6.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1359

Gjykatësi – Gjergj Dedajt: Sipas dëshmisë, i bie që keni gënjyer hetuesit e EULEX-it

0

Gjergj Dedaj ka përfunduar sot dëshminë në Hagë.

Në fund, ai është ballafaquar me pyetjet e trupit gjykues.

Gjykatësi ka thënë se sipas dëshmisë që ai ka dhënë gjatë tri ditëve në Hagë, i bie se e ka gënjyer hetuesin e EULEX-it, për shkak të ndryshimit të deklaratave të tij.

“Sipas dëshmisë që keni dhënë sot, i bie që ju keni gënjyer hetuesit e EULEX-it, apo jo? I bie që dëshmia që i keni dhënë EULEX-it ka qenë e rremë?”, e ka pyetur gjykatësi, Dedajn.

Dedaj ka insistuar se e vërteta e tij është ajo që ka rrëfyer para trupit gjykues në Hagë këtë javë.

“Tash po e them të vërtetën. Këto nuk qëndrojnë”, ka deklaruar Dedaj.

“Ju jeni i informuar që të mos ia tregosh të vërtetën prokuroir është vepër penale apo jo?”, ka insistuar me pyetje gjykatësi.

Dedaj ka thënë se është i informuar, por jo mjaftueshëm.

“Unë jam i informuar, por nuk kam qenë kurrë më parë nëpër gjykata dhe nuk kam pasur as këshillë juridike, as avokat”, ka thënë ai.

Gjykatësi ka kërkuar kalimin nga seanca e hapur, në seancë të mbyllur.

Largohet nga puna mësimdhënësi i dyshuar për ngacmim seksual të nxënëses në Prizren

0

Më shumë se dy muaj pas vendimit për largim të përkohshëm nga puna, mësimdhënësi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur në Prizren, largohet nga puna.

Ndaj të njëjtit Prokuroria ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Mësimdhënësi për të cilin KALLXO.com kishte raportuar se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur, është larguar nga puna.Kështu ka marrë vendim Komisioni disiplinor i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, më datë 1 nëntor. KALLXO.com e ka siguruar këtë vendim.

“Komisioni disiplinor pas shqyrtimit të provave dhe ndjekjes së të giitha procedurave me katër vota pro dhe një anëtar kundër (përfaqësuesi i SBASHK) ka marrë vendim për largimin e mësimdhënësit XX nga procesi edukativo arsimor”- thuhet në vendimin e Komisionit disiplinor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sot, 562 vjet më parë u shkrua dokumenti i parë shqip, “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit

0

Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e Pagëzimit.

Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht.

Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës.

Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast rreziku vdekjeje, me fjalët e Formulës së Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëlli ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij. / KultPlus.com

Al-Ittihad shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santo

0

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga posti i tij si trajner i Al-Ittihad.

Në sezonin e tij të parë në krye të klubit, Nuno udhëhoqi Al-Ittihad drejt titullit të Ligës Pro Saudite, duke i dhënë fund një pritjeje 14-vjeçare për një tjetër kurorë të ligës.

Arritja ishte e rëndësishme me Al-Ittihad që mundi Al-Nassr-in e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo me pesë pikë, si dhe siguroi kualifikimin për Champions League aziatike. Megjithatë, pavarësisht nënshkrimit të lojtarëve si Fabinho, N’Golo Kante dhe Karim Benzema gjatë afati kalimtar i verës, “Tigrat” nuk kanë arritur të përsërisin formën e tyre nga sezoni i kaluar.

Al-Ittihad është tashmë 11 pikë larg liderit Al-Hilal në Ligën Pro Saudite, duke grumbulluar 21 pikë nga 12 ndeshje për t’u ulur në pozitën e gjashtë në tabelë. Edhe pse ata janë në krye të grupit të tyre të Champions League pas katër ndeshjeve, Al-Ittihad pësoi një humbje 2-0 nga Al Quwa Al Jawiya të hënën mbrëma.

Përveç humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, vetëm tre fitore janë regjistruar në nëntë ndeshje, duke rezultuar që zyrtarët e klubit të marrin vendimin për të shkarkuar ish-trajnerin e Wolverhampton dhe Tottenham.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Klubi ka njoftuar përfundimin e kontratës me trajnerin portugez Nuno Santo”.

Pavarësisht se u shkarkua, Nuno largohet nga Al-Ittihad me reputacionin e tij që është rritur me 36 fitore dhe vetëm tetë humbje nga 56 ndeshjet e tij në krye.

Ndihmësi i trajnerit Hassan Khalifa është vendosur në detyrën e përkohshme ndërkohë që po ndërmerret një proces për gjetjen e një zëvendësuesi të përhershëm. Albanian Post

Fitorja e Trumpit do ta ndryshojë botën

0

Nga: Martin Wolf / The Financial Times

Më 19 nëntor 1919, Senati i ShBA-së hodhi poshtë Traktatin e Versajës. Me atë vendim, ShBA-ja tërhoqi fuqinë e vet nga mbrojtja e marrëveshjes për të cilën ishte pajtuar pas Luftës së Parë Botërore, duke ia lënë këtë detyrë britanikëve dhe francezëve të cilëve u mungonin si vullneti ashtu edhe mjetet për ta bërë këtë. Pasoi Lufta e Dytë Botërore. Pas këtij konflikti, ShBA-ja e luajti një rol shumë më produktiv. Sot, në shumë mënyra bota ende është ajo që ShBA-ja ka krijuar. Por, edhe për sa kohë do të jetë kështu? Dhe, çfarë mund ta pasojë? Rezultati i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, mund të japë përgjigje të shpejta ndaj këtyre pyetjeve, por, mjerisht edhe përgjigje të këqija.

 

Sondazhet e fundit sugjerojnë se pothuajse 55 për qind e votuesve amerikanë nuk e miratojnë performancën e Joe Bidenit. Ato gjithashtu sugjerojnë se Trumpi qëndron pak më lartë se Bideni në sondazhet ballafaquese – para zgjedhjeve që do të mbahen një vit më vonë. Së fundmi, ato sugjerojnë se Trumpi është para Bidenit në pesë prej gjashtë shteteve më të rëndësishme të “fushëbetejës”. Në përgjithësi, fitorja e Trumpit është e besueshme dhe qartësisht shqetësuese.

Çfarë do të thotë kjo? Përgjigja më e rëndësishme është se ShBA-ja, jo vetëm si demokracia më e fuqishme në botë, por si shpëtimtari i saj në shekullin XX, nuk është më e përkushtuar ndaj normave demokratike. Kryesorja nga këto norma është se pushteti duhet fituar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse zgjedhjet presidenciale në ShBA janë “të drejta”, kjo çështje është e diskutueshme. Por, ato kanë rregulla. Përpjekjet e pushtetarëve për të përmbysur ato rregulla e nënkuptojnë kryengritjen. Se Trumpi është përpjekur ta bëjë këtë kryengritje, kjo nuk është më e diskutueshme. Nuk arsyetohet as nga mungesa e provave të mashtrimit për të mbështetur tentativën e tij për puç. Ai është nën aktakuzë. Megjithatë, ende mund t’i fitojë zgjedhjet presidenciale. Një arsye se pse ai mund ta bëjë këtë është se afër 70 për qind e njerëzve që identifikohen si republikanë, thonë se u besojnë gënjeshtrave të tij. Kjo është tronditëse, megjithëse – mjerisht – jo edhe aq befasuese.

Përtej miratimit të njeriut që u përpoq të përmbyste Kushtetutën, çfarë tjetër nënkupton presidenca e Trumpit – për ShBA-në. Natyrisht, përgjigja pjesërisht varet nga ekuilibri në Kongres. Sidoqoftë, është e gabuar të gjesh ngushëllim shtesë te mënyra se si ai herën e fundit u soll. Atëherë mbështetej te figurat mjaft tradicionale – te ushtria dhe biznesi. Herën tjetër do të jetë ndryshe. “Maga” [Make America Great Again] tashti është një kult me një numër të konsiderueshëm të besimtarëve.

Plani vendimtar i brendshëm i Trumpit është të zëvendësojë shërbimin civil me shërbëtorët besnikë ndaj presidentit. Arsyetimi i tij është ekzistenca e pretenduar e një “trupi me ndikim” – me të cilin kritikët nënkuptojnë nëpunësit e dijshëm civilë që janë besnikë ndaj ligjit dhe shtetit e jo ndaj personit në pushtet. Një arsye se pse ky hap është i pakëndshëm, është se qeveria moderne nuk mund të funksionojë pa njerëzit të tillë. Arsyeja më e madhe për këtë është se nëse shërbimet e inteligjencës, të sigurisë së vendit dhe të të ardhurave të brendshme, të ushtrisë, të Byrosë Federale e Hetimit dhe të Departamentit të Drejtësisë nënshtrohen ndaj tekave të kreut të shtetit, vendi ka autokraci. Po, kaq e thjeshtë është. Me një kryetar shteti që është hakmarrës, abuzimet me pushtetin mund të përhapen. Kjo nuk do të jetë më ShBA-ja që kemi njohur. Mund të jetë më shumë si një Hungari e Viktor Orbanit apo si Turqia e Recep Tayyip Erdo?anit.

Çfarë mund të thotë kjo për botën?

Kryesorja, kapja e ShBA-së nga një njeri dhe një parti që haptazi kanë hedhur poshtë normën qendrore të demokracisë liberale, do t’i dekurajonte ata që besojnë në demokraci dhe do t’i inkurajonte, kudo, despotët dhe lakenjtë. Nuk është e lehtë të përcaktohet efekti i tradhtisë së tillë nga ShBA-ja.

Përzierja e këtij dëshpërimi me qasjen e hapur transaksionale të Trumpit, do të dobësonte – nëse nuk do ta shkatërronte – besimin mbi të cilin bazohen aleancat aktuale të ShBA-së. Amerikanët kanë të drejtë të dënojnë mungesën e angazhimit të shumicës së aleatëve. Mbi të gjitha, nuk ka dyshim se evropianët (ku përfshihet edhe Mbretëria e Bashkuar) duhet të bëjnë më shumë. Por, aleanca ka nevojë për një lider. Në një të ardhme të parashikueshme, ShBA-ja duhet të prijë. Me Rusinë që kërcënon Evropën dhe me Kinën si konkurrente, aleancat janë të domosdoshme – më shumë se kurrë – jo vetëm për aleatët e saj, por edhe për ShBA-në. Trumpi as nuk e kupton dhe as nuk ia ndien për këtë.

Pastaj janë implikimet për ekonominë botërore. Trumpi propozon të vendosë tarifën prej dhjetë për qind për të gjitha importet. Ky do të ishte version bashkëkohor (ndonëse më i butë) i tarifës famëkeqe Smoot-Hawley nga viti 1930. Kjo me siguri që do të çojë në hakmarrje. Gjithashtu, do t’i bënte dëm të madh Organizatës Botërore të Tregtisë, duke mohuar angazhimet e shumë dekadave të ShBA-së për të ulur barrierat tarifore.

Po aq i rëndësishëm mund të jetë ndikimi në përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike. Vetë ShBA-ja, me sa duket, do të ndryshojë shumë masa të Aktit të Bidenit për Reduktimin e Inflacionit. Po aq domethënëse mund të jetë tërheqja e mundshme e ShBA-së nga përpjekjet për të nxitur investimet – në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim – për energjinë e pastër.

Marrëdhëniet e ardhshme me Kinën, gjithashtu do të vihen në pikëpyetje. Ndryshimet këtu mund të mos jenë aq dramatike, sepse armiqësia ndaj rritjes së Kinës është dypartiake. Por, nën Trumpin, kundërshtimi ndaj Kinës do të ishte më i pakët për ideologjinë, meqë atij aspak nuk i interesojnë dallimet mes autokracive dhe demokracive. Ai më shumë e preferon të parën. Do të bëhej thjesht një garë mbi pushtetin, me Trumpin që përpiqet të ruajë numrin një të ShBA-së. Se cili do të jetë rezultati, kjo është e paqartë. Trumpi mund të kërkojë ta kthejë Rusinë kundër Kinës, siç bëri Nixoni me Kinën kundër Bashkimit Sovjetik. Braktisja e Ukrainës mund të jetë karremi i tij.

Presidenca e dytë e Trumpit nuk mundet ta shkatërrojë përgjithmonë SHBA-në. Por, si ajo ashtu edhe pjesa tjetër e botës, do ta humbnin dallimin mes të mirës e të keqes. Do të detyrohemi të përshtatemi me realitetin se ShBA-ja ka rizgjedhur njeriun që haptas u përpoq të përmbyste demokracinë e saj. Është e mundur që aktakuzat kundër Trump mund të na shpëtojnë. Por, edhe kjo shpresë e brishtë e nxjerr në pah kërcënimin e sotëm ndaj demokracisë.

Përkthimi: Telegrafi.com

Qeveria ia jep në shfrytëzim për 15 vite dy prona Komunës së Dragashit

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim 15 vite të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit të menaxhuara nga Agjencia e Pyjoreve të Kosovës.

Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.

Ndërkaq ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Në Malishevë vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza

0

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kampanja vetëdijësuese sot vazhdon me Malishevën.

Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda, raporton RTKlive.Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

Liberalizimi hyn në fuqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Qeveria themeloi Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 172-të me radhë ka themeluar Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja ndërtohet duke adresuar të shkuarën. Ballafaqimin me të kaluarën e ka cilësuar si të domosdoshme për përparim shoqëror, teksa ka thënë se ky Institut do t’i shërbejë shumë gjeneratave, raporton RTKlive.

“Vazhdon angazhimi ynë institucional për adresimin e të gjitha dëmeve krimeve të kryera gjatë luftës, angazhimi ynë për të matur dëmet e shkaktuara, andaj sot u bë një hap për ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbej edhe neve edhe brezat pas nesh. Pra, e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Kurti.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë është emëruar Atdhe Hetemi.

“Plagët janë ende të njoma, janë të hapura për mijëra familjarë të mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës. Po i japim prioritet fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. Gjatë këtij viti janë kryer gërmime vlerësuese në 11 lokacione, prej tyre 5 nga to kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e të paktën 6 viktimave të luftës, duke mos përfshirë gjetjet e fundit në Bishtazhinë, Gjakovë dhe Prizren”, ka thënë Kurti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, raporton Klan Kosova.

“E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Ilir Meta paraqitet në SPAK

0

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është paraqitur paraditen e së mërkurës në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion – SPAK.

Për gazetarët e pranishëm, ai u shpreh se bëhet fjalë për atë që e quajti “telenovelën” CEZ-DIA, raporton A2CNN.

“Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, e cila është rihapur në dhjetor 2019, nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta.