Home Blog Page 187

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

0

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur një automjet për kontroll të detajuar, me ç’rast janë zbuluar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kilogramë.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa vlera e tij e përafërt llogaritet të jetë rreth 8 mijë euro.
Rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në njoftim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Dogana e Kosovës ka njoftuar  se do të vazhdojë me zbatimin rigoroz të masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe mbrojtjes së rendit ekonomik në pikat kufitare të vendit.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

0

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij objekti me rëndësi të veçantë historike.

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, ndërhyrjet restauruese kanë për qëllim ruajtjen e materialeve origjinale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së objektit në kohë, duke respektuar karakterin dhe autenticitetin e tij.

Xhamia Mesxhid përfaqëson një aset të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe fetare të Prizrenit, e lidhur ngushtë me jetën urbane të qytetit ndër shekuj.

“Me thjeshtësinë dhe autenticitetin e saj, ajo mbetet dëshmi e vazhdimësisë historike dhe e kujtesës kolektive”, thuhet në njoftimin e QRTK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

0

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si shqetësuese qëndrimet e disa drejtuesve lokalë.

Sipas Hodajt, është ironike që disa kryetarë degësh të LDK-së, të cilët kanë kërkuar dorëheqje apo votëbesim për liderin e partisë, ndërkohë sillen si të paprekshëm dhe pa ndjenjë përgjegjësie për, siç i quan ai, dështimet kolektive.

Ai thotë se demokracia nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta, duke shtuar se testi i vërtetë demokratik duhet të vlejë për të gjithë njësoj.

“Përgjegjësia nuk fillon dhe as nuk mbaron vetëm te kryetari. Të gjithë mbajmë barrë, disa më shumë e disa më pak, por askush nuk ka luksin të fshihet pas heshtjes”, ka shkruar Hodaj.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

0

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik.

KLIKO VIDEONhttps://www.facebook.com/reel/27684284817881954

Megjithatë, përtej nostalgjisë që kjo hapësirë mbart në kujtesën kolektive të qytetarëve, ky intervenim shënon edhe fillimin e një kapitulli të ri për njërën nga zonat më ikonike dhe më të dashura të Prizrenit.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në kuadër të punimeve për rehabilitimin dhe rivitalizimin e kësaj hapësire të frekuentuar çdo ditë nga qytetarë dhe vizitorë, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë veprime konkrete me synim përmirësimin e funksionalitetit, rritjen e sigurisë dhe rikthimin e sharmit urban që e karakterizon këtë pjesë të qytetit.

KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/2521848758209808

“Keji” nuk është vetëm një hapësirë fizike, por një pikëtakim emocionesh, kujtimesh dhe jete sociale, me rëndësi të veçantë për identitetin kulturor dhe turistik të Prizrenit.

KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/1430800188460424 

“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në Shadërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”.

Pavarësisht se kalldërmat e vjetër janë eliminuar në këtë pjesë, qytetarët po shprehin mendime pozitive për këtë projekt.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/2423652141385870/?s=single_unit

Me përfundimin e plotë të punimeve në ditët në vijim, pritet që “Keji” i Shatërvanit të shndërrohet edhe më shumë në një hapësirë të preferuar për qytetarët, turistët dhe bizneset lokale, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe kulturor të qytetit të Prizrenit./Gazeta10

Prizrenit./Gazeta10

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe konsultimeve me Komisionin Qeveritar.

Ai ka njoftuar se sot ka mbledhur Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim të fillimit zyrtar të punës në terren.

“Pas takimit dhe konsultimit të djeshëm me Komisionin Qeveritar, sot mblodha Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, për të filluar në terren”, ka deklaruar Xheladini.

Sipas tij, gjatë mbledhjes janë përcaktuar detyrat konkrete për secilin anëtar të komisionit, si dhe është bërë shpërndarja e dokumentacionit dhe aplikacioneve të nevojshme për procesin e vlerësimit.

“Gjatë mbledhjes u caktuan detyrat konkrete për secilin anëtar të Komisionit, si dhe u bë shpërndarja e dokumentacionit përkatës dhe aplikacioneve të nevojshme, me qëllim që procesi i vlerësimit të zhvillohet në mënyrë efikase, transparente dhe në përputhje me procedurat ligjore”, ka theksuar ai.

Nga Komuna e Dragashit bëhet e ditur se procesi i vlerësimit të dëmeve do të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

0

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prizren, ku, sipas informatave që ka siguruar Sinjali, dy persona janë paraqitur në cilësinë e dëshmitarëve, me qëllim që t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen e kundërligjshme me dokumente identifikuese.

Krijojmë webfaqe për biznese

Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Z.A., rreth 59-vjeçare dhe H. B. rreth 58-vjeçare, të cilët janë shoqëruar nga policia në zyrat e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren.

Gjatë veprimeve hetimore dhe pas sigurimit të dëshmive materiale e personale, është konstatuar se dokumentet e paraqitura nga të dyshuarit ishin qartazi të falsifikuara.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar: dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës, të dyshuara si të falsifikuara, një letërnjoftim të Republikës së Kroacisë, po ashtu të dyshuar si të falsifikuar, një telefon mobil.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre ligjorë dhe, me aktvendim të Prokurorit kompetent, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa pritet që Prokuroria të ndërmarrë veprime të mëtejme lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

0

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të kulturës shqiptare…

Shkruan: Demir Reshiti

Këngëtarja dhe mësuesja e mirënjohur Ymrije Beqaj, sot e kremton ditëlindjen e saj të 71-të.Ymrija, me origjinë nga fshati Bresanë i Opojës, është një artiste e merituar që ka pasuruar perlat e mirëfillta të këngës shqiptare. Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të kulturës shqiptare, të cilat ruhen edhe sot në fonotekën e Radio Televizionit të Kosovës.

E lindur në Prizren më 03.02.1955 Ymrija ishte fëmija i katërt me radhë i prindërve Xhevahire dhe Shyqri Beqaj. Shkollën fillore dhe Normalen i ka kryer në Prizren ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prizren e Gjilan.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ka punuar si mësuese në Vërmicë e Prizren dhe një kohë edhe si udhëheqëse e emisioneve në Radio Prizren. Në vitin 1982 është transferuar në Prishtinë ku ka punuar fillimisht si zëvendësuese nëpër disa shkolla, ndërsa nga viti 1987 e deri në pensionim (3 shkurt 2020) ka punuar mësuese në shkollën fillore “Dardania”.

Qysh si fëmijë ka pasur interesim për muzikën e sidomos për këngët popullore. Këtë e ka vërejtur babai i saj Shyqriu (tashmë i ndjerë) i cili e ka nxitur akoma më shumë që ta dojë këngën. Ymrijes i kujtohet se shpeshherë babai e përcillte duke kënduar me rrahje shuplakash…

Në shkollën fillore “Emin Duraku” talentin e saj për të kënduar e vëren mësuesja Vera Zivgareviq e cila e merr në korin e shkollës.

Pas shkollës fillore regjistrohet në shkollën normale “Dimitrije Tucoviq” ku për herë të parë, si nxënëse e vitit të parë, paraqitet si soliste. Vlen të përmendet se prezantimin e saj të parë ia ka bërë vëllai Faiku (tashmë i ndjerë) i cili në atë kohë ishte në vitin e pestë të Normales. Më pas angazhohet në SHKA “Emin Duraku” të Zhurit dhe Shoqërinë “Agimi” të Prizrenit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Më vonë, nga kryetari i Ansamblit “Shota”, Sylejman Shala, merr ftesë që të kalojë atje si profesioniste (këngëtare e valltare).

Gjatë një paraqitjeje me SHKA “Emin Duraku” të Zhurit
Në vitin 1972 merr pjesë në festivalin “Kosovarja këndon” ku nga juria profesionale vlerësohet me vendin e dytë. Në vitin 1973 debuton në “Akordet e Kosovës” me këngën “Gocat e Kosovës” të kompozitorit Hysen Badivuku, ndërsa në vitin 1976 në po këtë festival me këngën “Dashuri dhe lot” të Kadri Hysniut.

Janë rreth 20 këngë nga repertori i saj të incizuara në produksionin e RTP-së si dhe një numër i konsideruar i tyre gjatë paraqitjeve me Shoqëritë amatore.

Ndër këngët më të dëgjuara të Ymrijes (që dëgjohen edhe sot), janë: “Vet më the të due” dhe “Ku ke Rushe”, ndërsa kënga më e dashur për të mbetët “Vajzë e vogël”!
Në këtë vegëz mund ta dëgjoni këngën “Vetë më the të due” e kënduar nga Ymrija para 48 vitesh! (1978) dhe edhe sot dëgjohet me endje: https://www.youtube.com/watch?v=HjBVEKE6A9o

Gjatë viteve 1971-1979 ishte pesë herë në Shqipëri si këngëtare, valltare, moderatore, qitëse (ishte pjesëtare e Shoqatës së Shenjëtarisë së Kosovës)!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në vitin 1979, bashkë me dhjetë këngëtarë të RTP-së: Nexhmije Pagarusha, Liljana Çavolli, Shahindere Berlajolli, Sabri Fejzullahu, Bashkim Paquku, Shpresa Gashi… (Ymrija ishte më e reja) shkojnë në një turne njëmujor në Shqipëri ku prezantohen me disa koncerte.

Në Shqipëri me këngëtarët më eminentë të Kosovës (1979)
Ymrija edhe gjatë punës së saj si mësuese në Sh.F.M.U. “Dardania” në Prishtinë, ka edukuar e arsimuar disa breza të nxënësve të cilët krenohen që e kanë pasur mësuese!

Nxënësit e urojnë për ditëlindje dhe pensionim

Shumë mesazhe urimi e falënderimi janë nisur në adresë të Ymrijes me rastin e pensionimit nga ish nxënës, nxënës e kolegë të saj të punës të cilët e vlerësojnë lartë punën dhe angazhimin e Ymrijes në edukimin e nxënësve përgjatë karrierës së saj si mësuese. Ata e kanë quajtur “mësuese hyjneshë e d?jes dhe e bukurisë”, “mësuese e mirë inspiron shpresën, ndezë imagjinatën, dhe injekton dëshirën për të mësuar”, “mësuese më e mira në aspektin e kulturës, gjuhës, sjelljeve…”, etj.

Nuk kanë munguar as urimet e dashamirëve të këngës së saj të cilët e kanë vlerësuar si “artiste e merituar që ka pasuruar perlat e mirëfillta të këngës shqiptare”, “Yll i bukurisë e zë i bukur si i një puhie të ëmbël, i dalë nga shpirti”, “Mrekulli-ikonë e artit muzikor në terë shqiptarinë”, etj.

FOTOALBUM

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

0

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në vend.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, mbajti mbledhje përkujtimore, me rastin e vdekjes së ish-rektorit dhe akademikut Zahadin Shemsedini, që shquhet si vlerë në edukimin e brezave të rinj.

“Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për universitetin tonë, për komunitetin akademik, si dhe shoqërinë në tërësi. Profesor Shemsedini ishte një intelektual i përkushtuar, një pedagog i devotshëm dhe udhëheqës vizionar”, tha Mentor Alishani, rektor i UPZ

“Prizreni u bë më i varfër për një njeri të madh, për një personalitet i cili ishte i përmbushur me virtytet më të larta njerëzore”, theksoi Rexhep Osmani.

Universiteti i Prizrenit i ndau familjes së tij mirënjohje Post Mortum, për kontributin që dha gjatë gjithë jetës në fushën e arsimit.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shkyçje masive të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

0

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale të ujësjellësit.

Vetëm gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 28 shkyçje: 7 në Prizren, 20 në Suharekë dhe 1 në Malishevë.

“Nuk do të ketë asnjë formë tolerance apo faljeje ndaj konsumatorëve që keqpërdorin ujin e pijshëm apo realizojnë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit. Ftojmë të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat, të legalizojnë lidhjet dhe të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjithë”, thekson kompania./PrizrenPress.com/