10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1579

Nait Hasani uron bashkëluftëtarët në Hagë për Ditën e Çlirimit

0

Ish-njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nait Hasani, ka uruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët me rastin e Ditës së Çlirimit.

Hasani nga Divjaka dhe Kleçka ka thënë se UÇK-ja i ka dhënë emër lirisë së Kosovës.

Kosovë, urime Ditën e Çlirimit! Bashkëluftëtarë të mi që gjendeni në Hagë, urime Dita e Çlirimit të Kosovës! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga Divjaka e Kleçka i dha Kosovës emër dhe së bashku me aleatët tanë, NATO-n dhe Amerikën arritëm çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor barbarë serb. Nga këtu liria ka emër dhe Kosova identitet shtetëror. Ndërsa edhe sot çlirimtarë tanë gjenden në Hagë duke e mbrojtur lirinë tonë. Dëshmorët janë qëndresë historike e luftës sonë për liri mbi barbarin shtetërore serbe. Lavdi dëshmorëve! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

Kurti: Në vjeshtë edhe spitali i Prizrenit do të bëhet me rezonancë magnetike

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën magnetike në spitalin e Pediatrisë në QKUK.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se kjo rezonancë është në vlerë mbi 1 milion euro dhe së është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet”.

“Me qenë se shërimi dhe terapia varen shumë prej diagostifikimit sa më cilësor sa më të thellë kjo në njërën anë varet nga kuadri mjekësore ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne që është kjo rezonancë magnetite. Vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion për çfarë ne edhe falënderoj Emiratet e Bashkuara Arabe. Ta gëzojnë edhe mjekët edhe pacientët”, ka thënë Kurti. /EO

Prizren/ Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se kundërligjshëm botoi veprat e autorit Rexhep Hoxha

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, i akuzuari Berat Abdullahi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për cenim të drejtave të autorit.

Këtë deklarim, Abdullahi e bëri në shqyrtimin fillestar ku po akuzohet se nga viti 2013 pa autorizim ka botuar veprat “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku” të autorit Rexhep Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Refki Piraj ka njoftuar të akuzuarin Abdullahi dhe mbrojtësin e tij, avokatin Yll Kaçamaku që në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 16 shtator 2022, e ngarkon të akuzuarin Berat Abdullahi, se nga 18 prilli 2013 në vazhdimësi, pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit, punën e të dëmtuarit, tani të ndjerit Rexhep Hoxha, të cilin e përfaqësojnë trashëgimtarët e tij Ilir Hoxha, Luan Hoxha dhe Shpend Hoxha.

Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2011, i ndjeri Hoxha kishte lidhur kontratë me të pandehurin për botimin e veprave të tij “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku”, dhe pas vdekjes së tij, trashëgimtari Shpend Hoxha me të pandehurin më 9 mars 2013 lidhin kontratë të re, mirëpo më 18 prill 2013, i dëmtuari Shpend Hoxha e anulon kontratën e cekur të datës 9 marsit 2013 për botimin e veprave të autorit Rexhep Hoxha.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se i pandehuri, edhe përkundër shkëputjes së marrëveshjes vazhdon me botimin dhe shitjen në librari të ndryshme veprat e cekura të autorit Rexhep Hoxha, duke cenuar të drejtat e autorit, me të cilat veprime iu shkakton dëm material trashëgimtarëve ligjor të të drejtave autoriale.

Për këto veprime, Abdullahi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të autorit” nga neni 296 par. 5 lidhur me nenin 81 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082, e dënueshme deri në tre vite burgim. /BetimipërDrejtësi

Siluetë e shkallëve të teatrit

0

Ilir Muharremi

Siluetë e shkallëvë të teatrit. Ishim të ri, tepër të ri. Qeshnim sa askush më shumë. Qeshnim edhe kur nuk duhet të qeshnim. Takimi i parë. Energji pa fjalë, ndjenjë ndoshta jo arsye, punë e madhe, ishim të ri. Kthim në një kohë që as vetja ime s’ka forcë ta jetoj më, nuk duhet të arsyetohet pse. Dhimbja pikturon retrospektivën. Sa shumë dhimbje aq më e lartë është e kaluara. Nostalgjia simfoni dehje sepse veç gotat e verës së bardhë e kuptojnë, as unë madje edhe pse nëpër vena të mija gjaku lundron me verën e bardh.

Ndjehu rehat zemër sepse çdo fjali tani është e thellë. Rehat sikur dytë të dehur tapë, muzikë, këndim pa nacionalitet, muzike simfoni me plot ngjyra, art, shpirt dhe jetë. Pi zemër, pi bashkë me mua si energji nostalgjike nga kaltërisa e qiellit që vështronim horizontin e skuqur, e dielli dukej si një njollë portokalli. Të kujtohet, tani reflektimi i dritës së diellit sikur te impresionistët. Po zemër e di që e kujton edhe ti. Rinia jonë u tretë më gotën e verës dhe birrës zemër.

E lindur je për mua, tekstet e mia gjithmonë të sfidonin, isha mburojë ndaj shtregnatës, ende ëndroj fytyrën tënde, tash më mungon shumë. Porttrei yt pikturohet në mendjen time, por e lindur je me të dashtë unë, gjykimi vendos të të humbas. Ti lufton shumë si luaneshë, unë statikë, kurvë mashkull, të tjerat më dashurojnë, ndjejë një llojë rinie inekzistente besoj vetëm në çastin zemër, prapë jam humbës sepse je e lindur të të dua, por gjykimi është të të humbas, të humba nga vet faji im lakmitar sepse jemi kafshë e kafsha është tradhtare. Tash vetëm dua këtë dhimbje ta fshijë, në heshtje pijë shumë verë të bardh, por u binda që s’ka dashuri pa ty e dashur, besom , s’ka dashuri pa ty, po çmendem dhe krejt jetën time e kujtoj brenda kësaj gote qelqi. Nuk ka dashuri pa ty dashuri, vështirë ecën çdo çast pa ty zemër, kuptom. Akënd spo mund ta dashuroj siluetë e shkallëve të teatrit.

Në sy e fsheh dhimbjen të cilën e vërejn të gjithë, pijë për ta harruar, por dëshira shtohet më shumë për të. Nën tingujt e muzikës dhe këngës e kaloj më shpejt kohën, por vendet e përbashkëta i kujtoj. Ti je më e lënduar se unë, zemra të është copëtuar krejt, vetëm shpirti tashmë të mbijeton nga unë e dashur. Jam një i pavlerë në kuptimin e dashurisë. Nuk kam ditur të të trajtoj kurrë e kjo më dhemb shumë, besom. Mos qaj se bukur të rrjedhin lotët nëpër mollëza të faqeve, qaforet tashmë i hedh në baltë, ke të drejtë, sepse dikur isha i joti e tashmë tretem brenda vetes.

Mos qaj edhe pse lotët duken bukur në faqe tua zemër. Mos qaj, sinqerisht ta them, mos derdh lotë për askënd sepse as unë e as kush nuk i meriton lotët e tua. Vuaj për fajet e mija dhe mos më shkatërro më se as për veten time më nuk di asgjë, në zemrën time ka shumë dashuri për ty, përjetësisht e dashur. Nuk dua të jem poet i dashurisë, e as i sëmurë nga dashuria, por dashuria jote më dridh, unë pajtohem me të gjitha kërkesat e tua, vetëm eja te unë të ndjej aromën e trupit nëpër qarqafë e dashur. Mos më thyej më sepse mjaftë jam i thyer me mungesën tënde. Nuk ka dashuri pa ty e dashur, çmendem pa ty, jeta e vështirë dhe çastet plaken ngadalë pa fytyrën tënde rrumbullake zemër.

E pranoj të kam tradhtuar sa herë të më jepej rasti e dashur, njëra ishte bionde, trup të bukur, tjera flokë të zi pak e plotë, ndërsa tjetra vishej firmato, kujdesej për veten. Njëra ishte pak e çmendur, liria e saj më pëlqente. Kjo me flokë gërshetë fliste shumë. Kjo me flokë të shkurtëra e kishte tonalitetin e lartë të zërit. Ishin shumë pak më kujtohen.

Të kujtojet pranë këtij turpi tim të zinte gjumi, të kujtohet, e tash dashuria ime të pengon, rinia jonë u zhduk. Vështirë ta dashuroj dikënd tjetër. Nuk të kam merituar, thjeshtë e dashur vonë e kam kuptuar sikur bixhozinjtë e dështuar të cilët i haxhojnë te gjitha letrat. Sinqeriteti im ishte sikur i një palaço i lyer me bojë dhe buzëqeshje fallco. Të ndjeja në zemër, nuk e di as vet pse të sulmova e dashur, të coptova, të thyeja, tash e kuptoj që ti prapë ngrohtësi gjen te unë, prehjen e ke në afshin dhe shtregimin tim, shpirt.

Bashkëjetuam, kurorëzimin e besuam vetëm në shpirt, shpirti nuk na tradhtoj, zemra po, mendja lozi karakterin e vet te mbrapsht, dashuri kthimi për hir të kurorzimit që tregon kapitalizëm dhe jetë zyrtare e jo fuqi të artit. Besoja që asgjë nuk të kthen, u stepa pasi një copë letër dhe një vulë me disa nene vlejnë më shumë se shpirti. Jeta është gjethe dhe fryma e lëviz, andaj dashuria jonë u bë pjalmë e papirus modern e dashur. Kërkon besim te letra e jo te zemra sepse është shuar, letra ta premton përjetësinë. Besnikëria dhe morali janë te ligjet sepse ndëshkohen, çdo imoralist ndëshkohet nga vetja e jo nga ligji, nuk ka ligj mbi dashurinë sepse vet dashuria është ligj absolut, nuk lë hapësirë për tu koorigjuar.

Jam i ndërgjegjshëm nuk të mashtroj, nuk kam qenë mashtrues sepse mashtruesit nuk ndryshojnë zanati i tyre është të mashtrojnë. Unë të dua e dashur. E kisha pak në zemër ti koleksionoja femrat sepse kjo nënkupton të jetoj pak në të kalaurën ti portretizoja. E di zemër, je grua e pasionuar dhe je nënë, zemra jote është e tharë e larguar nga bota, je bërë ndjenjë e vetme, qenie e vetme, fytyrë e vetme je gllabëruar. E unë veprova në të kundërtën, vëra në lëvizje dashurinë tonë ndjehesha çlirues u bëra një hiç, nuk e kuptova vlerën dhe forcën e një nëne dhe gruaje. Mund të flas edhe për dashurinë tonë dhe çka quaj unë dashuri, përzierje dashire, dhembshurie, mirëkuptimi, kjo është zemër. Ndoshta kjo nuk tingëllon njëjtë për ty e dashur ose për dikënd tjetër. Këtë përvojë nuk e e radhite te të gjtha përvojat.

Milani dhe Monza përkujtojnë vdekjen e Berlusconi-t

0

Ish-presidenti legjendar i Milan-it, Silvio Berlusconi, ndërroi jetë të hënën e 12 qershorit në spitalin San Raffaele në Milano.

Vdekjen e tij e kanë përkujtuar ish-klubi i tij, Milan-i dhe klubi aktual që ishte në pronësi të tij, Monza.

“I pikëlluar thellësisht, AC Milan kujton vdekjen e të paharruarit, Silvio Berlusconi dhe dëshiron të kontaktojë familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë më të dashur për të ndarë ngushëllimet tona”, shkruan klubi kuqezi.

Gjithashtu edhe Monza shkroi për vdekjen e presidentit të tyre, ku thuhet se ai do të mbetet i pazëvendësueshëm.

 

“Adriano Galliani dhe gjithë AC Monza vajtojnë humbjen e Silvio Berlusconit: “Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka President”, shkruan Monza.

Kujtojmë që ish-kryeministri i Italisë dha një kontribut të madh edhe në futboll që nga fundi i viteve 80-ta.

Më saktësisht në vitin 1986 ai e bleu klubin e Milan-it, periudhë në të cilën kuqezinjtë patën suksese të shumta.

Tetë tituj në Serie A, pesë Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për klube, gjashtë Superkupa të Italisë, pesë Superkupa të Evropës dhe një Kupë të Italisë, ishin titujt e fituar nga Milan-i nën udhëheqjen e Berlusconi-t.

 

Periudha e tij në krye të klubit zgjati 31 vite, derisa vendosi ta shiste klubin në vitin 2017.

Megjithatë, kjo kohë nuk ishte e ndarjes së tij nga futbolli.

Një vit më vonë, më saktësisht në shtator të vitit 2018, Berlusconi së bashku me shokun e tij të ngushtë, Adriano Galliani-n vendosën ta blejnë klubin e Monza-s, që bënte pjesë në Serie B.

Tre vite më vonë, Monza u inkuadrua për herë të parë në historinë e klubit në Serie A dhe sezoni i tyre debutues ishte mjaft pozitiv.Albanian Post 

Aksident në Dragash, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Dragash.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Dragash 11.06.2023 – 17:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Berlusconi dhe triumfet në futboll: Milani i 29 trofeve dhe udhëtimi në Monza

0

Ndjenja e Silvios për AC Milan-in qëndron në foton e famshme që e tregon atë duke pozuar para trofeve të fituara në 31 vite të papërsëritshme, po aq krenare sa Cornelia kur tregoi bizhuteritë e saj.

Ato nuk janë të gjithë aty, në atë foto, do të kishte qenë e pamundur t’i lejonte të hynin: llogari në dorë, ata bëjnë 2 Kupa Ndërkontinentale, 1 Botëror për Klube, 5 Liga të Kampionëve, 5 Superkupa Evropiane, 8 Kampionate, 1 Kupë Italie dhe 7 Superkupa italiane.

Njëzet e nëntë trofe në 31 vjet është një udhëtim i gjatë.

Dhe e fundit, e ngritur më 23 dhjetor 2016 në Doha, më melankolike: sepse ajo Superkupë duhet/mund të ishte triumfi i parë i menaxhmentit kinez dhe në vend të kësaj, për shkak (ose merita) të një mbylljeje të luhatshme, është bërë pasarela e fundit e Milan-it italian, në të vërtetë milanez. Më mirë: nga Berlusconi.

Kush do ta kishte menduar, kur më 18 korrik 1986 skuadra, e shoqëruar nga Kalorësia e Valkyries e Richard Wagner, zbarkoi mes korit të tifozëve në lëndinën e Arena Civica në Milano?

“Apocalypse Now” tingëllonte shumë, por u kuptua menjëherë se Milani do të përmbyste klishetë e futbollit italian.

Skuadra e helikopterëve në fakt nuk bëri gjëra të mëdha, ata fituan vetëm një vend në Kupën UEFA përmes një play-off epik kundër Sampdoria në një pasdite të nxehtë maji (goli i Massaro në kohën shtesë), por Milani i të Pamposhturve tashmë po lindte, sepse vitin e ardhshëm erdhi Scudetto, dhe një pas tij Kupa e Kampionëve.

Disa vite për të transformuar Milanin me ndihmën e Adriano Galliani-t nga një ekip që ishte në Serinë B në 1983 në një makineri lufte të hareshme, me bishtalecët e Ruud Gullit dhe ëmbëlsinë e Marco Van Basten që bëjnë diferencën.

Silvio Berlusconi, ish-trajneri i Edilnord, ka pasur gjithmonë një pasion për lojën e bukur dhe për t’u dashuruar me futbollistët: ndonjëherë duke bërë gabime (shih Borghi), shpesh duke e gabuar, nga Van Basten te Savicevic dhe Shevchenko.

Ai u dha këshilla që nuk mund t’u refuzoheshin trajnerëve që vinin me radhë në pankinën e kuqezinjve, nga Sacchi te Montella, por pasi kishte hedhur diçka rreth një miliardë euro në lodrën e tij, madje kishte disa të drejta.

Sukseset e tij politike i ndërtoi edhe mbi fitoret e Milan-it, por tifozët nuk u interesuan shumë, e rëndësishme ishte të mbështesnin “skuadrën më të suksesshme në botë”.

Dhe në fund të fundit, edhe ai ka menduar gjithmonë kështu: “Të gjitha gjërat me të cilat merrem janë profane, por Milani është i shenjtë”.

Ai u bind për këtë më 20 shkurt 1986, kur mori përsipër klubin e Milanit në prag të falimentimit. E kujtoi edhe ditën kur klubi iu shit kinezëve.

Në shtator 2018, gjatë një drekë në Arcore, Galliani i afrohet: “Kolombos po shesin Monzën”.

Është skuadra e preferuar e drejtorit ekzekutiv, si dhe klubi ku ai filloi karrierën e tij.

Berlusconi e shikon dhe buzëqesh: “Adriano, shko dhe kryeje”.

Mjaftojnë 2.9 milionë euro për mbylljen dhe të dy e rikthejnë skuadrën nga Serie C në Serie A në harkun kohor të katër viteve, kur në 106 vitet e mëparshme askush nuk kishte pasur sukses.

Një udhëtim që kalon nëpër ngjarje të paparashikuara dhe rënie të papritura.

Një ngjitje dredha-dredha e shndërruar në një zbritje falë investimeve të mëdha solide (mbi 70 milionë mes rritjes së kapitalit, pagesave dhe tregjeve faranoike) por që nuk e fshin të shkuarën: “Milani është ekipi i zemrës sime, kur humbasin unë shkatërrohem – ai zbulon në shkurt, pak ditë pas ndeshjes mes Monzas dhe djemve të Piolit, i pari si kundërshtar i kuqezinjve: Shpresoj që të përfundojë në barazim”.

Ai do të vazhdojë të bëjë tifozllëk për ta nga atje lart. Albanian Post

Vdes Silvio Berlusconi

0

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ai vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane.

Berlusconi për herë të parë u bë kryeministër në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011.

Lezhë: Vdes një grua nga Kosova

0

Një grua nga Kosova ka vdekur në Lezhë.

Ajo së bashku me familjen kishte shkuar në Shqipëri për pushime.

Gruaja ka vdekur derisa po transportohej në spital.

Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, kosovarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt.

Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj, raporton Abcnews

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

0
Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj, për klasën e parë, të gjashtë dhe dhjetë .
Konkurs
Të dashur prindër dhe fëmijë, mirë se vini në ALG!
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë, të gjashtë ose të dhjetë në shkollën tonë.
Për klasën e parë regjistrimi bëhet direkt në administratën e Shkollës Fillore, ndërsa për klasën e gjashtë ose të dhjetë mund ta bëni në administratë ose online në këtë link: https://www2.alg-prizren.com/?page_id=133
Ofrojmë qëndrim në konvikt për klasën e gjashtë dhe të dhjetë, nga e diela deri të premten.
Për më shumë të dhëna mbi regjistrimet, luteni të lexoni këtu: https://www.alg-prizren.com/aplikimet
Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni në:
? +383 44 434 087 Gjimnaz
? +383 44 827 909 Shkolla Fillore
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "A L G ASOCIATION "LOYOLA-GYMNASIUM" Pérmes dijes, rruget jetés jane m? t? kändshme dhe m? t? sigurta! APLIKO REGJISTRIMET FILLUAN! Aplikimi per klasën perfundon m? 17.03.2023! LOYOLA-FILLORE Klasa| LOYOLA-GYMNASIUM LOYOLA Klasa OYOLA-KONVIKT Klasa dhe +383 44 827 909 Shkolla Fillore +383 44 434 087 Gjimnazi alg-info@alg-prizren.com LOYOLA-PROFESIONALE Pas klases XII www.alg-prizren.com/pranimet Rruga Tranzitit p.n, Petrove 20 000 Prizren, Kosovë"