10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1608

Grenelli në Tiranë, takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

0
sh i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë ku ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

Lajmin e bëri të ditur Grenelli në një postim në Twitter.

Ai tha se me Ramën kanë diskutuar për të bërë më shumë përpjekje për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi në Hagë.

Grenelli thotë se akuzat kundër presidentit të Kosovës janë të rreme dhe se dëshmitarët, sipas tij, “thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell, raporton Klankosova.tv.

Ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Jack Smith, pati dhënë dorëheqje më 18.11.2022 nga ky post.

Kryeprokurori Smith ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës në Kosovë.

Lajmin për largimin e tij nga proceset gjyqësore në Hagë e kishte bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Smith, i cili Prokurorisë Speciale në Hagë i ishte bashkuar në vitin 2018, tani është pjesë e sistemit të drejtësisë në SHBA për të hetuar raste të tjera, ndër to edhe ish-presidentin Donald Trump. /Klankosova.

 

Aksion i Policisë në zonën kufitare, katër sirianë dyshohen se gjuajtën në drejtim të tyre

0

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje të enjten, pas informacioneve të marra nga Policia e Shqipërisë, se disa persona kanë provuar të hynë ilegalisht në Kosovë në vijën kufitare.

Prandaj, Policia e Kosovës ka filluar një aksion, për të cilën ka hasur në katër sirianë që thuhet se ishin të armatosur.

Siç raporton Indeksonline, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë në drejtim të PK-së, transmeton Paparaci.

Në këtë aksion po marrin pjesë edhe njësitë e Policisë Kufitare – Perëndimi si dhe disa njësi nga Prizreni.

Po ashtu, është bërë e ditur se Policia e Kosovës është në kërkim që t’i kapë të dyshuarit për këtë rast.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me zyrtarë nga Policia e Kosovës, por gjer më tani nuk pranuar përgjigje.

Kaos në një shkollë tjetër në Serbi, arrestohet nxënësi pasi kërcënoi shokët dhe mësuesen me vrasje

0

Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, pasi një nxënës kishte kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.

Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar gjatë të mërkurës ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar shokëve të klasës.

Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.

Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë.Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Fillon shenjëzimi në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren

0

Ka filluar shenjëzimi horizontal në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren.

Ky projekt ka filluar në rrethrrotullimin e ri dhe do të vazhdojë edhe në fshatra, sipas nevojës.

“Shkarkimi i trafikut dhe siguria e qarkullimit të veturave dhe këmbësorëve në komunikacion është mision”, ka thënë kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

========================================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

 

Pamje skandaloze: Vritet ariu në Brezovicë

0

Një ari i cili ishte shfaqur disa herë në Brezovicë në hyrje të vikend zonës, raportohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur intervistimet dhe po merret me rastin, transmeton Paparaci.

Ariu ishte filmuar disa herë nga qytetarët, ndërsa vraponte në zonën e Brezovicës.

Në pamjet e publikuara në Facebook, ariu i cili është vrarë shihet afër një kontejneri, teksa qenë vazhdojnë të lehin karshi tij.

Video Player

Kampioni ukrainas i boksit vritet nga rusët pranë Bakhmut

0

Një kampion ukrainas i boksit është vrarë duke luftuar me rusët në vijën e frontit.

Oleksandr Onyshchenko, i cili ishte në ekipin kombëtar të vendit, vdiq në luftime pranë qytetit të rrethuar të Bakhmut. Trajneri i 30-vjeçarit, Dmytro Dubrov, e përshkroi atë si “një nga boksierët më të mirë” në një homazh emocionues.

“Ai ishte një nga studentët e mi më të mirë. Ai ishte si një djalë për mua. E kam trajnuar që kur ishte nëntë vjeç. Kemi kaluar një rrugë shumë të vështirë boksi, ai arritur shumë. Ai ishte një nga boksierët më të mirë në rajonin e Sumy dhe dy herë kampion i Ukrainës midis të rinjve”, tha trajneri.

Funerali i Oleksandr, ku morën pjesë shokë ushtarakë në rajonin Sumy dhe u transmetua në TV, u mbajt të mërkurën.

Një deklaratë nga federata e boksit të Ukrainës tha se “Oleksandr vdiq pranë Bakhmut duke mbrojtur atdheun ukrainas nga armiku rus. Federata e Boksit e Ukrainës shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e Oleksandr”.

Qyteti i Bakhmut ka parë disa nga luftimet më të ashpra që nga shpërthimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar.

Bakhmut. Credit: AFP

Forcave të Vladimir Putin-it iu deshën pothuajse 300 ditë për të marrë kontrollin e qytetit, i cili është përshkruar si një rëndësi strategjike për luftën në Ukrainë.

Qyteti dikur ishte shtëpia e 73 mijë ukrainasve dhe se sot ai ka mbetur gërmadhë.

Fotot tregojnë ndërtesa të djegura dhe rrugë të shkatërruara totalisht pa jetë, pas disa muajsh të asaj që është përshkruar si “beteja më e përgjakshme” e luftës në Ukrainë.

Ukraina thotë se ushtarët e tyre kanë luajtur një rol kyç në strategjinë e tyre për të lodhur rusët. Dhe ata thonë se pozicionet e tyre aktuale në zonat përreth Bakhmutit do t’i lejojnë ata të sulmojnë brenda qytetit 400-vjeçar.

Qyteti ishte menjëherë në vijën e parë të luftës kur Putin pushtoi më 24 shkurt 2022, duke u granatuar rregullisht nga rusët

Por deri në gushtin e kaluar, rusët e bënë qytetin objektivin e tij kryesor, duke sjellë trupa në një numër marramendës.

Rusia ka vlerësuar të ketë pësuar deri në 100 mijë viktima, duke përfshirë 20 mijë të vdekur gjatë betejës.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se ukrainasit i kishin mbajtur rusët në një shkallë pesë me një, që do të thotë se ata humbën rreth 20 mijë burra.

Bakhmut. Credit: AP

Bakhmut ishte bërë një betejë shumë simbolike si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë, duke u quajtur një “mulli mishi” dhe krahasuar me betejat e Luftës së Parë Botërore si Somme dhe Verdun.

Forcat ruse, të udhëhequra nga mercenarët e Grupit Wagner dhe komandanti i tyre i luftës Yevgeny Prigozhin pretenduan se kishin pushtuar qytetin gjatë fundjavës.

Ukraina megjithatë mbeti sfiduese dhe presidenti Volodymyr Zelensky mohoi se qyteti ishte i pushtuar ndërsa forcat e tij dukej se po rigrupoheshin në periferi.

Përfitimet taktike të Ukrainës në zonën rurale jashtë Bakhmut urban mund të jenë më domethënëse sesa duken, sipas disa analistëve.

Phillips O’Brien, një profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St. Andrews tha se “Ishte pothuajse sikur ukrainasit sapo përfituan nga fakti që, në fakt, linjat ruse ishin të dobëta”.

“Ushtria ruse ka pësuar humbje kaq të mëdha dhe është aq e lodhur rreth Bakhmutit sa … nuk mund të shkojë më përpara”, shtoi ai. Albanian Post 

Portugezi i Wolves refuzon Arsenal-in, pret ofertën nga Barcelona

0

Mesfushori i skuadrës angleze, Wolves, Ruben Neves, raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Arsenal-i.

26-vjeçari do të futet në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e tij, gjë që ka bërë që për atë të shqyrtohen oferta për t’u shitur.

Megjithatë, thuhet se mendja e tij është Barcelona, pasi që portugezi dëshiron një lëvizje drejt kampionve në fuqi të Spanjës.

(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Thuhet se ai i ka autorizuar menaxherët e tij që të bëjnë bisedime me skuadrën e Barcelonës që ta kryejë një transfer gjatë verës së ardhshme.

Ndryshe atij do t’i përfundonte kontrata dhe në verën e ardhshme do të bashkohej me parametra zero.

Këtë sezon Neves realizoi 40 ndeshje me skuadrën e Wolves, prej te cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.Albanian Post

Rahovec: Policia e arreston një burrë për dhunë në familje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet se pas në mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Rahovec.

Sipas raportit 24 orësh, viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është dërguar te familja me dëshirën e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rahovec 24.05.2023-19:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka shkaktuar dhunë ndaj saj. Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është intervistuar dhe me dëshirën e saj është dërguar te familja e saj ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Konkursi i komunës për dentistë, Prokuroria Themelore e Prizrenit nis hetimet

0

Një muaj pas raportimit të Kiks Kosovës, Prokuroria Themelore në Prizren nisi hetimet për stërzgjatjen e konkursit për tre stomatologë, që ishte hapur një vit më parë.

Komuna e Prizrenit më 4 prill të 2022-ës hapi konkursin për të pranuar tre dentistë për nevojat e Qendrave të Mjekësisë Familjare, por pavarësisht faktit dhe nevojës që këto institucione mjekësore kishin, konkursi nuk u finalizua kurrë.

Kiksi raportoi se rreth 30 kandidatë të cilët iu nënshtruan testit me shkrim në qershorin e 2022-ës, u mbajtën peng për më shumë se dhjetë muaj.

Dy javë pas transmetimit të emisionit, Komuna e Prizrenit mori vendim për anulimin e këtij konkursi më 3 maj të këtij viti.

Në këtë vendim, nuk sqarohet arsyeja e anulimit të konkursit, por fajtor për këtë vonesë mbahet Zyra Ligjore e kësaj komune.

Por ky arsyetim i Komunës nuk e ka bindur Prokurorinë Themelore në Prizren, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e misterit të konkursit që zgjati më shumë se një vit.

Sipas informacioneve që posedon redaksia e emisionit, kallëzimi penal për këtë rast ishte bërë që në fundvitin e 2022-ës nga kandidatë të cilët prisnin rezultatet e këtij konkursi, që i ishin nënshtruar testit me shkrim. Megjithatë, organet e ndjekjes u aktivizuan vetëm pasi që rasti u bë mediatik.

Në anën tjetër, mosmarrëveshjet mes zyrave komunale nuk janë vetëm mes Zyrës Ligjore dhe Zyrës së Personelit. Kjo e fundit pati moskoordinim edhe me vetë Drejtorinë e Shëndetësisë, e cila priti më shumë se një vit për punësimin e tre stomatologëve, të cilët nuk u rekrutuan asnjëherë.

Ndonëse vetë e hapi konkursin, Zyra e Personelit nuk planifikoi punësimin e këtyre tre stomatologëve as në vitin 2023, me arsyetimin se nuk ka pranuar kërkesë nga Drejtoria e Shëndetësisë.

Mirëpo, më këtë nuk pajtohej Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Shëndetësisë në këtë komunë.

Ajo për Kiksin pati deklaruar se nevoja për këtë kategori të mjekëve është e domosdoshme edhe këtë vit, por sipas saj, arsyeja se pse nuk ka bërë planifikim për punësimin e tyre sivjet është pikërisht fakti se konkursi i 2022-shit ishte ende në procedurë.

Kiks Kosova ka provuar që të marrë qëndrimin e Zyrës Ligjore për këtë rast, por nga kjo zyrë kanë refuzuar të prononcohen.

Parashikimi i moti për sot në Kosovë: Parashihen reshje dhe ulje e temperaturave

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, parashikohet ulje e lehtë e temperaturave.

Gjatë ditës mund të ketë edhe shkarkime rrufesh si dhe parashihen reshje me intensitet të ndryshueshëm.

E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.” – njofton IHMK-ja.