Koloneli Aubrey Herbert, miku i madh i shqiptarëve

Më 26 shtator 1923, u nda nga jeta koloneli i nderuar dhe miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert. Kontributi i tij për Shqipërinë ishte aq i vyer sa u vlerësua duke iu ofruar dy herë froni i Shqipërisë.

Herbert ishte një ushtar britanik, diplomat, udhëtar dhe oficer i inteligjencës. Ai u bë një mbrojtës pasionant i pavarësisë së Shqipërisë, pasi kishte vizituar vendin në 1907-n, në 1911-n dhe në 1913-tën.

Nga viti 1911 deri në vdekjen e tij, ishte një anëtar konservator i Parlamentit Britanik. Koloneli Herbert vuajti gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij nga shikimi i dobët dhe ishte pothuajse i verbër në moshën 40-vjeçare.

Pas vdekjes së Herbert, nëna e tij Elisabet Karnavon, dha një ndihmë të madhe për Shqipërinë duke ndihmuar në ngritjen e një biblioteke, hapjen e shumë shkollave, në emancipimin e gruas, si edhe u angazhua edhe për sjelljen e ndihmave në fushën e shëndetësisë etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto-portretin e Herbert-it dhe një foto e ballinës së gazetës “Afrimi” me një artikull kushtuar kolonelit në vitit 1924./ atsh

 

 

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit