Shteti italian ua paguan faturën turistëve që ikën pa paguar në Shqipëri

Si akt unik diplomacia, qeveria italiane ka vendosur që ta paguajë faturën e katër turistëve italianë që kishin ikur nga një restorant pa paguar.

Veprimi i pahijshëm i turistëve në qytetin e Beratit ishte bërë temë e mediave në të dyja vendet, raporton televizioni BBC.

Ky rast e nxiti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që ta ngriste çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, përderisa ajo po e vizitonte vendin.

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit që “të shkonte dhe t’i paguante faturat për këta idiotë”, i tha ai gazetës “La Stampa”.

Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se e kishte paguar faturën me vlerë të rreth 80 eurove në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët i respektojnë rregullat dhe i paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë që episode të këtij lloji nuk do të ndodhin përsëri”– thuhet në deklaratë.

Ministri i Bujqësisë i Italisë, Francesco Lollobrigida, ishte gjithashtu në vizitë në Shqipëri dhe i tha agjencisë “Reuters” se pagimi i faturës ishte çështje krenarie.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit