9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026
Home Blog Page 21

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

0

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të Betejës së Koshares, Afrim Sinani.

Ai ndërroi jetë papritmas në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.

Të pranishmit në ceremoninë e varrimit kujtuan kontributin e tij në luftën për liri, veçanërisht pjesëmarrjen në Betejën e Koshares, një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Meraku i varrmihësit të Kukësit

0

REXHEP SHAHU

Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe ka rrëfyer se në Kukës pranë varrezave publike të qytetit janë edhe varret e Kosovës, ku aktualisht prehen edhe 32 të vdekur në periudhën 13 mars – 15 qershor 1999, nga 154 që kanë qenë gjithsej.

Me datën 27 mars, që shënohet si dita e parë e hyrjes në Morinë e shqiptarëve të dëbuar prej Kosove, pasi kisha siguruar 3 fotografi të tre të varrosurve në varret e Kosovës në Kukës, shkova dhe e takova varrmihësin, për ta pyetur për tre të vdekurit që ua kasha fotografitë…

U ndje mirë për vizitën në këtë datë të 27 marsit…
Seda tregon se pothuajse janë identifikuar të gjithë të vdekurit nga Kosova që prehen në varret e Kosovës në Kukës. Por ai të tërheq pas me një ngulmim të çuditshëm drejt dy varreve.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Meraku i parë i varrmihësit të Kukësit

Për këtë carrok (foshnje), fillon e flet Seda, kam treguar se si ma kanë lanë në dorë, dhe tregon me gisht drejt varrit rrezë plepit. Ma ka lanë në dorë nana e tij. Të mbështjellë. M’pat thanë ajo grue “ ta kam ba hallall ket evlat o njeri…”. Unë nuk e shplova për me ia pa fytyrën. Nuk e shplova sepse u shtanga se si ma lanë në dorë. Ajo nanë që e solli, veç qante. Boria e një makine që e priste me do njerëz të tjerë binte e binte. Ajo ishte krejt e tronditne, e hutueme. Ishin edhe do fëmijë të tjerë me të. Boria e makinës e thërriste, do njerëz e thërrisnin me za të naltë. Po shkojshin për në Tiranë. Me pshtue kryet… Shpresa për mbijetësë e thërriste atë grue që ishtë ngushtue në loçkë shpirtit, tregon Seda.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Këtë carrok që nuk e heq kurrë prej mendje dhe vij e shoh përditë, e kam varrosë me dorën teme mu këtu, mu në skaj të plepit, për mos me e harrue kurrë, tregon ai me dorë në drejtim të vorrit rrëzë plepit. Këtë carrok e kam varrosë ngjitur me nipin tim, veç për mos me e harrue kurrë…

Nuk më lanë as emën as adresë se ishin të hutum e nuk patën hiq kohë. Edhe mua, boll i mësuem me vdekje, nuk mu çel goja për me i pyetë për emrin e carrokit, për emrat e familjes apo adresat e tyre.
Nuk e di ç’ka ashtë ba me atë grue e atë familje. Nuk e di ku janë. Hala nuk kanë ardhë me i ra pas vorrit të këtij carroki, flet mendueshëm varrmihësi, ndërsa zhvendoset shumë mendueshëm drejt një vorri tjetër jo të vogël po të madh.

Meraku i dytë i varrmihësit Sedë Cahani
Është vorri i parë që kam çelë në Kukës për shqiptarët e Kosovës, fillon e flet Seda duke tregue vorrin. Këtu kam varrosë një plakë mbi 60 vjeçe. E kam varrosë me 13 mars 1999. E kena marrë në morg të spitalit të Kukësit. Pa emën, pa asnjë të dhanë për të. Kam shkue bashkë me shoferin tonë Ahmet Bela dhe e kena marrë në morg. Si sot ia kujtoj teshat që kishte veshë. Tutat (pantallonat) bojëkafe, fundin (fustanin) bojëkafe me lule të bardha e të zeza. Fenellën (trikon) e brendëshme e kishte të thurme me dorë ngjyrë jeshile të zezë. Shallin e madh, si ato shallat që çesin zojat mbi supe, e kishte bojë kafe, vijon Sedë Cahani. Edhe këtë vorr nuk mundem me e harrue kurrë sepse është vorri i kosovarit të parë në Kukës. Por për këtë plakë nuk di askush kurrgja. Nuk ashtë pyetë kërkush dhe s’ka asnjë identitet. Nuk po di çka me thanë ma tepër…

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Duhen rregullue vorret e Kosovës

Vorret e tjera që kanë mbetë këtu, këto pak që kanë mbetë duhen rregullue.

Mbi 100 vorre i kanë shplue të afërmit e tyre brenda 3 muajve të parë pas luftës. Kanë ardhë njerëz të afërt prej Kosovë dhe i kanë identifikue shumicën dhe i kanë marrë xhenazet e i kanë çue në Kosovë.

Na kur i varrosshna të dekmit, ua shkujshna emnin në një letër. Letrën e futshna në një shishe. Në çdo vorr kena pas futë nga një shishe me një letër në të me emrin e të varrosurit. Kur vijshin kosovart për me kërkue njerzit e vet, sa shplojshna vorrin e gjenim shishen dhe bëhej identifikimi saktësisht.
Vorret që kanë mbetë këtu duhet me nëjt këtu, flet ngadalë varrmihësi Sedë Cahani.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Këto vorre janë histori. Por duhen rregullue si vorret e vendasve. Unë nuk e di se kush i rregullon. A ka fonde bashkia e Kukësit me i rregullue apo jo nuk e di. A ndoshta vetë kosovarët i rregullojnë. Nuk e di. Unë sa të jem gjallë due me i mirëmbajtë këto vorre të Kosovës. Ua kam borxh te vdekurve në atë kohë gazepi…
(2003)

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

0

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak të lëndimeve, raporton PrizrenPress 

Klubi nga Prizreni thekson se të dy lojtarët pritet të rikthehen shumë shpejt dhe të jenë sërish në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

“Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë pjesë e rosterit për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak të lëndimeve. Të dy pritet të rikthehen shumë shpejt dhe të jenë të gatshëm për ekipin”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Rudina Qerimi dhe Denis Dauti, në kuadër të Misionit të Vlerësimit për hartimin e projektit Innovation and Training Park (ITP) Prizren – Faza II 2026–2029.

Sipas njoftimit të komunës, me këtë rast u diskutua për drejtimin e ardhshëm të projektit si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe GIZ-it në fushën e zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.

“U shkëmbyen mendime mbi prioritetet lokale dhe u identifikuan fusha konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm, në funksion të mbështetjes së ndërmarrësisë, rritjes së kapaciteteve dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë dhe bizneset lokale”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

0

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 109:66, raporton PrizrenPress

Vashat prizrenase dominuan gjatë gjithë takimit, duke treguar epërsi të qartë në parket dhe duke kontrolluar ritmin e lojës nga fillimi deri në fund. Me lojë të shpejtë në sulm dhe mbrojtje solide, Bashkimi krijoi diferencë të madhe në rezultat, duke mos lënë shumë hapësirë për reagim nga skuadra kryeqytetase.

Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Play-offit, ndërsa në finale do të kualifikohet skuadra që arrin tri fitore në seri./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

0

Financim për fermerët dhe bizneset lokale

KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në 28 shtete të botës, vazhdon misionin e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulëta, përmes ofrimit të financimit për projekte zhvillimore dhe aktivitete ekonomike në komunitet.

Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars. Kjo zyrë e re do të ofrojë mundësi financimi për fermerët, bizneset e vogla dhe individët që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.

Zgjerimi në Suharekë është pjesë e strategjisë së KosInvest për të qenë më pranë komuniteteve lokale dhe për të ofruar qasje më të lehtë në financim për qytetarët e rajonit.

Fokus në bujqësi dhe zhvillim ekonomik lokal

Rajoni i Suharekës është i njohur për aktivitetet e tij në bujqësi, vreshtari dhe prodhim ushqimor. Për këtë arsye, KosInvest ka krijuar produkte financiare që mbështesin drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë.

Fermerët që aplikojnë për kredi mund të përfitojnë nga një zbritje prej -2% në normën e interesit, një iniciativë që KosInvest e ka implementuar që nga data 11 Dhjetor 2025, për të mbështetur investimet në:

– mekanizëm bujqësor

– zhvillimin e fermave

– prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore

– zgjerimin e aktiviteteve agrobiznesore

Ky financim synon të ndihmojë fermerët që të rrisin prodhimin dhe të forcojnë ekonominë lokale.

Përkrahje për gratë ndërmarrëse

Në kuadër të programeve për fuqizimin ekonomik të grave, KosInvest ofron gjithashtu zbritje prej -2% në interes për gratë ndërmarrëse, e cila aplikohet që nga 11 Dhjetor 2025. Ky program synon të mbështesë gratë që dëshirojnë të fillojnë ose të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Proces i shpejtë dhe transparent

KosInvest ofron një proces të thjeshtë dhe të shpejtë të aplikimit për kredi, duke u mundësuar klientëve që të marrin vendime financiare në kohë dhe të realizojnë planet e tyre të investimit. Stafi profesional në zyrën e re do të jetë në dispozicion për të ofruar këshillim financiar dhe informacione të detajuara për të gjitha produktet e institucionit.

Adresa dhe kontaktet

Zyra e re në Suharekë do të hapet zyrtarisht më 23 Mars dhe do të mirëpresë të gjithë klientët që kërkojnë financim për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Adresa: Rr. Brigada 123 p.n. – Suharekë
Numri kontaktues: +383 49 213 314

Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë zyrën dhe të informohen nga afër për ofertat financiare dhe mundësitë që KosInvest ofron për fermerët, bizneset dhe gratë ndërmarrëse.

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në terren.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Gjatë këtij takimi, janë  trajtuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit në trajtimin e proceseve që lidhen me pronat dhe menaxhimin e tyre në Komunën e Prizrenit.

Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të arritur rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit është i domosdoshëm për të përmirësuar menaxhimin e pronave dhe për të siguruar zbatim më efikas të proceseve në terren. Synimi ynë është që përmes këtij koordinimi të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët dhe të realizojmë me sukses projektet e përbashkëta”, u shpreh Totaj.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

0

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15, në Leshan të Suharekës.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Krushë e Vogël, Prizren / 22.03.2026 – NN. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.