Qatar Charity”.

“Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike. Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejt jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i jemi tejet mirënjohës e falenderues”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Moti sot kryesisht i vranët

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët ngjashëm me të enjten. Në mëngjes do të ketë mjegull e ngrica.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Cels.

Sot promovohet romani “Gra të paepura”

0

Romani “Gra të paepura” të autorit Qemajl Krasniqi, promovohet sot në Prizren.

Promovimi mbahet në librarin “Altera”, në orën 18:00.

 

Studentët e diplomuar në Türkiye u takuan në Prizren

0

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur takimi i studentëve të diplomuar në Türkiye, nga Presidenca e Türkiyes për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB), raporton Anadolu.

Në këtë aktivitet morën pjesë kreu i Bordit drejtues të Fondacionit “?lim Yayma”, Necmettin Bilal Erdogan, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ambasador i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Ang?l?, nënkryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina J?lta dhe Enis Kervan, ndërsa po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare, të diplomuar turq dhe të ftuar tjerë.

Në fjalën e tij, Bilal Erdogan tha se Türkiye sot pret më shumë se 300 mijë studentë ndërkombëtarë për shkak të avantazheve që ofron.

“Türkiye është bërë tashmë një nga qendrat e rëndësishme të tërheqjes për studentët ndërkombëtarë me mikpritjen e saj, infrastrukturën e saj të forcuar që është zhvilluar vitet e fundit dhe zhvillimet e saj në arsim, shëndetësi, transport dhe shumë fusha të tjera. Ju e keni përjetuar këtë nga dora e parë. Jam i sigurt se ju ua tregoni dhe rekomandoni arsimin në Türkiye të tjerëve përreth jush dhe jam i sigurt se shumë nga vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë po e vënë Türkiyen në agjendën e tyre për arsim sot”, tha Erdogan, i cili po ashtu në fjalën e tij foli edhe për veprat e Fuat Sezginit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Damka tha se ai ishte ndër kosovarët e parë që diplomoi në universitetet turke.

“Uroj që Zoti ta bekojë popullin e Republikës së Türkiyes dhe Anadollit për mbështetjen që na kanë dhënë neve, ku kemi studiuar me taksat e tyre ndërsa jemi kthyer në të ashtuquajturën gjeografinë e zemrave të tyre, ku ata ende përpiqen të shërbejnë”, theksoi Damka.

Ambasadori Ang?l? vuri në pah lidhjen midis dy popujve si dhe marrëdhëniet shtetërore midis Türkiyes dhe Kosovës.

“Me mbështetjen e YTB-së, pas këtyre Bursave të Türkiyes, prej të cilave ministri ynë Fikrimi është nga gjenerata e parë, alumnit e Türkiyes janë në fakt jashtëzakonisht të dobishëm, ngase ata forcojnë dhe përforcojnë çdo ditë këtë urë miqësie dhe në fakt ky është një shërbim që investon në të ardhmen”, tha ambasadori.

Nënkryetari i YTB-së gjithashtu theksoi se ky është takimin i 132-të të alumnive të Türkiyes në Kosovë.

Në kuadër të programit, ku folën edhe Semih Bilurdagi, kryetar i Shoqatës së Alumnive Turk në Kosovë dhe Bayram Pomak, kryetar i Shoqatës së Alumnive Turke, u shfaq filmi promovues i YTB-së dhe u ndanë dhurata.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Necmeddin Bilal Erdo?an pa nga afër punimet e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Gjithashtu ai vizitoi edhe Qendrën e Edukimit Special dhe Rehabilitimit në Prishtinë, e cila është ndërtuar dhe pajisur nga TIKA. Në qytetin e Prizrenit, Erdo?an u takua po ashtu me studentë që studiojnë në Universitetin e Prizrenit dhe nxënësit në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vrasja e 27-vjeçares italiane, kosovari nga Suhareka i dërgoi mesazh bashkëshortit të saj

0

Një detaj është zbuluar nga mediat italiane ditën e sotme për vrasjen e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj.

Para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht Fandaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptarët e kanë qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj.

41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku.

Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

Muharremaj e vlerëson të suksesshëm vitin 2023

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2023.

Ai tha se shpenzimi prej 95 për qind  i buxhetit,investimet kapitale, rritja e të hyrave vetanake për 500 mijë euro, si dhe projektet e tjera të  rëndësishme infrastrukturor rrugore, sportive e kulturore, kanë qenë të arriturat më të medha të këtij viti.

Kryetari Muharremaj, ka folur edhe rreth kërkesave më të shumta që kanë pasur qytetarët, si dhe për prioritetet për vitin 2024. Në fund, kryetari Muharremaj, ka uruar të gjithë banorët e komunës së Suharekës, për një vit edhe më të suksesshëm për të gjithë.tv prizreni

Policia e Prizrenit kërkon ndihmë: Nëse i shihni këta dy persona, na lajmëroni menjëherë

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, e cila është kryer më 3 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e dy personave, dhe ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personat janë: Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se rrahu dhe kanosi gruan e tij

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një burrë në Prizren i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan e tij.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 50 fishekë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Prizren 27.12.2023-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë dhe e ka kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë, me dy karikatorë dhe 50-fishekë, për të cilën i dyshuari deklaron se është e vëllait të tij i cili gjendet jashtë Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin e Policisë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "RENELEAL O RENELUAL TAHIRI 3 ditë Fillo Vitin me Banesë të Re! "The New Way of Living" at Green Avenue By: RENELUAL TAHIRI SH. SH.P.K info@renelualtahiri.com www.renelualtahiri.com +38344128112 +383 49 613 613 RT RENELUAL TAHIRI MEBANESE T? RE! Na Kontaktoni 38344128112 383 49613613 info@renelualtahiri.com www.renelualtahiri.com"