Komuna e Suharekës me 10 milionë euro investime kapitale

Komuna e Suharekës edhe sivjet, do t’ia rezervojë mërgatës hapësirën e parkimit.

Veç këtij shërbimi, Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se nga 15 korriku deri 15 gusht edhe administrata komunale do punoj me orar të zgjatur për hir të mërgatës.

Ndërsa, për investimet kapitale, Muharremaj tek gazetari Enis Reçica, tha se brenda këtij viti do të nisin një mori projektesh kapitale që kapin vlerën prej 10 milionë euro.

Por, ai u ndje falënderues i madh ndaj bizneseve. Pasi sipas të parit të Suharekës, vetëm sivjet, bizneset që operojnë në këtë komunë, i kanë dhënë donacion Komunës 1 milion euro për të organizuar aktivitete e realizuar projekte në të mirë të qytetarëve, njofton Klankosova.tv.

Muharremaj, në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për dëmet në bujqësi nga vërshimet. Ai shtoi se ka deleguar një komision vlerësues, që kanë dal tashmë në terren, dhe do shqyrtohen të gjitha mundësitë që bujqit e dëmtuar të kompensohen.

———————————————————————————

RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore,
Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit