22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1335

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Prizrenit për zhvatje të pronës publike

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, për zhvatje të pronës publike.

“Vetëvendosje shprehë shqetësimin e saj për zhvatjen dhe keqpërdorimin që po i bëhet pronës publike nga PDK dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Reagimi i plotë

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila është mbajtur dje, me datë:23.11.2023, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i mbështetur edhe nga bashkëpartiakët e tij, parti e kuvendarë të tjerë opozitarë në Kuvendin Komunal, me negocim direkt, pa ndonjë proces transparent dhe në kushte të barabarta, pronën publike, pronën e Komunës së Prizrenit – e njohur si Tregu Fatoni, në sipërfaqe të përgjithshme 26,100 metër katror, i dha në shfrytëzim për 40 vite me mundësi vazhdimi për 99 vite, me pagesën simbolike të qirasë mujore në vlerë të 400.00 euro, operatorit ekonomik privat – “Fatoni 1 Sh.P.K”.

Kjo tregti dhe zhvatje e pronës publike po bëhet në emër të pazareve dhe hesapeve financiare dhe elektorale të kryetarit, Shaqir Totaj dhe Ldk – së si parti opozitare.

Është e pafalshme dhe e papranueshme ajo që ky kryetar dhe ky pushtet po i bënë qytetarit dhe qytetit të Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes Feim Elshani nga Rahoveci, dje pësoi plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri

0

Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit.

Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri, njofton KlanKosova.tv.

Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.

Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Hajdari nënshkruan vendim për caktimin e çmimit të derivateve

0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Qëllimi i vendimit, sipas ministres, është parandalimi i çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët janë të pranishëm në atdhe, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.

Në bazë të këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër.

Hajdari thotë se vendimi hynë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Ajo ka thënë se gjatë monitorimit është evidentuar se ka mospërshtatje të çmime të derivateve në krahasim më uljet e mëdha në tregun botëror.

“Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim”, ka thënë ajo.

Koloneli Menger nga kontingjenti i 68-të i KFOR-it viziton “Loyola-Gymnasium”

0

Jemi shumë të lumtur që kemi mundur të mirëprisnim Kolonelin Menger dhe asistentin e tij nga kontingjenti i 68-të i KFOR-it në Asociacionin “Loyola – Gymnasium”.

Ishte një nder për ne ta shoqëronim nëpër objektin tonë dhe t’ia prezantonim shkollat e ndryshme, si Gjimnazin, konviktin dhe “Loyola-Profesionale” (shkollë profesionale).

Një theks i veçantë u vendos në prezantimin e “Loyola-Profesionale” dhe jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin e vazhdueshëm, thuhet në një njoftim të Asociation “Loyola-Gymnasium”.

May be an image of 10 people, people studying and text

Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për të dyshuarin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë publike për bashkëpunim në gjetjen e të dyshuarit për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në Prizren.

 

“Personi është Xhevdet Shaban Selimi i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhë më 22.11.2023 në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë thirrje që qytetarët të cilët kanë ndonjë informacion lidhur me të dyshuarin të lajmërojnë institucionin e sigurisë.

 

Keqpërdorim i trefishtë i detyrës zyrtare për ndërtim rrugësh në Suharekë

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, për veprat penale penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar për dy nga ta ndalimin e ushtrimit të funksioneve në shërbimin publik, ndërkaq për njërin nga ta ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Personat kanë qenë të caktuar nga kryetari i Komunës së Suharekës në menaxhimin e kontratës për “ndërtimi i rrugëve: “Rexhepi Velia – me segment”, “Molika”, “Shaljanët – segment”, “Kovaçi”, “Tafa”, “Jetush Shala” dhe “Haxhi Shania”.. në fshatin Mushtisht”.

“Nga provat e siguruara rezulton që të hollat në vlerë prej 72,214.74 Euro, janë paguar për operatorin ekonomik, mirëpo rrugët nuk janë shtruar siç parashihej në kontratë, përderisa në vitin 2022 përpilojnë dokumentacione të rrejshme, ku i pandehuri B.K., në bashkëkryerje me të pandehurin E.Sh., më datë 12.12.2022 përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin e pranimit teknik duke konstatuar se kinse janë realizuar punimet sipas kontratës përderisa gjendja në teren ka qenë e pa realizuar deri në kohën kur prokuroria së bashku me hetuesit kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore në këtë çështje penale, me ç’ rast të njëjtit të gjendur para një situate të tillë, në muajin prill të vitit 2023, në bashkëpunim me personin juridik – Operatorin Ekonomik me qëllim që t’i shmangen përgjegjësisë penale dalin në teren dhe shtrojnë rrugët e ridestinuara, të cilat rrugë nga ekspertiza e fushës së ndërtimtarisë rezultojnë me dëme material”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, të pandehurit i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës në vlerë prej 8,651.97 euro.

“Ndërsa, i pandehuri B.S., – (personi përgjegjës i personit juridik) dhe personi juridik – Operatori Ekonomik, prej datës 17.05.2022 deri në muajin prill të vitit 2023,  në Suharekë, duke vepruar në cilësi të pronarit dhe përfaqësuesit të autorizuar të personit juridik-Operatorit Ekonomik, me dashje shkel procedurat dhe rregullat e prokurimit publik dhe nuk zbaton detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, me qëllim të përfitimit për vete duke i shkaktuar dëm buxhetor Komunës së Suharekës”, vazhdon komunikata.

S’gabon Ballkani, mposht Malishevën

0

FC Ballkani ka bërë edhe një hap të madh në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.

Skuadra nga Suhareka, e ka mposhtur në udhëtim Malishevën, me rezultat 0-2, të premten në kuadër të javës së 15-të të eliës së futbollit tonë.

Mesfushori Nazmi Gripshi (30’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ballkanin në epërs prej 0-1, derisa Berisha (45’), dyfishoi avantazhin e skuadrës së Ilir Dajës në 0-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka 35 pikë në krye të tabelës, 10 më shumë se Drita e Llapi, kurse, Malisheva mbetet në vendin e katërt me 20 pikë gjithsej.

Rasti i veturave të dyshuara afër shkollës në Prizren, Totaj: Po presim hetime zyrtare nga policia

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është deklaruar lidhur me ankesat e paraqitur nga disa prindër, se disa persona të dyshuar po sillen në afërsi të një shkolle, duke tentuar të joshin fëmijët dhe t’i fusin ata në veturë.

Totaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka informatë se po dyshohet për diçka të tillë dhe se me rastin po merret policia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Unë e kam informatën se po dyshohet për diçka të tille, si dhe se policia po merret me rastin. Informatë tjetër me specifike për momentin nuk kam”, theksoi ai.

Më herët, Telegrafi raportoi se disa prindër janë ankuar në polici, se persona të dyshimtë kanë tentuar të joshin fëmijët e tyre, dhe t’i fusin më pas në veturë.

Nga Policia e Kosovës konfirmuan se rasti po hetohet, por që deri tani nuk kanë ndonjë person të dyshuar.

“Kemi pranuar disa ankesa të prindërve, dhe kemi nisur hetimet mbi rastin. Por deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar për veprat penale ‘tentim rrëmbimi’, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia nis hetimet në Prizren, pas ankesave të prindërve se afër shkollës po sillen persona të dyshimtë me vetura

0

Policia në Prizren ka nisur të hetojë ankesat e disa prindërve, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se një veturë e dyshimtë është duke u lëvizur rreth shkollave, duke tentuar të josh fëmijët dhe t’i fus në veturë.

Në redaksinë e Telegrafit, prindi R.J ka raportuar se fëmijët e tij ka tentuar t’i merr një person i panjohur me veturën e tij.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij, rasti ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Prizren.

“Dy fëmijë kanë dalë nga shkolla duke shkuar në një market, edhe një person i ka ftuar të hyjnë në veturë”, tha ai, duke shtuar se fëmijëve u kishte premtuar ëmbëlsira.

Ky prind  tha  se personi ka qenë i panjohur për ta dhe rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës në Prizren kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet mbi ankesat e prindërve.

“Kemi pranuar disa ankesa të prindërve, dhe kemi nisur hetimet mbi rastin. Por deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar për veprat penale ‘tentim rrëmbimi’, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi.

Ai po ashtu tha se sot gjatë ditës do të kenë detaje mbi rastin.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Rahovecit lanson hartën e lirisë

0

Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, në prag të festave të nëntorit është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm “Harta e lirisë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Në këtë hartë janë paraqitur lapidarët e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve, varrezat e martirëve, pikat e zjarrit të UÇK-së, barrikadat, ambulancat, muzetë, shtëpitë që kanë shërbyer si shtabe të UÇK-së, shtëpitë që kanë shërbyer si baza të organizimit, strehë dhe logjistikë të UÇK-së.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, në bashkëpunim mes OVL – dega në Rahovec, Idriz Shala – ekspert i hartografisë, zyrtarët e komunës nga zyra e IT -së dhe kompania “Rama Print”.

Për të siguruar Hartën e lirisë, mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm: