Home Blog Page 19

Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

0

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për rikthimin e Fatmir Limaj në gjirin e PDK-së.

Në kërkesën e tyre, ata theksojnë se rikthimi i Limajt do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit në frymën e bashkëpunimit dhe të përbashkëtës politike.

Kjo iniciativë është mbështetur nga përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së në Piranë, Randobravë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas dhe Krushë të Vogël.

Dokumenti është nënshkruar nga Skender Elshani, Hazer Shala, Durak Thaçi, Bislim Krasniqi, Nagip Morina, Bexhat Bytyçi dhe Jetson Zylfiu, në cilësinë e përfaqësuesve të nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

0

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Sipas tij, gjatë takimit me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren është diskutuar për mobilizimin dhe bashkëpunimin në funksion të organizimit zgjedhor.

“Frymë unike dhe atmosferë shumë e mirë e përcolli sonte takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren, me të cilët mobilizimi dhe bashkëpunimi kanë sjellë gjithmonë rezultate pozitive. Gjithashtu, themeluam shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit”, thuhet në njoftimin e Totajt, raporton PrizrenPress.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mbetet alternativa për menaxhimin e krizave institucionale dhe zhvillimin e vendit.

“Zgjidhja e vetme në të gjitha krizat institucionale ka qenë dhe mbetet PDK-ja”, ka deklaruar Totaj.

Sipas tij, e ardhmja e gjeneratave të reja lidhet me mirëqenien e qytetarëve, të cilën PDK-ja, siç ka thënë ai, e ka dëshmuar vazhdimisht si subjekt shtetformues, profesional dhe i fuqishëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një mesazhi publik, Kurti e cilësoi komandant Drinin si një ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare, duke veçuar rolin e tij si udhëheqës i Zonës Operative të Pashtrikut dhe kontributin në hartimin e planit për çlirimin e Prizren me rrethinë, raporton PrizrenPress.

Sipas Kurtit, kontributi i Ekrem Rexhës nuk përfundoi me luftën, pasi ai u angazhua edhe në periudhën e paqes për rindërtimin e institucioneve të para të vendit.

“Qytetarët e vendit tonë, sot e kësaj dite, 26 vite pas vrasjes së tij tinzare, komandant Drinin e kujtojnë edhe si mikun e vet kur kanë qenë në vështirësi, si njeriun e rendit dhe paqes”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se komandant Drini do të kujtohet përherë për bujarinë, dinjitetin dhe profesionalizmin e tij, duke e cilësuar si simbol të shpresës për rindërtimin e Kosovës pas luftës çlirimtare./PrizrenPress.com/

Marketing

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

0

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali Çast”, projekt që pritet të realizohet në një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive, promovimit të vlerave shoqërore dhe mbështetjes institucionale për iniciativa që përcjellin mesazhe të dinjitetit, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut.

Totaj vlerësoi këtë projekt si një iniciativë me rëndësi historike, shoqërore dhe kulturore për qytetin e Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë e institucionit komunal për bashkëpunim në realizimin e tij.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Mirëprita sot ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me ç’rast diskutuam për nismën ‘Murali Çast’, që do të realizohet në një prej pikave më të frekuentuara të Prizrenit. Gjatë takimit theksuam rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive, sensibilizimit shoqëror dhe mbështetjes institucionale për iniciativa që promovojnë dinjitetin, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/ 

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

0

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Malishevës.

Delegacioni i DKRS-së, i kryesuar nga drejtoresha Teuta Miftari-Mazreku, së bashku me zyrtarin për kulturë Mehdi Krasniqi dhe zyrtaren për rini Afërdita Duraku, u prit nga drejtori Samir Hoxha dhe stafi profesional i institucionit.

Sipas njoftimit të QRTK-së, gjatë takimit u diskutua për kërkesat që ndërlidhen me evidentimin, marrjen nën mbrojtje dhe trajtimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore në Komunën e Malishevës, si dhe për nevojat për ndërhyrje konservuese dhe restauruese.

“Po ashtu, palët diskutuan edhe për organizimin e aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të komunës, me fokus ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.

QRTK në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me institucionet lokale, në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore./PrizrenPress.com/

Marketing

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit.

Sipas njoftimit, punimet janë realizuar në një gjatësi prej 370 metrash, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe qarkullimin në këtë pjesë të qytetit.

“Me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit, përfundoi sot rregullimi i rrugës ‘Xhevë Lladrovci’ në Prizren, në gjatësi prej 370 metrash, pranë ‘Qylhanit’”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet, me qëllim të “vënies së rregullit, ligjshmërisë dhe rritjes së llogaridhënies” në punë, ndërsa ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë identifikuar parregullsi të rënda në Shërbimin e Dializës.

Sipas njoftimit, në tetor të vitit 2025 u është dërguar një urdhëresë shefave, kryeinfermierëve dhe udhëheqësve të njësive për zbatimin e disiplinës dhe përgjegjësive në punë.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Për këtë qëllim, spitali thotë se ka formuar një komision të posaçëm, i cili përmes kontrollit të drejtpërdrejtë dhe monitorimit të kamerave të sigurisë, ka konstatuar parregullsi në Hemodializë.

“Përmes kontrollit të drejtpërdrejtë dhe monitorimit të kamerave të sigurisë, [komisioni] ka identifikuar parregullsi të rënda në Shërbimin e Dializës”, thuhet në njoftim.

Spitali bën të ditur se pas verifikimit të pamjeve, është konstatuar se punëtorët e hemodializës, përfshirë edhe kryeinfermierin, kanë bërë regjistrimin e hyrje-daljeve duke përdorur kartelat elektronike të njëri-tjetrit, “në mënyrë të paautorizuar”.

“Është konstatuar se punëtorët e hemodializës, përfshirë edhe kryeinfermierin, kanë bërë regjistrimin e hyrje-daljeve, duke përdorur kartelat elektronike për njëri-tjetrin në mënyrë të paautorizuar”, thuhet më tej.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

 

Sipas njoftimit, lidhur me gjetjet, drejtori ekzekutiv ka thirrur në takim urgjent shefin, kryeinfermierin dhe stafin e Hemodializës, ku janë njoftuar zyrtarisht me parregullsitë e evidentuara.

Si rrjedhojë, spitali ka bërë të ditur se është iniciuar procedura disiplinore për të gjithë personat e përfshirë, ndërsa kryeinfermieri është liruar nga detyra.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

“Është iniciuar menjëherë procedura disiplinore në Komisionin Disiplinor për të gjithë personat e përfshirë, ndërsa kryeinfermieri është liruar nga detyra”, thuhet në njoftim.

Spitali pretendon gjithashtu se pas masave të ndërmarra, “individët që kanë abuzuar me detyrën” kanë tentuar të shantazhojnë procesin e punës në Shërbimin e Dializës, por menaxhmenti thotë se ka marrë masa që shërbimi të mos ndërpritet.

“Menaxhmenti ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që procesi i punës të mos ndërpritet”, thuhet në njoftim.

Spitali ka siguruar se pacientët do të vazhdojnë të marrin shërbimet e dializës pa pengesa.

“Sigurojmë qytetarët se të gjithë pacientët kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin shërbimin e nevojshëm të dializës pa asnjë pengesë”, thuhet në reagim.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Në fund, menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit ka theksuar se nuk do të tolerojë abuzimet me detyrën zyrtare, duke thënë se është i vendosur të vazhdojë me vendosjen e rregullit dhe disiplinës.

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

0

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant Drini” dhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në nderim të jetës dhe veprës së tij për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka vlerësuar lart figurën e Komandant Drinit, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në luftën çlirimtare dhe sakrificën për atdheun.

“Si një nga figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Drini udhëhoqi luftën në Zonën e Pashtrikut, ku dha kontribut të madh në çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ai mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe përkushtimit për liri”, tha Totaj.

Me rastin e kësaj date, u ritheksua se kujtimi dhe vepra e Ekrem Rexha do të mbeten të përhershme në historinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

0

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me mbishkrimin “Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”, në shenjë respekti dhe kujtimi për figurën e tij.

Ekrem Rexha, i njohur me nofkën komandant Drini, ishte një nga figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u bë i njohur për angazhimin e tij në organizimin dhe veprimtarinë ushtarake gjatë luftës për çlirimin e vendit. Ai konsiderohet si një nga emrat e rëndësishëm të asaj periudhe, ndërsa rënia e tij ka lënë gjurmë të thella në kujtesën kolektive të qytetarëve.

Mesazhi i vendosur në Urën e Arastës në Prizren simbolizon nderimin dhe kujtimin e vazhdueshëm për të, duke e lidhur figurën e tij me identitetin dhe historinë e qytetit. Sipas organizatorëve dhe qytetarëve që e kanë përkrahur këtë nismë, Drini mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë.

Ky gjest simbolik është bërë për të nderuar figurën e tij dhe kontributin në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ta mbajtur të gjallë kujtimin për të në qytetin e Prizrenit.

Marketing

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

0

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë së diagnostikimit e trajtimit të pacientëve.

Dorëzimi i aparatit është bërë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

“Investimet në shëndetësi mbeten prioritet i yni, në funksion të kujdesit më cilësor dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e rajonit tonë”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing