Home Blog Page 302

Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Papaz të Suharekës

0

Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në fshatin Papaz të Suharekës.

Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është asgjësuar në mënyrë të sigurt.

Policia në terren u asistua nga njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Papaz, Suharekë 14.11.2025 – 15:30. Lidhur me rastin, njësitet për deminim të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetit e dyshuar në mënyrë të sigurtë”, njofton PK.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zonat që do të mbesin pa rrymë sot në Prizren

0

KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga NS 110/10 kV Prizren 3, në daljen 10 kV J29 Kamenica (kodi: 31000029), dhe do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 16:00, raporton PrizrenPress.

Zonat që do të mbesin pa energji përfshijnë rrugët: Enver Hadri, Besëlidhja (një pjesë), Faik Çabrati (një pjesë), Mbreti Gent, Beteja e Pashtrikut, Aleks Buda, Janina, Arta, Flamuri, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Luj Pasteri, Petro Marko, Skender Latifi, Verrat e Llukës, Afrim Bytyqi, Ismail Qemajli, Lasgush Poradeci, Ismet Gashi, Aziz Kelmendi, Jashar Salihu, Enkelejt, Sadik Ramë Gjurgjeviku, Brigadat, Ismail Kryeziu, si dhe zonat Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë).

Ndërprerje do të ketë edhe në fshatrat Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).

KEDS bën të ditur se arsyeja e këtyre ndërprerjeve është risistemimi i shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, punime të cilat po realizohen sipas pëlqimit elektroenergjetik.

Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

HISTORIKE, Play Off-i për Kupën e Botës 2026, u sigurua

0

Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi nuk ndalet: 6 fitore në 6 ndeshje

0

Derbi ‘ngjyroset’ portokallezi. Bashkimi ka triumfuar në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me shifrat 83:79 (26:19, 17:16, 22:26, 18:18), raporton PrizrenPress.

Prizrenasit mbeten skuadra e vetme e pamposhtur me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, kurse për verdhezinjtë ishte humbja e parë pas pesë fitoreve.

Sfida në Prizren u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, me shumë duele të luftuara në parket, me rikthime në rezultat e gjithçka tjetër.

Vendasit të përkrahur nga publiku e fituan çerekun e parë 26:19, derisa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 17:16, ku pjesa e parë përfundon 43:35.

Lojë edhe më interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Mysafirët barazuan rezultatin në 57:57, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:61. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë, por Portokallezinjtë ishin më të përqendruar dhe fituan 83:79.

Te vendasit u dalluan Kyan Anderson me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, Dequon Lake me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edwards me 16 pikë e 11 kërcime dhe Tajh Green me 15 pikë e nëntë kërcime./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Junior 06 lufton fort, por Peja 03 del fituese në Prizren

0

Junior 06 zhvilloi një ndeshje të fortë dhe dinamike ndaj Pejës 03, por nuk arriti ta ndalte kundërshtarin, i cili triumfoi me rezultat 76:85 (17:19, 21:17, 14:24, 24:25) në kuadër të Superligës së Femrave.

Takimi u luajt në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe solli shumë ritëm, duele individuale dhe kthesa në rezultat, raporton PrizrenPress.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dy skuadrat që shkëmbyen epërsi dhe treguan lojë agresive në të dyja anët e fushës. Junior 06 mbajti ritmin deri në pushim, por në pjesën e dytë Peja 03 shfaqi më shumë disiplinë dhe efikasitet, duke marrë kontrollin e ndeshjes sidomos përmes një periudhe të tretë shumë të fortë.

Për Junior 06 u dallua Lauren Carter, e cila tregoi performancë mbresëlënëse me 26 pikë, 20 kërcime dhe 3 asistime, duke qenë motor i skuadrës në mbrojtje dhe sulm.

Në anën tjetër, Peja 03 u udhëhoq nga super-forma e Dazia Lawrence, që shpërtheu me 42 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Enisa Kamerolli, e cila shtoi 17 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, duke ndihmuar ekipin të ruajë epërsinë deri në fund./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli bie përballë Borës

0

Golden Eagle Ylli pësoi humbjen e katërt këtë sezon në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Bora me rezultat 70:78 në javën e gjashtë. Kjo ishte fitorja e parë për prishtinasit në këtë edicion, raporton PrizrenPress.

Ylli nisi ndeshjen shumë mirë, duke realizuar një seri prej 7:0, por mysafirët shfaqën karakter dhe fituan çerekun e parë 16:18. Në periodën e dytë vazhduan me lojë të qëndrueshme, 14:19, për të shkuar në pushim me shifrat 30:37.

Në periodën e tretë, Bora ngriti epërsinë në 15 pikë, 30:45, dhe pas 30 minutash shifrat ishin 46:60. Edhe pse Golden Eagle Ylli tentoi rikthimin në dhjetë minutat e fundit, mysafirët ruajtën avantazhin dhe mbyllën ndeshjen me 70:78.

Te vendasit, Brandon Huffman kontribuoi me 15 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Tyler Cheese debutoi te Bora me 26 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Golden Eagle Ylli ka 1 fitore e 5 humbje, ndërsa Bora regjistron 1 fitore e 4 humbje./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ja për kë votoi mërgata në Prizren

0

Në Prizren janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës.

Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo 58.70%, duke lënë të dytin Shaqir Totajn, i cili grumbulloi 254 vota të diasporës, apo 41.30%, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, sipas rezultateve të përmbledhura të KQZ-së, Shaqir Totaj ka siguruar 25 mijë e 523 vota duke rimarrë edhe një herë kreun e komunës së Prizrenit, derisa Artan Abrashi mori gjithsej 22 mijë e 252 vota.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës

0

Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor.

Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fillon trajnimi gjashtëditor për mësimdhënësit e Prizrenit, Veselaj-Gutaj: Zhvillimi profesional mbetet prioritet

0

Në Prizren ka nisur trajnimi gjashtëditor për zbatimin praktik të Kurrikulës së Re, ku janë përfshirë grupe të reja mësimdhënësish nga fusha të ndryshme arsimore.

Trajnimi po zhvillohet edhe gjatë vikendit, si pjesë e angazhimit për të ofruar mundësi të barabarta për çdo mësimdhënës, në varësi të nevojave specifike të shkollave.

Express Kredi nga BiCredit

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka theksuar rëndësinë e këtij procesi.

“Punojmë intensivisht, edhe gjatë vikendit, për të garantuar që çdo mësimdhënës të ketë mbështetjen e duhur në zbatimin e Kurrikulës së Re,” ka shkruar ajo.

Veselaj-Gutaj ka falënderuar koordinatorin nga DKA, z. Nexhat Maçkaj, si dhe trajnerët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

“Falë angazhimit të tyre, po ndërtojmë një mjedis më cilësor për mësimdhënie dhe zhvillim profesional”, ka shtuar Veselaj-Gutaj.

Nga DKA Prizren është theksuar se zhvillimi profesional mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm për arsim cilësor dhe të qëndrueshëm./PP/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Nga sot gomat e dimrit të obligueshme

0

Nga sot kërkohet që mjetet në qarkullim rrugor t’i kenë pajisjet dimërore.

Policia e Kosovës ka apeluar shoferët që ditë më parë që t’i fillojnë përgatitjet e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit dimëror.

Automjetet kërkohet që t’i kenë pajisjet deri më 15 mars.

Gjitjashtu policia ka kërkiar nga shoferët që t’i ndërrojnë gomat e automjeteve, të kontrollohet presioni i ajrit të tyre sipas rekomandimeve të prodhuesit dhe të kenë kujdes gjatë ndryshimeve atmosferike.