20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 263

Rahoveci festoi në terr, 5 orë pa rrymë

0

Në mungesë të energjisë elektrike, banorët e Ratkocit, Malësisë së Vogël, Dejnit e Xërxës së Rahovecit, gjeten metoda alternative për të pasur dritë në natën e ndërrimit të motmoteve.

Ata thonë se të martën, pesë orë ishin pa rrymë, e veç një me të, raporton Klan Kosova.

Ndiqeni kronikën:

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Akuzat e familjes së Parashqevisë për Herion Mustafaraj, Ilirjani rrëfen sesi nisi konflikti: Kanë qenë dy….

0

Familja e Parashevi Simakut kanë pasur një përplasje së fundmi me aktorin Herion Mustafaraj, duke e akuzuar këtë të fundit se ka hyrë në dhomën e saj të hotelit pa lejen e familjarëve.

Të dyja palët kanë lëshuar disa deklarata ku japin shpjegimet e tyre, ndërsa së fundmi, biznesmeni Elton Ilirjani i cili është kujdesur për Parashqevinë prej javësh tashme, tregon në një reagim të gjatë atë që ka ndodhur.

“Kanë qenë dy ditë të vështira dhe me shumë ngjarje. Të gjithë e kanë parë në media se ccfarë ka ndodhur mes familjes Simaku dhe Herion Mustafarajt. Është një situatë e komplikuar e cila më shumë ka lindur nga keqkuptimi. Nuk mendoj që ka pasur keqdashësi nga të dyja anët. Unë jam në mes dhe më ka interesuar vetëm mirëqenia e Parashqevi Simakut.

Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diskutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesën e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert.

 

Dashurinë që ka për familjarët, edhe pse nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Dashurinë që ka për nipin e vet, unë e kam vërejtur dhe e shoh çdo dit. Nuk duhet vënë në diskutim dashuria që ka për familjarët e vet. A ka dashuri ajo për miqtë e saj? Po. Një ndër miqtë e saj të hershëm është Herion Mustafaraj. Po të isha gjaknxehtë do kisha thënë 1 mijë e 1 të zeza për të, se çfarë nuk ka thënë për mua, më quajti dhe luani me tanga. Këto janë situata delikate dhe kërkoj gjykim të ftohtë. U jap të drejtë familjarëve të reagojnë. Përse Herion Mustafaraj është kaq i përfshirë?

Ai ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të saj. Ajo ka jetuar te shtëpia e tij, nëna e Herionit e ka mbajtur në shtëpi. Unë nuk jam mosmirënjohës, dhe ajo është mirënjohëse dhe e do Herionin dhe e vlerëson si vëlla, dhe ai si motrën e tij. Deri këtu jemi në rregull, por ku lindi problemi mes Herionit, , Elvirës dhe mua dhe familjarëve. Lindi ditën kur Elvira më 15 dhjetor e gjeti dhe unë u bashkova me ato. Atë ditë Parashqevia ishte takuar me Herionin dhe i kishte thënë do takoj këtë zonjën. Atë ditë lindi debati i madh. Herioni kishte qëllime të mira, por duhet të kuptonte që ishim të angazhguar për t’i gjetur një ambient dhe një strehë të qetësohej.

Ne donim t’i jepnim ndihëm e shpejtë Parashqevisë. Unë nuk po i përgjigjesha sepse nuk e njihja, kisha shumë telefonata dhe shumë mesazhe. Elvira jep një intervistë dhe një deklaratë dhe keqkuptohet. Pasi ndodhën të gjitha këto, me të drejtë, Herioni u mërzit. Mendoi se po evitonim, por Parashqevia donte vetëm të fliste me të birin. Kishte një qëllim dhe kjo zonjë që të vinte nga rruga me ne hotël. Me të drejtë ai u mërzit, mendoi se ne nuk po e linim të fliste me Parashqevinë. U mërzit ai çfarë nuk tha për mua. I thashë qetësou, unë kam dashur që inati të qetësohej dhe të vendosej një komunikim mes tij dhe familjarëve. Nuk kam bërë gabim që jam përpjekur që çdo komunikim të kalonte përmes familjes së saj. Jam përpjekur të informoheshin familjarët. Ata menduan që Parashqevia nuk duhej të përballej me debate me tema të forta, ajo kishte një problem prandaj doli në rrugë. Di të them që temat e forta nuk i bënin mirë dhe donim ta mbronim. Një rastësi e paimagjinueshme.

Dhe çfarë ndodhi, Herion Mustafaraj punonte në hotelin ku ishte strehuar Parashqevia.

Elivra ishte shumë mbrojtëse ndaj Parashqevisë, uën më i tërhequr dhe më studiues. U vendosa menjëherë në komunikim me të. Vëllai i Parashqevi Simakut kishte pasur një përplasje me Herionin, përplasje mes dashurive të ndryshme. Nuk mendoj në asnjë moment që Herioni do ta dëmtojë Parashqevinë, prandaj i thash merre me ngadalë, mos u përplasni në sy të Parashqevisë. Përplasja nuk u evitua, Herioni shkonte me të drejtën e tij të fliste me një mike, vëllai dhe familjarët donin që ajo të ishte e mënjanuar nga këto dhe ndodhi përplasja. Herioni bëri një postim që u ofendua familja e Parashqevisë pastaj këta të fundit bënë një deklaratë. A e meritonte? Po ose jo, po të isha familjari do kisha reaguar dhe më keq. Unë jam i bindur që Parashqevia i do familjarët mbi të gjithë dhe kjo nuk ka diskutim. Do Herioni t’i bëjë keq Parashqevisë? Jo, kështu e mendoj. Ai është një artist, është emocional, është i rrëmbyer dhe nuk ka diplomaci në reagim. A na ka ndihmuar Herioni? Patjetër që po. Më ka ndihmuar si fëmijë i lumtur. A bëri mirë që shkoi kundër kërkesës së familjarëve? Herioni duhet të kishte respektuar vendimin e familjarëve. Familjarët nuk kanë qëllim të keq ndaj Herionit, të gjithëve u intereson që Parashqevia të jetë mirë. Familjarët janë të parë që vendosin për Parashqevinë. Parashqevia po pret të birin, nuk do të bëjë asgjë tjetër. Do të rrijë me nipin e saj në privatësinë e saj. Ajo është mirë, nuk është në më të mirën e saj, kuptojeni, të rrish gjithë ato vite jashtë nuk është mirë, por mos abuzoni shumë duke thënë të pavërteta. Për mua kjo histori më kujtoi sa shumë e dua Shqipërinë. Sa të jem unë gjallë, ajo nuk do kthehet në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri”-përmbyll reagimin Ilirjani.

Totaj viziton vendin e ngjarjes pas incidentit me mjete piroteknike

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike në rrugën ‘Ahmet Prishtina’.

Ai premtoi mbështetje për të dëmtuarit dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit. Totaj ishte i shoqëruar nga nënkryetari, Kujtim Gashi.

“Sot, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, vizituam vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike në rrugën ‘Ahmet Prishtina’. Ngjarje të tilla janë një thirrje e fortë për të gjithë ne që të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në çdo moment”,  shkruan Totaj.

Përveç lëndimit të një personi, ky incident ka shkaktuar edhe dëmtime në disa lokale afariste dhe banesa përreth, duke prekur sigurinë dhe pronën e qytetarëve tanë.

“I urojmë personit të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe u shprehim solidaritetin tonë të gjithë atyre që kanë pësuar dëme materiale. Në kuadër të mundësive që i ka Komuna, do të përpiqemi t’ju dalim në ndihmë për të përballuar këtë situatë”.

“Falënderoj organet e rendit dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Le ta fillojmë këtë vit të ri me më shumë kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin”./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetaksident në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, vetura pëson dëme

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Sipas raportimeve, një veturë është vetaksidentuar në këtë rrugë.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetet sociale, duke treguar dëme materiale në veturë. Nuk ka informacione për persona të lënduar, përcjell PrizrenPress.

Për më shumë detaje, mund të shikoni foton e mëposhtme.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren kërkon dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, duke e fajësuar atë për shpërthimin e mbrëmshëm të mjeteve piroteknike, ku si pasojë u lënduan dy persona dhe pati shumë dëme materiale.

“Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit Shaqir Totaj, si dhe llogaridhënie për të gjitha shpërdorimet dhe papërgjegjësitë që e kanë shoqëruar mandatin e tij deri më tani”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes në Prizren.

“Prizreni meriton një udhëheqje që kujdeset për jetën, shëndetin, rendin dhe qetësinë publike – jo një kryetar që luan me fatin e qytetarëve”.

Sipas Vetëvendosjes, kërkesa e tyre e qartë dhe e drejtpërdrejtë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike u prit me injorim dhe tallje nga kryetari Totaj, “duke dëshmuar se për të, rendi publik, shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk janë prioritare”.

“Aksidenti i fundit tragjik i shkaktuar nga fishekzjarrët është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij keqmenaxhimi dhe neglizhence. Ky incident, i cili mund të ishte shmangur, është tregues i qartë se menaxhimi i Komunës është bërë me arrogancë dhe pa përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve,” thuhet në deklaratë. “Për ne, është e papranueshme që një kryetar komune t’i shmanget detyrës së tij dhe t’i injorojë thirrjet për veprime konkrete që kanë të bëjnë me jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Komuna e Prizrenit nuk meriton një udhëheqës që e trajton menaxhimin publik si një lojë dhe qytetarët si të parëndësishëm”.

Vetëvendosje thekson se do të vazhdojë të angazhohet pa kompromis për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj kërkesave të tyre./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli hollivudian nis 2025-ën me hitin e Taynas

0

Aktorja hollivudiane Jessica Alba, duket se po e pëlqen yllin kosovar, Tayna.

Këtë e dëshmon edhe një veprim i saj në Instagram, duke ndarë për fansat “Obsesion”, këngë hit i repartistes, transmeton klankosova.tv.

Ajo madje këngën e shoqëroi me një post tjetër me fjalë frymëzuese: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë).

Postimi i saj, që reflekton optimizëm dhe energji të re për vitin e ri, mori dhenë në rrjete sociale.

Fansat po e përshëndesin shijen muzikore të Albas!

Foshnja e parë e lindur në vitin 2025 në Prizren është vajzë

0

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, më 1 janar 2025, nëna nga e Suhareka solli në jetë fëmijën e saj të parë për këtë vit. Foshnja është e gjinisë femër, me një peshë prej 4300 gramësh dhe është fëmija i dytë i nënës 35 vjeçare.

“Lindja u realizua në mënyrë natyrale nën kujdesin e ekipit kujdestar të përbërë nga Dr. Shukri Lecaj, gjinekolog-obstetër, Dr. Fisnik Sinani, gjinekolog-obstetër, dhe mamitë Selvete Krasniqi, Adriana Jelliqi dhe Miradije Halili”, njofton Spitali i Prizrenit./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Filloi me dy legjenda të futbollit dhe u mbyll me ish-presidentin amerikan! Nga Roberto Cavalli te Liam Payne, vdekjet tragjike të personave të njohur në 2024-ën

0

Edhe pse i mbushur me momente të paharrueshme dhe të mbushura me emocione, në vitin 2024 gjithashtu nuk munguan as ndarjet e trishta nga jeta të disa prej personazheve më të njohur në botë.

Më poshtë janë disa nga emrat e personave më të njohur që u ndanë nga jeta vitin që lamë pas:

Ikona e futbollit, Mário Zagallo, katër-herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, dy herë si lojtar dhe dy herë si trajner, vdiq në moshën 92-vjeçare më 6 janar.

Ikona e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e kësaj loje, vdiq më 7 janar në moshën 78-vjeçare, pasi prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë.

Dexter Scott King, djali më i vogël i Martin Luther King Jr., vdiq pas një beteje me kancerin e prostatës më 22 janar. Ai ishte 62 vjeç.

I madhi i futbollit italian, Luigi “Gigi” Riva vdiq më 22 janar në moshën 79-vjeçare. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Itali.

Ish-gazetari i CBS, Charles Osgood vdiq më 23 janar, në shtëpinë e tij në New Jersey. Ai ishte 91 vjeç. Osgood ishte i njohur më së shumti si spiranca e programit të nderuar të rrjetit “CBS Sunday Morning” nga viti 1994 deri në 2016.

Aktori Carl Weathers, i cili u bë i famshëm si Apollo Creed në filmat “Rocky” dhe vazhdoi të shfaqej në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive nga “Predator” te “The Mandalorian”, vdiq më 1 shkurt, në moshën 76-vjeçare.

Këngëtari i Country, Toby Keith vdiq më 5 shkurt pas një beteje me kancerin në stomak. Ai ishte 62 vjeç. Keith ishte i njohur për hitet, duke përfshirë “Red Solo Cup” dhe “I Wanna Talk About Me”. Kënga e tij e vitit 2002 “Courtesy of the Red, White and Blue (The Angry American)”, e lëshuar pas sulmeve të 11 shtatorit, e bëri atë një emër të njohur.

Ish-presidenti kilian, Sebastián Piñera vdiq pas një përplasje me helikopter në Kili, tha zyra e tij në një deklaratë më 6 shkurt. Piñera, 74 vjeç, ishte president i Kilit nga 2010 në 2014 dhe përsëri nga 2018 në 2022.

Figura e burgosur e opozitës ruse dhe kritiku i hapur i Kremlinit, Alexey Navalny, i cili bëri bujë botërore kur u helmua në vitin 2020, vdiq më 16 shkurt në moshën 47-vjeçare, tha shërbimi rus i burgjeve. Navalny u ndje keq pas një shëtitjeje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen, me vdekjen e tij që u cilësua si e papritur.

Chris Gauthier , një aktor, meritat e të cilit përfshijnë “Once Upon a Time”, “Eureka” dhe disa projekte të njohura të Hallmark Channel, vdiq më 23 shkurt, sipas një deklarate të postuar nga agjenti i tij. 48-vjeçari vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, thuhej në deklaratë.

Kenneth Mitchell, një aktor që u shfaq në serialet “Star Trek: Discovery” dhe “Captain Marvel”, vdiq në moshën 49-vjeçare, njoftoi familja e tij në një deklaratë më 25 shkurt. Mitchell u diagnostikua me ALS në 2018.

Ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney vdiq në moshën 84-vjeçare, sipas raporteve të mediave kanadeze duke cituar postimin e vajzës së tij në rrjetet sociale më 29 shkurt.

Steve Lawrence, një këngëtar pop i vlerësuar me çmime, i cili shpesh performonte me gruan e tij të ndjerë Eydie Gormé si dyshja Stevie & Eydie, vdiq nga sëmundja e Alzheimerit më 7 mars, në moshën 88-vjeçare.

Akira Toriyama, artisti japonez i mangas, i cili krijoi serialin jashtëzakonisht popullor dhe me ndikim tepër të madh “Dragon Ball”, vdiq nga një sëmundje e trurit në moshën 68-vjeçare më 8 mars.

Aktivisti shumëvjeçar i LGBTQ+ David Mixner, i cili ishte lider në luftën për ndryshime sociale dhe barazi, vdiq në moshën 77-vjeçare më 11 mars.

Louis Gossett Jr., një yll i filmit dhe televizionit i cili fitoi një çmim Oscar për interpretimin e tij në “An Officer and a Gentleman”, vdiq më 29 mars, sipas një deklarate nga familja e tij. Ai ishte 87 vjeç.

Aktori Chance Perdomo , ylli i filmave “Aventurat e ftohta të Sabrinës” dhe “Gen V”, vdiq më 30 mars, pas një aksidenti me motor, sipas përfaqësuesit të tij. Ai ishte 27.

OJ Simpson, ish-ylli i NFL, arritjet dhe fama atletike e të cilit u eklipsuan nga arrestimi i tij në vitin 1995 për vrasjet brutale të ish-gruas së tij Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj Ron Goldman, vdiq nga kanceri në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij më 11 prill.

Dizajneri italian i modës Roberto Cavalli vdiq në moshën 83-vjeçare, konfirmoi marka e tij me të njëjtin emër më 12 prill. Cavalli la gjurmën e tij në botën e modës me stilin e tij të veçantë dhe magjepsës të kafshëve.

Aktori Bernard Hill, më i njohur për rolet dytësore në trilogjinë “Titanic” dhe “The Lord of the Rings”, vdiq më 5 maj, në moshën 79-vjeçare.

Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë Michelle Obama, vdiq më 31 maj, sipas një deklarate nga familjet Obama dhe Robinson. Ajo ishte 86.

Lojtari legjendar i NBA, Jerry West, vdiq më 12 qershor në moshën 86-vjeçare. West ishte 14 herë All-Star dhe ndihmoi nëntë herë Los Angeles Lakers në finalet e NBA. Një siluetë e West gjatë një loje të Lakers ishte frymëzimi i famshëm për logon e NBA.

Donald Sutherland, aktori veteran i njohur për rolet në “M*A*S*H”, “Klute” dhe “The Hunger Games”, vdiq në moshën 88-vjeçare më 20 qershor.

Shelley Duvall, e njohur më së shumti për rolet e saj në “The Shining” dhe disa filma të njohur të Robert Altman, vdiq më 11 korrik në moshën 75-vjeçare.

Shannen Doherty, aktorja që luajti në serialet e njohura “Beverly Hills, 90210”, “Charmed” dhe dokumentoi betejën e saj nëntëvjeçare me kancerin e gjirit, vdiq më 13 korrik në moshën 53-vjeçare.

Ish-trajneri i Anglisë Sven-Göran Eriksson vdiq më 26 gusht në moshën 76-vjeçare. Në janar, Eriksson zbuloi se kishte kancer terminal dhe kishte “rreth një vit” jetë, duke shkaktuar një mbështetje të madhe nga ish-kolegët dhe dashamirësit në mbarë botën.

James Earl Jones, një aktor i vlerësuar me çmime, karriera e të cilit zgjati shtatë dekada, vdiq më 9 shtator në moshën 93-vjeçare. Jones ishte i famshëm për zërin e tij të thellë, komandues. Dy nga rolet e tij më ikonë të zërit ishin Darth Vader në “Star Wars” dhe Mufasa në “The Lion King” të Disney-t.

Tito Jackson, një nga vëllezërit e Michael Jackson që përbënin grupin pop Jackson 5, vdiq në moshën 70-vjeçare më 15 shtator.

Maggie Smith, një nga aktoret më të njohura britanike, karriera e gjatë e së cilës varionte nga luajtja e Laurence Olivier në “Othello” në skenë dhe ekran, në rolet në “Harry Potter” dhe “Downton Abbey”, vdiq më 27 shtator, në moshën 89-vjeçare.

Dikembe Mutombo, basketbollisti i njohur për bllokimin e goditjeve dhe lëvizjen e famshme të gishtave, vdiq nga kanceri në trumë 30 shtator. Ai ishte 58 vjeç. Mutombo ishte tetë herë All-Stars i NBA, i cili fitoi çmimin “Lojtari mbrojtës i vitit” në kampionat katër herë.

Liam Payne, ish-anëtari i grupit të njohur britanik One Direction, vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, në moshën 31-vjeçare, duke tronditur botën e muzikës.

Titani i muzikës Quincy Jones, kompozitori dhe producenti që shtoi shkëlqimin e tij në regjistrimet e të gjithë yjeve të mëdhenj të muzikës, nga Ray Charles te Frank Sinatra dhe Michael Jackson, vdiq në moshën 91-vjeçare më 3 nëntor.

Aktori koreano-jugor Song Jae-lim, një ish-model i cili u bë i njohur në K-drama, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Seul më 12 nëntor. Ai ishte 39 vjeç. Një zyrtar i policisë i tha CNN se nuk u gjet asnjë provë për ndonjë sulm në vendngjarja dhe në banesë u zbulua një shënim, duke shtuar dyshimet për një vetëvrasje.

Osamu Suzuki, i cili udhëhoqi Suzuki Motor të Japonisë për më shumë se katër dekada dhe luajti një rol kyç në kthimin e Indisë në një treg të lulëzuar automobilistik, vdiq nga limfoma, më 25 dhjetor në moshën 94-vjeçare.

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh vdiq në moshën 92 vjeçare më 26 dhjetor. Kryeministri aktual Narendra Modi tha se vendi mban zi për vdekjen e Singh dhe e quajti atë një nga “udhëheqësit më të shquar të vendit”.

Olivia Hussey Eisley, ylli i filmit të vitit 1968 “Romeo dhe Zhulieta” dhe i klasikut “Black Christmas”, vdiq të premten, më 27 dhjetor në moshën 73-vjeçare.

Ish-presidenti Jimmy Carter vdiq të dielën, më 29 dhjetor, në moshën 100-vjeçare. Carter ishte presidenti i 39-të i SHBA-së, dhe njihet si presidenti më jetëgjatë i vendit.

 

Top Channel

Dëmi nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren konsiderohet të jetë mijëra euro

0

Dy persona janë lënduar me rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje mbrëmë në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren.

Nga ky shpërthim është shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete.

Vlera e këtij dëmi konsiderohet të jetë mijëra euro.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liridon Leci bëhet trajneri i ri i KF Rahovecit 1931

0

Klubi KF Rahoveci 1931 ka bërë të ditur se trajner i ri i është bërë Liridon Leci.

Në faqen zyrtare të rahovesave thuhet se janë të gëzuar që Leci u është bashkangjitur.

“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij”.

“Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon!”, thuhet në njoftimin e KF Rahoveci 1931.