14 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025
Home Blog Page 299

Anulohet aktiviteti i prokurimit për vizitën e kuvendarëve të Prizrenit në Turqi

0

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për realizimin e vizitës së kuvendarëve në Republikën e Turqisë.

Në njoftimin për anulim, organet komunale si arsyetim kanë cekur dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik si dhe vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me këtë aktivitet.

OShP-ja në fund të javës së shkuar përmes një vendimi ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik të parashtruar për këtë aktivitet të prokurimit, dhe njëherësh ka lejuar autoritetin kontraktues që të vazhdojë me procedurën.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj ka sqaruar se ky aktivitet i prokurimit është anuluar për shkak se nuk ka pas oferta të përgjegjshme, dhe se lidhur me këtë çështje është adresuar një ankesë në OShP.

“Duke qenë se ne kemi anuluar aktivitetin e prokurimit për shkak se nuk kemi pranuar oferta të përgjegjshme, ka pasur ankesë në OShP, dhe e njëjta ankesë është hedhur si e palejuar. Prandaj pas vendimit të OShP-së përmes njoftimit kemi konfirmuar anulimin e aktivitetit të prokurimit për realizimin e vizitës së punës së kuvendarëve në Republikën e Turqisë”, ka thënë Osmankaj për Telegrafin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Në tenderin e shpallur muaj më parë nga Komuna e Prizrenit, parashihej realizimi i një vizite pune me qëndrim 5 ditor për 41 anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit si dhe 4 punëtorëve të Komunës për në Republikën e Turqisë.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 27 mijë euro, raporton Telegrafi.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Do të organizohet vizitë pune katër ditë në Turqi dhe një ditë në Selanik të Greqisë”, thuhej në njoftimin për kontratë.

Në vitet e shkuara aktivistët e shoqërisë civile kanë bërë thirrje që mjetet nga buxheti komunal i Prizrenit të shfrytëzohen për ngritje të kapaciteteve të kuvendarëve dhe jo për shëtitje pa agjenda të strukturuara me qëllim të përfitimit të përvojave të dobishme. /Telegrafi/

Komuna e Malishevës vazhdon takimet me policinë dhe drejtorët e shkollave me temën “Siguria në shkolla”

0

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Malishevës është zhvilluar takimi në mes të Policisë së Kosovës, Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, si dhe dejtorët e shkollave, takim në të cilin është diskutuar tema “Siguria në shkolla dhe hapat që po ndërmerren në parandalimin e dukurive negative”.

Shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, gjatë këtij takimi ofroi bashkëpunimin e intitucionit të cilin ai e përfaqëson, si dhe bashkëpunimin e drejtorëve të shkollave, në mënyrë që në shkolla të krijohet një ambient sa më i sigurtë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërsa drejtorët e shkollave parashtruan kërkesat e tyre që të ekzistojë një vazhdimësi e mëtejme bashkëpunimi me prindër dhe struktura të tjera të shkollës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komandati i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë u treguan të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha palët që ambienti në shkolla të jetë sa më i sigurtë. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

MASHTI vendosë: Doracakët largohen nga përdorimi, i rishikojnë ekspertët

0

Doracakët e miratuar katër vite më parë për “Edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues”, do të largohen nga përdorimi e do të rishikohen nga ekspertët.

Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, për të cilin proces do të formojë një Komision me ekspertë të kualifikuar e të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës.

“Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra”, ka bërë të ditur Ministria për këtë vendim.

Kjo ministri sërish ka sqaruar se nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual.

“Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvillimit”, sqarojnë tutje nga kjo ministri.

Kanë treguar se lidhur me doracakët për mësimdhënës, prej vitit 2019 janë trajnuar më shumë se 2500 mësimdhënës.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtoritë Komunale apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakëve. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë”, bëhet e ditur nga MASHTI që thonë se ata kujdesen me të gjitha resurset njerëzore për mirëqenien e fëmijëve në vend.

Ndaj, janë zotuar se këtë proces të rishikimit do ta kryejnë me përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale, derisa u kanë bërë thirrje të gjithëve të përmbahen nga gjuha, siç e kanë quajtur, tejet të papërshtatshme që po përdoret ditët e fundit.

“Po ashtu, njoftojmë mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MAShTI-t deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me ekspertët dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi.

Sipas tyre, MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje dhe se vendimet nga institucionet komunale nuk prodhojnë efekte.

“Në këtë linjë, çdo vendim jokompetent nga institucionet komunale nuk prodhon asnjë efekt juridik”, përfundon komunikata e njoftimi për këtë çështje i kësaj ministrie.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Drejtoria e Arsimit në Prizren kundërshton materialet e MAShTI-t për edukimin seksual

0

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka reaguar ndaj materialeve të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për edukimin seksual, duke theksuar se ato nuk janë të zbatueshme në këtë komunë.

“Materialet e përgatitura nga MAShTI lidhur me edukimin seksual nuk i plotësojnë kriteret e zbatueshmërisë dhe nuk përkojnë me kontekstin kulturor dhe normat e shëndosha shoqërore,” ka deklaruar Veselaj-Gutaj, përcjell PrizrenPress.

Ajo shtoi se, pavarësisht përpjekjeve për të përfshirë praktika të ndryshme evropiane, këto materiale nuk reflektojnë realitetin lokal dhe nuk ndihmojnë në zhvillimin e një rinie të shëndoshë me mendim kritik. “Andaj, materialet e këtilla kurrë nuk kanë gjetur zbatim në komunën tonë, duke shmangur kështu dëmet e mundshme shoqërore dhe sidomos dëmet në procesin e arsimimit të brezave të rinj,” ka theksuar drejtoresha.

Gjithashtu, Veselaj-Gutaj ka vënë në dukje se këto materiale nuk përputhen me kurrikulën kombëtare dhe, si të tilla, nuk janë obligative. “Format e edukimit seksual në formën e rekomanduar nga MAShTI përmes këtyre udhëzuesve nuk kanë gjetur zbatim në shkollat tona,” ka shtuar ajo.

E para e DKA-së në Prizren ka kritikuar ashpër qasjen e MAShTI-t, duke e konsideruar atë si një “improvizim” që ka çuar në polarizimin e shoqërisë. “Ky improvizim, që çoi drejt një polarizimi të shoqërisë edhe ashtu të dëmtuar nga qeverisja aktuale, tregon papjekuri, mendim jo strategjik të thelluar, improvizim dhe lajthitje,” ka deklaruar Veselaj-Gutaj.

Në përfundim, drejtoresha e DKA-së ka theksuar se derisa të hartohen politika të përshtatshme dhe të mirëstudiuara, materialet e tilla nuk do të realizohen në këtë komunë. “Shkurt e thjeshtë: materialet e këtilla tek ne nuk kalojnë,” ka përfunduar Veselaj-Gutaj./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kosova në Rumani synon fitoren

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Bukuresht do të përballet me Rumaninë, në kuadër të Ligës se Kombeve.

Rumunët dhe Dardanët do të ballafaqohen në sfidën vendimtare në garën për vendin e parë në grup.

Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë. Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve.

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me rumunët.

Atmosfera në skuadrën tonë është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje të mirë të skuadrës dardane.

Trajneri i Kosovës Franco Foda, në konferencën e fundit para ndeshjes me Rumaninë tha se Kosova në Rumani ka ardhur për fitore.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20:45.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Latifi me kritika të ashpra për Doracakun e edukimit seksual: Degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar Doracakun e Ministrisë së Arsimit për edukimin seksual.

Sipas Latifit me këtë doracak po bëhet degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve.

“Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka e para në digjitalizimin e planit zhvillimor

0

Suhareka është komuna e parë, që ka bërë digjitalizimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka thënë se kjo platformë është e para në Kosovë dhe rajon.

“Suhareka e para. Prezentimi e platformes elektronike – Digjitalizimi i Planit zhvillimor komunal dhe Hartës zonale të komunës. Aplikimin e lejes ndërtimore online. Kjo platformë online është e para në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident trafiku në Shirokë të Suharekës, dy ambulanca në vendin e ngjarjes – PAMJE

0

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme material.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur dy ambulanca, mirëpo për momentin nuk dihet saktësisht se a ka të lënduar.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

Komuna e Prizrenit dhe bashkësitë fetare shqyrtojnë sfidat dhe praktikat e mira rreth mirëmbajtjes së varrezave

0

Adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin aktual të varrezave është diskutuar në takimin që zyrtarët komunalë të Prizrenit kanë zhvilluar me përfaqësuesit e bashkësive fetare, të lehtësuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e bashkësive fetare të kësaj komune, të fascilituar nga OSBE-ja, për të diskutuar rreth sfidave dhe praktikave më të mira në hartimin e rregulloreve për mirëmbajtjen e varrezave dhe zbatimin e tyre.

“Gjatë takimit, shqyrtuan gjithashtu nevojën e funksionalizimit të varrezave të reja sa më parë në fshatin Landovicë, për krijimin e kushteve të denja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë”, u pat  shpreh Totaj.