15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes hapi derën për shkelje dhe mosimplementim

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Kurti ka thënë se mosnënshkrimi i marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë, ka hapur derën për shkelje dhe mosimplementim të marrëveshjes, raporton Klan Kosova.

“Lajmi i mirë është se e kemi një marrëveshje. Kjo marrëveshje quhet marrëveshja bazë, është modeluar në bazë të dy Gjermanive. Çdo student që studion shkenca politike i studion këto 11 pika, vjen në përfundim se kjo është një njohje de-fakto e Kosovës nga ana e Serbisë. Vështirësitë i kemi të mungesa e implementimit. Mosnënshkrimi i marrëveshjes e ka hapur derën për shkelje ose mosimplementim”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet pa kushte në mënyrë që të arrihet zgjidhja.

“Të gjithë partnerët, mos të heqin dorë nga marrëveshja sepse e kemi një marrëveshje si pjesë e konkludimeve të Këshillit të Evropës”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit