21.1 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 227

Korishë, arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

0

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në fshatin Korishë të Prizrenit ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të substancës narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli të kryer në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 766.55 gramë substancë e dyshuar të jetë marihuanë, disa qese të zbrazëta që dyshohet se janë përdorur për paketimin e lëndës narkotike dhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

Ylli pret Bashkimin

0

Pas përballjes në Mitrovicë, vëmendja e ProCredit Superligës kthehet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli do të presë Bashkimin.

Ndeshja luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, duke filluar nga ora 19:00, dhe pritet të jetë një sfidë e fortë mes dy skuadrave me ambicie të mëdha.

Therandasit renditen në mes të tabelës me 8 fitore dhe 10 humbje dhe do të kërkojnë të përfitojnë nga terreni vendas për të përmirësuar pozitat. Nga ana tjetër, Bashkimi kryeson kampionatin me 13 fitore dhe vetëm 5 humbje, duke synuar të ruajë vendin e parë në këtë edicion të elitës./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizreni përballet me Trepçën

0

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të, duke e bërë garën për pozitat kryesore gjithnjë e më interesante.

Në takimin e parë të kësaj xhiroje, Proton Cable Prizreni do të përballet me Trepçën në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Ndeshja, që do të zhvillohet sot, në orën 17:00, ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.

Prizrenasit janë të tetët me katër fitore dhe 14 humbje, ndërsa Trepça renditet e dyta me 12 fitore dhe 6 humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Driloni, fitues i Big Brother VIP Kosova 3

0

Drilon Rama u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova 3, duke rrëmbyer çmimin e madh si më i votuari i këtij edicioni.

I emocionuar, ai pranoi çmimin mes duartrokitjeve dhe entuziazmit, duke ndarë gëzimin me miqtë dhe fansat që mbushën Klan Arenën.

Vendi i dytë shkoi për Xhenetën, ndërsa i treti për Vullnetin.

Marketing

Abdixhiku në Has premton zhvillim ekonomik dhe investim miliardësh për Kosovën

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me banorët e Hasit, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe investimeve për të ardhmen e Kosovës.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka një mision historik për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 5 miliardë euro investime dhe 5 për qind rritje ekonomike, raporton EO.

“Në këtë momentum po shihet se po bëhet ri ngritja, nuk ka kohë as vullnet as të ndajë as të përçaje as të shajë as të ndikojë të urrejtje jemi pak për ty ndarë e përçarë. Kosova shtet i pavarur dhe sovran është misioni i të madhin Ibrahim Rugova. Kemi pasur një slogan bëhet ndryshimi por me atë që po shoh slogani i ri është krejt Kosova LDK. Nuk jam këtu për të folur as për të ndarë e as për tu përçarë por na duhet për bashkimi ynë i djathtë sepse ikja e të rinjve po ndodh çdo ditë, jemi këtu për bujqit tanë që detyrohen t’i hedhin produktet e tyre, prandaj në programin tonë kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, dhe 5 për qind rritje ekonomike”, u shpreh Abdixhiku.

I pari i LDK-së u shpreh se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm për të zgjedhur një kryeministër, por për të formësuar të ardhmen e Kosovës.

“Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”, ka theksuar ai.

Marketing

97-shi i LDK-së Xhavit Ukaj vizitoi KB ‘Bashkimi” dhe bashkëbisedoi me qytetarët në Malishevë

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, i cili mban numrin 97, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar Klubin e Basketbollit “Bashkimi” në Prizren dhe ka marrë pjesë në tubimin në Malishevë.

“Puna dhe angazhimi i palodhshëm kanë bërë që klubi i qytetit, KB Bashkimi, të jetë tani në vendin që meriton. Me krenari, klubi gjendet në vendin e parë, dhe për këtë meritë të madhe falënderojmë kryesinë, lojtarët dhe veçanërisht kryetarin Kushtrim Kabashi, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme për suksesin e ekipit. KB Bashkimi është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit. Suksese të mëtejshme!”.

Ukaj ka falënderuar edhe Malishevën për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Sot, në Malishevë, mbajtëm një tubim të veçantë, ku qytetarët treguan përkrahjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari dhe kryeministri i ardhshëm, Lumir Abdixhiku, i cili bashkë me ne ndau vizionin për një të ardhme më të mirë. Falënderojmë kryetarin Fatmir Ademaj për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë. Malisheva tregoi edhe një herë që është krah i fuqishëm i ndryshimit”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çikat kampione të Bashkimit vazhdojnë shkëlqimin në Superligë – mposhtin Pejën 03

0

Çikat kampione të Bashkimit kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në Superligën e Femrave, duke shënuar një fitore bindëse ndaj Peja 03 me rezultat 76:65 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja filloi me një çerek të parë të balancuar, ku Peja 03 e mbylli me epërsi të vogël 11:15. Megjithatë, në çerekun e dytë, Bashkimi dominoi plotësisht lojën, duke e përmbysur rezultatin dhe shkuar në pushim me avantazh 34:29. Perioda e tretë ishte e barabartë, duke u mbyllur me shifrat 21:21, por në çerekun e fundit çikat kampione treguan përvojën dhe cilësinë e tyre, duke mbyllur pjesën e fundit 21:15 dhe siguruar kështu fitoren e radhës.

Arbnore Përquku ishte lojtarja më e dalluar për Bashkimin, duke shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme, ku regjistroi 16 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime. Nga ana tjetër, për Pejën 03, Juicy Landrum u shqua me 23 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime, por kontributi i saj nuk mjaftoi për ta ndalur fuqinë e kampionit.

Me këtë fitore, Bashkimi tani ka 11 fitore dhe vetëm një humbje, duke e forcuar pozitën si lider i Superligës së Femrave, ndërsa Peja 03 ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe pesë humbjeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizreni monitorohet nga kamerat e sigurisë 24 orë

0

Komuna e Prizrenit dhe policia rajonale kanë lansuar projektin për monitorim 24 orëve të lëvizjeve në qytetin e Prizrenit. Kamerat e sigurisë në fillim janë vendosur në zonën historike, ndërsa në të ardhmen ato do të vendosen në çdo pikë kyçe të qytetit dhe në fshatra.

Pamjet në qendër të qytetit të Prizrenit, mund të shihet në çdo kohë nga monitoruesit e policisë rajonale, falë vendosjes së kamerave të sigurisë. Prizrenasit thonë se në këtë mënyrë, qytetarët, vizitorët, turistët e huaj dhe bizneset, ndihen më të sigurt.

“Tash është një standard i ri që është bërë ç’do kund jo vetëm në Shatërvan, por edhe në vende të tjera, për shkak se edhe lëvizjet janë të mëdha, është një siguri ndoshta më e madhe edhe psikike”, thotë qytetari Fadil Braha.

Qytetari  Zyhdi Bajraktari thotë së jo vetëm Shatërvani, por edhe gjithë qyteti për sigurinë e popullit, duhet të jetë nën kamera.

“Ç’do ditë po ndodhin ngjarje të pakënaqura, kështu që edhe shteti edhe policia nuk po ju bjen dot në gjurmë, a kështu me kamera, gjithçka e ka në dorë situatën”, tha ai.

“Shatërevani duhet me qenë 100% edhe pak është, me qenë nën vëzhgin 24 orë, arsyet janë të shumta, arsyet janë të shumta, njëherë mas pari prej hajnive, ngatrresave”, tha  Halit Shatri.

Ky projekt i përbashkët i Komunës së Prizrenit dhe policisë, ka për qëllim mbajtjen nën kontroll të qetësisë publike në çdo kohë.

“Ky monitorim na ndihmon në parandalimin e veprave penale, për shkak se , policët nga këtu mund të shohin shumë lëvizje të qytetarëve dhe lëvizje të dyshimta, dhe munden me kohë me ndërhy patrullat policore. Kjo na ndihmon përveç në parandalim edhe në zbulimin e veprave penale, pasi të njëjtat video incizime gjatë 24 orëve nëpër pika mund ti përdorim si dëshmi apo provë”, tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren.

Përveç Policisë së Kosovës, askush tjetër nuk mund të ketë qasje në videot e këtyre kamerave, kjo për shkak të ruajtjes së privatësisë qytetare.

“Në bazë të rekomandimeve nga Agjensia Kosovare e ruajtjes së privatësisë, është rekomanduar që monitgorimi 24 orë në vendet publike ta bëjë vetëm policia, edhe pse investimi dhe mirmbajtja është bërë nga komuna, monitorët janë në stacionin e policisë, video inçizimet nuk mund të dalin vetëm me urdhër të gjyklatës”, tha Bytyqi.

Kamera të tilla do të vendosen edhe në pika të tjera kyçe të Prizrenit, përfshirë edhe hyrjen dhe daljen e fshatrave të komunës së Prizrenit./RTK

Marketing

Pjesëmarrje masive për Abdixhikun në Malishevë, premton investime miliardëshe

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim në Malishevë, ku tha se pjesëmarrja ishte masive.

Abdixhiku tha se në Malishevë gjeti entuziazëm e besim të madh qytetar, teksa shtoi se festa u bë edhe më e veçantë falë manifestimit të 35-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së atje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë, dhe me ne është ngritur e tërë Kosova. Në çdo anë të vendit po jehon fort thirrja e madhe popullore për ndryshim! Siç bëjmë në çdo tubim, edhe në Malishevë folëm për projekte madhore e për zgjidhje konkrete. Folëm për të ardhmen, dhe për ‘Rrugën e Re’”.

“Do t’i investojmë 5 miliardë euro në katër vite për ta transformuar infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe energjinë e Kosovës, dhe për ta ringjallur ekonominë tonë! Do të krijojmë programe specifike për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë me qasje më të lehtë në financim dhe teknologji moderne”, tha Abdixhiku.

Më tej, kandidati i LDK-së për të parin e qeverisë premtoi se do t’i realizojnë të gjitha projektet zhvillimore dhe do ta bëjnë vendin krenar, pasi tha se kjo tashmë s’është veç fushatë, por është ëndrra më e madhe për Kosovën që do ta ndërtojnë bashkë.

“Fatmir, përgëzime për këtë organizim madhështor! Suksese edhe kandidatëve tanë nga Malisheva Fatmir Ademaj, Fetah Rudi, dhe Fatmir Kastrati. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë – me 9 shkurt”, tha ai.

Refuzohet masa e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.

Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë hetimore/paraprake, dhe si Gjykatë sipas detyrës zyrtare duhet të ketë parasysh dhe të sigurohet që mos mos zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë siç është në rastin konkret arresti shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Marketing