Home Blog Page 22

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

0

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat ka zhvilluar një diskutim të hapur lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Gjatë takimit janë trajtuar çështje që lidhen me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion, me fokus në adresimin e nevojave të pacientëve.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore”, ka thënë Hajdari, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se spitali mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me mekanizmat përfaqësues.

“Si institucion, mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat përfaqësues, me qëllim të adresimit të nevojave të qytetarëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e Grupit të Grave Asambleiste për të qenë zë i qytetarëve dhe partner në iniciativa që kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor dhe dinjitetit të pacientëve”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

0

Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita Ndërkombëtare e Mamive.

Sipas njoftimit të spitalit, aktiviteti simbolik është organizuar nga drejtoresha e Infermierisë, Burbuqe Gashi, me mbështetjen e menaxhmentit dhe stafit infermieror, me qëllim vlerësimin e rolit të tyre në sistemin shëndetësor.

“Në kuadër të aktiviteteve të parapara, është vendosur baneri i Javës së Infermierisë, i cili do të qëndrojë i ekspozuar në hollin kryesor të spitalit deri më 12 Maj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Java e Infermierisë do të përmbyllet më 12 maj me një aktivitet tjetër simbolik, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të stafit infermieror./PrizrenPress.com/

Marketing

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira për arsimin në Kosovë.

Ajo, së bashku me drejtorin e Administratës, Bexhat Bytyqi, kanë kujtuar periudhën 1990–1999, kur arsimi shqip zhvillohej në kushte të vështira, shpesh në objekte alternative.

Veselaj-Gutaj ka shprehur mirënjohje të veçantë për profesorin Refki Hoxha dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbijetesën e arsimit shqip në atë periudhë sfiduese./PrizrenPress.com/

Marketing

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

0

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter dhe Tyler Cheese kanë qenë protagonistët kryesorë të serisë.

Dyshja amerikane ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në katër ndeshjet gjysmëfinale, duke mbajtur rivalitetin të hapur deri në fund dhe duke e bërë serinë një nga më dramatiket e viteve të fundit në basketbollin kosovar, raporton PrizrenPress.

Statistikat e dyshes në seri:

Gjysmëfinalja 1
• Shannon Shorter – 28 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
• Tyler Cheese – 17 pikë, 2 kërcime, 4 asistime

Gjysmëfinalja 2
• Tyler Cheese – 19 pikë, 4 kërcime, 4 asistime
• Shannon Shorter – 19 pikë, 3 kërcime, 2 asistime

Gjysmëfinalja 3
• Shannon Shorter – 23 pikë, 6 kërcime, 1 asistim
• Tyler Cheese – 13 pikë, 4 kërcime, 2 asistime

Gjysmëfinalja 4
• Tyler Cheese – 27 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
• Shannon Shorter – 30 pikë, 5 kërcime, 5 asistime

Të dy lojtarët kanë qenë liderë të skuadrave të tyre në momente vendimtare, duke mbajtur gjysmëfinalen plotësisht të hapur deri në ndeshjen vendimtare.

Njëri prej tyre do të shkojë në finale, ndërsa tjetri do të mbyllë një seri spektakolare individuale./PrizrenPress.com/

Marketing

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

0

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë me qëllim të shërbimit sa më të mirë për qytetarët, raporton PrizrenPress.

“Së bashku do të angazhohemi gjatë këtij mandati për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

0

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm në këtë rol.

Berisha ka fituar 12 trofe në 5 vitet e fundit, duke qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit prizrenas gjatë kësaj periudhe.

Ai së fundmi ka qenë edhe pjesë e stafit kondicional të Përfaqësueses së Kosovës A te femrat, nën drejtimin e trajnerit Viktor Kovac. Ky i fundit theu rekorde të trofeve me klubin nga Prizreni dhe punuan së bashku me Berishën për një kohë të gjatë.

Marketing

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

0

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50.

Tutje siç thuhet në raport, njëri nga ta ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec / 05.05.2026 – 13:50. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë ka ardhur deri tek përleshja fizike dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej te dyshuarve dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

0

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën gjigante të Eurovizionit.

Në një lidhje për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, artisti u shpreh se përjetimi në skenë ishte shumë më intensiv nga sa e kishte menduar.

“Nuk di ta shpjegoj ndryshe. Unë e kisha pritur që do përballem me emocione të forta, por gjithçka kisha menduar, kur shkela aty ishin 3-fish më të mëdha. Që në momentin që shkela në skenë, kuptova që emocionet ishin më të forta dhe ishte më bukur, më e madhe. Në momentin që shkela në skenë për provën mu duk sikur jam live. Frika nuk mund të them që do zhduket. Jam njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh ai.

Kallaci theksoi se, megjithëse emocionet janë të forta, ato nuk e pengojnë, përkundrazi e motivojnë më shumë. “Jam njeriu më i lumtur në botë dhe mezi pres të ngjitem në skenë në natën e performancës”, tha këngëtari.

Sa i përket organizimit, ai vlerësoi maksimalisht profesionalizmin e produksionit. Sipas tij, çdo detaj është i kuruar deri në sekondë dhe nuk ka vend për gabime.

“Mua ma kishin shpjeguar më parë por kur e pash vetë, gjithçka ishte e kalkuluar dhe çdo sekondë ishte në vendin e vetë, që te pjesa e kufjeve, monitor ku në çdo moment mund të ndryshoje çdo pasiguri dhe çdo moment. Ana profesionale ishte gjithçka 10 nga 10.

Po ashtu skena, ishte e qëndisur, e kopsitur në sekondë, nga pikëpamja e produksionit televiziv dhe muzikor.

Nuk dalin nga sekondi. Aty nuk ka gabime dhe kjo më jep siguri të madhe.

Të jem i sinqertë mezi po pres të shkel në skenë në Eurosong dhe të përjetoj emocionet që kam prej 6 muajsh pritje”, theksoi ai.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, artisti tregoi se ka ndjerë mbështetjen e bashkëkombësve. “Që në aeroport takuam shqiptarë, ndihesh si në shtëpi. Është një ndjesi shumë e bukur dhe shpresoj të marrim sa më shumë vota”, u shpreh ai.

Për këngën “Nan”, Kallaci tha se është pritur shumë mirë, si nga publiku ashtu edhe nga pjesëmarrësit e tjerë. “Duartrokitjet dhe fjalët e mira nuk kanë munguar pas çdo prove. Kjo më jep shumë kënaqësi”, shtoi ai.

Ai zbuloi edhe elementët simbolikë të skenografisë, duke veçuar një detaj domethënës që përcjellë kënga “Nan” përmes këpucëve.

“Kjo këngë të paktën në momentin që ka dalë dhe klipi ku vendosëm dhe titrat në mënyrë që dhe shtetet e tjera  të kuptojnë realisht thellësinë e këngës. Nuk mungojnë komentet dhe fjalët pasi e dëgjojnë këngën, mua më bëhet qejfi që gjithkush e përqafon këtë këngë.

Përqafimi erdhi dhe pas provës së parë. Çdo gjë është shumë teknike. Gjithsesi kënga u duartrokit dhe thonë fjalë të mira pas çdo prove. Ndjesi e bukur.

Këpucë në skenë vijnë me thirrje të fortë për mungesën e njerëzve të dashur, ka qenë qëllimi kryesor vizualisht. Jemi munduar ta tregojmë në mënyrë shumë elegante.

Ky ka qenë synimi dhe tani që e shoh mbrapa ndihem krenar për këtë vepër”, theksoi Alis.

Sa i përket garës, këngëtari tha se aktualisht fokusi mbetet tek përmirësimi teknik i performancës, ndërsa konkurrenca do të ndihet më fort në vijim. “Jemi si një klasë në ekskursion që po realizon një ëndërr”, u shpreh ai.

Edicioni i këtij viti i Eurovizionit përkon me 70-vjetorin e këtij spektakli, një moment që, sipas Kallacit, i jep edhe më shumë madhështi eksperiencës.

“Duket sikur shteti ka marrë energji, çdo gjë është e rrethuar me eurovizion. Duket sikur po mundohen që këtë lloj ëndrre për këdo ta bëjnë sa më të dukshme dhe të prekshme për këdo. Kjo na përfshin edhe ne. Ëndrra merr një dimension të mrekullueshëm. Jam mrekulluar”, përfundoi ai.

Eurovision Song Contest 2026 do të transmetohet drejtpërdrejt më 12, 14 dhe 16 maj, duke premtuar një spektakël të paharrueshëm për miliona shikues.

Këngëtari Alis do të ngjitet në skenë për të interpretuar këngën “Nan” më 14 maj, një performancë që premton thellësi vokale dhe ndjeshmëri artistike.

Publiku shqiptar do të mund ta ndjekë Eurovision Song Contest 2026 në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana./rtsh.al/

Marketing

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

0

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

0

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në rrjedhën e ndeshjeve.

Te Bora, më i dalluari ka qenë Cheese, i cili ka mbajtur mesatare prej 19 pikësh për ndeshje. Ai ka realizuar 27 pikë, 13, 19 dhe 17 pikë, duke qenë konstant në çdo takim.

Mbështetje e rëndësishme për Cheese te Bora në play off ka ardhur edhe nga Jordan Dingle, i cili ka pasur një mesatare prej 13.5 pikësh për ndeshje. Performanca e tij ka qenë me ulje-ngritje, me 4 pikë, për të shpërthyer me 23, ndërsa më pas ka shtuar 11 dhe 16 pikë.

Në anën tjetër, te Bashkimi, apsolutisht protagonisti kryesor ka qenë Shanon Shorter, i cili ka qenë lider absolut me 25 pikë për ndeshje. Ai ka realizuar 30, 23, 19 dhe 28 pikë në katër përballjet, duke qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen kundërshtare.

Ndërkohë, Jalen Riley ka kontribuar me një mesatare prej 15 pikësh për ndeshje, duke shtuar 17, 15, 11 dhe 17 pikë në këtë seri.

Këto statistika tregojnë qartë se seria është udhëhequr nga performanca individuale e lojtarëve kryesorë, ku çdo ndeshje është ndikuar drejtpërdrejt nga forma e tyre. Dueli mes lojtarëve kryesorë pritet të mbetet vendimtar edhe në ndeshjen e sontme. /AsistiOnline.com/

Marketing