15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1595

Prizren/ Dëshmitari thotë se me inspektorin e akuzuar nuk kishte marrëveshje për mbylljen e lokalit

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, dëshmitari Bislim Bislimaj, pronar i market “Vrrini”, ka mohuar se me të akuzuarin Albrim Poniku ka pasur marrëveshje për mbylljen e marketit gjatë inspektimit në kohën e pandemisë.

Në këtë rast, i akuzuari Poniku, po ngarkohet se në cilësi të inspektorit Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, nga telefoni i tij i ka dërguar Besart Bytyqit punëtor në market “Vrrini” një SMS, me përmbajtje:“Ej mshile se po vina ka ti”. Me ç’rast market “Vrrini” përfiton përparësi për mos t’u gjobitur për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bislimaj ka thënë se gjatë kohës së pandemisë por edhe tani ka kontratën me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), për të cilët tha se lokali i tij është në shërbim 24 orë.

Tutje, ai tha se të akuzuarin Poniku nuk e ka njohur me emër por vetëm si inspektor dhe ka mohuar të ketë komunikuar ndonjëherë me të njëjtin.

Për këtë, prokurorja Ervehe Gashi e ka ballafaquar dëshmitarin Bislimaj me provën të cilën e ka propozuar Prokuroria, ku sipas saj në këtë provë gjenden transkriptat e bisedave që janë bërë me anë të rrjetit social “viber” mes të akuzuarit Poniku dhe dëshmitarit Bislimaj.

Mirëpo, këtë e ka mohuar Bislimaj duke thënë se nuk ka pasur marrëveshje me të akuzuarin Poniku dhe se nuk e ka njohur me emër, por sipas tij arsyeja e bisedës ka qenë të njoftohej rreth të drejtave të punës.

Ndër të tjera, dëshmitari Bislimaj tha se gjatë kohës së pandemisë vazhdimisht kanë pasur kontrolla të lokalit nga inspektorët së bashku me Policinë.

Në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi lidhur me arsyen e shqiptimit të dënimit të 3 shtatorit 2021 nga inspektorët, Bislimaj tha se dënimi është bërë për arsye se kanë gjetur njërin nga punëtorët duke pastruar.

Pas kësaj, me kërkesën e mbrojtësit të akuzuarit Poniku, avokatit Sylejman Klinaku për përgatitje të mbrojtjes, seanca e sotme është ndërprerë.

Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 7 dhe 10 korrik 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari Albrim Poniku, po ngarkohet se më 3 shtator 2021 në cilësi të personit zyrtar, e keqpërdorë informatën zyrtare, me qëllim që për personin tjetër të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon,

Sipas aktakuzës, Poniku në cilësi të inspektorit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, në momentin kur kupton se janë duke shkuar të bëjnë inspektimin e market dhe qebaptoren “Vrrini”, e cila gjendet në afërsi të fshatit Vlashne, lidhur me respektimin e orareve të punës në situatë të pandemisë COVID-19 të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njofton punëtorin e këtij marketi, informatë në të cilën është qasur si rezultat i detyrës së inspektorit, e cila informatë nuk ka qenë publike.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Poniku nga telefoni i tij i dërgon Besart Bytyqit punëtor në market “Vrrini” një SMS, me përmbajtje “ej mshile se po vina ka ti” me ç’rast market “Vrrini” përfiton përparësi për mos t’u gjobitur për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare” nga neni 416, par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Po vazhdon vendosja e rrethojave në parqet e Prizrenit

0

Po vazhdon vendosja e rrethojave në parqet e gjithë Komunës së Prizrenit.

Tashme ka përfunduar një pjesë e këtij projekti në lagjen Ortakoll, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri”.

“Kufizimi i hapësirave të gjelbëruara publike shton vlerën e qytetit – ta ruajmë bashkë ambientin e Prizrenit tonë”, është shprehur kryetari i Prizrenit,Totaj.

Macron: Javët në vijim do të kemi vendime të qarta për situatën në Kosovë

0

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kishte folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe se të dy kishin diskutuar dhunën aktuale në Kosovë me liderët e Kosovës dhe Serbisë, raporton Reuters.

Macron shtoi, në një mbledhje të liderëve politikë në Moldavi, se ai kishte rënë dakord së bashku me Scholzin dhe Vjosa Osmanin e Aleksandar Vuçiqin se do të kishte “vendime të qarta” në javët e ardhshme në lidhje me situatën në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë këmbëngulën të enjten se duan të zbutin situatën në terren, por treguan pak shenja të tërheqjes nga pozicionet e tyre kundërshtare. /Klankosova.tv

Modriqi pritet të largohet nga Reali

0

Luka Modriq raportohet se ia ka komunikuar Real Madridit dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Ky vendim tij thuhet se vjen pas ofertës që ka marrë prej 120 milionë eurosh nga Arabia Saudite.

Kontrata e kroatit skadon në qershor dhe ai ende nuk e ka nënshkruar vazhdimin e saj.

Ndërkaq tash, sipas Ok Diarios, Modriqi është tunduar nga oferta e majmë arabe.

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

0

Një grua amerikano-izraelite ka vdekur pas 22 vitesh në gjendje kome nga plagët e pësuara në një sulm vetëvrasës palestinez në një restorant picash në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chana Nachenberg ishte 31 vjeçe në kohën e sulmit në picerinë Sbarro, ku u vranë 15 persona të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Ajo është shtetasja e tretë amerikane që vdes si rezultat i bombardimeve në gusht të vitit 2001.

Dhe SHBA po kërkon ekstradimin nga Jordania të një gruaje të dënuar nga Izraeli për vrasje për rolin e saj në sulm.

 Chana Nachenberg ishte një nga 16 viktimat në atë shpërthim

Ahlam Tamimi, e cila ka lindur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka nënshtetësi jordaneze, ishte dënuar nga një gjykatë izraelite në vitin 2003.

Ajo u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit të mbajtur rob për më shumë se pesë vjet nga militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Tamimi thuhet se ndihmoi bombarduesin, Izz al-Din Shuheil al-Masri, të kryente sulmin. Ajo u vendos në Jordani pas lirimit të saj dhe ka folur “me krenari” për përfshirjen e saj në ngjarje. /Telegrafi/

Shkelet një e mitur në Prizren

0

Një vajzë e mitur është shkelur nga vetura në Prizren.

Ajo ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Rr. Ëiljam Voker, Prizren (NN) 31.05.2023 – 17:10.Viktima femër kosovar e mitur, ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që është goditur nga një veturë në lëvizje me ngasës, i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

E krahasuan me yllin e Manchester City-t, reagon ish-banorja e BB VIP: Sot me nerva… (FOTO)

0

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të përfolura në vendin tonë. Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”, ajo është komentuar shumë në mediat sociale.

Por jo vetëm kaq, pasi bukuroshja bionde është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj të shumtë ndan edhe poza seksi dhe provokuese.

Por së fundmi, modelen janë duke e krahasuar me yllin e Manchester City, Erling Haland. Sipas fansave të saj, dy vajzat kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.

Së fundmi, ish-banorja e BB VIP postoi një foto ku shfaqej në ashensor dhe shkruante: “Halandi sot me nerva edhe stylish”.

E krahasuan me yllin e Manchester City-t, reagon ish-banorja e BB VIP: Sot me

E krahasuan me yllin e Manchester City-t, reagon ish-banorja e BB VIP: Sot me

Ish-lojtari i Manchester City-t: Rregullat seksuale të Guardiola-s e kanë ndihmuar Messi-n që mos të dëmtohej

0

“Pep Guardiola prezantoi rregullat e seksit për lojtarët e tij në mënyrë që të parandalojë lëndimet e muskujve”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester City-t, Samir Nasri.

Guardiola është i njohur për të qenë i përpiktë në metodat e tij dhe vëmendjen në çdo detaj.

Dhe sipas Nasri-t, i cili punoi me Guardiola-n për një kohë të shkurtër në Manchester City, katalanasi iu tha skuadrës së tij se “duhet të bënin seks para mesnatës”.

Mendimi i tij ishte se ata do të bënin një gjumë të mirë gjatë natës, me urdhrin që ishte ende i zbatueshëm edhe kur nuk kishte lojë apo stërvitje të nesërmen.

Sipas Nasri-t, Guardiola përmendi Lionel Messi-n dhe Robert Lewandowski-n si shembuj të lojtarëve që përfituan nga kjo “recetë” e tij, ndërsa muskujt e tyre u përmirësuan.

“Për të, aktiviteti seksual i lojtarëve të tij duhet të bëhet para mesnatës në mënyrë që të ketë një gjumë të mirë natën – edhe nëse ata janë të lirë nesër”, tha Nasri për “L’Equipe”.

“Ai [Guardiola] tha se ia vendosi këtë rregull Messi-t dhe muskujt e tij u përmirësuan që atëherë”.

“Ai na tha se kjo ishte mënyra se si ai arriti të nxirrte më të mirën edhe nga Lewandowski dhe që ata të shmangnin lëndimet muskulare”, shtoi Nasri.

“Ai nuk do t’ju ‘ngacmojë’, por do të bëjë gjithçka për t’ju bërë që të përparoni, për t’ju bërë të dini se si të pozicionoheni dhe si të luani”.

Nasri luajti vetëm një herë për Guardiola-n në sezonin e tij të parë në City përpara se të huazohej te Sevilla.

Kjo erdhi pavarësisht se francezi pretendoi se ish-trajneri i Bayern Munichut e vlerësoi atë dhe donte të qëndronte, por nuk mund t’i ofronte një vend në ekipin e parë.

Megjithatë, Guardiola ishte pyetur për këtë gjë në vitin 2016, por ai tha se ishte pro që lojtarët të bënin seks me partneret e tyre.

“Është e pamundur të luash futboll të mirë nëse nuk bën seks të mirë me partnerin”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp.

“Nuk është e mundur. Unë kurrë nuk kam bërë një ndalim. Ata duhet ta bëjnë këtë dhe sa më shumë ta bëjnë, bëhen lojtarë më të mirë”, kishte thënë Guardiola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post 

Kosovare Asllani pjesë e prezantimit të fanellave të reja të Milan-it

0

Klubi i Milan-it e ka bërë prezantimin e fanellave të reja për edicionin 2023/24.

Yjet e Milan-it kanë pozuar me fanellën e re, që si zakonisht mban ngjyrat kuqe dhe zi, por me disa dizajnë shtesë.

Pjesë e këtij prezantimi ishte edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila është lojtare e klubit të femrave Milan-it.

Ajo u transferua te kuqezinjtë në vitin e kaluar nga Real Madrid-i dhe deri më tani numëron 18 paraqitje dhe 10 gola.

Edhe këtë herë, “Puma” është prodhuesi i këtyre fanellave, derisa ata garantojnë cilësi të lartë të tyre.

“Fanella e AC Milan Puma Home 2023-24 është krijuar me vëmendje të përpiktë ndaj detajeve dhe krenohet me një përzierje perfekte të stilit, komoditetit dhe performancës”, shkruan klubi kuqezi.

“Të prodhuara nga materiale me cilësi të lartë, ato sigurojnë frymëmarrje optimale, qëndrueshmëri dhe fleksibilitet – duke i lejuar tifozët të lëvizin pa mundim brenda dhe jashtë fushës”.

Kujtojmë që Milan-i do të luajë për herë të parë me këto fanella në ndeshjen e fundit të këtij sezoni që do të zhvillohet të dielën ndaj Hellas Verona-s.

Kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të kenë objektiva për këtë ndeshje.

Sulmohet një nxënës nga mësuesi në Prizren

0

Një prind ka rapurtuar dje në Policinë e Kosovës se fëmija i tij përderisa ishte në shkollë, është sulmuar nga mësimdhënësi i tij.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar.

Raporti i plotë i policisë:

”Fsh. Mamushë, Prizren 30.05.2023 – 15:10. Më 31.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fëmija i tij, derisa ka qenë në shkollë, është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.”