Haaland këshilloi Szoboszlai-n të kalonte te Liverpool

Dominik Szoboszlai zbuloi në një intervistë për “Nemzeti Sport” se Erling Haaland i Manchester City e ndihmoi atë të merrte vendimin për t’u bashkuar me Liverpool.

Liverpool njoftoi nënshkrimin e Szoboszlai të dielën dhe hungarezi është gati të fillojë aventurën e tij të re në “Anfield”. Playmaker-i u largua nga RB Leipzig pas një sezoni në Gjermani.

22-vjeçari tha në një intervistë se ylli i Manchester City, Haaland e ndihmoi atë të merrte vendimin për të luajtur në Premier League sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi biseduar. Aq shumë që Erling (Haaland) më ka këshilluar edhe për gjetjen e pasurive të paluajtshme, dhe fare mirë mund të bëhemi fqinjë”, tha ai për “Nemzeti Sport”.

“Mësova prej tij se disa lojtarë jetojnë në gjysmë të rrugës mes Manchester dhe Liverpool në një zonë të qetë ku mund të ruhet privatësia dhe të hënën do të shoh se për çfarë po fliste. Jam shumë kurioz”.

“Dhe sigurisht, duke lënë mënjanë miqësinë tonë gjatë ndeshjeve Liverpool-Manchester City, sigurisht që do të jetë një përvojë fantastike të luajmë kundër njëri-tjetrit”, përfundoi ai.Albanian Post

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit