5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1616

Nis në Prishtinë “Defender Europe ’23”, ushtrimi më i madh ndërkombëtar ushtarak

0

Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2023”, që do të mbahet nga kjo e diele deri më 2 qershor, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe ’23’, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e  ndërveprimit ushtarak, përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftim.

Kjo stërvitje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s bëhet çdo vit, në shkallë të gjerë dhe drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve aleate.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajon fillon ora 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, por edhe ministra të mbrojtjes së vendeve fqinje, si dhe personalitete të shquara nga vendet tjera partnere.

“Defender Europe” daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë, në vitin 1952, nga Danimarka dhe Norvegjia. Në stërvitjen e parë ishin përfshirë 200 anije dhe mbi 50 mijë ushtarë. Ajo ishte kryer me disa faza.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje ushtarake për herë të parë ishte bërë në vitin 2021, ndërsa rëndësia e kësaj stërvitje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e shumëfishtë e njëra ndër to është edhe ndërtimi i mëtejmë i besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci, njëherësh edhe këshilltar i sigurisë së kryeministrit dhe këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në një intervistë për Albanian Post, tregon rëndësinë e Defender Europe 2023, ushtrimet që do të zhvillohen, gatishmërinë  e FSK-së për të marrë pjesë dhe dallimet që do të jenë nga Defender 2021.

Maqedonci, gjatë intervistës për Albanian Post bën të ditur se të dielën e 21 majit atëherë edhe kur nis Defender Europe 2023, në Kosovë do të zbarkojnë njësi ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe ekipe nga Kroacia dhe Turqia.

Kjo e bën Defender 2023, të dallojë nga ai që ishte mbajtur në vitin 2021, pasi në atë kohë kishte pasur vetëm prezencë të njësive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Lëndohet një punëtor në Prizren

0

Punonjësi i një kompanie në Prizren ka marrë lëndime trupore në punë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe inspektori i punës, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin e policisë.

=============================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Të paktën nëntë të vrarë nga rrëmujat në stadiumin e El Salvadorit

0

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një rrëmuje në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.

Policia tha se shtatë burra dhe dy gra ishin midis të vdekurve, me të gjitha viktimat mbi moshën 18 vjeç.

Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë Santa Ana në stadiumin Monumental.

Më pas ndeshja u pezullua.

Fatkeqësia thuhet se ndodhi pasi filloi një rrëmujë kur një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur.

Të dy skuadrat ishin përballur në një ndeshje çerekfinale të divizionit kryesor të vendit dhe pamjet e shpërndara nga mediat lokale dukeshin se tregonin tifozët që përpiqeshin të rrëzonin barrikadat në hyrje të stadiumit.

“Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën”, u tha gazetarëve një vullnetar i grupit të ndihmës së parë të Komandove të Shpëtimit.

Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, tha se policia do të kryejë një “hetim shterues” për atë që ndodhi.

Imazhet e publikuara treguan njerëz që po shkonin drejt fushës ku morën trajtim mjekësor, ndërsa mediat lokale kishin transmetuar më herët pamjet e drejtpërdrejta të rrëmujës.

 Albanian Post 

Vdes një shqiptar në aksident në Itali

0

Një shqiptar ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Dritan Merën.

43-vjeçari thuhet se e kishte kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal.

I njëjti teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e veturës , Peugeot 308.

Vetura ka dal nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Shqiptari u gjet pa ndjenja në timon.

Zjarrfikësit ndërhyn për ta nxjerrë vetura, por fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda, duke mos i përballuar.

Policia ka nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore

Djali e rreh babanë në Prizren

0

Një person ka raportuar në polici, të shtunën rreth orës 22, në Prizren, se është sulmuar fizikisht nga i biri.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Policia: Nuk dihet shuma e parave të vjedhura në arkat e xhamisë në Prizren

0

Punonjësi i një xhamie në Prizren ka raportuar të shtunën se persona të panjohur kanë dëmtuar dy arka të metalta dhe kanë vjedhur paratë që ishin aty.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orëesh, ka njoftuar se nuk dihet se sa para ishin në arka dhe se rasti po hetohet.

Prizren 20.05.2023 – 04:10. Ankuesi mashkull kosovar punonjës në xhami, ka raportuar se person-a deri më tani të pa njohur kanë dëmtuar dy arka të metalta dhe nga aty kanë vjedhur paratë të cilat ishin aty, nuk dihet shuma e parave që kanë qenë në arka. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.


Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Prizren, shoqërohet në polici pasi në rrjete sociale publikoi incizime me ish-bashkëshorten

0

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dhe e ka intervistuar një person në Prizren, nën dyshimin se ai kishte publikuar në rrjete sociale foto e incizime me ish-bashkëshorten.

Viktima është ankuar në Polici për rastin duke thënë se janë publikuar fotot e videot që ishin bërë derisa ata ishin të martuar.

I dyshuari ka pranuar fajin, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshort. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Biden fton Japoninë dhe Korenë e Jugut për takim trepalësh në ShBA

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar kryeministrin Fumio Kishida të Japonisë dhe presidentin e Koresë së Jugut Yoon në ShBA për një takim trepalësh më vonë këtë vit.

Ftesa vjen pasi marrëdhëniet janë shkrirë midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, pas dekadash tensioni.

Më parë, Kishida dhe Yoon bashkërisht vendosën kurora lulesh gjatë vizitës së tyre në një ceremoni kushtuar viktimave koreane të bombardimeve atomike të Hiroshimës në vitin 1945.

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj për rritje të çmimeve – për vajin procedurë e veçantë

0

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës është duke monitoruar 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, në këtë institucion Selajdin Beqa.

Ai ka sqaruar se këta artikuj janë nga shporta bazike e konsumit, për të cilët do të monitorohen çmimet se si kanë ndryshuar.

Beqa ka përmendur ngritjen siç ka thënë ai rapid e të pakontrollueshëm të çmimeve vitin e kaluar, periudhë për të cilën tha se kanë evidencë dhe janë duke e monitoruar sidomos çmimin e vajit.

Ai pohon se në këtë rast dyshohet se ka pasur një marrëveshje  ndërmjet përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, madje ka dyshime se ka pasur edhe kufizim të shitjes.

Për këtë çështje Autoriteti do të hartojnë në raport të veçantë se si ka ardhur deri të çmimet larta të vajit në atë kohë.

“Autoriteti i Konkurrencës momentalisht i ka nën hetim disa procedura hetimore si nga telekomunikacioni, dy procedura hetimore një është hapur më herët, dhe tash më së fundi është edhe një procedurë tjetër, dmth dy janë nga sektori i energjisë dhe një nga sektori mineralet. Sektorë tjerë që e kemi nën monitorim janë shporta e bazike, apo shporta e konsumatorit të cilat janë 20 produkte që i kemi nën monitorim dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen në fjalë, vajin dmth”.

“Çrregullimi  i tregut në mars të viti 2022 që pati një rritje rapide e pakuptueshme në mënyrë të përnjëhershme në disa supermarketë, hipermarkete dhe jemi duke shikuar në atë kohë se çfarë ka ndodhur. Në atë periudhë ne funksionin pa Komisionin e Konkurrencës dhe proceduralisht nuk mund me procedurë çështjen për ta shqyrtuar se çfarë ndodhi, por evidencën e kemi pasur dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen e vajit”.

Beqa gjithashtu tha se në procedurë të hetimit 2 raste në sektorin e telekomunikimeve, një në energji dhe një rast në sektorin minerar, raporton EO.

Për këtë rast dhe të tjera Beqa tha se kanë bashkëpunim me Prokurorinë e Departamentin e Krimeve Ekonomike në Polici.

“Për këtë rast kemi bashkëpunim edhe me inspektorët e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, po ashtu kemi kontaktuar edhe Departamentin e Krimeve Ekonomike, edhe Policia e Prokuroria janë interesuar, dhe është një rast i hapur. Sepse aty flitet që ka një marrëveshje mes përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, ka elemente që ka edhe kufizim të shitjes kjo e bënë çështjen edhe më të ndërlikuar atëherë. Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë, Policinë dhe inspektorët e ATK-së dhe do të vijmë me një konkluzion për çështjen në fjalë”.

“Bazuar në procedurat ligjore, janë dy momentume të procedurë, shqyrtimi paraprak i hetimit deri në gjashtë muaj, pastaj vendosim me konkluzion për mbyllje të procedurës ose hapje, dmth fillimin e hetimeve. Komisioni është mandatuara në kuvend në qershor të vitit 2022 deri më tani kemi marrë 17 akte, procedura hetimore, lejimin e disa përqendrimeve. Janë konkluzione për mbyllje të procedurës, konkluzione për hapje të procedurës, janë 2 nga sektori i telekomunikimeve, një në energji dhe një në sektorin minerarë. Po presim nga shporta 20 artikujt do të shikojmë mundësi që të hapim procedurë të shohim çka ka ndodhur me ngritjen e çmimeve në treg. Në kuadër të kësaj ne do të ndërmarrim procedura ligjore”.

Parashikimi i motit për sot

0

Sot në Kosovës do të mbajë mot me diell dhe me temperatura të ngjashme me një ditë më parë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasdite parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.