19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1336

Shpallet i pavlefshëm Ligji për caktimin e çmimeve të produkteve bazike

0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për aktgjykimin në rastin 173/22, me parashtrues Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

 

Gjykata ka vendosur njëzëri të shpallë kërkesën e pranueshme për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk janë në përputhshmëri Parimet e Përgjithshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi fillimisht sqaron që ligji i kontestuar rregullon caktimin e masave të përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg dhe mënyrën e zbatimit të tyre ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik, në mënyrë që të eliminohen efektet e rritjes së çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg.

Rrjedhimisht, Gjykata gjithashtu konstatoi që neni 10 (Hyrja në fuqi) i Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me parimin e sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, të garantuara përmes paragrafit 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës.

Në fund, Aktgjykimi sqaron që kërkesa e parashtruesve të kërkesës është parashtruar në Gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës dhe se kjo kategori e kërkesave ka karakter suspenziv, përkatësisht ligji i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje vetëm pas vendimmarrjes së Gjykatës dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për rastin e kontestuar. Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.

 

Vendim i plotë:

https://gjk-ks.org/decision/vleresim-i-kushtetutshmerise-se-ligjit-nr-08-l-179-per-masat-e-perkohshme-te-produkteve-themelore-ne-raste-te-vecanta-te-destabilizimit-ne-treg/

Kurti: Sektori privat themeli i zhvillimit ekonomik e shoqëror

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se sektori privat parqet themelin e rritjes së zhvillimit dhe progresit të ekonomik e shoqëror të Republikës së Kosovës.

 

“Ky lloj dialogimi bëhet nëpërmjet katër shtyllave kryesore. E para është sektori privat, e dyta janë institucionet publike, e treta janë organizatat ndërkombëtare dhe e katërta, Organizatat Jo Qeveritare. Këto  katër shtylla nëpërmjet dialogut Publiko-Privat, projektojnë vizionin më të mirë të mundëm mbi vizionin për konkureshmërinë”, tha Kurti sot në konferencën për Dialogun Publiko-Privat.rtk

 

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh, Zef Deda

0

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka vdekur në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si ‘Charlie Chaplin’ i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, Kollovari”, Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./tvklan.al

Të pres në xhaminë e qytetit

0

Poezi nga Arbër Selmani

Të pres në xhaminë e qytetit
mes lutjeve e mëkateve
eja thuaji Zotit se je më i vogël se ai
je turpi i jetës sime
eja lutu
jepi me gojë frazat që t’i mësoi Libri i Shenjtë
në hyrje, zhvishi këpucët
trosha buke jepi asaj gruas rome te dera,
ec në turmën e burrave,
dhe afrohu
ku të më gjesh.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja falju Tokës, falju Diellit, falju kafshëve
çdo shpirti që shtrëngon
jam në rendin e parë
eja dhe bashkë flasim
eja përmendja të madhërishmit, sa i pafuqishëm je ti
ti, plaga e madhe e dashurisë.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja në tempull, ti krimb i keq
eja dylufto me kohën kur ishe burrë i mirë
kur ishe insan
i kam hapur dritaret, hoxha po e pret shiun
unë po të pres ty
qyteti po e pret këngën e shpëtimit.

të pres në xhaminë e qytetit
të vish
të kuptohemi për herë të parë.

vishe këmishën e gjelbër, bëhu mbret i fesë islame
shikojmë kupolat, sherefet, minaret,
ti qan për veten
unë qaj pse nuk qava kurrë.

Të pres në xhaminë e qytetit
Eja, edhe nëse nuk më do
Eja se ke heshtur boll
mendja jote ka agjëruar gjatë,
Eja e thuaji të madhit dhe shokëve të tij
që njerëzit e mirë sot nuk janë në këtë xhami.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja, të lutem, sepse as unë nuk të dua
përkulemi në tepihun e pastër kadife
te dera, gjuaji përtoke pallavrat që të mbajnë gjallë
Ulu afër meje, mos e shaj krijuesin.

Më gjej në qetësi, jam aty ku ulet njeriu i mjerë
afrohu, mos ma kap dorën,
mbylle gojën, lutu për mua a për veten,
jam duke të pritur

Superliga e Kosovës/ Sot, Malisheva-Ballkani

0

Java e 15-të në Superligën e Kosovës nis sot me takimin Malisheva-Ballkani.

Takimi do të zhvillohet në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.

 

Kampioni i Kosovës nga 12 ndeshjet që ka zhvilluar nuk ka pësuar akoma humbje, duke fituar në 10 përballje dhe duke barazuar në dy të tjera.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkohë, Malisheva është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe do të synojë që t’ia prish këtë seri suharekasve.

Ndryshe, të shtunën Fushë Kosova do të ballafaqohet me Dukagjinin, teksa Feronikeli 74 me Lirinë.

Të dielën zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiroje, ku Gjilani përballet me Llapin, ndërsa Prishtina me Dritën.

Lëndohet një person në Rahovec, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

0

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e enjte në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti sot flet për vizionin e zhvillimit të klimës së biznesit në Kosovë

0

Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sot organizon konferencë për Dialogun Publiko-Privat.

Në këtë konference do të marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai do të flas për vizion për zhvillimin e klimës së biznesit në Kosovë.

Prezantimi i Agjencisë për Investime dhe Eksport dhe platformës së re për Dialog Publiko-Privat,do të bëhet nga Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit.

Fjalë rasti nga Sergiy Maslichenko, Udhëheqës i BERZH në Kosovë.

Prezantimi i Sekretariatit për Dialog Publiko-Privat bëhet nga Artan Mehmeti, Udhëheqës i Sekretariatit per Platformën e DPP. Ai flet për misionin dhe objektivat e dialogut Publiko-Privat, kalendarin e aktiviteteve të Dialogut Publiko-Privat gjatë vitit 2024 dhe sfidat kryesore të sektorit privat të identifikuara në forumet sektoriale.

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Flet pronari i argjendarisë së plaçkitur në Suharekë, tregon në detaje se si ndodhi ngjarja

0

Arbër Bytyqi, pronari i Argjendarinë “DIAKOS” në Suharekë  sontë në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme në Suharekë, ku persona të armatosur plaçkitën argjendarinë e tij dhe plagosën një polic, ndërsa një tjetër pësoi lëndime.

Ai ka treguar ngjarjen që nga hyrja e plaçkitësit të parë në lokal e deri tek momenti kur i është drejtuar arma.

“Ka hyrë nga dera është afruar, unë kam qenë prapa, e ka kapërcyer tezgën këtu, më është drejtuar me armë, ‘Duart lartë, plaçkitje’, jam shtrirë për tokë, është ardhë më ka marrë nga prapa, mi ka lidhë duart, kokën poshtë më thoshte ta mbajë, pastaj kanë vazhduar të thejnë të marrin gjëra. I kanë marrë të gjitha çka kanë qenë të ekspozuara, të arit”.

“Ma kanë drejtuar direkt armën, ka hyrë me shpejtësi të madhe edhe vetëm jam dorëzuar, nuk kam reaguar, kokën poshtë ma kanë mbajtë, nuk kam parë më shumë”, u shpreh ai.Klankosova.tv.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dosja e Prokurorisë/ Ja si ndodhi shpërthimi në Tregun e Kafshëve në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, të enjten, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit R.M, i cili po dyshohet se ka ka hedhur mjetin shpërthyes mëngjesin e së mërkurës në Tregun e Kafshëve në Prizren, ku janë lënduar 10 persona.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, R.M (i cili gjendet në ndalim) po dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kërkesë, thuhet se më 22 nëntor 2023, në tregun e kafshëve të dyshuarit R.M dhe Xh.S, pas një mosmarrëveshjeje me të dëmtuarit A.S., B.S., B.P., N.B., M.B., F.S., B.V., A.M., F.S dhe B.S., pasi që fillimisht fjalosen, për një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), i cili kishte fuqinë e përhapjes së pakontrolluar.

Nga ky shpërthim, në kërkesë thuhet se lëndime kishin pësuar M.B., F.S., B.V dhe B.S., të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit A.S., B.P., N.B., F.S., B.S dhe A.M., pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi. Kështu thuhet se me veprimet e të dyshuarve, është shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve apo pasurinë në vëllim të madh.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 22 nëntor ka njoftuar se lidhur me shpërthimin në Tregun e kafshëve janë identifikuar tre persona.

“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhej në njoftim.

Më pas, Policia njofton se pas hetimeve, është gjetur se dy persona kanë qenë kryerës të veprës penale.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe të dyshuarve ku në një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Naser Syla, drejtor i Emergjencës, të mërkurën konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se lënduarit të cilët po trajtohen në Emergjencë janë në gjendje stabile.

“Dy pacientë po trajtohen në Emergjencë. Gjendja e tyre është stabile”, konfirmoi Syla. /BetimipërDrejtësi