Home Blog Page 17

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

0

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57, raporton PrizrenPress.

Vajzat e Junior 06 zhvilluan paraqitje të mirë gjatë gjithë takimit, duke krijuar epërsi të sigurt dhe duke kontrolluar lojën deri në fund të ndeshjes.

Me këtë triumf, skuadra prizrenase kalon në epërsi 1:0 në serinë finale dhe afrohet një hap më shumë drejt titullit kampion në këtë kategori./PrizrenPress.com/

Marketing

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

0

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në majat e Pashtrikut, në një aktivitet që bashkoi adhuruesit e sportit të motorizmit, natyrës dhe historisë. Organizimi u bë nga Shoqata e Motoristëve të Hasit të Prizrenit “Enduro Pashtriku”, në nderim të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për shumë prej pjesëmarrësve, udhëtimi në shtigjet malore mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte më shumë se një garë apo aventurë sportive. Ata e përshkruan përvojën si një kombinim emocionesh, adrenalinë dhe krenarie për historinë që mbart kjo zonë kufitare.

Motoristët thanë se terreni i Pashtrikut ofron një nga përvojat më të veçanta për sportet “off-road”, me shtigje të thepisura, pyje, livadhe alpine dhe pamje panoramike që lidhin bjeshkët e Kosovës me ato të Shqipërisë. Shumë prej tyre vlerësuan mikpritjen dhe organizimin, duke theksuar se ngjitja në këto male sjell ndjesi të veçantë lirie dhe afërsie me natyrën.

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, deklaroi se aktiviteti shënon nisjen e një festivali të ri që synon të promovojë sportin e motorizmit dhe potencialin turistik të bjeshkëve të Pashtrikut.

“Sot po fillon një festival i ri që promovon sportin e motorizmit dhe turizmin malor në bjeshkët e Pashtrikut, një zonë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, por edhe më herët”, tha Morina.

Organizatorët synojnë që ky aktivitet të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke e kthyer Pashtrikun në një destinacion të rëndësishëm për turizmin aventurier dhe sportet malore në rajon./Shqiptarja.com/

Marketing

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

0

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një njoftimi publik drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij, Gashi ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë politike dhe emocionale, sidomos pas zhvillimeve që pasuan zgjedhjet e fundit në Prizren.

Ai ka theksuar se procesi zgjedhor në Prizren ka lënë zhgënjim te shumë qytetarë dhe mbështetës, duke shtuar se mundi, besimi dhe angazhimi i shumë njerëzve janë vënë në pikëpyetje nga një proces që, sipas tij, nuk është ndjerë i drejtë.

“Ka momente në jetë dhe në politikë kur vendimet më të vështira janë edhe ato që kërkojnë më shumë përgjegjësi”, ka shkruar Gashi, duke bërë të ditur se ka zgjedhur të bëjë një hap pas nga gara për deputet, por jo nga angazhimi politik dhe qytetar, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, politika nuk ka qenë kurrë vetëm pozitë apo ambicie personale, por një marrëdhënie besimi me qytetarët dhe përgjegjësi ndaj atyre që e kanë mbështetur ndër vite.

“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën”, ka deklaruar ai.

Gashi ka pranuar se kjo periudhë ka qenë emocionalisht e rëndë për të, por ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhet e qytetarëve, të cilat, sipas tij, i kanë dhënë forcë për të vazhduar përpara.

Ai ka bërë të ditur se edhe pse nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, do të vazhdojë të jetë pranë kandidatëve të Partia Demokratike e Kosovës, aktivistëve dhe qytetarëve që besojnë në më shumë drejtësi, dinjitet dhe shpresë për Kosovën.

Në fund të reagimit të tij, Kujtim Gashi ka falënderuar qytetarët për besimin, respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se përkushtimi i tij për Prizren, Kosovën dhe Partia Demokratike e Kosovës mbetet i palëkundur./PrizrenPress.com/

Marketing

 

-ne-prizren/

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

0

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit.

Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës.

TV Prizreni publikoi një video ku arinjte shihen teksa u vërsulen disa personave që po i incizonin.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

0

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare.

Në aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues lokalë dhe qytetarë, të cilët nderuan kontributin e pjesëtarëve të njësisë diversante-vëzhguese të kësaj brigade, e cila vepronte nën komandën e komandantit Jetullah Qarri, i njohur me nofkën “Guri”.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Gjatë ceremonisë u theksua roli i kësaj brigade në zhvillimet e luftës dhe sakrifica e pjesëtarëve të saj për lirinë e vendit. Po ashtu, u vendosën lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Shaqir Tërshani, në shenjë respekti dhe nderimi.

Pjesëmarrësit vlerësuan se kujtimi i dëshmorëve mbetet detyrim moral dhe historik për brezat e ardhshëm, ndërsa aktivitete të tilla synojnë ruajtjen e kujtesës kolektive për sakrificat e bëra gjatë luftës.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

0

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë.

Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19:30, ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe interesim i madh i tifozëve, raporton PrizrenPress.

Mitrovicasit e siguruan finalen pasi eliminuan Peja në gjysmëfinale me rezultat 3:1, ndërsa Bashkimi kaloi Bora pas një serie dramatike prej pesë ndeshjesh, duke triumfuar 3:2.

Trepça e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye ka përparësinë e terrenit vendas në seri, ndërsa Bashkimi synon ta rikthejë titullin në Prizren.

Dy skuadrat u përballën edhe sezonin e kaluar në finale, ku “Xehetarët” triumfuan dhe fituan titullin e kampionit.

Finalja luhet në sistemin “best of seven”, ndërsa skuadra që arrin katër fitore do të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

 

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiriPrizrenpress.com -ne-prizren/

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

0

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që të rikthehet në Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, Limaj duhet të kthehet aty ku nisi rrugëtimi i tij politik, duke kujtuar se PDK-ja ishte ndërtuar nga figura që kishin vepruar së bashku për vite me radhë, përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Sot më shumë se kurrë duhet unitet, jo për interesa personale, por për forcimin e shtetit dhe rikthimin e besimit te qytetarët. 7 qershori duhet të jetë ditë e bashkimit të të gjithë atyre që e ndërtuan këtë rrugë së bashku”, ka shkruar Tarashaj.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiriPrizrenpress.com -ne-prizren/

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

0

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare.

Sipas të dhënave nga pika kufitare e Morinë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete.

Fluksi i lartë i udhëtarëve lidhet edhe me lehtësimet e reja në qarkullim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes që nga 1 maji, e cila mundëson kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo masë ka ulur ndjeshëm pritjet në kufi dhe ka lehtësuar lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke nxitur edhe më shumë udhëtimet e shkurtra për pushime dhe turizëm gjatë fundjavës.

Marketing

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

0

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë.

Skuadra nga Gjonaj zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë, duke dominuar në lojë dhe në raste shënimi gjatë gjithë takimit, raporton PrizrenPress.

Në qendër të vëmendjes ishte Drilon Krasniqi, i cili realizoi tre gola dhe kontribuoi edhe me asist, duke qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes.

Në listën e golashënuesve për Drinin e Bardhë u regjistruan edhe Shpejtim Totaj, Feldis Mustafi dhe Bajram Azizi.

Dy golat e Dardanisë u realizuan nga Erion Qelaj dhe Wudde lliya Bisat./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

0

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj. ??
Ofrohen këto shërbime:
Mbjellja e barit
Mbjellja e pishave dhe drunjve dekorativ
Mbjellja e luleve
Rregullimi i pishave
Rregullimi i mureve të gjalla (shemshirave)
Mirëmbajtja e kopshtit gjatë tërë vitit
Rregullimi i terasave me pllaka betoni
Larja e kubezave
Larja e fasadës
Pastrimi i shtëpive
Pastrimi i kauçave
Çdo projekt realizohet me përkushtim dhe sipas dëshirës së klientit.
Rahovec, Kosovë
Kontakto:
+383 49 60 76 19
049-607-619
Me respekt,
“V. Kryeziu” ?
#Rahovec #VKryeziu #Kopsht #OborrModern #Kosovë #Pisha #Lule #Mirmbajtje #Eksterier #DekorModern