6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 175

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

0

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit.

Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në përfaqësimin dhe fuqizimin e rinisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe jetën publike të qytetit.

Komuna e Prizrenit ritheksoi përkushtimin e saj për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin dhe avancimin e rinisë, duke u angazhuar për krijimin e mundësive dhe hapësirave për pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën komunitare./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

0

Arben Veselaj

Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej disa vitesh, tashmë, skenën politike e ka pushtuar fryma militariste e Vetëvendosjes, me atë gjuhën e parullave, mbetur në margjinat e patriotizmit të vonuar. Lideri i Vetëvendosjes, A.K., në fjalimet e tij plot potere, sërish ka zënë ta n’trashë zërin. Kur e dëgjon – të kall datën; të duket sikur po kërkon bindje dhe nënshtrim, sikur nuk po kërkon votues por rekrutë … për kushedi çfarë lufte. Me atë zërin kërcënues militarist ai sikur po i paralajmëron kundërshtarët politikë, por edhe qytetarët që guxojnë të mos e votojnë, se ndëshkimi do të bjerë mbi ta, herët ose vonë! Në këtë maskaradë, gjuha e bukur shqipe nuk i volit për të shprehur mendim dhe bindje, por veç kërcënim dhe frikë.
Zot, ruana nga kuraja e frikacakëve!
Çfarë po kërkon ky njeri?
Pak iu duk që ia çoi kot një vit këtij vendi e kësaj shoqërie?
Në historinë politike të kombit shqiptar, por jo vetëm, vitet e humbura asnjëherë nuk janë shpallur me dekrete, por ato janë njohur vetëm kur dëmi është bërë dhe kur koha të ketë shkuar në pakthim. Viti 2025 i ka të gjitha shenjat e një viti të humbur, apo siç e ka quajtur shkrimtari ynë, Ismail Kadare, vitin e Haxhi Qamilit (1914) “Viti i mbrapshtë”. Për dhjetë muaj rresht, Kosova nuk arriti të krijojë një qeveri të shkretë, jo për mungesë votash, as për mungesë vullneti të një pjese të konsiderueshme të të zgjedhurve të 9 shkurtit, por për shkak të hipotekave politike dhe komplekseve “patriotike” – pasojë e deficitit moral, etik dhe patriotik të një njeriu. Hipotekat e së kaluarës, të cilat lideri i patriotizmit të vonuar, që prej vitesh, me lojë fjalësh, po na i shet si “parime”, në praktikë po funksionojnë si bllokada, humbje dhe dështime për Kosovën. Në emër të disa kauzave të sajuara, kompromisi dhe bashkëpunimi politik – themele të çdo demokracie liberale, sot konsiderohen tradhti. Fati i Kosovës u bë zap për gati një vit nga dora e hekurt e A.K. Sikur të ishte një dosje, fati i Kosovës u mbyll mbi tavolinë derisa realiteti politik u ndryshua dhe u përputh me egon ideologjike të një njeriu dhe të një organizate politike nga rënëvakti.
Tregimi me vitin e humbur bëhet edhe më ironik kur kujton se bllokada nuk erdhi nga “opozita destruktive”, por nga “fituesi absolut”, i cili u soll sikur pushteti pesëvjeçar iu bë barrë e rëndë, dhe, në kohën e vendimeve historike, refuzonte përgjegjësitë që duhej ushtruar. Ndërkohë që institucionet mbetën pa drejtim, Kosova pësoi humbje të mëdha: izolim ndërkombëtar – politik dhe ekonomik, pezullim të të gjitha proceseve integruese, embargo, thellim të krizës ekonomike; në rastin më të mirë keqmenaxhim i krizave institucionale, e në rastin më të keq – mungesë totale në menaxhimin e krizave. Gjatë vitit të humbur, Kushtetuta e Republikës së Kosovës u shkel nga “qeveritarët në detyrë” sikur të ishte kushtetutë e një shteti kolonial. Vazhduan të pasojnë njëra pas tjetrës aferat korruptive nga më të rëndat që ka njohur Kosova ndonjëherë. Puna shkoi deri aty sa edhe vet A.K. “guxoi” të mos paraqitej në Prokurori kur u kërkua të dëshmonte për vjedhje të Rezervave shtetërore.
Por, të gjitha këto janë asgjë në krahasim me dëmin e madh që u bë në rrafshin propagandistik: fryma militariste e Vetëvendosjes, vazhdoi ta “tharbë” shoqërinë kosovare edhe më, me parullat e nacionalizmit të vonuar.
Çfarë kërkon sot A.K.?
Të votohet përsëri!?
Pse të votohet?
Për çfarë?
Për “punët e mira” që ka nisur por nuk po e lë opozita t’i mbarojë? Për zhvillimin ekonomik që njohu Kosova në këto gjashtë vite? Për sigurimet shëndetësore? Për rritjen e pagave? Për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të shërbimeve publike? Për uljen e çmimit të bukës? Për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave? Për ndaljen e privatizimit? Për ndaljen e migrimit të të rinjve? Për kapjen dhe burgosjen e hajnave? Për luftimin e korrupsionit? Për forcimin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit? Për hapjen e perspektivës dhe punësimin e të rinjve?
Pse të votohet?
Për çfarë?
Për ndryshimin e nenit të Kushtetutës që ndalon bashkimin kombëtar? Për kthimin e kufirit të Kosovës në Çakorr? Për ndalimin e bisedimeve me Serbinë? Për shfuqizimin e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë? Për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë?
Për çfarë të votohet A.K.?
A nuk i mjaftoi 51 për qind e pushtetit në mandatin e parë për të realizuar së paku njërin prej këtyre premtimeve? A nuk i mjaftoi 42 për qind e pushtetit në mandatin e dytë për ta bërë një qeveri të keqe? Pse, pra, të votohet përsëri një njeri që shtetit të Kosovës ia çoi kot një vit duke mos qeverisur? Për ta dëgjuar dhe shikuar përsëri dhe çdo natë të njëjtën farsë justifikimesh: “Unë po i lus, por ata nuk po duan”!?
Në historinë politike të botës shqiptare, por jo vetëm, vështirë është të gjendet një skemë kaq e madhe mashtruese si ajo e A.K. me sovranitetin në veri të Kosovës. Si është e mundur që ky mashtrim të proklamohet në mënyrë kaq të gënjeshtërt? Nëse flasim për sovranitetin e Kosovës në pjesën veriore, ai është vendosur në kohën kur A.K. hapur i luftonte institucionet e Kosovës, me çfarë kishte në dispozicion: me gurë, me tym, me zjarr. Për fat të keq propaganda militariste dhe fanatizmi politik i Vetëvendosjes ia ka dëmtuar rëndë memorien kësaj shoqërie dhe sot ajo është katandisur në një mentalitet që gjykon shumë shpejt, kupton shumë ngadalë, dhe, në rastin më të shpeshtë, harron fare. Prandaj, duhet rikujtuar se sovraniteti në veri të Kosovës është vendosur më 26 korrik të vitit 2011, përmes aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ku heroikisht u vra polici Enver Zymeri, dhe, që atë ditë e sot aty janë vendosur pikat doganore mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Jarinë dhe Bërnjak. Ato pika doganore, që atë ditë kanë marrë njohje ndërkombëtare dhe e kryejnë punën sikur çdo pikë tjetër doganore e Kosovës.
Ajo që në fakt ka realizuar A.K. në komunat veriore të Kosovës është çlirimi i komunave (lexo: qytetarëve serbë) nga formacionet parashtetërore të Serbisë … dhe ky nuk është një kontribut që duhet mohuar, përkundrazi … por këtu mbaron “lufta” e A.K. për veriun, broçkullat tjera për sovranitet nuk pinë ujë.
Çfarë kërkon sot A.K.?
Të votohet përsëri!?
Pse të votohet?
Për çfarë?
Për premtimet e kota që i bënë sapo të hapet fushata elektorale: për rritje pagash e pensionesh, të lëmoshës për të varfrit … për rritje të dikastereve të qeverisë me “Ministrinë e Dashurisë”, “Ministrinë e së Vërtetës” (George Orwell “1984”) … për paratë që ua ndanë vetëm militantëve të turmës së tij, për çokat (përhajret) që ua bënë vetëm komunave të Vetëvendosjes dhe i përjashton të tjerat si të ishin armiqësore? Për privilegjet që ua ndanë farukmujkëve dhe xhimajlbashëve? Për pushtetin që ua jep mujsharëve si Sami Kurteshi?
Si të votohet një njeri që e injoron tërësisht procesin politik e historik që solli deri te pozita prej nga po qeveris? Si të votohet një njeri që mendon se e mirë është vetëm ajo që bën ai, se ligji dhe të drejta janë vetëm ato që thotë ai? Si të votohet një njeri që mendon se ardhmëria e këtij vendi është realizuar që në ditën që e mori të drejtën të qeveris? Si të votohet një njeri që mendon se të gjithë shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës atij që janë në jetë, se sot të jesh shqiptar ose jo, këtë e përcakton vetëm ai? Si të votohet një njeri që mendon se populli merr frymë vetëm pse këtë e lejon ai; se ky atdhe dhe kjo liri sot ekzistojnë pse këtë e mundëson ai? Si të votohet një njeri që e ka instaluar ideologjinë e tij personale të luftës pakompromis kundër shtetit që u krijua pa pjesëmarrjen dhe pa kontributet e tij? Si të votohet një njeri që me propagandën e tij militariste dhe fanatizmin politik i ka shkatërruar të gjitha idealet nacionale, qytetëruese dhe humaniste që ka i pasur populli ynë?
Kjo situatë vetëm normale nuk është.
Prandaj A.K. sërish ka zënë të bëjë “filma”, i dehur nga deliri i madhështisë. E keni parë se si i përjeton momentet kur të tjerët i gjunjëzohen dhe ia puthin dorën, kur turmat i thërrasin “Dum Babën”!, kur qëndron gatitu kokulur përpara përmendores së vet në Peran, ndërsa e dëgjon “deputeten” Llalloshi duke kënduar: “Jam Albini, pushkë me qitë”!?
Shkrimtari dhe satiristi legjendar austriak, Karl Kraus, ka një thënie të bukur për situata dhe personazhe të ngjashme: “Kur dielli i kulturës perëndon, shkurtabiqët duken gjigantë”.
Por, unë jam i bindur se kjo “epope” mashtruese, ashtu sikur edhe shumë të tjera që janë kënduar edhe më parë në pllajën e civilizimit bujqësor ballkanik, do të përfundojë si parodi.

(Autori është gazetar&shkrimtar dhe veteran i luftës së UÇK-së)

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

0

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços.

Media kanë publikuar listat e personazheve që priten se do të jenë konkurrentë brenda shtëpisë. Mes emrave më të përfolur janë:

Kristi Lamaj – këngëtar
Hilda Kërtalli – content creator
Renee Reffo – content creator
Vitmar Basha – këngëtar/instrumentist
Robert Aliaj Dragot – artist i njohur
Anxhela Martini – modele
Juxhin Plovishti – aktor komedie
Ardi Murataj – moderator
Sabina Mete – moderatore
Ina Pashollari – moderatore
Lore (Lorela Karoshi) – këngëtare
Valer Kolnika – ish-banor i Big Brother

Banori i parë i konfirmuar
Një nga emrat e konfirmuar zyrtarisht është Anxhelo Haruni, moderatori i emisionit “Top Talk” në Top Channel, i cili e njoftoi publikisht se do të futet në shtëpinë e Big Brother dhe do të hyjë në izolim të plotë sipas rregullave të formatit.

Sonte nis Big Brother VIP 5! Ja emrat e përfolur dhe banori i parë i

Big Brother Fan Club” do të ketë moderatore Kiara Titon ndërsa opinionistë janë Françeska Murati dhe Arian Konomi/dritare.net

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

0

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec.

Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen vlerat e larta artistike me kritere shumë rigoroze si në organizim po ashtu edhe në përzgjedhjen e Poetëve me të cilët ndërtohen urat lidhëse, promovim vlerash unike, shkëmbim kulturor dhe kohezion shoqëror.

Në këtë edicion poetët musafirë janë nga rajoni, Evropa, Azia, Amerika Latine si dhe poetët e dalluar Kosovar të cilët së bashku do të deklamojnë krijimet e tyre origjinale dhe ekzkluzive për këtë Festival.

Fondi për Edukim Kulturor sivjet shfaq për herë të parë çmimin PRIMARIVS, për vepër jetësore në fushën e edukimit, Shkencës dhe Trashëgimisë.

Me përkrahjen e MKRS, sponsorëve dhe spektrit të gjerë krijuesish, intelektualesh, afaristësh, pas një pauze Festivali kthehet në një ngjarje kulturore dhe shoqërore autentike, ndërkaq përvoja unike në Festival do të përcillet në disa kontinente falë mysafirëve të largët të cilët do të shkruajnë e flasin për Kosovën gjithnjë bazuar në mbresat e tyre.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

0

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas.

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar me nderim kujtimin e tij, duke theksuar përkushtimin, vlerat dhe gjurmën e pashlyeshme që Bajra la në klub dhe në sportin vendor.

“Emri dhe vepra e tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes sonë”, ka bërë të ditur KB Bashkimi, raporton PrizrenPress.

Klubi e cilëson Bajrën si një njeri të rrallë, i cili me punë, karakter dhe dashuri për sportin kontribuoi në ngritjen e vlerave të basketbollit në Prizren.

“I paharruar përjetë. U prehtë në paqe.”/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

0

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Në mbrëmjen e sotme garojnë 23 këngëtarë, ku njëri prej tyre do të triumfojë në çmimin e madh që do ta dërgojë për Festivalin Europian të Këngës.

Lista e 23 këngëtarëve finalistë u plotësua pas kalimit në finale të 5 këngëtarëve debutues në këtë festival.

Mes plot surprizave dhe të ftuarve specialë, do të ndezin skenën “Shkodra Elektronike”: Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka; Bleona Qerreti dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, Tommy Cash i njohur me këngën e tij “Espresso macchiato” në Eurovizionin e fundit.

Tommy Cash pritet të elektrizojë skenën e Fest 64 duke qenë se artisti estonez njihet për guximin e tij me aspektet vizuale dhe tingujt inovativë.

Ndërkaq, që prej mesnatës të së premtes është hapur zyrtarisht edhe televotimi për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë sonte në mbrëmje.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova. Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Nata finale e Fest 64 pritet të sjellë performanca të paharrueshme dhe rivalitet të fortë për çmimin e madh.

Një ditë më pas, të dielën, do të zhvillohet edhe Post-Fest ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë në Pallatin e Kongreseve një kronikë të plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Nën moderimin e Fjodora Fjor`s, Post Fest 64 do të ndalet te momentet kulmore të katër netëve të festivalit: performancat që u duartrokitën gjatë, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, por edhe emocionet e forta të artistëve fitues. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugëtimit të këngës fituese dhe përfaqësimit të Shqipërisë drejt Eurovizionit, mes pritshmërive të larta, komenteve dhe analizave artistike./rtsh.al/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

0

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në mbrëmjen e laureatëve të vitit, raporton PrizrenPress.

Ky çmim vjen si njohje e punës së palodhur, profesionalizmit dhe arritjeve që Loci ka shënuar me ekipin, duke e renditur ndër figurat më të respektuara të basketbollit kosovar për këtë vit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

0

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si vlerësim për angazhimin e tij të pandërprerë, përkushtimin profesional dhe udhëheqjen e qëndrueshme të klubit, raporton PrizrenPress.

“Kontributi i tij ka qenë thelbësor në stabilitetin organizativ dhe sukseset sportive të klubit ndër vite”, thuhet në njoftimin e KBF Bashkimit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit në ngritjen dhe zhvillimin e klubit.

Ky vlerësim konsiderohet plotësisht i merituar, duke reflektuar punën e palodhur dhe vizionin e tij në drejtimin e Bashkimit.

“Urime President për këtë vlerësim të merituar. Krenari për KBF Bashkimin dhe Prizrenin”, thekson klubi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

0

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit 2025 në kategorinë e femrave – një vlerësim që pasqyron formën e tyre të lartë dhe kontributin e çmuar në parket.

Kapitenja e ekipit, Aulona Muhadri, është nderuar për paraqitjet e saj të qëndrueshme dhe rolin udhëheqës gjatë gjithë sezonit.

“Ky vlerësim vjen si rezultat i paraqitjeve të qëndrueshme, angazhimit maksimal dhe kontributit të saj gjatë sezonit garues”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Po ashtu, lojtare e talentuar Merisa Bilalli është përfshirë në formacionin ideal të vitit, falë paraqitjeve të saj të rëndësishme dhe ndikimit në lojën e ekipit.

“Një vlerësim që pasqyron paraqitjet e saj gjatë sezonit dhe kontributin në ekip”, thekson klubi.

KBF Bashkimi ka uruar të dyja lojtaret për këtë arritje të merituar, duke theksuar se ato vazhdojnë të përfaqësojnë me krenari klubin dhe qytetin e Prizrenit në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

0

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky vlerësim pason një vit të mbushur me angazhim, përkushtim dhe paraqitje të shkëlqyera nga ekipi prizrenas.

“Ky çmim vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të klubit, punës profesionale të stafit, si dhe paraqitjeve të suksesshme gjatë sezonit garues”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Nga Bashkimi kanë shprehur mirënjohje të veçantë për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët, të cilët kanë qenë mbështetje e pandërprerë gjatë gjithë vitit.

KBF Bashkimi vazhdon të përfaqësojë me dinjitet qytetin e Prizrenit në basketbollin kosovar, duke dëshmuar se tradita dhe puna profesionale shpërblehen./PrizrenPress.com/