18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Një grua amerikano-izraelite ka vdekur pas 22 vitesh në gjendje kome nga plagët e pësuara në një sulm vetëvrasës palestinez në një restorant picash në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chana Nachenberg ishte 31 vjeçe në kohën e sulmit në picerinë Sbarro, ku u vranë 15 persona të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Ajo është shtetasja e tretë amerikane që vdes si rezultat i bombardimeve në gusht të vitit 2001.

Dhe SHBA po kërkon ekstradimin nga Jordania të një gruaje të dënuar nga Izraeli për vrasje për rolin e saj në sulm.

 Chana Nachenberg ishte një nga 16 viktimat në atë shpërthim

Ahlam Tamimi, e cila ka lindur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka nënshtetësi jordaneze, ishte dënuar nga një gjykatë izraelite në vitin 2003.

Ajo u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit të mbajtur rob për më shumë se pesë vjet nga militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Tamimi thuhet se ndihmoi bombarduesin, Izz al-Din Shuheil al-Masri, të kryente sulmin. Ajo u vendos në Jordani pas lirimit të saj dhe ka folur “me krenari” për përfshirjen e saj në ngjarje. /Telegrafi/

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit