5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1636

Operohet Kumbulla, humbet kualifikueset e qershorit

0

Një lajm i keq bëhet me dije për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe për skuadrën e Romës.

Mbrojtësi Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte, ndërsa si pasojë do duhet të rrijë për disa muaj jashtë fushës së blertë.

Kështu Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e “Euro 2024” të kombëtares kuqezi që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

Aplikantët për vizë gjermane nuk do t’i paguajnë më 30 eurot e detyrueshme për shërbim postar

0

Gjykata Komerciale ka vendosur që t’ia ndalojë kompanisë Visametric detyrimin e aplikantëve që ta bëjnë pagesën prej 30 eurosh për shërbim postar.

Aplikantët për viza detyroheshin nga kjo kompani që ta paguanin këtë shërbim që t’u kthehej pasaporta pas aplikimit për viza në ambasadën gjermane.

Avokati Flamur Abdullahu kishte ushtruar padi në emër të interesit publik ndaj kësaj kompanie, me ç’rast Gjykata Komerciale e ka marrë vendimin e lartpërmendur.

“Për këtë 9 Maj – Dita Evropës po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallet, ka dhënë vendim që ia ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët ta paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane”, ka shkruar avokati Flamur Abdullahu në Facebook.

“Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që u bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga paslufta. Vlera prej 30 eurosh për person përben disa miliona perfitim për kompanine në kundërshtim me Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit”.

“Gjithashtu, une kam ushtruar Padi Kolektive ne emer te interesit publik ndaj Visametric L.L.C. per kete çështje”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Profili i shkrimtarit Sabri Hamiti në ditëlindjen e tij të 73-të

0

Nga Muhamet Hamiti

Autor i më shumë se 40 veprave, Sabri Hamiti sot mbush 70 vjet (viti 2020).

Bëhet këtu përpjekje për të përvijuar profilin e tij krijues, të shkrimtarit që ka fuqinë e madhe krijuese edhe sot, siç e dëshmon libri i tij më i ri poetik Kukuta e Sokratit (2018) me 70 poezi.

Në shtatëdhjetë vjetorin e lindjes së Hamitit, që ka gjysmë shekulli pranie dhe njohjeje në skenën letrare, ky shkrim fokusohet te poezia dhe studimet e tij letrare, vlerat e tij kulmore në gjirin e letërsisë e të kulturës shqiptare.

 

Kanoni i veprës së Sabri Hamitit është i hapur.

Jeta, shkollimi, puna

Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë të Podujevës. Më 1968 mbaroi gjimnazin, nisi studimet dhe botimet letrare. Më 1972 diplomoi për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës; botoi përmbledhjen e parë të poezive, Njeriu vdes i ri.

Kreu studimet pasuniversitare për letërsi të përgjithshme në Zagreb më 1975. Për një vit akademik (1980-81) specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales në Paris dhe mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës. Doktoroi në letërsi shqipe në Prishtinë më 1987.

Në vitet 1973-1993 Hamiti punoi te “Rilindja“; 15 vjet redaktor në Shtëpinë Botuese. Nga viti 1993 është Profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2008 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Sabri Hamiti ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në shtatë legjislatura (në vitet 1992-2017), një kohë nënkryetar i Kuvendit. Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2008.

Poeti

Që në rini, Sabri Hamiti shkroi poezi që dilte dukshëm jashtë kornizës së poezisë aktiviste shqiptare që kishte dominuar çerekun e shekullit mbas Luftës së Dytë Botërore, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Poezi lirike, metafizike. Ai na fton në përmbledhjet e veta me titujt që u ka vënë: Njeriu vdes i ri, 1972, Faqe e fund, 1973, dhe Thikë harrimi, 1975. Kjo e fundit e shpërblyer si libri më i mirë i vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK). Njohje e risisë së saj, e veçantisë së saj.

(Le të përmendet, në parantezë, se për romanin e tij të vetëm, Njëqind vjet vetmi, Hamiti mori Shpërblimin vjetor për librin më të mirë të autorëve të rinj në ish-Jugosllavi në vitin 1976).

Në vitin 1979 Hamiti botoi librin Trungu ilir, që u bë libër kult për shpejt, i dashur dhe i lexuar. U njoh si ngjarje letrare e kulturore e vitit dhe krijoi bujë të madhe. Iu dhanë dy shpërblimet kryesore atë vit, i SHSHK-së dhe i “Rilindjes”. Libri ka njohur pesë botime në këto 40 vjet, me tirazhe mijëra kopjesh secili.

Trungu ilir, libër poetik vëllimor (171 faqe) në dy libra (pjesë), “Trungu” dhe “Koha”, të mëvetësishëm e të ndërlidhur njëherësh, ka pasur sukses edhe në një dramatizim në Teatrin e Kosovës, në regjinë e Agim Sopit. U shpërblye në një festival teatrosh në Sarajevë më 1981 para se ta përlante censura që e ndaloi shfaqjen në Prishtinë për shpejt, mbas Ngjarjeve të marsit të atij viti në Kosovë. Shfaqja dhe libri u sulmuan nga rrjeti i policisë letrare-politike të kohës në ish-Jugosllavi.

Në dy dekada Sabri Hamiti botoi përmbledhjet Leja e njohtimit 1985, 1985, Kaosmos, 1990, ABC: Albetare për fëmijë të rritur, 1994, Melankolia, 1999, dhe Sympathia: Testamente për Urtakun, 2004. Kaosmosi u shpërblye si libër i vitit nga “Rilindja”, ndërsa tre librat vijues nga SHSHK si librat më të mirë për vitet përkatëse.

Leja e njohtimit 1985, libër binjak me pararendësin Trungu ilir, përfshin edhe poemën dramatike Kutia e zezë, që do të luhet në Teatrin e Kosovës njëzet e sa vjet më vonë.

Kaosmos kap dramatikën e marshit barbar, temë universale e përthyer ndërmjetshëm në ambient kombëtar, ndërsa ABC-ja dëfton një katalog të dhembjeve etnike shqiptare. Melankolia, e botuar më 1999, në vitin e tragjedisë dhe të mrekullisë shqiptare të Kosovës, figuron pasojat e njeriut që kalon nëpër botën e egërsive, duke përfshirë ndeshjen me vdekjen. Edhe prej vetë shkrimtarit, që më 24 shtator 1998 mezi i kishte shpëtuar vdekjes pas atentatit që iu bë në Prishtinë.

Në ndërkohë, më 2002, në Prishtinë u botua vepra komplete e Sabri Hamitit në 10 vëllime; vepra e tridhjetë vjetëve.
Sympathia (2004) është libër që tematizon elementaritetin fizik dhe shpirtëror që dëfton frymë bashkëndjenjeje (sympathia e titullit).
Libri më i ri poetik i Hamitit, Kukuta e Sokratit, lirik e metafizik, u botua para një viti e gjysmë në Tiranë, në fund të vitit 2018. Mbas 14 vitesh prej kur kishte botuar librin pararendës, poeti riafirmon fuqinë krijuese, energjinë përtëritëse të poezisë së tij.

Kritiku, interpretuesi e poeticieni i letërsisë

Librat e Sabri Hamitit me studime dhe ese letrare Variante, 1974, Teksti i dramatizuar,1978, Arti i leximit, 1983, Vetëdija letrare, 1989 (libri më i mirë i vitit nga “Rilindja”), me ndikim të madh në studimet letrare shqiptare, dhe Letra shqipe, 1996, që lidhen nyje si “Sprova për një poetikë” 1-5, janë studime kritike e teorike të letërsisë shqipe të të gjitha periudhave, nga poetika e autorëve te poetika e periudhave dhe tutje te poetika e letërsisë shqipe. Dhe në fund të fundit poetika personale te Bioletra, 2000, e shfaqur si një teori e shkrimit dhe e leximit letrar.

Librat sistematizues për fenomene letrare e kufitare me letërsinë: Bioletra: një teori e shkrimit dhe e leximit (2000), Tematologjia (2005), Albanizma(2009), bëjnë trininë Poetika shqipe, siç është mbiquajtur në një botim tërësor të tre librave në vitin 2010. (Nderuar me Çmimin e Madh për Letërsinë për vitin 2010 nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.) Më tej, Utopia letrare(2013) studion veprat përfaqësuese utopike dhe distopike shqiptare në përqasje me letërsinë e përgjithshme utopike dhe distopike. Testamenti (2018), libri më i ri studimor i Hamitit, me ide e procedime letrare lidhet në një sistem me këta libra pararendës, siç e thotë edhe vetë autori.

Studiues i hershëm, ndoshta më i thelli, tash e 45 vjet, i poetit të madh Lasgush Poradeci, Hamiti ka botuar libra monografikë për Lasgushin, për Faik Konicën, Hivzi Sulejmanin, Bilal Xhaferrin, Nazmi Rrahmanin.
Sabri Hamiti ka botuar edhe libra të tjerë, libra monografikë për dy figura të mëdha kombëtare, shkrimtarë e misionarë: Presidenti Ibrahim Rugova: Memento për Rugovën(2007) dhe Zef Pllumi (2013), sikur edhe për shkrimtarin klasik Ndre Mjedja (2016) dhe shkrimtarin modern Anton Pashku (2017).

Sabri Hamiti shkrimtar – përgjithësime

Në letërsinë e vet dhe në shkrimet për letërsinë, Sabri Hamiti ka dëshmuar fuqitë shprehëse të shqipes, pjellorinë e invencionit verbal, dhe dijen e madhe. Figurimin në të dyja mënyrat e shkrimit. Edhe shkrimet e tij për letërsinë bëhen letërsi, qoftë kur interpretojnë, qoftë kur sistematizojnë.

Poezia e tij është një thesar i dëftimit të gjendjeve emocionale dhe intelektuale dhe i gjendjeve e i formave gjuhësore. Gjithsesi edhe i mjeshtërisë formale. Herë më e vështirë (test lakmusi i shkrimit të naltë, por edhe i lexuesit të kultivuar, se pa lexues poezi nuk ka, do të thoshte Borgesi), herë më lehtësisht e kuptueshme. Puna është si të bëhet poezia e qartë, pa e flijuar ndërliqësinë. Dhe Hamiti ia del në këtë ndërmarrje. I mbetet besnik sensibilitetit të vet.

‘Vështirësia’ është prej ngjeshjes (kompaktësisë), prej mënyrës si ndërlidhen fijet e shtresohen palët në hapësirë të vogël të poezisë. Sigurisht edhe prej ndërlojës së shtresave zanore e kuptimore, të referencave, por edhe të aluzioneve.

Në betejën e jetës të përthyer në letërsi, Sabri Hamiti ia del ta kondensojë realitetin në një poezi, në një strofë, në një frazë apo madje në një fjalë të vetme. Kjo fjalë bëhet ruajtëse e kujtesës epike. Ai di si të pajtojë temën epike të historisë me çastin lirik, të ngjeshë kohën epike në kohën lirike.

Te krijimtaria e Hamitit shpërfaqet natyra e ndryshme e letërsisë: në lirikë koncentrike, në dramatikë dialektike, në prozë lineare (terma të Helen Vendlerit, kritikes-intepretueses më të mirë të poezisë në Amerikë). Edhe poezia e tij e shkurtër ndonjëherë funksionon si dramë. Ai e nisi me poemë dramatike dhe shkroi tri drama (Futa, 1988, Misioni, 1997, Pasioni, 2018; e luajtur, por ende e pabotuar) me inde poetike. Pasioni një dramë kujtese.

Struktura dhe gjuha e poezisë së Sabri Hamitit mbajnë peshën emocionale, ruajnë kujtesën personale; edhe topikën e vendit. Gjuha e tij është intime dhe impersonale, besnike ndaj vetes, e besueshme dhe e vërtetë për të tjerët. Ai freskon gjuhën arkaike, ripërtërin fuqinë e dialektit, për ta bërë poezi. Lëndën e parë e kthen në krijim që jep kënaqësi estetike dhe intelektuale. Fjala që vjen e vetme si grimcë bëhet valë në ndërveprim me të tjerat, në frazë, në varg, apo në strofë.

Paleta gjuhësore e poezisë së tij është pasuruar vazhdimisht. Fjala e duhur kërkohet e nderohet prej Hamitit.

Ai është mjeshtër i formës, të cilën s’e bën assesi uniformë, siç e bëjnë poetët kur u shterr fuqia e invencioni krijues ose u humb apetiti për poezi.
Sabri Hamiti e di se shkrimtari traditën nuk e trashëgon, por e fiton (merr) me punë, me lexime e rilexime. Tradita është e gjallë, organike, siç e ka dëshmuar T. S. Eliot, poet dhe studiues i letërsisë, në eseun e vet “Tradita dhe talenti individual“ para njëqind vjetësh.

Poezia e Sabri Hamitit është në dialog me poezinë e kaluar, me trashëgiminë, si kombëtare ashtu edhe botërore. Ai bëhet poet me kujtesën kulturore e historike të dijetarit.
Hamiti ka ruajtur impulsin lirik. Muza është pjekur me poetin, ende në kërkim të jetës së fshehtë të gjuhës. Kumbimet e jetës e zërat e dijes orkestrohen në poezinë e tij.

Gjithë letërsinë e tij e lidh fuqia e tij e figurimit në poezi, në prozë e në dramë, por edhe në studimet letrare.
Parashtresat e gjera sintetike për letërsinë e bëjnë Sabri Hamitin mendimtar. Mirëpo kjo nuk e pengon të jetë interpretues e kritik para së gjithash. Interpretues ka shumë, të mirë ka pak. Dijetarët janë të rrallë.
Sabri Hamiti nuk i nënshtrohet asnjë teorie, asnjë metode studimi, ndonëse i ka studiuar rrënjësisht dhe i njeh mirë. Nëse ka një metodë, ajo është metoda e tij, vetanake. Në kohën kur Teoria (me germë të madhe!) ka zëvendësuar studimin e letërsisë në Perëndim në dekadat e mbrama të shekullit XX, Hamiti i ka mbetur besnik të dytës, studimit, kritikës, interpretimit, atëherë e tani. Gërshetimi i kritikës me interpretimin, puna e ngulmët me tekstin që analizon, është kredoja e tij si studiues letërsie.

Natyrisht, ai vetë, bashkë me kolegë të tij në Prishtinë, ka bërë punë të madhe për rimarrje të fijeve të këputura të letërsisë shqiptare, mbasi dogma e Realizmit Socialist në Shqipëri kishte shkretuar letërsinë dhe studimet për letërsi atje; kishte gjymtuar Historinë e Letërsisë Shqipe.

Edhe kur duket se thotë fjalën e mbramë për ndonjë autor, vepër, apo fenomen letrar, Sabri Hamiti nuk vë pikë. Mbetet aty, nëse edhe të tjerët e lënë aty.

Shkruan bukur, hirshëm për letërsinë.

Sabri Hamiti është kuptues i letërsisë, përdallues i të veçantave dhe i përhershmërive. Këtë kuptim të letërsisë ai e ka vënë në punë jo vetëm në fushën dijetare/studimore, por edhe në veprimtarinë pedagogjike, si profesor e autor librash për mësim të letërsisë tash e një çerek shekulli.

Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi më 1995, në kohën kur Kosova ishte nën okupim, për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe në Kosovë e në Shqipëri.

Për veprën e tij, për letërsi e veprimtari kombëtare, Sabri Hamiti është dekoruar me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit” nga Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova më 2003. Në 60-vjetorin e lindjes, më 2010, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka akorduar “Urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Po atë vit, Hamiti mori Çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, për vepër jetësore në fushën e letërsisë, nga Ministria e Kulturës e Kosovës.

Jeta e njeriut dhe e shkrimtarit Sabri Hamiti është dëshmi se jeta e njeriut të dijshëm e të ndjeshëm është vetëflijim i vazhdueshëm. Sabri Hamitit është dëshmi për jetën e jetuar e të përmbushur me pasion e moralitet. / KultPlus.com

Halle Bailey shkëlqen në fustanin e Valdrin Sahitit

0

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Halle Bailey ka zgjedhur një fustan nga Valdrin Sahiti për një nga daljet e saj, saktësisht për premierën e filmit “The Little Mermaid”.

Filmi i shumëpritur do të lansohet me datë 25 të këtij muaji, dhe aktoren e njohur do ta gjeni në rolin e Arielit.

 

Mjekët e Spitalit të Prizrenit kryejnë një operacion të rrallë

0

Një operacion i rrallë është kryer në Spitalin e Prizrenit.

Pacienti është liruar në shtëpi.

Dr. Halil Xhibixhiu ka njoftuar se pacienti ka pasur një sëmundje të rrallë.

“Është kryher një intervenim i rrallë në Spitalin e Prizrenit- Reparti i Urologjisë . Pacienti i gjinisë mashkullore , 39 vjec me Dg.Ureteris retrocavalis”, shkruan Xhibixhiu në Facebook, shkruan “PrizrenPress”.

Kjo anomali e lindur është mjaft e rrallë e ureterit”.

“Operacioni është kryer me sukses nga ekipi operator :dr Halil Xhibexhiu operator,dr. Bashkim Thaçi,dr. Alban Hasani, dr. Sadri Kastrati dhe instrumentar Blendi Shala dhe Flura. Anesteziolog dr. Syl Osmanaj dhe tekniku, Resmi Kryeziu”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe spitalMund të jetë një imazh i rreze x dhe kockë

Vetaksident i rëndë në rrugën Zhur-Dragash, vetura përfundon në oborrin e një shtëpie

0

Një vetaksident i rëndë raportohet ka ndodhur sot në rrugën Zhur – Dragash.

Një veturë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Deri më tani ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me rastin.

Më poshtë gjeni fotografitë e publikuara nga RTV Besa.

Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

0

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë për të kundërshtuar agresionin e këtij shteti ndaj Ukrainës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka prezantuar plotësimet dhe ndryshimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetje së Bjellorusisë për këtë agresion si dhe krimeve të raportuara më 25 shkurt 2023 Bashkimi Evropian, aprovoi pakon e 10-të të sanksioneve ekonomike dhe individuale ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Tutje Gërvalla ka bërë të ditur edhe ato se çfarë përfshin kjo pako.

“Eksportetët e teknologjisë kritike dhe mallrave industriale, importet e asfalteve dhe gomës, sigurimin e kapacitet të depozitimit të gazit për rusët”, ka thënë Gërvalla.

Po ashtu, në mbledhjen e të mërkurës ekzekutivi ka shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e komisionit Ad-Hoc, ku janë emëruar edhe anëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj mbledhje ka bërë të ditur anëtarët e këtij komisioni.

“Proces i rekrutimit për kandidatë për komisionin e autoritetit të konkurrencës ka në vetë edhe procesin e ankimimit”.

“Andaj sot propozohet themelimi i komisionit Ad-Hoc për shqyrtimin e ankesave në këtë përbërje: Agron Gashi, koordinator i zyrës ligjore në zyrën e Kryeministrit kryesues, Fahrije Qorraj, zyrtare e lartë për trajnime dhe barazi gjinore ministria e Ekonomisë anëtare, Shkurte Krasniqi udhëheqëse e divizionit për rregullim më të mirë sekretariati koordinues i Qeverisë në zyrën e kryeministrit, anëtare”.

Teksa komisioni obligohet që t’i shqyrtoj të gjitha ankesat në përputhje të legjislacionit.

Erdogan përballet me shanse reale për të humbur ndërsa Turqia bëhet gati për të votuar

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) përballen me sfidën e tyre më të madhe politike në zgjedhjet e së dielës, me sondazhet që sugjerojnë se një opozitë e bashkuar mund t’i japë fund dy dekadave të tij në pushtet.

Mes një krize ekonomike dhe muaj pas tërmeteve që vranë më shumë se 50 mijë njerëz dhe shpërngulën miliona të tjerë, votat parlamentare dhe presidenciale do të vendosin se kush e udhëheq vendin me afro 85 milionë banorë dhe se ku do të shkojë më pas.

Erdogan ka mbrojtur vlerat shoqërore fetare dhe konservatore në vend, duke kryesuar një regjim gjithnjë e më autoritar që është gjithnjë e më intolerant ndaj kritikave.

Jashtë vendit, ai ka pohuar ndikimin e Turqisë në rajon dhe ka liruar lidhjet e saj me perëndimin.

Sfiduesi i tij kryesor është Kemal K?l?çdaroglu i Partisë Laike Republikane Popullore (CHP), kandidati i unitetit të Aleancës së Kombit gjashtëpartiake, i cili është zotuar të ndryshojë shumë nga politikat e Erdoganit, duke përfshirë presidencën e tij të plotfuqishme ekzekutive.

Si funksionojnë zgjedhjet?

Në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura çdo pesë vjet, president zgjidhet çdo kandidat që fiton më shumë se 50% të votave në raundin e parë.

Nëse askush nuk siguron shumicën, zgjedhjet shkojnë në balotazh – që pritet më 28 maj – mes dy kandidatëve kryesorë.

Në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura njëkohësisht, numri i vendeve që fiton një parti në parlamentin 600 anëtarësh të Turqisë është drejtpërdrejt proporcional me numrin e votave që merr.

Qendrat e votimit do të hapen për 61 milionë votuesit e Turqisë në orën 8 të mëngjesit me orën lokale të së dielës më 14 maj dhe do të mbyllen në orën 17:00, me rezultatet e pritura në mbrëmje. Rreth 3 milionë votues rezidentë jashtë vendit do të kenë votuar paraprakisht.

Cilët janë kandidatët presidencialë dhe çfarë përfaqësojnë ata?
Udhëheqësi më i fuqishëm i vendit që nga Ataturku, i cili themeloi Turqinë moderne një shekull më parë, Erdogan, 69 vjeç, në vitin 2018 ka hequr sistemin e saj parlamentar, duke centralizuar pushtetin në presidencë.

Nga pallati i tij me 1000 dhoma jashtë Ankarasë, ai në fakt dikton politikën e qeverisë dhe, thonë kritikët, ka gërryer demokracinë, duke mbytur mospajtimin dhe duke vënë nën kontrollin e tij mediat dhe gjyqtarët.

Mbështetësit e tij thonë se ai e ka shpëtuar vendin nga kërcënimet serioze të sigurisë, si p.sh. përpjekja për grusht shteti në vitin 2016.

Ekonomistët fajësojnë gjithashtu Erdoganin për krizën ekonomike të vendit, duke thënë se këmbëngulja e tij për normat e ulëta të interesit e ka çuar inflacionin në rritje – në 85% vitin e kaluar – dhe ka bërë që lira turke të humbasë 80% të vlerës së saj ndaj dollarit në pesë vjet.

Kemal K?l?çdaroglu, një nëpunës civil në pension 74-vjeçar, ka qenë lideri kryesor i opozitës në Turqi për më shumë se një dekadë, duke e udhëhequr partinë e tij drejt fitoreve të mëdha në një varg bashkish të qyteteve të mëdha, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.

Kandidati është kritikuar si i mungon karizma dhe për bllokimin e politikanëve nga partia e tij – si kryebashkiakët e profilit të lartë të Stambollit dhe Ankarasë – të cilët mund të kenë pasur një shans më të mirë për fitore.

Aleanca i ka dhënë përparësi drejtësisë, korrupsionit dhe arsimit, duke u zotuar të rivendosë pavarësinë e bankës qendrore, të ulë inflacionin, të çmontojë presidencën ekzekutive, të rivendosë kompetencat e parlamentit, të kthejë refugjatët sirianë dhe të përmirësojë marrëdhëniet me perëndimin.

Ndoshta në mënyrë kritike, K?l?çdaroglu ka mbështetjen e partisë kryesore pro-kurde Demokratike të Popullit (HDP), e cila përfundoi e treta në zgjedhjet e 2018 dhe përballet me një mbyllje të mundshme me urdhër të gjykatës.

Kjo për lidhjet e supozuara midis disa anëtarëve dhe militantëve të armatosur kurdë të jashtëligjshëm.

Rreth 15% e votuesve të Turqisë janë kurdë.

Çfarë është në mendjen e votuesve?

Fushata zgjedhore është dominuar nga gjendja e ekonomisë së Turqisë dhe kriza e kostos së jetesës, si dhe nga dëmet masive të shkaktuara nga tërmetet dhe çështja se cili president dhe aleancë partiake janë më të përshtatshmet për të përmirësuar gjërat.

Opozita ka sulmuar gjithashtu keqmenaxhimin e supozuar të qeverisë për operacionin e shpëtimit dhe pasojat nga tërmetet dhe e ka akuzuar atë për dështim në zbatimin e kodeve të ndërtimit.

Lindja e goditur rëndë, tradicionalisht pro-Erdogan mund të jetë vendimtare.

Pse ka rëndësi përtej Turqisë?

Nën Erdoganin, Turqia është përkulur si muskul ushtarak në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke nisur inkursione në Siri, duke kryer një ofensivë kundër militantëve kurdë brenda Irakut dhe duke dërguar mbështetje ushtarake në Libi dhe Azerbajxhan.

Ajo është përplasur gjithashtu diplomatikisht me Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin.

Ka pasur përplasje me Greqinë dhe Qipron për kufijtë detarë në Mesdheun lindor dhe i është nënshtruar sanksioneve të industrisë së armëve të SHBA-ve pasi bleu mbrojtje ajrore ruse.

Afërsia e Erdoganit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë që kritikët të vënë në pikëpyetje angazhimin e Turqisë ndaj anëtarëve të saj të NATO-s – të cilin ngurrimi i fundit i Ankarasë për të miratuar aplikimet për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës vetëm e ka përforcuar.

Megjithatë, Turqia ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje për eksportet e grurit uk
ainas, duke nënvizuar rolin e saj të mundshëm në përfundimin e luftës.

Për BE-në, humbja e Erdoganit do të ishte strategjikisht e mirëpritur, por politikisht e ndërlikuar, pasi mund të rifillojë ofertën e pranimit të Turqisë.

Po zgjedhjet parlamentare?

Votuesit kanë një zgjedhje midis 32 partive të organizuara kryesisht në aleanca të shumta, aktualisht kryesuar nga Aleanca Popullore e përbërë nga AKP në pushtet, MHP, partia e Unitetit të Madh (BBP) dhe partia e Mirëqenies së Re (YRP).

Kush do të fitojë dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Në zgjedhjet presidenciale, sondazhi më i fundit ka treguar se K?l?çdaroglu është pak përpara Erdoganit me rreth dy pikë, por nuk ka gjasa të marrë një shumicë absolute të votave, që do të thotë se një balotazh pritet pas dy javësh.

Disa komentues kanë paralajmëruar se nëse Erdogan humbet me një diferencë të vogël, ai mund të refuzojë të tërhiqet, siç ndodhi kur AKP humbi kontrollin e Ankarasë dhe Stambollit në zgjedhjet komunale që ajo kontestoi, madje duke detyruar një rizgjedhje në këto të fundit.

Në sondazhin parlamentar, AKP e presidentit është në rrugën e duhur për t’u shfaqur si partia më e madhe e vetme, por Aleanca e Kombit në opozitë parashikohet të jetë blloku më i madh politik.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se sondazhet në Turqi nuk janë gjithmonë të sakta.

Marrë nga “The Guardian”

Hagë: Trupi gjykues rrëzon kërkesën e Selimit për të hequr një pjesë të dëshmisë së një dëshmitari – mbyllet seanca kur dëgjohet dëshmitari i ri

0

Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së filloi si çdo herë në ora 9:00 në Hagë por me 40 minuta vonesë në Kosovë.

Gjykimi ndaj tyre po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Katër të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ish krerë të UÇK-së ishin të pranishëm në sallë, për të dëgjuar kështu dëshminë e dëshmitarit të radhës.

Kryetari i trupit Gjykues Charls Smith, me fillim ka hedhur poshtë një kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit Rexhep Selimi që të hiqet nga transkripi një pjesë e deklaratës së një dëshmitari, pasi që Selimi nuk ishte i përfshirë në të.

Charls Smith, Kryetar i trupit gjykues në rastin e ish krerëve të UÇK-së në Hagë

“Mbrojtja e Rexhep Selimit gjatë seancës 19 prill 2023, paraqiti një kundërshtim për dëshminë se kinse lidhet z. Selimi me një incident të caktuar”, thotë Smith.

“Baza për kundërshtimin e mbrojtjes, për këtë incident u përjashtua me urdhër gojor nga trupi gjykues me 17 prill 2023. Në fund të seancës së 19 prill 2023 mbrojtja e z, Selimit kërkoi që të përjashtoheshin disa pjesë të proces verbalit nga transkripti zyrtar dhe këtë e bëri para se të paraqiste kundërshtimin”.

“Trupi gjykues e shqyrtoi kërkesën dhe nuk mendoi se ka bazë ligjore, që ti jap të drejtë trupit gjykues të heqë nga proces verbali pjesë të caktuara për të cilat nuk pajtohet mbrojtja. Dëshmia është dhënë do të gjykohet në mënyrë të përshtatshme në përputhje me vendimin e datës së 17 prillit të këtij viti”, tha kryetari i trupit gjykues, Charls Smith.

“Kërkesa e Selimit rrëzohet”, përfundoi diskutimin për këtë çështje ai.

Më pas Smitih i kërkoi Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të sqarojë se cila është prova materiale të cilën ata duan ta bëjnë pjesë të procesit për të akuzuarin ish kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin.

“Për mocionin e prokurorisë për pranimin e deklaratave të të akuzuarit. Ndër gjërat e ndryshme që kërkoni të paraqisni është një intervistë e ZPS-së e zotit Thaçi e janarit të vitit 2020”.

“Lidhur me këtë intervistë ZPS kërkon që të paraqes diçka që njihet si provë materiale numër 14 dhe kjo përmendet në traskriptë në faqen 10. Trupi gjykues nuk është i sigurt për cilën provë materiale bëhet fjalë. Prandaj ZPS a mund të sqarojë për ne?”, pyet kryetari i trupit gjykues prokurorisë, me premtimin se këtë dhe çdo kërkesë tjetër do ta shqyrtojnë “në momentin e duhur”.

Smith njoftoi se gjykata nuk do të punojë në datat 2, 3, 4 dhe 5 tetor, siç u tha “për shkak të rrethanave”, por që nuk u tregua arsyeja e saktë. Duke shtuar se këto seanca do të dislokohen një javë më herët, në muajin shtator.

“Do të bëjmë seancë 1 javë më përpara, 25, 26, 27 shtator. Ju njoftojmë paraprakisht në mënyrë që të organizoheni sipas nevojës”, theksoi Smith.

Datat tjera të planifikuara për seanca në çështjen e Thaçit dhe të tjerët për këtë muaj janë: 11, 12, 15, 16, 17, 18, 22, 23 dhe 24 maj.

Edhe dëshmitari i radhës 47/48, në rastin ku të akuzuar janë ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun, me arsyetimin “për të mbrojtur identitetin e dëshmitarëve dhe të tjerëve”.

Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.Albanian Post 

 

Arrestohet një person i kërkuar në Zhur

0

Një person i kërkuar është arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

Fsh. Zhur, Prizren 09.05.2023 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimi