15.3 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Totaj: Me PDK-në në pushtet, do të arrijmë progresin që e dëshmuam në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e fshatit Velezhë të Prizrenit, ku Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë prezantuar programin e tyre për qeverisje.

Totaj gjatë fjalimit të tij theksoi se gjatë katër viteve të kaluara të qeverisjes në komunën e Prizrenit është arritur progres dhe zhvillim, dhe theksoi se ky sukses mund të realizohet edhe në nivelin nacional me PDK-në në pushtet.

Kandidatët për deputet të PDK-së, nga ana e tyre, premtuan se do të jenë një zë i fuqishëm për qytetarët në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Në fund të tubimit, përfaqësuesit e PDK-së bënë thirrje për mbështetje masive nga banorët e fshatit Velezhë në zgjedhjet e ardhshme, duke besuar se PDK-ja do të sjellë ndryshime pozitive në nivel nacional./tv prizreni /

Marketing

 

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Lajmet e Fundit