26.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shtator, 2024

Messi largohet, tri skuadra luftojnë për dy vende në Evropë

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me kampionin e këtij edicioni në Francë, Paris Saint-Germain.

Messi 35-vjeçar do të largohet nga skuadra parisiene me dy tituj rresht të fituar, ndërsa duelin e fundit do ta luajë kundër Clermontit të Elbasan Rashanit. Lajmi për largimin e Messit u konfirmua të premten në konferencën për shtyp nga trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

Messi i ishte bashkuar skuadrës së PSG-së në vitin 2021 nga Barcelona si futbollist i lirë. Ai në këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe 20 asistime për PSG-në në të gjitha garat, ndërsa ka 32 gola në 74 ndeshje në përgjithësi për klubin e kryeqytetit francez.

Messi pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite dhe nuk pritet të rikthehet te Barcelona, skuadër tek e cila i kaloi 21 vjet.

PSG-ja e fitoi titullin e kampionit javë më parë, teksa ka grumbulluar 85 pikë, katër më shumë se Lensi i vendit të dytë. Deri në fund të kampionatit do të luhet vetëm edhe një xhiro. Por gara për vendet e tjera të garave të UEFA-s do të jetë shumë interesante.

Lille, Rennesi dhe Monaco do të luajnë në ditën e fundit të sezonit dhe që të tri këto skuadra, janë në kërkim të dy vendeve që dërgojnë në garat evropiane sezonin tjetër.

Këto skuadra kanë dallim vetëm një pikë. Lille i Edon Zhegrovës zë vendin e katërt që siguron fazën grupore të Ligës së Evropës me 66 pikë. Ka një pikë më shumë se Rennesi i vendit të pestë, vendi i fundit që dërgon në garat evropiane, në kualifikime të Ligës së Konferencës. Monaco është i gjashti po ashtu me 55 pikë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 38-të në Ligue 1 të Francës luhen të shtunën në orën 21:00.

Kualifikimi në Ligën e Evropës për Lillen do të ishte arritje e madhe, pasi kjo skuadër shkoi deri në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

Lille luan në udhëtim te Troyesi, Rennesi udhëton te Bresti, kurse Monaco e pret Toulousen.

Lille e ka mposhtur dy herë Troyesin në këtë edicion, në Kupën e Francës dhe në Ligue 1.

Por Troyesi nuk ka pësuar humbje në shtëpi që prej muajit gusht. Megjithatë, udhëtimet nuk i pasur të suksesshme. Edhe Lille nuk është në formën më të mirë. Nuk ka fituar në katër vizitat e fundit dhe ka marrë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit si mysafir.

Troyesi madje nuk ka fituar në 20 ndeshjet e fundit në ligë.

Në Ligën e Kampionëve do të luajnë në edicionin tjetër Paris Saint-Germaini si kampion, dhe Lensi nga vendi i dytë. Në kualifikime të kësaj gare do të luajë Marseille që përfundoi në pozitën e tretë.

Më Shumë

244 persona nën hetime, Prokuroria e Prizrenit ngriti 187 aktakuza brenda një muaji

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale. Sipas njoftimit për media thuhet...

LDK-ja në Suharekë propozon katër kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Suharekë ka shpallur kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt...

Lajmet e Fundit