11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1505

Lufta në Ukrainë: Putin thotë se Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën.

Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes.

Putin tha gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.

Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të shkojnë  në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara.

Ukraina dëshiron që kufijtë e saj siç ishin në vitin 1991 të rivendosen, diçka që Kremlini është thellësisht kundër.

Moska argumenton në vend të kësaj se që të zhvillohen negociatat, Kievit duhet të pranojë “realitetin e ri territorial” të vendit të tij.

Putin tha në konferencën për shtyp të shtunën vonë natën se nuk kishte plane për të intensifikuar veprimet në frontin ukrainas për momentin, raporton BBC.

Ai mbrojti gjithashtu arrestimin e zërave kritikë nga Kremlini, duke pretenduar se disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda.

Në konferencën e gjerë, presidenti rus iu tha gazetarëve se Moska kreu disa “sulme parandaluese” pas një shpërthimi në një urë të Krimesë në fillim të këtij muaji.

Pas incidentit të urës – i cili la dy persona të vdekur – Putin u zotua të përgjigjet ndaj asaj që ai pretendoi se ishte një akt “terrorist” nga Ukraina. Kievi nuk tha zyrtarisht se ishte përgjegjës për shpërthimin në urën, e cila lidh gadishullin e pushtuar me Rusinë.

Samiti Rusi-Afrikë vjen pasi një kontingjent afrikan, duke përfshirë udhëheqës dhe përfaqësues nga shtatë vende, u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Putinin muajin e kaluar.

 

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

0

Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.

Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri katër metra për sekond.

Zhduket qytetari nga Suhareka, familja kërkon vullnetarë për ta kërkuar

0

Hetem Beqa nga Suhareka ka katër ditë që nuk është kthyer në shtëpi.

Familjarët thonë se janë duke e kërkuar që nga dita kur u largua por nuk kanë hasur në ndonjë gjurmë. Ata janë njoftuar se ditën e mërkure është pare mbi fshatin Vraniq në drejtim te bjeshkës.

Kësisoj, familjarët kanë kërkuar vullnetarë që t’i ndihmojnë ta gjejnë atë pasi i njëjti vuan nga sëmundja Alzheimer (harreses).

Gjendet i vdekur një 70 vjeçar në Prizren

0

Një burrë i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Ai tregoi se personi i moshës 70 vjeçare është gjetur i vdekur rreth orës 12:00.“Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren, një person i moshës 70-vjeçare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë. Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, ka thënë Bytyqi për Express.

Trump: Jam i vetmi republikan që mund të fitojë zgjedhjet 2024

0

Kandidatët republikanë për president të ShBA-së kanë ndarë një skenë për herë të parë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Të 13 kandidatëve iu dhanë 10 minuta kohë për të folur gjatë aktivitetit, shkruan BBC.

Sondazhet tregojnë se Trump mban një epërsi ndaj rivalëve të tij edhe pse problemet e tij ligjore rriten.

Ai u tha të pranishmëve se ishte i vetmi kandidat që mund të fitonte zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe sugjeroi se kjo ishte arsyeja e vetme që ai përballet me një sërë akuzash penale dhe civile.

Rama paralajmëron vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste, të cilën e udhëheq ai.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një mbledhjeje dyditore joformale me ministra të kabinetit, zëvendësministra dhe drejtorë të agjencive të ndryshme, raporton Rel.

“Do të ketë një riorganizim dhe rikonceptim. Sesionin e ri ta nisim me një puls të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke theksuar rolin e zëvendësministrave, duke i përfshirë në vendimmarrje e edhe drejtues të agjencive të rëndësishme. Vetëreformimi është një riorganizm i procesit qeverisës në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate të shpejta”, u ka thënë Rama gazetarëve.

Ai ka thënë, po ashtu, se do të krijohet edhe një kanal i ri ndërveprimi me ekspertë vendas dhe të huaj, me përfaqësues të botës akademike, me organizata ndërkombëtare, por edhe me individë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Duke diskutuar për takimin joformal, Rama ka përmendur se në të është diskutuar për dy reforma: në arsim dhe prokurimet publike.

Sipas tij, kjo e fundit, përmes inteligjencës artificiale, do të arrijë në një tjetër nivel.

Kur është pyetur për vetëreformimin në PS, Rama ka komentuar vendimin e marrë këtë javë nga Asambleja Kombëtare për të shkarkuar të gjithë sekretarët e partisë, përfshirë edhe figurën e dytë të partisë, Damian Gjiknurin.

Në mesin e pyetjeve për të ishte edhe ajo nëse shkarkimi i Gjiknurit lidhet me përfshirjen e tij në hetimet për inceneratorët, ku është i akuzuar ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Sipas tij, vendimet e Asamblesë lidhen vetëm me funksionimin më të mirë të kësaj partie.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize hetimore, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin”, ka thënë Rama.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.

Robert Berisha tregon muskujt e trupit gjatë pushimeve verore

0

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka pasur një verë mjaft të ngarkuar.

Krahas angazhimeve në muzikë dhe emision, ai ka gjetur herë pas here kohë edhe për pushime.

Roberti, i cili është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme ose aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ai publikoi disa imazhe të reja nga plazhi, ku tregonte muskujt e tij të formësuar dhe tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

Kjo muskulaturë e këngëtarit vjen si rezultat i devotshmërisë së tij në ushtrimet e palestrës.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për rezultatet e arritura në palestër.

Motrat Mustafa serish bashkë e ndezin atmosferën në dasem

0

Motrat Mustafa nga mushtishti i Kosovës njihen për zërin unik që i karakterizon.

Ato mbrëmë ishin tek një event familjar ku ndezën atmosferën.

Në fillimet e tyre të njohura ishin vetëm Sahidja dhe Safetja por me pas muzikën trashëguan edhe Lulja, Elhamja, Kumria dhe Shkurta.

Motrat kanë treguar se zakonisht sezonin e verës kryesisht e kanë te ngarkuar duke kënduar ne dasma apo kanagjegje.

Monitoruesit e Kuvendit: Legjislativi nuk ishte produktiv

0

Përkundër ekzistimit të një shumice të fortë parlamentare, Kuvendi i Kosovës nuk ishte mjaft produktiv gjatë sesionit pranveror. Kështu thonë monitorues të Kuvendit, sipas të cilëve, Qeveria dhe mazhoranca nuk punuan mjaftueshëm në miratimin e ligjeve. Monitoruesit thonë se e shohin me shqetësim dështimin e shumë seancave.

Mungesa e kuorumit ishte mjaft e shpeshtë dhe pengesë për trajtimin e shumë pikave në thuajse shumicën e seancave plenare, vlerësojnë monitorues të punës së legjislativit. Sipas tyre, kjo është një praktikë e dëmshme dhe se sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e shumicës parlamentare.

Duke folur për Radio Kosovën Mexhide Demolli – Nimani, nga Lëvizja Fol, thotë se nuk kanë pritur më shumë nga legjislativi.

“Gjatë këtij sesioni kemi parë shumë-shumë herë që seancat kanë dështuar në mungesë të kuorumit. Dhe, kjo përgjegjësi është komplet mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si parti që e ka shumicën në Kuvend dhe që nuk arrin t’i mbajë deputetët e saj të përgjegjshëm për detyrat që i kanë si të zgjedhur të popullit”, tha ajo.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, po ashtu vlerëson se mungesa e kuorumit pengoi efikasitetin e legjislativit.

“Në shumë raste ka munguar kuorumi në seanca dhe shumica nuk ka arritur që t’i sigurojë numrat për të miratuar ligjet. Por, ka pasur edhe raste pozitive, sidomos në fillim, kur edhe opozita i ka ndihmuar qeverisë që t’i kalojë ligjet. Ka pasur një bashkëpunim për disa ligje të caktuara, e po ashtu ka pasur një vullnet të mirë të opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare për çka duhet të votojnë 2/3 e deputetëve”, theksoi Haxholli për Radio Kosovën.

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se bazuar në monitorimet e tyre, rezulton se Kuvendi ka pasur performancë të dobët.

“Mbi bazën e disa gjetjeve mund të themi se Kuvendi ka pasur performancë të dobët. Kuvendi ka filluar dhe ka vazhduar punën pa miratim të programit të punës. Ndërkohë, problem ka qenë mungesa e kuorumit në Kryesinë e Kuvendit, si një fenomen i ri, si dhe mungesa e kuorumit në shumë seanca plenare”, tha ai.

Seanca e fundit për sesionin pranveror përfundoi pa filluar fare për mungesë kuorumi, e ku pritej të shqyrtoheshin 24 pika të rendit të ditës, mes tyre shumë marrëveshje ndërkombëtare.

Kuvendi punimet i rifillon në muajin shtator, kur nis sesioni dimëror.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Murati: Për herë të parë tejkalohet shifra prej 400 mijë vendeve të punës

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

“Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive. Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar ministri Murati në “Facebook”.

Ai ka thënë se punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit qeverisës – Punësim e Drejtësi.

Ai tutje ka renditur disa nga masat e punësimit: Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar; Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups dhe Superpuna.

E përveç këtyre masave direkte, Murati ka thënë gjithashtu kanë shtuar subvencionet në bujqësi; kanë mbështetur kreditë investive për prodhuesit; kanë filluar shkollimin dual; kanë dhënë bursa për studime në STEM dhe kanë shpërndarë ‘voucher’ për kurse në IT.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com