Home Blog Page 202

Arrestohen tre burra në Prizren pasi e rrëmbyen dhe e rrahën një person

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.

Krijojmë webfaqe për biznese

Të dyshuarit rreth një orë më vonë e kanë liruar viktimën, e cila kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Piranë, Prizren / 24.01.2026-11:52. Katër persona të dyshuar-të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturën e tipit Seat (me targa vendore) viktimën mashkull kosovar, pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja. Të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përçarje/ Japin dorëheqje dy kryetarë të nëndegëve në LDK-në e Prizrenit

0

Dy drejtues të nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e funksionimit të degës lokale të partisë.

Çabej Nurkollari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të nëndegës “Gani Çavderbasha”.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1430800188460424

Në një reagim publik, ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë për shkak të rrethanave personale dhe profesionale, por edhe për mungesë bashkëpunimi brenda strukturave partiake.

“Ky vendim vjen edhe si pasojë e mungesës së theksuar të bashkëpunimit, koordinimit dhe mbështetjes nga ana e Degës, e cila ka funksionuar në mënyrë të mbyllur, me vendimmarrje të përqendruar tek disa persona të caktuar, duke anashkaluar strukturat dhe frymën demokratike”, ka shkruar Nurkollari.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Sipas tij,  pavarësisht përpjekjeve për një angazhim transparent dhe gjithëpërfshirës, rrethanat e krijuara kanë pamundësuar funksionimin normal të nëndegës.

Nurkollari ka falënderuar anëtarët për bashkëpunimin dhe ka shprehur shpresën që strukturat e degës të jenë më të hapura ndaj anëtarësisë në të ardhmen.

Ndërkohë, dorëheqje të parevokueshme ka dhënë edhe Dervish Famil Ninaj nga pozita e kryetarit të nëndegës së LDK-së “Jeta e Re”.

Express Kredi nga BiCredit

Ai e ka bërë publik vendimin përmes një reagimi të gjatë, duke theksuar se kjo është dorëheqja e tij e dytë nga kjo pozitë.

Sipas Ninajt, hera e parë kishte ndodhur kur disa aktivistë, sipas tij, ishin detyruar të largoheshin nga angazhimi partiak për shkak të veprimeve të kryetarit aktual të degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

Ninaj ka shprehur pakënaqësi të thellë me gjendjen aktuale në degë, duke akuzuar udhëheqjen për degradim të strukturave partiake dhe për përfshirje të aktivistëve dhe komisionerëve në procese që, sipas tij, kanë pasur pasoja ligjore.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Jam i bindur se familjarët e komisionerëve të LDK-së sot e mallkojnë Driton Selmanajn për këtë të zezë që ua bëri atyre”, ka shkruar Ninaj, duke shtuar se për arsye morale dhe njerëzore nuk mund të vazhdojë të mbajë pozitë drejtuese.

“Nga sot nuk jam më kryetar i nëndegës së LDK-së ‘Jeta e Re’. Jap dorëheqje të parevokueshme”, njofton ai./PrizrenPress.com/

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dosja e Prokurorisë për manipulimet në Prizren: 50 euro komisioneres, kanosje për kryesuesen gjatë numërimit të votave

0

Granit Paçarizi, nipi i Fetah Paçarizit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, është njëri nga 23 personat ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit në lidhje me manipulimin e falsifikimin e votave në Prizren.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1430800188460424

Ai po dyshohet se në cilësinë e vëzhguesit ka kryer dy vepra penale, ka kanosur një kryesuese të Komisionit për Numërim dhe i ka dhënë ryshfet një komisioneres.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin në të cilin shpjegohet edhe veprimtaria për të cilën dyshohet Granit Paçarizi në këtë proces.

Krijojmë webfaqe për biznese

Nipi i Fetah Paçarizit dyshohet se më 01.01.2026, në cilësinë e vëzhguesit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Prizren, me dashje dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë dyshohet se kishte dhënë dhuratë të paarsyeshme një prej kryesueseve të Komisionit për Numërimin e Votave.

A.Vorfi dyshohet se më 01.01.2026 rreth orës 22:00 derisa ka qenë duke dalë jashtë objektit të QNR-së, Granit Paçarizi po dyshohet se i kishte dhënë 50 euro të njëjtës e kjo e fundit i kishte pranuar.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Në dosje pretendohet se duke pranuar dhuratën, dyshohet se i ka lejuar Granit Paçarizit të evidentojë një numër të madh të votave në sistem nga llogaria e saj. E për këto veprime, Granit Paçarizi po dyshohet se ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Përveç dhënies së ryshfetit, Granit Paçarizi po dyshohet edhe për kanosje në cilësinë e vëzhguesit.

Sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com, Paçarizi në cilësinë e vëzhguesit në Prizren më 30.12.2025 dyshohet se me dashje serioze kishte kanosur një person tjetër me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit. Paçarizi po dyshohet se kanosi kryesuesen e Komisionit për Numrimin e Votave, S.Vebic.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Sipas dosjes gjithmonë, Paçarizi kishte kërkuar nga kryesuesja e komisionit që kur të fillojë numërimi i votave të kandidatëve të subjektit politik PDK, të dalë jashtë deri sa të lexohen votat e atij subjekti.

Sipas dosjes, ajo nuk kishte pranuar dhe i kishte thënë “çka po doni prej meje, a me lanë punën këtu unë a?” ndërsa Paçarizi i kishte kthyer përgjigje “po, shko në shtëpi”.

Për këtë situatë kryesuesja e komisionit i kishte njoftuar edhe përfaqësuesit e subjektit politik të cilës i takonte, duke kërkuar edhe dorëheqjen nga funksioni.

E njëjta ditën tjetër nuk ishte paraqitur më në QNR.

Në Komunën e Prizrenit janë shfaqur dallimet më të mëdha te kandidatët për deputetë pas procesit të rinumërimit.

Fetah Paçarizi nga PDK është njëri ndër kandidatët për deputetë që ka humbur më së shumti vota pas rinumërimit të 58% të vendvotimeve, ka humbur 6,751 vota./Kallxo.com

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Peja 03 fiton bindshëm ndaj Junior 06

0

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Junior 06 me rezultat 86–50 (28:10, 50:25, 74:36, 86:50), në një ndeshje ku vendaset dominuan nga minuta e parë e deri në fund.

Peja 03 e nisi fuqishëm takimin, duke krijuar epërsi që në çerekun e parë dhe duke e rritur vazhdimisht diferencën falë lojës së shpejtë në tranzicion, mbrojtjes agresive dhe efikasitetit në sulm.

Krijojmë webfaqe për biznese

Te Peja 03 u dalluan P. Powell me 23 pikë, E. Kamerolli me 20 pikë, si dhe K. Jefferson me 11 pikë, ndërsa E. Rexhepi kontribuoi me 9 pikë, kërcime dhe asistime të rëndësishme.

Junior 06 tentoi të reagojë në momente të lojës, por epërsia e krijuar herët nga Peja 03 ishte vendimtare për rrjedhën e takimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përfundon seanca ndaj komisionerëve të dyshuar në Prizren

0
Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve – komisionerë dhe vëzhgues – për rastin e falsifikimit të rezultateve zgjedhore.

Një komisionere dyshohet për “Falsifikim të rezultateve të votimit” dhe “Marrje të ryshfetit”, ndërsa një vëzhgues dyshohet për “Kanosje” dhe “Dhënie të ryshfetit”.

Gjykata ka njoftuar se brenda afateve ligjore do të nxjerr vendimet, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 23 persona. Ditën e djeshme, 109 persona u ndaluan lidhur me këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, dhe atë si në vijim: Total 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit. Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit. Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit. Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit. Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara. Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren”, thuhet ne njoftim.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Avokati i Popullit monitoron një nga seancat dëgjimore në Prizren

0

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka qëndruar sot në Prizren ku në Gjykatën Themelore të kësaj komune ka monitoruar një nga seancat dëgjimore që janë mbajtur ndaj të dyshuarve për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Ai këtë e ka quajtur një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, megjithatë ai ka përcjell edhe një apel.

“Mendoj që është një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por apeli im është që edhe drejtësia të jetë e kujdesshme, që asnjë person i pafajshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet dinjiteti i tij dhe të respektohen të gjitha të drejtat”, tha para gazetarëve Qelaj, që tregoi se aty shkoi sot për të monitoruar se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për një qasje mundësi të drejtë.

Ai tha se dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve,  është shumë i madh dhe hetimi duhet të shkojë deri në fund, por tha se gjithashtu duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë i të gjithë atyre që sot kanë hyrë me pranga në objektin e gjykatës, derisa nuk kanë një vendim të formës së prerë.

“Kërkesa ime është të respektohet prezumimi i pafajësisë, sepse secili person që sot është futur me pranga në këtë derë të gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë, është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë, por natyrisht që hetimi duhet të shkojë deri në fund, sepse dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve, natyrisht është shumë i madh”, deklaroi Avokati i Popullit./RTKlive/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Avokatët ankohen: Të arrestuarit pa ushqim dhe pije që nga mëngjesi

0

Avokatët e disa personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim votash i janë drejtuar me ankesë gjykatës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të të ndaluarve.

Sipas tyre, personat e arrestuar, mes të cilëve edhe djali i ish-deputetit Nait Hasani, nuk kanë pasur ushqim dhe pije që nga orët e mëngjesit.

Avokatët kanë kërkuar që institucioni përgjegjës të marrë masa të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore të të ndaluarve, duke theksuar se mungesa e ushqimit dhe ujit përbën shkelje të procedurave ligjore dhe humane.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Njëri prej prokurorëve që po heton manipulimin e votave ne Prizren, të dyshuar e ka djalin e axhës

0

Në mesin e 109 personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave është edhe Taulant Skoro, familjar i prokurorit të Krimeve të Rënda në Prizren, Atnor Skoro, i cili është njëri nga katër prokurorët e përfshirë në këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, e ka konfirmuar se Taulanti është djali i xhaxhait të Atnorit.

“Mirëpo, Taulanti po trajtohet nga një tjetër prokuror dhe është trajtuar si gjithë të tjerët. Është në ndalim prej 48 orëve”, ka thënë Kryeziu në një prononcim për KOHËN.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

0

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me rastin e dyshuar të vjedhjes së votave, duke e cilësuar atë si një nga rastet më të rënda që ka ndodhur në Kosovë.

Ai tha se monitorimi kishte për qëllim vlerësimin e respektimit të procedurave ligjore dhe standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor, përfshirë edhe të drejtat e personave të dyshuar.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Erdha në monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren. Qëllimi i këtij monitorimi është me pa se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për qasje dhe një mundësi të drejtë për një procedurë ku garantohet edhe ndaj personave që janë të dyshuar”, deklaroi avokati para gazetarëve.

Duke folur për peshën e rastit, ai apeloi që drejtësia të tregojë kujdes maksimal, në mënyrë që të mos dëmtohet integriteti i personave që janë pjesë e procesit.

“Mendoj se është njëra prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por që apeli im është që edhe drejtësia duhet të jetë e kujdesshme që asnjë person i pafalshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet integriteti i tij”, deklaroi ai.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Avokati i Popullit theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë gjatë gjithë procedurës penale.

“Ky rast e ka kohen e vetë të hetimit dhe të zhvillimit të procedurës penale dhe kërkesa ime është që me respektu prezumimin e pafajësisë, sepse çdo person që sot është fut me pranga në këtë derë të Gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë – është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë”, tha Qelaj.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave.

Në mesin e të paraburgosurve janë 21 komisionerë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, të cilët dyshohen për veprën penale falsifikim të votës. Një komisioner tjetër dyshohet për falsifikim të rezultatit dhe marrje ryshfeti, ndërsa një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie ryshfeti. /teve1.info/

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 komisionerë të dyshuar për falsifikim të rezultateve

0

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në mesin e tyre 21 komisionerë në cilësinë si kryesues të komisionit dyshohen për falsfikim të votës, një komisionerë dyshohet për vperat penale flasfikim i rezultatit dhe marrje ryshfeti, kurse një vëzhgues për kanosje dhe dhënie ryshfeti.

“Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, dhe atë si në vijim:

Totali: 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, në cilësinë e anëtarit të ekipit të numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.

Për një (1) të pandehur (komisioner) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit. Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit”, ka thënë Lekaj.