3.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

Mirë se erdhe në Rebibbia! Elsa Lila: Në këtë libër do të mësoni gjithë historinë!

Artistja e njohur Elsa Lila në Shqip nga Rudina Xhunga, foli për gjithçka, jetën, momentet kur u arrestua, jetesa për 2 muaj pas hekurave, takimi me vajzën pas lirimet. Po ashtu Elsa Lila tregoi për librin Mirë se erdhe në Rebibbia, dhe 9 këngët që do t’i sjellë për të gjithë shqiptarët që të festojnë ndryshe këtë fundvit.

“Gjatë kësaj vere u mbylla dhe e shkrova të gjithë librin “Mirë se erdhe në Rebibbia”. Gjithçka është reale në libër. Kam derdhur atë që shkrova në mendje dy vite më parë. Të gjitha personazhet në libër janë realë, janë shoqet e mia të dhomës, vajza shqiptare dhe italiane që më mbrojtën e më ndihmuan. Unë nuk bëra një libër për të treguar se përse isha e akuzuar penalisht. Por tregova se çfarë përjetohet, të jesh i pafajshëm ose i fajshëm dhe të jesh në burg. Doja të tregoja aspekte të burgut që njerëzit e thjeshtë nuk kanë se si t’i dinë. Dëshira e madhe ishte që të shkruaja për ata që vuajtën bashkë me mua, ata që më ndihmuan edhe për së largu, mbrapa tastierave, mbrapa portaleve.

Vajza ime, 11 vjeçe, lexonte çdo koment, edhe nga ata që hidhnin vrer ndaj meje.

Ajo lexonte për mamanë e vet gjëra të tmerrshme. Ndaj në dhjetor i dedikova një këngë Evitës sime, edhe fituam një festival, ia dedikova heroit tim të heshtur. Evita ka një mama shumë të fortë që e do shumë, që vlerëson shumë pjesën e mirë të historisë, dhe njerëzve të kësaj historie. Për ata që e kuptuan Elsën, e kam shkruar këtë libër. Jo vetëm të dinë çfarë i ndodhi Elsës, por të dinë çfarë e pret një njeri atje brenda, si është ky ambient, çfarë force duhet të kesh për ta mbajtur trurin në ekuilibër, për të mbijetuar brenda dhe për të dalë të shëndetshëm mendërisht nga ato mure. Duhet kurajë për të shkruar. Sepse mund të më kishte mposhtur kjo ngjarje, gojët e liga apo paragjykimi i njerëzve.

Unë jam e qetë, sepse nuk kam bërë gjë. Jam e pafajshme. Unë vendosa, si grua e fortë që mos të më mposhtë historia ime, por ta tregoj me forcë. Edhe t’ia jap forcën dikujt tjetër, që ndoshta nuk e ka kaluar burgun si unë, por ka kaluar shumë burgje të tjera, burgje mendore, burgje në familje. Vrima e zezë është shumë më potente se katër mure që të ndajnë nga bota sepse në kohën tënde ti je i liri sepse fluturon.

Prandaj e kam shkruar këtë libër, për t’i dhënë forcë këtyre njerëzve”, tregoi artistja në DritareTV./dritare.net

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe derbin me Kastriotin

Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e...

Në Malishevë u investuan mbi 1.5 milion euro në efiçencë të energjisë

Në shtatë komuna të Malishevës, Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë ka investuar mbi 1.5 milion euro. Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë...

Lajmet e Fundit