Home Blog Page 262

Kurti hap fushatën zgjedhore në Prizren

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren, në një tubim ku u prezantua bashkimi politik i subjekteve që garojnë së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në këtë garë zgjedhore, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PSHDK po paraqiten të bashkuara nën numrin 116, duke theksuar përgjegjësinë ndaj shtetit dhe qytetarëve, si dhe angazhimin për një Kosovë të sigurt, të fortë dhe të drejtë për të gjithë.

“Lista garuese e këtij koalicioni përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë ekonomistë, mjekë, juristë, inxhinierë, artistë dhe ushtarakë, si nga Kosova ashtu edhe nga mërgata”, tha Kurti.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi mposht Trepçën në Mitrovicë

0

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Femrave, me rezultat 48:70 (15:20, 9:21, 12:19, 12:10), raporton PrizrenPress.

Bashkimi shënon fitore në “Minatori” me rezultat 70:48, në një ndeshje ku prizrenaset dominuan lojën nga fillimi e deri në fundin e ndeshjes.

Te Trepça, më e dalluara ishte Isabella Mauricio me 21 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa për Bashkimin u veçua Thaniya Marks me 20 pikë dhe 10 kërcime./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

0

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u tha, e karakterizon këtë qytet historik: dinjitet, kulturë dhe mikpritje.

Gjatë qëndrimit në Prizren, Haradinaj dhe ekipi i Aleancës prezantuan kandidatët për deputetë dhe ndanë me qytetarët vizionin e tyre politik për vendin.

Në adresimin e tij, Haradinaj theksoi se Prizreni mbetet një prej pikave më të rëndësishme të mbështetjes së Aleancës.

Mesazhi i tij për qytetarët ishte i qartë dhe mobilizues:
“Aleanca krah Prizrenit! Aleanca krah teje!”

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

0

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica.

I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar.

Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta.

Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”.
Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.

Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve.

Në Kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore e më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në vitin 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet ‘20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri përmes gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”.
Me dështimin e Revolucionit Demokratik dhe me ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial.

Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Konica la pas vetes veprat letrare “Doktor Gjilpëra”, (prozë satirike), “Katër përralla nga Zullulandi”, (cikël tregimesh), “Shqipëria si m`u duk”, (udhëpërshkrim) dhe “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës juglindore”, (dorëshkrim anglisht i veprës).

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

0

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Menaxheri i Postës së Kosovës për regjionin e  Prizrenit, Liri Ramadani, ka thënë se hapja e kësaj zyre është një lajm i mirë për banorët e Dragashit.

Sipas tij, zyra tashmë është funksionale dhe në dispozicion të qytetarëve.

“Me hapjen e kësaj zyre, Posta e Kosovës synon të jetë më afër qytetarëve të Dragashit dhe të ofrojë shërbime më efikase”, tha  Ramadani.

Zyra e re ofron shërbimet postare,  financiare jo?bankare,  si dhe shërbimet e Telekomit të Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës.

Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit, raporton PrizrenPress.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës elektorale, duke thënë se ka përfunduar koha për fjalë.

“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar. Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë. Ju ftoj të na bashkoheni! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

0

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar faturat e ujit.

Sipas njoftimit, janë kryer 31 shkyçje: 20 në Prizren dhe 11 në Suharekë. Kompania thekson se nuk do të ketë më asnjë formë tolerance për borxhet e papaguara.

“Hidroregjioni Jugor” u bën thirrje konsumatorëve të rregullojnë detyrimet e tyre për të shmangur ndërprerjet./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

0

Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i cili është rrokullisur dhe si pasojë drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”.

“Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

0

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në fshatin Zym të Hasit, në Komunën e Prizrenit.

“Momente nga vizita në terren dhe përcjellja e ecurisë së punimeve restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalaj, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje”, ka njoftuar Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, duke publikuar disa foto nga terreni./PrizrenPress.com/