Home Blog Page 263

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

0

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit.

Gjatë këtij aksioni janë larguar mbeturinat, balta dhe materialet e grumbulluara, me qëllim të parandalimit të bllokimeve dhe përmbytjeve të mundshme.

“Ekipet e mirëmbajtjes së ‘Eko Regjion-it’ kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në Marash, duke larguar mbeturinat, baltën dhe materialet e grumbulluara, me qëllim parandalimin e bllokimeve e përmbytjeve të mundshme, si dhe rikthimin e pamjes së hijshme në këtë oazë të gjelbër në qendër të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

0

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë.

Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në Suharekë.

Doktori kujdestar që e ka pranuar 8 vjeçarën në Urgjencë, ka dhënë detaje për gjendjen e saj.

“Atë e kemi pranu pa shenja jete, me bebëza të zgjeruara, pa tone të zemrës dhe pa frymëmarrja, acyanotike. Menjëherë kemi fillu me reanimim, adrenalinë dhe deturbilim, qysh shkojnë procedurat në raste të tilla. Fatkeqësisht ne si shërbim urgjent edhe si linja e parë në raste të tilla, nuk mund të marrim shumë informata rreth pacientit”, ka thënë doktori për T7.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fisnik Rugova, MVP i javës

0

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i parë me të fundit kanë katër pikë dallim, raporton PrizrenPress.

MVP i kësaj jave shpallet Fisnik Rugova i Rahoveci 029. Fisi shkëlqeu për ‘Vreshtarët’ në fitoren e madhe ndaj GO+ Pejës. Rugova kishte dyshifror të dyfishtë me 25 pikë dhe 11 kërcime, një asistim dhe dy topa të vjedhur. Ai shpallet MVP i kësaj jave.

Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj Bashkimit, ku u dallua qendra Kelby Kramer me 10 pikë, 15 kërcime, një asistim dhe gjashtë bllokada.

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit ku u dalluan Sek Henry dhe Mikaile Tmusiq. Henry e mbylli ndeshjen me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse Tmusiq me 20 pikë, tri kërcime e katër asistime.

Bora vazhdon të kalojë në formë shumë të mirë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Vëllaznimit, derisa te skuadra prishtinase u dallua Amin Hot me 16 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.

MVP

Fisnik Rugova (Rahoveci 029) 25 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Top 5

Fisnik Rugova (Rahoveci 029) 25 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Kelby Kramer (Sigal Prishtina) 10 pikë, 15 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi

Sek Henry (Trepça) 25 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 28 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Amin Hot (Bora) 16 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 20 indeksi

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

0

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën të hënën në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija. Ai ishte i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapiten Nexhdet Mrasori, komandanti i Trafikut Rajonal, kapiten Arsim Bytyqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor të Dragashit dhe kryetar i Sindikatës, kapiten Shaqir Uka, raporton PrizrenPress.

Kolonel Faton Alija përgëzoi drejtorin e spitalit për marrjen e detyrës dhe shprehu falënderimet për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.

“Takimi i sotëm ka dy qëllime. Së pari, për të uruar z. Osman Hajdarin për marrjen e detyrës së drejtorit ekzekutiv, duke i dëshiruar menaxhim të suksesshëm dhe rezultate pozitive në udhëheqjen e spitalit. Së dyti, për të shprehur falënderimin për bashkëpunimin që kemi me spitalin, veçanërisht për trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, kontrollet sistematike dhe procesin e rekrutimit të rekrutëve të rinj. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe institucionet, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, theksoi kolonel Alija.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv Osman Hajdari falënderoi udhëheqësit më të lartë rajonal të policisë për vizitën dhe urimet, duke i informuar ata për gjendjen aktuale të spitalit, arritjet dhe planet për të ardhmen.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore, të afërta dhe të lehta për të gjithë qytetarët dhe ata që kërkojnë shërbime në spital. Po punojmë pandërprerë dhe me ritëm maksimal për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje dhe materiale mjekësore, si dhe rekrutimin e profesionistëve shëndetësorë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Gjithashtu, po forcojmë bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, që spitali jonë të jetë model dhe referencë për ofrimin e shërbimeve. Bashkëpunimi me policinë është jashtëzakonisht i mirë dhe do të forcohet edhe më tej, pasi qëllimi i të dy institucioneve është i njëjtë: siguria dhe shëndeti i qytetarëve”, përfundoi drejtori Hajdari.

Vizita e sotme nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Policisë Rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

0

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative në muzeun “Reporting House” në Prishtinë, e organizuar nga organizata EC Ma Ndryshe.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me historinë bashkëkohore të Kosovës përmes gazetarisë, fotografisë dhe artefakteve mediatike që dokumentojnë periudhën 1989–1999, duke përfshirë rezistencën paqësore, luftën e armatosur dhe procesin e çlirimit të vendit.

Siç thuhet në njoftimin e EC Ma Ndryshe, muzeu “Reporting House” trajton gjithashtu shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë kësaj periudhe, duke e shndërruar këtë hapësirë kulturore në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive, drejtësisë dhe edukimit për brezat e rinj.

Për nxënësit nga Peqani, kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e rëndësishme mësimore, që ndihmon në kuptimin e rolit të medias dhe artit në ruajtjen e së vërtetës dhe ndërtimin e narrativave të qëndrueshme historike.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, i cili zbatohet nga EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me synim afrimin e të rinjve me trashëgiminë kulturore dhe historinë e Kosovës.

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

0

“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmim.

Express Kredi nga BiCredit

Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi ai./

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

0

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

Sipas statistikave të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 440 gjoba trafiku.

Në 24 orëshin e fundit në pranga kanë përfunduar 14 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje./Klankosova.tv

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

0

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth. /

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

0

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar edhe nga Sigal Prishtina.

Të dielën mbrëma në kryeqytet në kuadër të xhiros së 11-të, Sigal Prishtina triumfoi me shifrat 72:70 në një ndeshje që zgjati për më shumë se tri orë.

Në fakt, ndeshja zgjati kaq shumë për shkak se për një orë u ndërpre shkaku i reagimit të “Plisave” kundër kryesisë së Prishtinës dhe hudhjes së gjësendëve në parket.

Pasi tifozët u larguan nga palestra dhe derisa situata u qetësua, skuadrat u kthyen në parket për ta vazhduar ndeshjen.

Bashkimi fitoi dy çerekë, të parin (24:17) dhe të tretin (18:16) por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Prishtina triumfoi në periudhën e dytë (25:15) ku edhe u bë dallimi, si dhe të fundit (14:13) për ta mposhtur ekipin nga Prizreni.

Dion Haxhosaj me 10 pikë e 14 kërcime ishte më efikasi te Prishtina, ku u veçuan edhe Deondre Burns me 21 pikë e Adrio Bailey me 12 pikë e 6 kërcime.

Te Bashkimi vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore: Kyan Anderson me 20 pikë dhe Ike Nwamu që debutoi me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.