25.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Ministri Vitia viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, premton rezonanca magnetike dhe investime të shumta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ministri Vitia bëri të ditur se gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do ta furnizojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me rezonancën magnetike, e cila do të jetë në dispozicion për banorët e komunës së Prizrenit, por edhe të banorëve të komunave përreth.

“Deri në muajin shtator ose tetor, spitali i Prizrenit do të pajiset edhe me rezonancën magnetike, një shërbim i munguar për qytetarët. Gjatë këtij viti do të përfundojë edhe pjesa e Kardiologjisë Invazive që do të ndikojë në shtimin e shërbimeve. Shërbimet e Kardiologjisë Invazive për herë të parë do të ofrohen në një spital regjional, e jo vetëm në QKUK. Shërbimet si koronografitë dhe stentimet do të mundësohen edhe në këtë spital. Një lajm tjetër i rëndësishëm është se tashmë janë bërë planifikimet që një pjesë e shërbimeve onkologjike të merren edhe në këtë spital. Forcimi i kapaciteteve të spitaleve regjionale, do të shkarkojë edhe fluksin e kërkesave në QKUK”, tha ministri Vitia.

Sipas ministrit Vitia, përpos investimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, në kuadër të planifikimeve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, janë planifikuar investime në projekte të cilat do t’i avancojnë shërbimet për qytetarët.

“Më pas, ministri Vitia bashkë me zv/ministrin Berisha dhe udhëheqësit e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, vizituan hapësirën e repartit që në të ardhmen do të ofrojë shërbimet e Kardiologjisë Invazive, Repartin e Kirurgjisë, Qendrën për Dializë, si dhe hapësirën ku do të vendoset rezonanca magnetike”, thuhet tutje në njoftim.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, në shumë zona të...

Quni: Kosova u përjashtua nga “Defender Europe 2023”, si pasojë e politikave të gabuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”. Sipas...

Mona Liza

Lajmet e Fundit