13.8 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025
Home Blog Page 302

Seanca ndaj Nuredin Lushtakut dhe tjerëve në Prizren u shty shkaku i asaj në rastin “Veteranët”, por mungoi edhe në këtë të fundit

0

Për shkak të mungesë së ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar gjykimi ndaj tij dhe dy vëllezërve të tij, Faton dhe Arif Lushtaku.

Tre vëllezërit Lushtaku po akuzohen se e kanë sulmuar dy zyrtarët policorë, pasi që ia kishin shqiptuare një gjobë Arbër Lushtakut, djalit të Nuredin Lushtaku.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Nuredin Lushtaku, kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka bërë të ditur se përmes një parashtresë nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, nga  Gjykata Themelore e Prishtinës ka  kërkuar që seanca e sotme të shtyhet, pasi që Nuredin Lushtaku paraprakisht e kishte të caktuar një seancë në rastin “Veteranët”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kujtojmë, se edhe seanca e sotme në rastin “Veteranët” është shtyrë në mungesë të të akuzuarit Nuredin Lushtaku, ku sipas mbrojtësit të tij, avokatit Tahir Rrecaj, i njëjti ka munguar për arsye shëndetësore.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e ngritur më 19 gusht 2022, të akuzuarit Faton Lushtaku, Arif Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku, akuzohen për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sipas aktit akuzues, ata po ngarkohen se më 2 korrik 2022 në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi”, të pandehurit, së bashku kanë sulmuar personat zyrtarë, policët Enver Berisha dhe Mërgim Geci, të cilët gjatë kryerjes se detyrës se tyre zyrtare, duke zbatuar kontrollin rutinë, kishin ndalë në komunikacion dëshmitarin Arbër Lushtaku, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tipit “Golf VII” dhe i kanë shqiptuar një tiketë për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit- mosvënies së rripit të sigurisë.

Në aktakuzë thuhet se dëshmitari Arbër Lushtaku kishte thirr në telefon prindin e tij Nuredin Lushtaku, i cili menjëherë vjen me automjetin e tij së bashku me dy vëllezërit e tij Faton e Arif Lushtaku, ku i pandehuri Nuredin kishte filluar të fjaloset me zyrtarin policor Enver Berisha dhe se pas konflikti verbal Nuredini, Fatoni dhe Arifi iu kishin vërsulur të dëmtuarit Enver dhe me dorëz të armëve të shkurta të cilat i mbanin në duar, e kishin goditur të dëmtuarin Enver në kokë, i cili nga goditjet ishte përkulur për tokë, dhe të pandehurit i janë hedhur sipër mbi trup, duke e goditur me grushta dhe duke tentuar t’ia heqin armën nga dora, ku në atë moment ishte dëgjuar një e shtënë e armës, nga e cila ishte goditur i dëmtuari- polici Mërgim Geci në këmbën e djathtë tek nyja e gishtit të madh.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari Enver Berisha kishte pësuar, gërvishtje lëkurore të gishtit të tretë të shuplakës së dorës së majtë, gjakderdhje nënlëkurore në regjionin muror të anës së djathtë të kokës, plagë qarëse, shqyrëse, ndërsa te i dëmtuari Mërgim Geci ishin shkaktuar lëndime trupore në regjionin e gishtit të madhe të shputës se këmbës se djathtë, me thyerje të shumëfishtë te kockës se shputës së gishtit të parë të shkaktuar nga veprimi dinamik i predhës se hedhur nga arma e zjarrit, e që bëjnë pjesë në dëmtime të rënda trupore.

Për këto veprime, të akuzuarit Lushtaku po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.6 lidhur me par.2 e 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, të akuzuarit Lushtaku po ngarkohen se kanë mbajtur në pronësi armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm mbi armët – Ligjin 05/L-22 të Republikës së Kosovës, e për këtë ata po ngarkohen se kanë ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal, në bashkim real me veprën penale në pikë I të dispozitivit.

Aktakuza e Prokurorisë, ta akuzuarit Lushtaku i ngarkon edhe me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për shkak së të njëjtit më 2 korrik 2022, në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi”, kanë përdorur armë në shkelje të ligjit të zbatueshëm mbi armët, ashtu që me kondak të armës e kanë goditur në kokë të dëmtuarin Enver Berisha, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mirë se erdhe në Rebibbia! Elsa Lila: Në këtë libër do të mësoni gjithë historinë!

0

Artistja e njohur Elsa Lila në Shqip nga Rudina Xhunga, foli për gjithçka, jetën, momentet kur u arrestua, jetesa për 2 muaj pas hekurave, takimi me vajzën pas lirimet. Po ashtu Elsa Lila tregoi për librin Mirë se erdhe në Rebibbia, dhe 9 këngët që do t’i sjellë për të gjithë shqiptarët që të festojnë ndryshe këtë fundvit.

“Gjatë kësaj vere u mbylla dhe e shkrova të gjithë librin “Mirë se erdhe në Rebibbia”. Gjithçka është reale në libër. Kam derdhur atë që shkrova në mendje dy vite më parë. Të gjitha personazhet në libër janë realë, janë shoqet e mia të dhomës, vajza shqiptare dhe italiane që më mbrojtën e më ndihmuan. Unë nuk bëra një libër për të treguar se përse isha e akuzuar penalisht. Por tregova se çfarë përjetohet, të jesh i pafajshëm ose i fajshëm dhe të jesh në burg. Doja të tregoja aspekte të burgut që njerëzit e thjeshtë nuk kanë se si t’i dinë. Dëshira e madhe ishte që të shkruaja për ata që vuajtën bashkë me mua, ata që më ndihmuan edhe për së largu, mbrapa tastierave, mbrapa portaleve.

Vajza ime, 11 vjeçe, lexonte çdo koment, edhe nga ata që hidhnin vrer ndaj meje.

Ajo lexonte për mamanë e vet gjëra të tmerrshme. Ndaj në dhjetor i dedikova një këngë Evitës sime, edhe fituam një festival, ia dedikova heroit tim të heshtur. Evita ka një mama shumë të fortë që e do shumë, që vlerëson shumë pjesën e mirë të historisë, dhe njerëzve të kësaj historie. Për ata që e kuptuan Elsën, e kam shkruar këtë libër. Jo vetëm të dinë çfarë i ndodhi Elsës, por të dinë çfarë e pret një njeri atje brenda, si është ky ambient, çfarë force duhet të kesh për ta mbajtur trurin në ekuilibër, për të mbijetuar brenda dhe për të dalë të shëndetshëm mendërisht nga ato mure. Duhet kurajë për të shkruar. Sepse mund të më kishte mposhtur kjo ngjarje, gojët e liga apo paragjykimi i njerëzve.

Unë jam e qetë, sepse nuk kam bërë gjë. Jam e pafajshme. Unë vendosa, si grua e fortë që mos të më mposhtë historia ime, por ta tregoj me forcë. Edhe t’ia jap forcën dikujt tjetër, që ndoshta nuk e ka kaluar burgun si unë, por ka kaluar shumë burgje të tjera, burgje mendore, burgje në familje. Vrima e zezë është shumë më potente se katër mure që të ndajnë nga bota sepse në kohën tënde ti je i liri sepse fluturon.

Prandaj e kam shkruar këtë libër, për t’i dhënë forcë këtyre njerëzve”, tregoi artistja në DritareTV./dritare.net

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nis Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh!

0

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit në Tiranë, njërës prej ngjarjeve madhore të librit në Shqipëri.

Panairi me moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”, nis sot dhe do të vijojë deri më 17 nëntor në hapësirat e Pallatit të Kongreseve, ku i jepet mundësi lexuesve të njihen me plot botime të reja.

Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare, etj.

Pjesë e aktiviteteve të panairit do të jetë edhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm.

Ndryshe, Panairi i 27-të i Librit në Tiranë i cili organizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, edhe këtë vit do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhegrova, Muriq e Muslija surprizuan SOS Fshatin e Fëmijëve – dhuruan 4 mijë euro

0

Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, kanë surprizuar fëmijët në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Në njoftimin e SOS Fshatit ku janë publikuar disa fotografi me plot dashuri, thuhet se FFK-ja bashkë me lojtarët kanë dhuruar katër mijë euro për fëmijët.

“Fshati gumëzhinte nga zhurma e fëmijëve që vrapuan për të përqafuar yjet e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për të biseduar me ta”, thuhet ndër të tjera në postim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon mbjellja e arrave në Prizren

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren ka nisur fazën përgatitore për mbjelljen e arrave në një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

Ky projekt ka përfituar nga 17 fermerë të Komunës së Prizrenit dhe është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e industrisë së arrave në rajonin tonë.

Ky investim synon rritjen e prodhimit të arrave, duke ofruar mundësi të reja për fermerët dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Apelon policia, nga 15 nëntori qytetarët t’i vendosin pajisjet dimërore në automjetet e tyre

0
Policia e Kosovës ka kërkuar që nga mesi i këtij muaji qytetarët t’i vendosin pajisjet dimërore.

“Nga 15 nëntori deri më 15 mars, kërkohet që mjetet qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Buzë honit

0
Enver Sulaj
Mëngjesi i vjeshtës
buzëqeshjen e braktisur ka ngrirë.
Asnjë hon s`e zë zhgënjimin.
Asnjë pipëtimë sa për të flladitur gjethet e ftoit
që u shkrumbua deri në rrënjët që i dolën mbi dhe.
Sa qetësi…
Nëntor, 2015

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende- vende do të ketë edhe riga shiu.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 dhe 10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hamza në Prizren, bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat: Më pak taksa, më shumë paga

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren.

Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe mbështetje për bizneset private.

Teksa shikoi dhe provoi produkte vendore, ai premtoi ndryshime në këtë sektor.

Hamza tha se qysh në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëhet reforma e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendi.

“Në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, tha Hamza.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Ai mes tjerash tha se pakoja e përgatitur nga ai do të sjellë ringjalljen ekonomie dhe ndihmë ndaj prodhuesve të vendit.

“Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thash sot edhe punëtorëve të Qumështores ABI në Prizren. Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Prioriteti im janë gjithmonë qytetarët. Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre”.