Lufta në Ukrainë: Putin thotë se Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën.

Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes.

Putin tha gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.

Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të shkojnë  në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara.

Ukraina dëshiron që kufijtë e saj siç ishin në vitin 1991 të rivendosen, diçka që Kremlini është thellësisht kundër.

Moska argumenton në vend të kësaj se që të zhvillohen negociatat, Kievit duhet të pranojë “realitetin e ri territorial” të vendit të tij.

Putin tha në konferencën për shtyp të shtunën vonë natën se nuk kishte plane për të intensifikuar veprimet në frontin ukrainas për momentin, raporton BBC.

Ai mbrojti gjithashtu arrestimin e zërave kritikë nga Kremlini, duke pretenduar se disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda.

Në konferencën e gjerë, presidenti rus iu tha gazetarëve se Moska kreu disa “sulme parandaluese” pas një shpërthimi në një urë të Krimesë në fillim të këtij muaji.

Pas incidentit të urës – i cili la dy persona të vdekur – Putin u zotua të përgjigjet ndaj asaj që ai pretendoi se ishte një akt “terrorist” nga Ukraina. Kievi nuk tha zyrtarisht se ishte përgjegjës për shpërthimin në urën, e cila lidh gadishullin e pushtuar me Rusinë.

Samiti Rusi-Afrikë vjen pasi një kontingjent afrikan, duke përfshirë udhëheqës dhe përfaqësues nga shtatë vende, u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Putinin muajin e kaluar.

 

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit