Home Blog Page 186

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të përbashkët me qëllim forcimin e koordinimit institucional për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër shitjes dhe therrjeve ilegale jo higjienike dhe të paautorizuara të kafshëve dhe shpezëve, të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.

Siç thuhet në njoftimin në Facebook, institucionet u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të zbatojnë masa të menjëhershme, të koordinuara dhe pa tolerancë ndaj çdo personi apo biznesi që ushtron këtë veprimtari të paligjshme.

Njëherësh, i bëhet thirrje publike të gjithë individëve dhe subjekteve ekonomike që merren me shitjen dhe therrjen ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndërpresin menjëherë këto veprimtari. Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta ligjore”.

“Gjithashtu ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kësaj veprimtarie ilegale. Institucionet përgjgjegjëse të Kosovës mbesin të përkushtuara në mbrojtjen e shëndetit publik dhe zbatimin të ligjit dhe garantimin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

0

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, raporton PrizrenPress.

“Me marrëveshje të dyanshme, përfundojmë bashkëpunimin me T.J. Bickerstaff. Faleminderit dhe shumë suksese në të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Rreth orës 11:30 të datës 4 shkurt 2026, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Krijojmë webfaqe për biznese

Patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin përkatës, kanë dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar vdekja e E. Th., rreth 52 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte punonjës i Doganës së Kosovës, për çka është njoftuar edhe institucioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, hetimet rajonale si dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetimi i vdekjes”.

Pas procedurave fillestare, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet kompetente janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Sinjali

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e hetuesisë për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes. /Telegrafi/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

0

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67, për të siguruar një avantazh të rëndësishëm drejt finales, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase ishte në disavantazh deri në 11 pikë gjatë pjesës së parë, por reagoi fuqishëm në vazhdim të takimit. Me një paraqitje të organizuar dhe agresive në mbrojtje, Bashkimi mori kontrollin e lojës, duke e përmbysur rezultatin dhe duke dominuar plotësisht pjesën e dytë.

Performanca e portokallezinjve u shoqërua edhe me mbështetje të madhe nga tribunat e palestrës “Sezai Surroi”, ku atmosfera luajti rol të rëndësishëm në motivimin e ekipit vendas.

Me këtë fitore bindëse prej 16 pikësh, Bashkimi hedh një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e finalistit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

0

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit të Nait Hasanit dhe personave të tjerë të përfshirë në rastin e dyshimeve për manipulim të votave në Prizren, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, Apeli ka vlerësuar se ekzistojnë ende arsyet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, përfshirë rrezikun e ndikimit në procedurën penale dhe mundësinë e pengimit të hetimeve.

KLIKO VIDEONhttps://www.facebook.com/reel/27684284817881954

Të dyshuarit po hetohen si pjesë e të njëjtit rast, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e votës në Prizren, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të lehta.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se ankesat janë të pabazuara dhe ka vendosur që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi.

KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/2521848758209808

Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

0

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku ka shprehur kënaqësinë për afrimin e saj në ekip.

“jemi të lumtur ta prezantojmë Crystal Thomas si pjesë të re të KBF Bashkimit. Ajo do të jetë pjesë e ekipit tonë vetëm në Ligën Unike, duke sjellë energji, cilësi dhe eksperiencë në parket”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

0

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase dominoi takimin nga minuta e parë deri në fishkëllimën përfundimtare, duke treguar epërsi të qartë si në mbrojtje ashtu edhe në fazën ofensive.

Me lojë të organizuar dhe ritëm të lartë, Bashkimi ndërtoi epërsinë që herët dhe e administroi me qetësi deri në fund, duke mos lejuar kundërshtaret të afrohen në rezultat./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

0

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe zgjedhjes së strukturës udhëheqëse për mandatin e ri.

Takimi u hap nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe sqaroi rëndësinë e funksionalizimit të Këshillit të Prindërve si organ përfaqësues i prindërve në nivel komunal.

“Këshilli i Prindërve ka rol të rëndësishëm në bashkëpunimin shkollë–prind–komunë dhe në mbështetjen e procesit edukativo-arsimor”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas miratimit të rendit të ditës, u procedua me pikën kryesore të takimit – zgjedhjen e strukturës udhëheqëse të Këshillit të Prindërve. Procesi i zgjedhjes u zhvillua në mënyrë demokratike dhe transparente, me propozime nga të pranishmit dhe votim të hapur.

Pas përfundimit të procesit të votimit, u zgjodh kjo përbërje e Këshillit të Prindërve në nivel komunal: Shpëtim Selimi u zgjodh kryetar, Valmir Fetiu nënkryetar i parë, Shpresa Bytyqi nënkryetare e dytë, Arsim Gashi sekretar, ndërsa anëtarë u zgjodhën Leonora Berisha, Ismet Zyba dhe Drizana Elshani.

“Të zgjedhurit falënderuan për besimin e dhënë dhe u zotuan për bashkëpunim të ngushtë me shkollat, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe prindërit, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas të njëjtit njoftim, takimi u përmbyll me konkluzionin se Këshilli i Prindërve do të jetë aktiv dhe funksional në adresimin e çështjeve me interes për nxënësit dhe prindërit në nivel komunal./PrizrenPress.com/