30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 243

Totaj: Me PDK-në në pushtet, do të arrijmë progresin që e dëshmuam në Prizren

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e fshatit Velezhë të Prizrenit, ku Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë prezantuar programin e tyre për qeverisje.

Totaj gjatë fjalimit të tij theksoi se gjatë katër viteve të kaluara të qeverisjes në komunën e Prizrenit është arritur progres dhe zhvillim, dhe theksoi se ky sukses mund të realizohet edhe në nivelin nacional me PDK-në në pushtet.

Kandidatët për deputet të PDK-së, nga ana e tyre, premtuan se do të jenë një zë i fuqishëm për qytetarët në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Në fund të tubimit, përfaqësuesit e PDK-së bënë thirrje për mbështetje masive nga banorët e fshatit Velezhë në zgjedhjet e ardhshme, duke besuar se PDK-ja do të sjellë ndryshime pozitive në nivel nacional./tv prizreni /

Marketing

 

Hysni Gucati sërish është zgjedhur kryetar i OVL-UÇK-së

0

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar sot edhe një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, i cili këtë pozitë e ka ushtruar edhe mandatin e kaluar.

Në këtë kuvend, Gucati i ka marrë 112 vota, kurse kundërkandidati i tij, Nasim Hardinaj ka marrë 95 vota.

Marketing

Dalin analizat: Uji është i pijshëm në Banjë të Malishevës

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se pas përsëritjes së analizave të ujit të pijes në burimet e fshatit Banjë – Malishevë, ku ajo operon, u konstatua se uji është i pijshëm dhe mund të përdoret pa shqetësime nga banorët e zonës.

“Këto analiza janë realizuar pas disa shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pas verifikimeve të mëtejshme nga ekipi i ekspertëve të kompanisë. Pavarësisht pasigurisë që mund të ketë pasur për disa ditë, rezultatet përfundimtare kanë konfirmuar se uji përmbush të gjitha kriteret e sigurisë dhe mund të konsumohet nga banorët”, thuhet në njoftim.

Kompania ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë cilësinë e ujit në mënyrë periodike për të siguruar që standardet e shëndetit publik të mbahen gjithmonë.

Në përpjekje për të siguruar shërbim të pakompromis, “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shqetësim që mund të kenë në lidhje me cilësinë e ujit, për të mundësuar veprime të shpejta dhe të efektshme.

Marketing

 

Totaj priti një delegacion nga Chemonics International të SHBA-së

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një delegacion nga Chemonics International të SHBA-së.

Ata në këtë takim diskutuan për qeverisjen lokale dhe raportet ndëretnike në Prizren.

“Ne këtë takim u diskutua, për prioritetet e Komunës sonë gjatë muajve në vijim, si dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në projekte me interes për qytetarët”, njofton komuna.

Marketing

 

Kurti viziton bizneset e Sharrit dhe Prizrenit: Qeveria do të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e biznesit

0

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar disa fabrika dhe biznese të njohura në rajonin e Sharrit dhe Prizrenit.

Ai ka vizituar  fabrikat “Meka” dhe “Sofra e Hasit”, si dhe kompanitë “Renelual Tahiri” dhe “Rizam Holding”, të cilat prodhojnë produkte të mishit, brumi, materiale betoni dhe objekte banesore.

“Këto katër biznese ofrojnë mbi 290 vende pune, shumë prej të cilave janë të populluara nga gra. Kurti theksoi se Qeveria e tij do të mbështesë gjithmonë bizneset, duke u mundësuar atyre që të rriten dhe zhvillohen, pasi ato janë një faktor kyç për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, shkruan Kurti.


Marketing

I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë

0

Një 39 vjeçar turk është kapur në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të hynte në Shqipëri.

Ai rezulton i dënuar në shtetin turk me mbi 15 vite burgim për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit./abcnews.al

Marketing

55 aksidente për një ditë në Kosovë

0

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të tjerë me dëme materiale.

Ndërkaq, në po këtë vazhdë kohore u shqiptuan 1 mijë e 840 gjoba trafiku.

U arrestuan 25 persona, e 15 të tjerë u dërguan në mbajtje.

Policia shqiptoi 1840 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1840 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 42 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 25 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris

0
Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Konferenca e Paqes në Paris, e cila hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919.
Kjo konferencë u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” në Boston të SHBA, Partia Politike Shqiptare në SHBA, kolonitë shqiptare në Turqi, Rumani, Zvicër e vende të tjera.
Megjithëse, Shqipëria mbajti qëndrim asnjanës gjatë Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Paqes nuk mori në konsideratë kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur tërësinë tokësore të shtetit shqiptar si dhe për të rikthyer në favor të tij territoret shqiptare që ishin shkëputur më 1878 dhe në vitin 1913.
Shtetet fqinje kërkuan që të merreshin parasysh pretendimet e tyre territoriale mbështetur në Traktatin e Fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915. Në këtë konferencë nuk u mor parasysh parimi i kombësisë dhe as ai i vetëvendosjes.
Për të ardhmen e Shqipërisë u paraqitën disa projekte që fillonin që nga ngushtimi territorial e deri në zhdukjen e shtetit shqiptar nga harta politike e Ballkanit.
Në janar të vitit 1920 u hartua një projekt për zgjidhjen e Çështjes së Adriatikut, i cili parashikonte aneksimin nga Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene e disa viseve veriore të Shqipërisë, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e presidentit amerikan U. Uillson.

Marketing

Pas eliminimit nga BBVK, Leo e Lela shfaqen krahë njëri-tjetrit

0

Leonard Gashi nuk arriti dot ta prek finalen e madhe të Big Brother Vip Kosova 3.

Pas eleminimit në gjysmëfinale, Leo është parë nën shoqërimin e të dashurës së tij Lelës, me të cilën u njohën brenda qëndrimit në shtëpi.

Dyshja shihen të përqafuar dhe të lumtur.

Mbetët për tu parë se si do të shkon lidhja e tyre jashtë shtëpisë.

Marketing