11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kosovare Asllani pjesë e prezantimit të fanellave të reja të Milan-it

Klubi i Milan-it e ka bërë prezantimin e fanellave të reja për edicionin 2023/24.

Yjet e Milan-it kanë pozuar me fanellën e re, që si zakonisht mban ngjyrat kuqe dhe zi, por me disa dizajnë shtesë.

Pjesë e këtij prezantimi ishte edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila është lojtare e klubit të femrave Milan-it.

Ajo u transferua te kuqezinjtë në vitin e kaluar nga Real Madrid-i dhe deri më tani numëron 18 paraqitje dhe 10 gola.

Edhe këtë herë, “Puma” është prodhuesi i këtyre fanellave, derisa ata garantojnë cilësi të lartë të tyre.

“Fanella e AC Milan Puma Home 2023-24 është krijuar me vëmendje të përpiktë ndaj detajeve dhe krenohet me një përzierje perfekte të stilit, komoditetit dhe performancës”, shkruan klubi kuqezi.

“Të prodhuara nga materiale me cilësi të lartë, ato sigurojnë frymëmarrje optimale, qëndrueshmëri dhe fleksibilitet – duke i lejuar tifozët të lëvizin pa mundim brenda dhe jashtë fushës”.

Kujtojmë që Milan-i do të luajë për herë të parë me këto fanella në ndeshjen e fundit të këtij sezoni që do të zhvillohet të dielën ndaj Hellas Verona-s.

Kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të kenë objektiva për këtë ndeshje.

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit