8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1615

Rrahje masive në Prizren

0

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në Prizren.

Për shkak lëndimeve, ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 21.05.2023 – 16:23. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave ku pesë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Të dyshuarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

==================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

0

24 vite më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

24 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Prizren: Rezonanca magnetike në vjeshtë, stafi s’u trajnua (VIDEO)

0

Spitali i Prizrenit, si më i madhi pas Qendrës Klinike e Universitare, është në pritje që të pajiset me rezonancë magnetike.

Në fakt ky institucion sekondar shëndetësor po bëhet me këtë aparaturë të avancuar pas Spitalit të Pejës ku ky i fundit e përuroi në shkurtin e këtij viti.

Megjithëkëtë stafi i radiologëve dhe teknikëve të radiologjisë nuk kanë filluar ende të trajnohen për këtë shërbim të avancuar në QKUK, ani se është planifikuar që ardhja e MRI-së të ndodhë në vjeshtën e sivjetme në spitalin rajonal të Prizrenit.

Ky institucion spitalor numëron tetë radiologë dhe  vetëm gjashtë teknikë të radiologjisë, numër ky jo i mjaftueshëm sipas shefes së repartit të radiologjisë, Arta-Zhuri-Dula, kjo për faktin se gama e shërbimeve është dukshëm e gjerë.

Shefja e repartit të radiologjisë në spitalin e Prizrenit tregon se kohëve të fundit kërkesa për të realizuar Rezonancë Magnetike është rritur, dhe kjo diagnostikë kërkohet edhe nga mjekët e specialiteteve tjera.

Në këtë spital vetëm shërbime të CT-së brenda muajit kryhen 500-600 sosh.

Prizreni, shembull i bashkëjetesës

0

Prizreni njihet si një ndër qytetet më të vjetra në Ballkan. Përveç historikut, trashëgimisë kulturore, pasuri të veçantë e ka përbërjen e popullatës. Në këtë qytet popullata deklarohet, shqiptare, turke, boshnjake, serbe dhe rome.

Ndërmjet tyre nuk regjistrohet asnjë problem.

” Paqen nëse e do në Kosovë e gjen në Prizren.Njerëzit më të qetë dhe më tolerant janë sepse këtu jetojnë komunitete të përziera “, thotë Naim Çollaku nga komuniteti rom në Prizren.

Ndërsa, Adnan Jakxhillar nga komuniteti turk thotë se edhe pse në Prizren fliten shumë gjuhë nuk kanë kurrfarë problemi mes vete.

” Jemi rritur bashkë, familjarisht jemi martuar mes veti dhe po jetojmë për shembull”, thotë ai.

Përveç se ndjehen mirë në çdo aspekt të jetës, komunitetet që e përbëjnë Prizrenin e respektojnë edhe kulturën e njëri-tjetrit.

” Ne nuk kemi pasur asnjëherë sfida deri më tani. Edhe para lufte edhe pas saj kemi jetuar së bashku”, tha Edis Mustafi nga komuniteti boshnjak.

Në Prizren flitet shqip, turqisht, boshnjakisht, serbisht, anglisht dhe së fundi është zyrtarizuar në përdorim edhe gjuha rome.

” Normal të gjitha këto gjuhë janë zyrtare gjatë seancave të asamblesë komunale kemi përkthim simultant, si dhe të gjitha dokumentet përkthehen në të tri gjuhët zyrtare. Mendoj se kjo është një vlerë e cila e karakterizon shpirtin tolerant të bashkëjetesës, të kohekzistencës përmes të cilës qyteti i Prizrenit dallohet dhe mendoj se këtë duhet ta kultivojmë e ta promovojmë”, u shpreh Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit.RTK

Ariu i vërsulet një qytetari në një fshat të Prizrenit (Video)

0
Një ari i është vërsulur një qytetari teksa ishte duke e filmuar atë në fshatin Manasteric të Prizrenit.

Pamjet janë publikuar nga televizioni lokal RTV Besa.

Më poshtë video e plotë.

 

 

 

Kurti: Defender Europe 23 është ngjarja me e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur në Kosovë

0

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr?7 pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23” e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e në të cilën Kosova është nikoqire e këtij ushtrimi.

Fjalën e tij, kryeministri Kurti e nisi duke thënë se ‘Sot, këtu, në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë dhe njërit prej strategëve më të njohur ushtarakë që ka njohur njerëzimi –Skënderbeut, po shënojmë fillimin e ushtrimit të madh të drejtuar nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Kryeministri Kurti tha me këtë rast se ushtrimi Defender Europe 23 është ngjarja me e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Republika jonë sot është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet prej zonës së Mesdheut e deri në kufijtë lindorë të kontinentit tonë. Mbi 1300 ushtarakë të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krahë të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, Kurti shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar në këtë ushtrim, që siç tha ai dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes, por dhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.

Duke ju uruar suksese në përmbushjen e objektivave të ushtrimit, kryeministri Kurti tha se njëherit ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e Qeverisë së Republikës dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional.

“Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë pikërisht sepse është sistemi më i hapur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Kjo është hera e dytë që Kosova është pjesë e këtij ushtrimi ushtarak, në të dy herat është vend nikoqir. Me mbi 1000 ushtarë më shumë se në ushtrimin paraprak, Kosova radhitet si vendi i katërt për sa i përket personelit të angazhuar në këtë ushtrim në mesin e 25  ushtrive pjesëmarrëse.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia juaj, Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia juaj, Jeffrey Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,

I nderuari ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj,

I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

I nderuari Gjeneral Adams,

I nderuari Shef i Stafit të KFOR, John Bozicevic,

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës,

Të nderuar deputetë të Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes,

Kryetarë të Grupeve Parlamentare,

Të nderuar Kryetarë të Komunave,

Të nderuar Gjeneralë të FSK-së, oficerë dhe ushtarakë,

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur qytetarë,

Sot, këtu, në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë dhe njërit prej strategëve më të njohur ushtarakë që ka njohur njerëzimi – Skënderbeut, po shënojmë fillimin e ushtrimit të madh të drejtuar nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Padyshim, ushtrimi Defender Europe 23 – Mbrojtësi i Evropës 23, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Republika jonë sot është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet prej zonës së Mesdheut e deri në kufijtë lindorë të kontinentit tonë. Mbi 1,300 ushtarakë të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krahë të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar në këtë ushtrim. Kjo dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.

Siguria e kontinentit Evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e don: të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë. Defender Europe 21 ishte më pak se një vit para se Rusia të shpërfaq në mënyrën më agresive e brutale synimet e saj të kahmotshme për t’u shtrirë dhunshëm në thellësi të Evropës. Defender Europe 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë, dhe që si i tillë ka të bëjë drejtpërdrejt jo vetëm me të ardhmen e Evropës, por edhe mbarë botës.

Prandaj, përgatitja për t’u përballur me kërcënimet e njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme, ashtu siç është e domosdoshme rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatishmërisë luftarake e që janë objektivat kryesore të ushtrimit Mbrojtësi i Evropës 23.

I nderuari Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të ushtrisë sonë dhe të vendeve tona mike që jeni sot të pranishëm këtu, para monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, jeta dhe vepra e të cilit na e mësoi se sa të rëndësishme janë aleancat dhe gatishmëria luftarake për të mbrojtur rendin e organizimit dhe të ndërtimit. Madje edhe ky togfjalëshi “Stronger Together” (Bashkë më të fortë), është veçse variacion dhe jehonë e thënies së famshme të kryeheroit tonë Skënderbeut “Bashkimi bën fuqinë”.

Ju uroj suksese në përmbushjen e objektivave të ushtrimit dhe njëherit ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e Qeverisë së Republikës dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional.

Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë pikërisht sepse është sistemi më i hapur.

Duke mos harruar mësimet nga historia jonë kombëtare dhe ajo e mbarë njerëzimit, le të jemi të bashkuar, me vullnet dhe me disiplinën më të lartë në zhvillimin dhe përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne.

Suksese dhe ju faleminderit!

Rrahje mes taksistëve në Prizren, njëri përfundon në spital, tjetri në polici

0

Mosmarrëveshjet mes taksistëve nëpër rrugët e vendit janë goxha të shpeshta dhe kryesisht lidhen me punën që ata bëjnë. Zënkat për motive të ndryshme i shtyjnë ata të përfshihen edhe në përleshje dhe për pasojë futen në sherr me Policinë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën pasdite në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ku janë përfshirë dy taksistë, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit I.H., dhe A.Th., fillimisht kanë pasur një konflikt verbal që eskaloi në përdorimin e thikës, ashtu që i dyshuari i parë e ka goditur të dyshuarin e tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore.

 

 

Posa rasti është denoncuar, kanë intervenuar njësitë policore në vendin e ngjarjes, prej ku i dyshuari që u sulmua është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Thika që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari kryesor është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor

Aksident në Prizren, një i lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe kamionete.

Lëndime ka marrë vozitësi i veturës, shkruan “PrizrenPress”.

Rr. Shotë Galica, Prizren 20.05.2023 – 10:37. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe kamionetë. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i veturës viktima mashkull kosovar i cili është në trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Nis në Prishtinë “Defender Europe ’23”, ushtrimi më i madh ndërkombëtar ushtarak

0

Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2023”, që do të mbahet nga kjo e diele deri më 2 qershor, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe ’23’, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e  ndërveprimit ushtarak, përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftim.

Kjo stërvitje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s bëhet çdo vit, në shkallë të gjerë dhe drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve aleate.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajon fillon ora 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, por edhe ministra të mbrojtjes së vendeve fqinje, si dhe personalitete të shquara nga vendet tjera partnere.

“Defender Europe” daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë, në vitin 1952, nga Danimarka dhe Norvegjia. Në stërvitjen e parë ishin përfshirë 200 anije dhe mbi 50 mijë ushtarë. Ajo ishte kryer me disa faza.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje ushtarake për herë të parë ishte bërë në vitin 2021, ndërsa rëndësia e kësaj stërvitje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e shumëfishtë e njëra ndër to është edhe ndërtimi i mëtejmë i besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci, njëherësh edhe këshilltar i sigurisë së kryeministrit dhe këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në një intervistë për Albanian Post, tregon rëndësinë e Defender Europe 2023, ushtrimet që do të zhvillohen, gatishmërinë  e FSK-së për të marrë pjesë dhe dallimet që do të jenë nga Defender 2021.

Maqedonci, gjatë intervistës për Albanian Post bën të ditur se të dielën e 21 majit atëherë edhe kur nis Defender Europe 2023, në Kosovë do të zbarkojnë njësi ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe ekipe nga Kroacia dhe Turqia.

Kjo e bën Defender 2023, të dallojë nga ai që ishte mbajtur në vitin 2021, pasi në atë kohë kishte pasur vetëm prezencë të njësive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Lëndohet një punëtor në Prizren

0

Punonjësi i një kompanie në Prizren ka marrë lëndime trupore në punë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe inspektori i punës, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin e policisë.

=============================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona