24.3 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 260

I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë

0

Një 39 vjeçar turk është kapur në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të hynte në Shqipëri.

Ai rezulton i dënuar në shtetin turk me mbi 15 vite burgim për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit./abcnews.al

Marketing

55 aksidente për një ditë në Kosovë

0

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të tjerë me dëme materiale.

Ndërkaq, në po këtë vazhdë kohore u shqiptuan 1 mijë e 840 gjoba trafiku.

U arrestuan 25 persona, e 15 të tjerë u dërguan në mbajtje.

Policia shqiptoi 1840 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1840 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 42 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 25 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris

0
Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Konferenca e Paqes në Paris, e cila hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919.
Kjo konferencë u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” në Boston të SHBA, Partia Politike Shqiptare në SHBA, kolonitë shqiptare në Turqi, Rumani, Zvicër e vende të tjera.
Megjithëse, Shqipëria mbajti qëndrim asnjanës gjatë Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Paqes nuk mori në konsideratë kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur tërësinë tokësore të shtetit shqiptar si dhe për të rikthyer në favor të tij territoret shqiptare që ishin shkëputur më 1878 dhe në vitin 1913.
Shtetet fqinje kërkuan që të merreshin parasysh pretendimet e tyre territoriale mbështetur në Traktatin e Fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915. Në këtë konferencë nuk u mor parasysh parimi i kombësisë dhe as ai i vetëvendosjes.
Për të ardhmen e Shqipërisë u paraqitën disa projekte që fillonin që nga ngushtimi territorial e deri në zhdukjen e shtetit shqiptar nga harta politike e Ballkanit.
Në janar të vitit 1920 u hartua një projekt për zgjidhjen e Çështjes së Adriatikut, i cili parashikonte aneksimin nga Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene e disa viseve veriore të Shqipërisë, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e presidentit amerikan U. Uillson.

Marketing

Pas eliminimit nga BBVK, Leo e Lela shfaqen krahë njëri-tjetrit

0

Leonard Gashi nuk arriti dot ta prek finalen e madhe të Big Brother Vip Kosova 3.

Pas eleminimit në gjysmëfinale, Leo është parë nën shoqërimin e të dashurës së tij Lelës, me të cilën u njohën brenda qëndrimit në shtëpi.

Dyshja shihen të përqafuar dhe të lumtur.

Mbetët për tu parë se si do të shkon lidhja e tyre jashtë shtëpisë.

Marketing

Kosova U18 në finale të IHF Trophy

0

Olt Kabashi ishte mur i vërtetë në fitoren dramatike të Kosovës U18 ndaj Britanisë së Madhe.

Kabashi bëri rreth 20 pritje ndërsa Kosova fitoi 29:25 për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.

Ndeshja ishte dramatike, por djemtë tanë u shfaqën kur duhej, në momentet vendimtare. Pos Kabashit ka shkëlqyer edhe Olsi Mulaj me 13 gola. Amar Muqolli e Granit Kadiri i shënuan nga katër gola.

Të shtunën prej orës 16:30 është finalja Kosovë – Bullgari. Fituesi kualifikohet në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.

Marketing

Superliga vazhdon me përballje interesante, vëmendja te derbi lokal në Prizren

0

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Borës dhe Pejës. Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.

Vëllaznimi-Trepça takohen në një tjetër takim interesant të shtunën. Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje. Ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.

Përballje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

ProCredit Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Bora – Peja

19:00 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Marketing

Dita e sotme e vranët, mëngjesi me ngrica dhe mjegull

0

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica dhe kushte me mjegull.

“Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Rekomandime për qytetarë:

Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të reduktuara të dukshmërisë dhe ngricave.

Qytetarët rekomandohet të kufizojnë daljet e panevojshme, sidomos gjatë periudhave të ndotjes së lartë, si dhe të përdorin maska mbrojtëse kur është e nevojshme.

Marketing

Kurti zotohet për finalizimin e rrugës Prizren-Tetovë

0

Krheministri I Kosovës  Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ri synon “drejtësi historike ndaj një padrejtsie gjeografike” përmes finalizimit të rrugës Prizren-Tetovë, që do të lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Prizren e kemi një projekt për zemër. Rruga Prizren-Tetovë. Ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike. E punimet për rrugën që lidhë Prizrenin dhe Tetovën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në të dyja anët e kufirit, kanë filluar dhe po ecin me shpejësi”, ka dekaruar ai, duke treguar specifikat e projektit.

Nga palestra “Rexhai Surroi” në Prizren, ai ka premtuar investime në spitalin e qytetit, të cilin, sipas tij, do ta bëjnë model për Kosovën dhe rajonin.

“Spitali i Prizrenit mbulon zonën rajonale të dytën më të madhe në Kosovë pas Prishtinës… Në mandatin tjetër, me investimet që do t’i bëjmë, ai do të bëhet një spital model për Kosovën dhe rajonin”.

Kurti kujtoi se “në të kaluarën për ushtrinë tonë ndaheshin nga 4 milionë euro, kurse me qeverisjen tonë u ndanë mbi 360 milionë”.

Artan Abrashi, kandidat për deputet nga Prizreni, tha se vizionin e Vetëvendosjes nuk ka forcë opozitare që mund ta shuajë.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se shpirti i qytetarëve të Prizrenit janë zemrat e këtij qyteti që bëhen bashkë cep më cep, anë e kënd Republikës tonë, drejt fitores rekorde dhe historike.

“Ky aktivitet i mbushur me energji dhe entuziazëm konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e qytetarëve të Prizrenit për mbështetjen ndaj Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti. Fushata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë qytet dëshmoi unitetin dhe vendosmërinë për të vazhduar punën drejt një të ardhme me zhvillim, me drejtësi dhe me siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim,” tha Çeku.

Marketing

Totaj: PDK-ja po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, tha se partia po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“PDK-ja po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, duke ofruar një vizion të qartë dhe një mision të palëkundur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kosova meriton dhe do të jetë më mirë!”, shkruan Totaj.

Marketing