11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1504

“Korriku, muaji më i nxehtë që nga 1854-a”- IHMK njofton për kthimin e temperaturave “përvëluese” në javën e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, korriku i këtij viti po mbyllet si muaji më i nxehtë nga vitet e tjera, që nga 1854-a.

Sipas IHMK-së, e hëna do të jetë me diell dhe me vranësira që përcjellën me reshje shiu. Maksimalet do të arrijnë 24-28 gradë, ndërkaq ato minimale 12-15 gradë Celcius.

E martja do të jetë me diell, ku maksimalet do të arrijnë përreth 27-31 gradë.

Edhe e mërkura sipas IHMK-së do të jetë me diell e me vranësira të pakta, që do të sillen kryesisht në relievin malor. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë.

“E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.

“Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, vijon komunikata.

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, vendi po vizitohet më shumë nga këta shtetas

0

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi publik ka thënë se është rritur numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar”.

“Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022”, bëhet e ditur në njoftim.

Ministria thotë se në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

“Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova, gjithnjë e më atraktive për turistët”, vijon njoftimi.

Kjo është gjendja në pikat kufitare

0

Pak më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në kufi.

Në tabelën më poshtë shihet se te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 3 orë, ndërsa në Merdar mbi 2 orë.

Ndërsa në Muçibabë, pritjet po zgjasin deri në 25 minuta, e te Hani i Elezit deri në 10 minuta.

Në Han të Elezit dhe Muçibabë, pritjet për të dalë po zgjasin deri në 10 minuta.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

 

Qindra biznese u mbyllën në 6-mujorin e parë, e qindra të tjera u hapën

0

Qindra biznese në Kosovë janë mbyllur për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Agjencia Kosovare e Bizneseve dhe Administrata Tatimore e Kosovë japin shifra të ndryshme për numrin e bizneseve që janë mbyllur. Arsyet e mbylljes së tyre theksojnë se janë të ndryshme. Ndërkohë, nuk është i vogël numri i bizneseve tjera që janë hapur në periudhën e njëjtë.

Shumë biznese në kryeqytet janë të kyçura me dry. E situatë e njëjtë është edhe tek shumë biznese tjera në Kosovë. Në vend të pritjes së klientëve, dyqanet e bizneseve kanë të vendosur mbishkrime të tilla si: “Jepet lokali me qira”.

837 biznese në Kosovë janë mbyllur për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shifrat janë të Agjencisë Kosovare të Bizneseve. Megjithatë, më shumë është numri i atyre që janë hapur.

“Këto dy vitet e fundit nëse e marrim gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar 5754 biznese, kurse këtë vit janë mbyllur rreth 837 biznese”, tha për RTK-në, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Por shifra të tjera të bizneseve të mbyllura jep Administrata Tatimore e Kosovës.

“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, bizneset të cilat në bazë të procedurave që parashihen me legjislacionin tatimor, gjithsej të mbyllura janë 137 biznese”, tha Valentina Bytyqi, zëdhënëse e ATK-së.

Sidoqoftë, konfirmohet se kjo shifër e mbylljes së bizneseve mund të mos jetë e saktë.

“Kemi edhe shumë biznese, të cilat e kanë lajmëruar mbylljen, mirëpo nuk i kanë respektuar procedurat”, shtoi ajo.

Pronarë të bizneseve të mbyllura, të kontaktuar nga RTK, prapa kamerave deklarojnë se i kanë mbyllur bizneset sepse nuk kanë pasur fitim. E njohës të ekonomisë, japin edhe arsye të tjera përse mbyllen bizneset.

“Çdo ditë kemi kamata të larta bankare, çdo ditë kemi rënie të importeve, rënie të qarkullimit dhe e tëra kjo e rëndon ambientin e të bërit biznes. Krejt kësaj i shtohet edhe fakti që përveç çmimit të rritjes së kredive, kemi edhe migrim apo Kosova ballafaqohet me pandemi demografike”, tha Safet Gërxhaliu – ekonomist.

E mungesa e përkrahjes institucionale shihet si një arsye më shumë. Fjolla Smaili, zëdhënëse për medie në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë u shpreh: “Mungesa e një përkrahjeje solide nga ana e Qeverisë së Kosovës për bizneset, të cilat kanë qenë në nevojë, ka bërë që këto të fundit të mos kenë një zgjidhje tjetër, përveç se ta shpallin biznesin e tyre joaktiv”.

RTK ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë në lidhje me arsyet e mbylljes së bizneseve, por deri publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

0

Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3 por ja kush e pengon. Nuk është djali!

Olta Gixhari ishte një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP 2” dhe pas daljes së saj vazhdoi të ishte në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale.

Por mesa duket Olta është gati që të futet edhe në Big Brother VIP 3, vetëm se ka një problem.

Producentja Sara Hoxha nuk e lejon Oltën të bëhet sërish pjesë e formatit. Këtë e ka treguar vetë aktorja duke iu kthyer përgjigje fansave në Instagram.

Dikush e pyet nëse do hyjë në BBV3 dhe Olta i thotë: Unë dua, por Sara Hoxha më tha ‘o ti o unë te treshi’.

Argjentina Ramosan nxjerr fotot e nxehta nga pushimet, ekspozon kaq shumë trupin

0

Shumë VIP-a janë të zënë gjatë verës me koncerte dhe mezi bëjnë kohë për veten dhe pushimet.

Megjithatë, këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj duket se këtë verë prioritet e ka qetësinë dhe relaksin.

Ajo ka publikuar fotografi nga pushimet, ku ka theksuar format perfekte të trupit të saj.

Kaq joshëse po duket ajo nga bregdeti në krahët e burrit të saj.

Futbollistja e Marokut pjesë e historisë, e para që luan me hixhab në Kampionatin Botëror

0

Futbollistja e Marokut tashmë është pjesë e historisë.

Nouhaila Benzina, është e para që luan me veshjen islame të njohur si hixhab, në një ndeshje të Kampionatit Botëror.

Gjatës së shtunës, Maroku luajti kundër Koresë së Jugut.

Kombëtarja ku luan Benzina, fitoi me rezultat 1:0, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Maroku është në mesin e tetë kombëtareve që kanë debutuar këtë verë në Kampionatin Botëror.

Në ndeshjen hapëse të kampionatit, Maroku humbi me rezultat 6:0 kundër Gjermanisë.

Katër aksidente në Prizren

0

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur dje në Prizren.

Lëndime trupore kanë pësuar disa persona.

Prizren 29.07.2023 Është raportuar për katër aksidente te trafikut me lëndime te lehta trupore. Te gjithë personat e lënduar kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar ne shtëpi. Rastet ne procedure te rregullt hetimore.


 

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

35 aksidente trafiku me të lënduar, 74 me dëme materiale gjatë ditës së djeshme

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se dje janë shënuar 74 aksidente me dëme materiale, 35 aksidente me të lënduar.

Ndërkohë janë arrestuar 21 persona, nga ta 14 janë dërguar në mbajtje, e gjithsej janë shqiptuar 1 mijë e 617 tiketa trafiku.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Arrestohet një person për mashtrim në Malishevë

0

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Policia njofton se ai i ka marrë para një gruaje.

 Malishevë 15.07.2023-14:20. Është arrestuar me datë 29.07.2023 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke i marrë para të gatshme viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com