5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1637

Vdekja e turisteve në Valbonë, guida turistike shpjegon pse ndodhi tragjedia

0

Dy turiste të huaja gjetën vdekjen ditën e djeshme, teksa ishin duke eksploruar Valbonën. Mësohet se ato u rrëzuan për shkak të terrenit të thepisur dhe kanë përfunduar në greminë.

Në një lidhje direkte me A2 CNN, guida turistike Aida Gjeçaj tregon se pse ndodhi ky incident.

“Ishin një grup shokësh dhe dy të tjerët ishin ata që njoftuan për rrëzimin e shoqeve të tyre. Qafa e Valbonës është shkëmb malor i drejtë, është si fletë e drejtë. Nëse nisesh nga Thethi, ajo zonë nuk ka borë, aty ka shkrirë. Aty mund të ecësh mirë, ndërsa në Valbonë ka borë. Unë mendoj se ata janë nisur nga Thethi dhe nuk e kanë ditur që ka borë më pas”, tha ajo.
Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë

Lexo po ashtu

Sot mot i vranët e me rrufe, por del dhe dielli ndopak

0

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por do të ketë edhe rreze dielli.

Gjatë ditës pritet të ketë vranësira, por edhe shkarkime rrufesh.

Temperatura më e ulët do të jetë 7 gradë Celsius, në Besianë dhe Mitrovicë.

Ndërkaq temperaturat më të larta, 17 gradë Celsius, parshihet të ngjajnë në Prizren, Gjakovë, Kamenicë dhe Malishevë

Bie nga dritarja e hotelit në Itali, vdes kryebashkiaku polak

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cagliari, ku një kryebashkiak 44-vjeçar polak, ra nga kati i katërt i hotelit ku ai qëndronte dhe vdiq.

Ngjarja ndodhi në orën 2:00 në hotelin “Due Colonne” në qendrën historike të qytetit.

Sipas asaj që raportohet, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe ishte ulur në dritare ku më pas ka humbur ekuilibrin, duke rënë disa dhjetëra metra poshtë.

Policia ka përjashtuar hipotezën e një sulmi dhe rënia e tij mund të ndiqet si një aksident.

Kryebashkiaku polak ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë për një sërë vizitash institucionale.

Pamje nga përleshja masive mes dy familjeve në Prizren

0

Të dielën në mesnatë ka ndodhur një rrahje masive në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku janë përfshirë dy grupe prej rreth 15 personave.

Gjatë përleshjes që nisi për shkak të një rasti të vjedhjes që ishte përfshirë njëri nga të dyshuarit, janë përdorur mjete të forta e armë zjarri, nëntë nga të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim policor, kurse të tjerët në spital.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar SH. K, P.Xh, Z. Xh , Z. Xh, K. Q, E. K, Sh. K, G. K dhe B. K.

I dyshuari Sh. K, sipas informacioneve që ka Sinjali është ai që ka përdorur armën e zjarrit dhe për pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar plagë, si dhe është dërguar në QKUK.

Sipas informacioneve, rrahja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një rasti të vjedhjes, që dyshohet se e kishte kryer njëri nga të dyshuarit dhe ka çuar deri në konflikt mes palëve, incident ky përveç armës u përdorën edhe shufra metalike, boks hekuri e brisqe.

Të njëjtat burime thonë se me vendim të prokurorit hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar dje edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Në këtë rrahje janë të përfshirë 15 persona, ku dyshohet se janë përdorur një armë zjarri, mjete të mprehta si dhe është gjet edhe një shufër metalike. Më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, thuhet ne njoftim.

Ish-banorja e BBV përfundon në spital

0

Ish-banorja e BBV Nita Latifi, ka shqetësuar fansat me postimin e saj të fundit në rrjet. Ajo është shfaqur nga spitali duke marrë serum.

Mesa duket siç shkruan edhe ajo vetë gjithçka vjen për shkak të sforcimit të tepërt gjatë ditëve të fundit.

“Kështu ndodh kur nuk i jep vetes as edhe 1 minutë pushim”, shkruan Nita teksa tregon se tani është më mirë.

Kujtojmë që të gjithë banorët e BBV që prej mbrëmjes të së shtunës kanë qenë në një aktivitet pa ndërprerje, nga njëra festë në tjetërën.

Kabashi emocionohet duke folur për Komandant Drinin: Dora që e vrau nuk ishte shqiptare

0

Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Kabashi, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për shokun e tij të luftës, Ekrem Rexha i njohur edhe si komandant Drini. Ai, gjatë kohës kur foli për të u emocionua dhe nuk mund t’i mbante lotët teksa kërkonte drejtësi për vrasjen e tij.

Rexha ishte vrarë pas lufte afër shtëpisë së tij në Prizren, ndërsa ende nuk ka të dënuar për këtë rast. Kabashi, tregon se ai ishte plagosur dy herë edhe gjatë luftës dhe se disa njerëz që janë burgosur për vrasjen e tij nuk kanë dalë fajtor.

“Edhe na si shokë i kemi thënë vazhdimisht se. Ka qenë i plagosur dy herë në luftë. Uroj të gjenden ekzekutorët. Ata njerëz që kanë rreh gjoks se unë e kam vrarë kanë hongër burg dy-tri vjet. Për ato fjalë kanë shku në burg. Përndryshe ende nuk është gjet. Unë besoj se edhe policia e Kosovës dhe organet kanë fakte të mjaftueshme. Sepse asgjë në fund është statisfaksion për të gjithë”, tha ai.  

Kabashi shtoi se humbja e “Drinit” është mëkat dhe se ka humbur edhe Kosova pasi ai ka qenë vizionar i madh. Ai tha se nuk ka mundur të jetë shqiptar ai që e ka vrarë atë.

“Admirimi për Drinin vazhdon ende. Është gjynah, gjynah për Kosovën. Është i papërsëritshëm. Kanë me kalu vite dhe dekada për të krijuar një kuadër të tillë. Është gjynah i madh një njeri i tillë. Veq shqiptar nuk është ai që e ka bërë këtë. Jam i bindur. Nuk mund të flas një orë për të. Është figurë komplekse. Cdo preokopim i tij, ka cilido aspekt. Duhet të flitet për orë të tëra sepse ka qenë vizionar i jashtëzakonshëm. Cdo fjalë e tij, cka ka thënë ai. Është bërë realitet”, shtoi ai.

Teksa u pyet se kujt ka mundur t’i pengojë Ekrem Rexha, ai është përgjigjur kështu.

“Serbët. Serbia. Sepse e ka pasur rrezik permanent”, përfundoi Kabashi. /Gazeta Express/

Gjenden trupat e pajetë të dy turisteve në Qafë-Valbonë

0

Policia e Shtetit bëri me dije të martën e 9 majit se kishte gjetur trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge me iniciale B. M. dhe shtetases franceze me iniciale J. B në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Kjo, pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë.

Kërkimet e autoriteteve nisën pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, u nisën menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.

Në ndihmë të shërbimeve policore ishte nisur menjëherë edhe skuadra alpine e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër.

Kjo, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë e kishin të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera.

Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Një ditë më parë, një incident preku dy turistë holandezë të cilët ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum, kur njërin prej tyre e mori rrjedha.

Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, të hënën 8 majit në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe.

Ajo ka deklaruar paraprakisht se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

Sakaq, 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Autoritetet po vijojnë kërkimet në lumin Osum. Albanian Post

Dita kur diktatori italian, Benito Musolini, u pushkatua

0

Më 28 Prill 1945, saktësisht 78 vite më parë, Benito Musolini, i njohur si “Il Duçe”, së bashku me gruan e tij, Clara Petacci, u pushkatuan nga partizanët italianë që i kishin kapur çiftin teksa përpiqeshin që të iknin për në Zvicër.

Pasi u rrëzua nga pushteti, ish-diktatori italian, 61 vjeçar u ndihmua nga aleatët e tij, gjermanët nazistë, më në krye Adolf Hitler, që të krijonte një qeveri kukull në Italinë Veriore, pas pushtimit gjerman në Itali, krejt në fund të luftës së dytë Botërore.

Benito Mussolini: biografia e trajetória política - Brasil Escola
Adolf Hitler dhe Benito Musolini

Ndërsa aleatët luftuan në rrugën e tyre deri në gadishullin italian, humbja e fuqive të Boshtit, që ishte e sigurt, e kishte detyruar Musolinin që të shqyrtoi opsionet e tij. Duke mos dashur të binte në duart e anglezëve dhe as amerikanëve dhe duke ditur se partizanët komunistë, të cilët kishin luftuar kundër mbetjeve të ushtarëve fashistë italianë dhe banditë në veri, do ta gjykonin si kriminel lufte, ai vendosi të arratisej në një vend neutral.

Ai dhe gruaja e tij arritën në kufirin zviceran, duke zbuluar kështu se rojet e tij kishin kaluar në anën partizane. Duke e ditur se nuk do ta linin të kalonte, ai u maskua me një pallto dhe helmetë Luftwaffe, duke shpresuar që të futej në Austri me disa ushtarë gjermanë. Përpjekja e tij rezultoi e pasuksesshme, ai dhe Petacci u zbuluan nga partizanët dhe u pushkatuan, trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën me kokë poshtë dhe u shfaqën publikisht për tu sharë nga masat.

Trupat e vdekur të Benito Musolinit, zonjës së tij Claretta Petacci dhe fashistëve të tjerë të ekzekutuar në Milano, 1945.

Si kishte ardhur në pushtet Musolini?

Para se të bëhej një nga fashistët më të famshëm të shekullit të XX, Benito Musolini, ishte një socialist i ri, por ai u nda me këtë lëvizje dhe më pas kaloi në një valë dhune antisocialiste në pushtet në Itali.

Benito ‘Amilcare’, emrat e mesëm të Andrea Musolinit vinin nga socialistët italianë, Amilcare Cipriani dhe Andrea Costa, dhe babai i tij, i cili po ashtu ishte një socialist.

Në të 20-at e tij, Musolini ishte redaktor i një gazete socialiste në Austro-Hungari, më pas në vitin 1912, kur ishte rreth të 30-tave, mori postin e redaktorit të Avanti! (Përpara!), gazeta zyrtare e përditshme e Partisë Socialiste të Italisë.

Por, disa vjet më vonë partia e përjashtoi Musolinin për mbështetjen e tij për hyrjen e Italisë në Luftën e Parë Botërore, e njohur ndryshe si Lufta e Madhe.

“Musolini ishte më shumë një revolucionar autoritar sesa një marksist ortodoks,” thotë Michael R. Ebner, profesor i asociuar i historisë në Shkollën Maxwell në Universitetin e Sirakuzës dhe autor i “Dhuna e zakonshme në Italinë e Musolinit” (Cambridge University Press, 2011).

“Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ai i pa nacionalizmin dhe militarizmin si çelësat e trazirave revolucionare. Prandaj ai la pas determinizmin ekonomik dhe pacifizmin marksist”.

Pas Luftës së Parë Botërore, ‘Blackshirts’ e Musolinit synojnë t’i zevendësojnë socialistët

Musolini ishte larguar nga Partia Socialiste, por shumë italianë e përqafuan atë pas luftës, pjesërisht sepse politikanët që e krijuan atë parti ishin joefikas në zgjidhjen e problemeve të pasluftës, thotë Ebner, i cili është bashkëredaktor i Politikës së Jetës së Përditshme në Italinë Fashiste (Palgrave Macmillan, 2017).

Benito Musolini në qendër, gjenerali dhe politikani fashist Enilo De Bono dhe aviatori Italo Balbo që drejtonin Bluzat e zeza gjatë marshit në “Romën Fashiste”.

“Pas sakrificave të luftës dhe shembullit të Revolucionit Bolshevik në 1917, çdo gjë dukej e mundur”, thotë ai, duke shtuar se socialistët bënë fitore të mëdha elektorale, duke marrë përsipër qeveritë lokale, gjë që alarmoi disa italianë të klasës së mesme dhe të lartë.

Duke parë këto arritje, Musolini u përball me socialistët me forcë. Në vitin 1919, Musolini krijoi Fasci Italiani di Combattimento, (Skuadrat luftarake italiane), pararendëse e Partisë së tij Fashiste. Ky grup ushtronte dhunë kundër socialistëve dhe armiqve të tjerë.

Për të filluar përmbushjen e qëllimeve të tij, do të sherbete viti 1921, kur ai themeloi Partinë Fashiste, duke e kthyer lëvizjen e tij paraushtarake në një parti formale politike. Ai shpiku emrin e partisë bazuar në fjalën italiane për tufë – fascio – në lidhje me tufat e shufrave të përdorura në Romën e lashtë për të simbolizuar forcën përmes unitetit. Partia theksoi unitetin kombëtar – edhe nëse kërkon dhunë për të mbajtur nën kontroll disidentët.

“Në thelb, Musolini i urrente socialistët, dhe po ashtu edhe pjesa tjetër e fashistëve”, thotë Ebner. “Një forcë shtytëse pas dhunës fashiste ishte dëshira e tyre për të ndëshkuar socialistët që nuk e mbështetën Italinë gjatë Luftës së Madhe (Lufta e Parë Botërore). Fashistët i shihnin socialistët si tradhtarë frikacakë, armiq të brendshëm, të cilët duheshin zhdukur”.

Ai vuri në dukje se grupet paraushtarake të Musolinit që sulmuan Partinë Socialiste dhe sindikatat e punëtorëve – të njohura si bluzat e zeza – shpesh paguheshin ose furnizoheshin nga pronarë të pasur tokash. Skuadrat fashiste dogjën zyrat komuniste dhe socialiste teksa pushtuan qytetet italiane.

Më 1921, Musolini u zgjodh në dhomën e ulët të parlamentit italian, në Dhomën e Deputetëve, dhe vitin e ardhshëm, dhjetëra mijëra fashistë të armatosur marshuan në Romë, duke kërkuar që Musolini të emërohej kryeministër.

Mbreti i Italisë, Victor Emmanuel III, refuzoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të vendoste ligjin ushtarak. Në vend të kësaj ai shpërndau qeverinë dhe i kërkoi Musolinit të formonte një të re.

Musolini u bë njëkohësisht kryeministër dhe ministër i brendshëm, posti i fundit i dha atij kontrollin mbi policinë.

Përpara se Musolini të bëhej kryeministër, skuadrat fashiste kishin përdorur dhunën për të vrarë, dëmtuar, frikësuar dhe poshtëruar armiqtë e tyre. Pasi Musolini u bë kryeministër në tetor 1922, skuadrat ishin ende të rëndësishme, por Musolini gjithashtu mund të mbështetej tek policia për të ndjekur armiq si komunistët, socialistët dhe anarkistët.

Në qershor 1924, njerëzit që ishin të lidhur me Musolinin vranë liderin socialist Giacomo Matteotti, duke nxitur deputetët e opozitës të bojkotojnë Parlamentin.

Më 3 janar 1925, Musolini në thelb mori përgjegjësinë për atë vrasje në një fjalim në Parlament që shihet si fillimi i diktaturës së tij fashiste.

“Unë deklaroj përpara kësaj Dhome, përpara botës dhe përpara Zotit se unë personalisht marr të gjithë përgjegjësinë politike, morale dhe historike për atë që ka ndodhur” i tha ai Dhomës së Përfaqësuesve.

“Unë deklaroj se nëse fashistët janë një shoqatë keqbërësish, atëherë unë jam kreu i asaj shoqate keqbërësish”.

Në përgjigje të atyre që ai i quajti sulmet “skandaloze” të shtypit kundër fashizmit, Musolini tha: “I gjithë kombi po pyet se çfarë po bën qeveria, i gjithë kombi po pyet nëse qeveriset nga burra apo nga kukulla”.

“Duke qëndruar në pozën e tij karakteristike” raportonte New York Times, “me gjoksin e shtrirë mirë, duke goditur stolin e ministrave me grushtin e tij të shtrënguar fort për të theksuar pikat e tij… ai foli me zjarr, pasion dhe vrull… Vetëm forca, tha ai, mund të vendosë mes fashizmit dhe opozitës dhe këtë forcë ai tani propozon ta përdorë”.

Të pranishmit qëndruan në këmbë dhe duartrokitën çdo fjali dhe thërrisnin “Vivo Mussolini! Vivo Fascismo!”

Në fakt Musolini ishte një nga liderët e rrallë që fjalimet i kishte shumë të zjarrta, dhe po ashtu ishtebnjë figurë tejet karizmatike, dhe këto aftësi ai arrinte që t’i përdorte mjaft mirë për t’i bindur masat e gjëra popullore që të rreshtoheshin me të.

“Ishte triumfi më i madh i gjithë karrierës politike të Musolinit”, thotë Times.

Pas fjalimit të tij, “deputetët u vërsulën drejt Musolinit nga të gjitha anët dhe e ngritën lart me shpatulla duke e nxjerrë triumfalisht jashtë dhomës”, ndërsa të tjerët kërcyen dhe kënduan.

Musolini, i njohur si “Il Duce” (Udhëheqësi), sundoi si diktator që nga ajo pikë. Ai ushqeu një kult të personalitetit, duke e projektuar veten si një udhëheqës i gjithëfuqishëm dhe i domosdoshëm. Qeveria e tij dëboi të gjithë opozitën, duke përfshirë anëtarët socialistë dhe arrestoi të gjithë anëtarët komunistë të Parlamentit. Ai shfuqizoi zgjedhjet lokale dhe rivendosi dënimin me vdekje për krimet politike.

Benito Mussolini pozon pranë një busti të tij të bërë nga skulptori Ernest Durig, rreth vitit 1925.

Qeveria e Musolinit gjithashtu kërkoi që shtëpitë e filmit të shfaqnin filma të propagandës qeveritare si pjesë e një goditjeje ndaj shtypit të lirë.

Në “Doktrina e Fashizmit”, botuar në 1932, Musolini dhe një tjetër fashist e përshkruan shtetin si “gjithëpërfshirës; jashtë tij nuk mund të ekzistojnë vlera njerëzore apo shpirtërore, aq më pak të kenë vlerë”.

Musolini bëri aleancë me udhëheqësin e Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler, pra me atë që e filloi Luftën e Dytë Botërore (1939-1945) – më të madhen që ka njohur bota, me dëmet më të mëdha si njerëzore, ashtu edhe materiale.

Ai sundoi Italinë deri në vitin 1943, kur u votua mocioni i mosbesimit nga pushteti nga Këshilli i tij i Madh, dhe më pas u arrestua. Pasi komandot gjermane e shpëtuan, ai u vendos në krye të një qeverie kukull në Italinë veriore të pushtuar nga gjermanët nga shtatori 1943 deri në prill 1945.

Ndërsa Rajhu i Tretë humbi kontrollin e tij në Italinë Veriore, Musolini u përpoq të ikte me zonjën e tij në Zvicër. Ai veshi rroba gjermane dhe një helmetë për të maskuar identitetin e tij, por, falë viteve të promovimit të kultit të tij të personalitetit, ai u njoh shpejt.

Musolini u ekzekutua  së bashku me gruan e tij nga partizanët komunistë italianë më 28 prill 1945.

https://albanianpost.com/dita-kur-diktatori-italian-benito-musolini-u-pushkatua/

Gareth Bale ka një ofertë për rikthimin në futboll

0

Gareth Bale-t i është dërguar një lutje e drejtpërdrejtë për të dalë nga pensionimi dhe për të nënshkruar një transferim të bujshëm me Wrexham.

Bale për herë të fundit kishte një karrierë mahnitëse pasi ishte kapiten i Uellsit në Kupën e Botës 2022 në Katar, me paraqitjen e tij të fundit në klub që erdhi për D.C United në një fitore dramatike të Kupës MLS.

Por pronarët e Wrexham, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney janë përpjekur dëshpërimisht të bindin legjendën e Real Madrid dhe Tottenham për të ndryshuar vendimin e tij dhe për të nënshkruar për kampionët e Ligës Kombëtare në Angli. Bale së fundmi e uroi Wrexham për sigurimin e promovimit në Ligën e Futbollit.

Reynolds dhe McElhenney janë serioze në dëshirën për të sjellë pesë herë fituesin e Champions League dhe McElhenney tani e ka bërë lutjen.

Ai u shfaq në emisionin Aarthi dhe Sriram në YouTube dhe i tha Bale se Uellsi po mbështet tek ai që të bëjë “gjënë e duhur” dhe t’i telefonojë. Ai tha se “Gareth, në rregull, vetëm ti dhe unë po flasim këtu për një sekondë. E di që Kalifornia Jugore është e bukur dhe e di, sepse unë jam nga Filadelfia dhe kam jetuar këtu për shumë vite”.

“Por ti je i ri dhe ke pjesën tjetër të jetës për të jetuar ku të duash. Por, nëse do të mund të ktheheshit vetëm për një vit të fundit të lavdisë, besoj se kombi juaj, kombi i Uellsit, po mbështet tek ju për të bërë gjënë e duhur. Më telefono”, theksoi ai.

Wrexham ishte në gjendje ta largonte Ben Foster-in nga pensioni në moshën 40-vjeçare dhe ai e ndihmoi klubin të fitonte në Ligën Kombëtare, ku klubi grumbulloi 111 pikë.Albanian Post

Pronari i lokalit në Dragash sulmon fizikisht qiraxhiun, viktima kërkon ndihmë në spital

0

Një konflikt ka ndodhur dje në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht qiraxhiun e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve lidhur me lokalin që është lëshuar me qira, me ç’rast 65-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij edhe në organet e hetuesisë./Sinjali

===============================================

Proton Cable po zgjeron praninë në tregun Austriak duke eksportuar kabllo elektrike Made in Kosova me cilësi të lartë.
Jemi shumë të lumtur që po kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.