Home Blog Page 301

Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një personi për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

B.K., M.B., E.Sh., A.E., B.N. dhe Z.T. në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen se më 14 korrik të vitit 2019 në Suharekë i kanë tejkaluar konpetencat apo nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të mundësojnë përfitim të dobisë për tjetrin dhe të shkaktojnë dëm të buxhetit.

Express Kredi nga BiCredit

I pandehuri B.K., sipas aktakuzës, menaxher i kontratës së nënshkruar mes Komunës së Suharekës dhe operatorit ekonomik “G.” Sh.P.K. lidhur me asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Ngucat, kishte marrë pjesë në përpilimin e raportit, në të cilin janë paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me përshkrimin urës metalike.

I pandehuri M.B., zyrtar i prokurimit, ka nënshkruar kontratën ku ishte paraparë ndërtimi i urës metalike, për të cilën ishte realizuar pagesa, edhe pse një urë e tillë nuk ishte ndërtuar. I pandehuri E.Sh., drejtor i shërbimeve publike dhe përfaqësues i njësisë së kërkesës, nuk i ka kryer detyrimet e tij lidhur me përgatitjen e detyrës projektuese, specifikimeve teknike si dhe para masës dhe para llogarisë, duke lejuar nënshkrimin e kontratës me mospërputhje ndërmjet dokumenteve projektuese. I pandehuri A.E., në cilësi të hartuesit të projektit, ka përgatitur para masën dhe para llogarinë projektuese në mënyrë të pasaktë, ku ka qenë i paraparë ndërtimi i urës metalike ndërsa nuk ishte i paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa në projekt ishte e kundërta, ishte paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa nuk ishte paraparë fare ndërtimi i urës metalike. Ndërsa, i pandehuri B.N., monitorues i caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i pandehuri Z.T., mbikëqyrës i përzgjedhur përmes tenderit, kanë nënshkruar raportin dhe kanë përgatitur certifikatën e pagesës, edhe pse ura metalike e paraparë nuk ishte ndërtuar.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "? ABI PLATINUM RESIDENCE VIZION I NDERTUAR ME STANDARDE TE LARTA. ????,|"

“Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 24,308.00 €, dhe me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.

Ndërkaq, i pandehuri A.M., në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të operatorit ekonomik të lartcekur, ka vepruar në kundërshtim me procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, ka paraqitur raportin në të cilin kishte deklaruar si të kryera punimet për ndërtimin e urës metalike, në vlerë prej 24,308.00 €, edhe pse ura metalike nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ndaj personave zyrtar të shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet nga Prokuroria.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Hidroregjioni Jugor” shkyç 15 lidhje ilegale në tri komuna të regjionit të Prizrenit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka shkyçur 15 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se “gjatë javës së kaluar, ekipet e inspektoratit kanë identifikuar dhe shkyçur këto lidhje: Prizren – 9, Suharekë – 5 dhe  Malishevë – 1 shkyçje”.

“Gjatë javës së kaluar, ekipet të inspektoratit të kompanisë kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 15 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

Kompania paralajmëron se aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore”, thuhet më tej.
Nga “Hidroregjioni Jugor” apelojnë tek konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme.

“Të gjitha veprimet e jashtëligjshme dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, përfundon njoftimi.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren, vidhen mbi 50 mijë euro stoli ari

0

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar në Prizren, ku një shtëpi në rrugën “Fadil Ferati” është shënjestruar nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në kohë të papërcaktuar dhe është zbuluar pasi pronarja e shtëpisë, P. C. ka raportuar rastin në polici.

Express Kredi nga BiCredit

Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se autorët kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme stoli  ari dhe bizhuterish, të vlerësuara rreth 50 mijë euro. Në momentin e vjedhjes, në shtëpi nuk ka qenë askush.

Patrulla policore dhe sektori i hetimeve kanë dalë në vendngjarje, ndërsa rasti tashmë është marrë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, të cilët po ndërmarrin veprimet e mëtejshme për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave./Sinjali

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "? ABI PLATINUM RESIDENCE VIZION I NDERTUAR ME STANDARDE TE LARTA. ????,|"

Ilaçi që premton jetë deri në 150 vjet dhe ndalon kancerin?

0

Drejtori kryesor teknologjik në kompaninë kineze “Lonvi Biosciences” në Shenzhen, Liu Qinghua, deklaroi se, falë rezultateve të kërkimeve më të fundit, në vitet e ardhshme askush nuk do të vuajë nga kanceri, ndërsa jetesa deri në 150 vjet do të bëhet realitet

“Të jetosh deri në 150 vjet është një objektiv absolutisht i arritshëm. Pas disa vitesh, kjo do të jetë realitet. Për pesë deri në dhjetë vjet, askush nuk do të sëmuret nga kanceri”, tha Qinghua, raporton The New York Times.

Express Kredi nga BiCredit

Optimismi i tyre bazohet në zhvillimin e një ilaçi të ri, i cili ka treguar rezultate mbresëlënëse në studimet laboratorike. Kompania që drejton Qinghua pretendon se ka izoluar molekula “të afta të vrasin qelizat zombie” , qeliza të vjetra dhe senescente, që nuk vdesin dhe dëmtojnë qelizat përreth. Eliminimi i këtyre qelizave është një nga qasjet më premtuese në fushën e senolizës, një teknologji e studiuar gjerësisht nga institute si Mayo Clinic, Scripps Research Institute dhe Buck Institute for Research on Aging.

Këto qeliza janë të lidhura me plakjen e përshpejtuar, inflamacionin kronik (inflammaging), diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit. Studime të publikuara në revista të nivelit Nature, Cell dhe Science tregojnë se pastrimi i qelizave senescente te modelet shtazore rrit jetëgjatësinë dhe përmirëson funksionet fizike dhe metabolike.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kompania pretendon se ka gjetur një mënyrë për të prodhuar kapsula me përqendrime të larta të këtyre molekulave, duke i dhënë ilaçit potencialin të funksionojë si senolitik oral, një kategori ilaçesh që aktualisht është në fazë të hershme klinike nëpër botë.

“Kjo nuk është thjesht një pilulë tjetër. Ky është Graali i Shenjtë”, tha drejtori ekzekutiv i “Lonvi Biosciences”, Ip Zuo, i njohur me pseudonimin Ziko, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, kombinimi i këtyre pilulave me një mënyrë të shëndetshme jetese dhe kujdes të rregullt mjekësor mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë nga 100 deri në 120 vjet, madje edhe më shumë. Vlen të theksohet se studimet mbi jetëgjatësinë te njerëzit janë të ndërlikuara dhe kërkojnë prova afatgjata.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

David Furman, profesor i asociuar në Buck Institute for Research on Aging, një nga Qendrat më të njohura të gerontologjisë në botë, tha se pilulat kineze “duken premtuese”, por thekson se ato duhet të testohen në prova të mëdha klinike, të kontrolluara dhe të blinduara ndaj gabimeve metodologjike. Aktualisht, disa senolitikë (si kombinimi dasatinib + quercetin) po testohen te njerëzit, por rezultatet janë ende të kufizuara.

Kina mbetet një nga vendet kryesore që investon agresivisht në studimet kundër plakjes. Përveç ekstraktit të farës së rrushit, kompanitë kineze po eksplorojnë substanca si manaferrat goji, si dhe teknologji mbështetëse si dhomat kriogjenike, terapia hiperbarike, stimulimi mitokondrial dhe bioinxhinieria e qelizave staminale.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompania “Lonvi Biosciences”, me seli në Shenzhen, ka zhvilluar pilulat kundër plakjes të bazuara në përbërjen procyanidin C1 (PCC1), që gjendet në ekstraktin e farave të rrushit. PCC1 i takon familjes së polifenoleve dhe është studiuar për efektet antioksiduese dhe kundër inflamacionit.

Studime të kryera në Universitetin e Shangait dhe të botuara në Nature Metabolism treguan se PCC1 rriti jetëgjatësinë e minjve me rreth 10%, duke shkatërruar në mënyrë selektive qelizat senescente dhe duke mbrojtur qelizat e shëndetshme. Te minjtë e moshuar, u vërejt përmirësim i forcës së muskujve, aktivitetit fizik, densitetit të kockave dhe metabolizmit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kalimi nga rezultatet te modelet shtazore në prova të suksesshme klinike te njerëzit kërkon vite dhe verifikim rigoroz.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Liria e Prizrenit vazhdon marshimin – fiton minimalisht ndaj Dinamos së Ferizajt

0

Liria e Prizrenit ka shënuar një fitore të rëndësishme në Stadiumin “Përparim Thaçi”, duke mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat 1:0, raporton PrizrenPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Andri Stafa, i cili me ekzekutimin e tij të saktë vulosi tri pikët e radhës për bardhezinjtë.

Me këtë fitore, ekipi prizrenas vazhdon formën e shkëlqyer dhe grumbullon pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës, ndërsa tifozët bardhezi festuan edhe një triumf tjetër të merituar./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

0

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Në fillim të javës parashikohet të jetë ngrohtë por në vise malore mund të ketë edhe reshje bore. Ditëve të tjera pritet të jetë me vranësira e vende-vende edhe me reshje shiu. Temperaturat do të sillen mesatarisht rreth 14 gradë celsius.

Të hënën në Kosovë pritet të jetë mot i vranët por edhe me intervale dielli. Minimalja mund të zbresë deri në 1 gradë celsius ndërsa maksimalja pritet të shkoj deri në 17 gradë celsius.

Ndërkohë të martën, pritet që të jetë vranët e me reshje shiu. Në zona malore parashihen edhe reshje bore. Minimalja pritet të jetë jo më poshtë se 4 gradë, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë celsius.

Edhe të mërkurën pritet të jetë mot i vranët e në vende-vende me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 2 gradë celsius, ndërsa edhe të mërkurën njësoj sikurse një ditë më parë, pritet të jetë deri në 11 gradë celsius.

Të enjten pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalja parashihet të zbresë deri në 2 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të shkojë deri në 14 gradë celsius.

Ndërkohë të premten pritet sërish të ketë ndryshime. Teksa është paraparë të jetë me diell e vranësira, vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperatura minimale pritet të jetë nga 3-6 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 15 gradë celsius.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Intelegjenca Artificiale hap horizonte të reja për zejtarët e rinj në Prizren

0

Oda e Prizrenit ka organizuar seminarin “Inteligjenca Artificiale për Zejtarët – Departamenti i Rinisë”, një aktivitet që synon t’u ofrojë të rinjve mundësi të reja në kombinimin e traditës artizanale me teknologjitë e avancuara.

Sipas Odës së Prizrenit, pjesëmarrësit u pritën me entuziazëm dhe u përfshinë në seanca praktike mbi përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale.

“Të rinjtë tanë po mësojnë mënyra moderne si të ruajnë traditën dhe njëkohësisht të zhvillojnë zanatet e tyre në epokën digjitale”, theksoi Oda në njoftimin e saj, raporton PrizrenPress.

Ekspertët e fushës udhëhoqën trajnimet ku të rinjtë mësuan: si të përdorin mjetet digjitale për analizë dhe zhvillim të ideve, si të zbatojnë teknikat e AI për krijimin e produkteve inovative, dhe si të optimizojnë shërbimet e tyre artizanale në epokën moderne.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit zhvilluan projekte konkrete në fusha të ndryshme si pasticeria, furretaria dhe parukeria.

“Përmes AI, të rinjtë po krijojnë receta të reja, po përmirësojnë proceset e punës dhe po zhvillojnë ide kreative për shërbimet e tyre”, nënvizon Oda e Prizrenit.

Bashkëpunimi me Handwerkskammer Koblenz ka qenë thelbësor në organizimin e këtij aktiviteti, duke sjellë ekspertizë shtesë dhe mbështetje profesionale për pjesëmarrësit.

Në fund të njoftimit, Oda e Prizrenit u bën thirrje zejtarëve dhe të rinjve të interesuar të bashkohen me programet dhe trajnimet e saj: “Bëhuni pjesë e Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve. Përfitoni nga projektet shumëvjeçare, panairet dhe trajnimet profesionale, dhe ndërtoni të ardhmen duke nderuar traditën”.

Ky seminar konsiderohet një hap i rëndësishëm për fuqizimin e zanateve tradicionale përmes teknologjisë, duke hapur horizonte të reja për zejtarët e rinj në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Terrorizuan banorët, largohen me sukses nga fshatrat dy arinj në Dragash (Video)

0

Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” në Dragash ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses një aksion katërditor për largimin e dy arinjve që ishin shfaqur në fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit, duke shkaktuar shqetësim për banorët.

Aksioni është udhëhequr nga kryetari i shoqatës, së bashku me stafin profesional dhe anëtarët që morën pjesë në operacion.

Sipas shoqatës, arinjtë janë larguar në një zonë të sigurt, larg vendbanimeve, gjithmonë duke u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Shoqata ka falënderuar Komunën e Dragashit dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe asistencën gjatë gjithë kohës, duke siguruar mbrojtje për qytetarët dhe mbarëvajtjen e operacionit.

Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

0

Policia e Kosovës njofton se kishte dalë në vendin e ngjarjes, dhe nuk e kishin takuar personin, por se i njëjti kishte vjedhur një armë.

NË raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti po hetohet.

“Prizren 14.11.2025 – 22:02. Dyshohet se në shtëpinë në të cilën punon ankuesja f/k si kujdestare, ka vërejtur se një person i dyshuar ka hyrë për të vjedhur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka takuar pësonin e dyshuar por ka vërejtur se ka hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur një armë. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Shqipet” në Strasburg, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

0
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që i konsiderojnë padrejtësi që po u bëhen çlirimtarëve në Gjykatën e Hagës.

Ata do të organizojnë këtë protestë para Këshillit të Evropës. Krejt kjo do të ndodhë me fillim nga ora 13:00, njofton Klan Kosova.

Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta të tjera pritet të mbahen edhe në Maqedoninë e Veriut por jo edhe në Luginë të Preshevës shkak i mundësisë së incidenteve e arrestimeve nga policia serbe.