25.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona në pikat kufitare në hyrje-daljet e Kosovës. 

Shumica e bashkatdhetarëve tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre evropiane, ku ata jetojnë e veprojnë.

Njësoj sikurse ardhja e tyre, edhe tash me kthimin e tyre mërgimtarët janë duke u përballur me pritje e kolona në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit që Qendra e Menaxhimit Kufitar i ka përditësuar në 07:49, shihet se kolonë e pritje më të madhe ka në pikën kufitare Merdar në dalje të Kosovës.

Aty bashkatdhetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas këtyre të dhënave, në këtë pikëkalim pritja është deri në 40 minuta dhe kolona arrin deri në 250 metra.

QMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e gjatë se pesë minuta.

KËTU mund të informoheni në kohë reale për gjendjen nëpër pikat kufitare. 

Image

Moti sot me diell dhe vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Theri me thikë një person në shesh të Prizrenit, arrestohet i mituri

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person. I...

Lajmet e Fundit