U përkujtua masakra në Gollubovc të Malishevës

Sot u bënë 25 vite nga njëra prej ngjarjeve më të rënda në Komunën e Malishevës, “Masakra e Gollubovcit”, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 30 qytetarë, kryesisht të fshatrave Gollubovc dhe Plloqicë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, kanë bërë nderime pranë lapidarit dhe në varrezat e të vrarëve në këtë masakër, e që është njëra prej masakrave më mizore që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këtë masakër, edhe sot pas 25 viteve nuk është dënuar dhe nuk është mbajtur asnjë proces gjyqësor, ndërsa autorët e këtij krimi, mbeten të lirë dhe për këtë shkak, kryetari Kastrati, edhe njëherë ka kërkuar publikisht, që autorët e këtij krimi makabër,

“Kjo masakër ishte hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe gjenocid, pasi forcat pushtuese nuk mund ta ndalnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për qëllim kishin gjenocidin, futjen e frikës dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, por pavarësisht këtyre dhimbjeve, ne dolëm fitues të kësaj lufte, sepse ishim në rrugë të drejtë dhe luftuam për liri”, tha mes tjerash kryetari Kastrati, pas homazheve në varrezat e të vrarëve në këtë masakër.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit