11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Raporti: Haaland lojtari më i shtrenjtë në botë, Mbappe i 10-ti

Erling Haaland kryeson listën e futbollistëve më të vlefshëm në botë. Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ka shijuar një sezon të parë të jashtëzakonshëm te Manchester City në të cilin ai ka shënuar 52 gola.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund ishte kurorëzuar tashmë kampion i Premier League para se të ndihmonte ekipin e tij të mposhtte Manchester United 2-1 në finalen e FA Cup në “Wembley” të shtunën.

Është vetëm Inter-i në finalen e Champions League këtë fundjavë që qëndron në rrugën e tij dhe “Qytetarëve” që pretendojnë një tripletë historike.

Tani, një raport i Observatorit të Futbollit, CIES, ka vlerësuar se Haaland është lojtari më i shtrenjtë i futbollit botëror. Raporti bazohet duke përdorur shifra të tilla si mosha, performancat dhe kohëzgjatja e mbetur e kontratave për të përcaktuar vlerat e lojtarëve.

Haaland, i cili është i lidhur me City-n deri në vitin 2027, kryeson grupin me një vlerë transferimi prej 210.8 milionë paund. Ai ndiqet nga afër nga sulmuesi i shkëlqyer brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, i cili është nën kontratë deri në verën e ardhshme, i cili është vlerësuar në 168.9 milionë paund.

Ylli i Arsenal-it, Bukayo Saka, 21-vjeçari i cili së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re me “Topçinjtë” deri në vitin 2027, vjen i treti.

Sulmuesi anglez vlerësohet me 168.5 milionë paund, ndërsa shoku i tij i skuadrës nga “Tre Luanët”, Jude Bellingham, e ndjek nga afër në vendin e katërt. Mesfushori i Dortmund-it vlen 163.6 milionë paund, ndërsa një nga bashkëlojtarët e tij të rinj të mundshëm gjendet në vendin e radhës.

Anësori brazilian 22-vjeçar i Real-it, Rodrygo, është nën kontratë në “Bernabeu” deri në vitin 2025. Dhe këto përllogaritje të fundit e vlerësojnë atë në një vlerë 158.8 milionë paund.

Ndërkohë, asi i ri i Manchester City, Phil Foden, vjen në vendin e nëntë me 143.5 milionë paund, dhe kjo e ka konsideruar atë më të vlefshëm se superylli Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez i PSG-së, i cili nënshkroi një marrëveshje të re verën e kaluar për të qëndruar në “Parc des Princes” deri në vitin 2024, thjesht hyn në dhjetëshen e parë.

Ai thuhet se ka një vlerë prej 140.4 milionë paund, edhe pse kjo së shpejti mund të rritet nëse Real Madrid përfundimisht e transferon atë këtë verë.

Përsa i përketë ligave kryesore të futbollit, në top 10-she Premier League përfaqësohet nga tre lojtarë, La Liga nga katër, Bundesliga nga dy dhe Ligue 1 nga një. Ndërkohë nuk ka vend për Serie A.

Lojtari më i vlefshëm në Serie A është Rafael Leao i Milan-it. Portugezi renditet në vendin e 16 me një vlerë mbi 110 milionë paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post 

Më Shumë

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kryeministri Albin Kurti e konsideron thelbësor rishikimin e teksteve shkollore për cilësinë e arsimit dhe edukimit në Kosovë. Këtë deklaratë ai e ka bërë...

Lajmet e Fundit