Home Blog Page 308

Mbrëmje europiane basketbolli në Prizren – Bashkimi nesër e pret Pallacanestro Reggiana-n

0

Pas fitores bindëse ndaj Cibonës (89:69), Bashkimi mban gjallë shpresat për kalim të grupit në FIBA Europe Cup, raporton PrizrenPress.

Nesër (e mërkurë), prej orës 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, portokallinjtë përballen me skuadrën italiane Reggiana, në xhiron e parafundit të fazës së rregullt.

Bashkimi është në formë të lartë me pesë fitore radhazi në Superligë, përfshirë triumfin ndaj Golden Eagle Yllit (74:64). Me fitore edhe ndaj Reggiana-s, prizrenasit do ta vendosnin fatin e kualifikimit në ndeshjen e fundit ndaj Dijonit në Francë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mediat tiranase: Shehi largohet nga Ballkani?!

0

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit suharekas. Ky është lajmi që vjen nga mediat tiranase të afërta me trajnerin në fjalë, derisa bëhet e ditur se ky i fundit tashmë është i vendosur që të largohet nga Superliga e Kosovës!

Panorama Sport ka bërë të ditur se Shehi (48) vendimin e tij ia ka komunikuar edhe lojtarëve të klubit të Ballkanit. Po e njëjta bën të ditur se ai së fundi ka qenë në “Niko Dovana” për ndeshjen Teuta – Partizani dhe nuk përjashtohet mundësia e tij për rikthim në Kategorinë Superiore.

Të njëjtën informatë e ka dhënë edhe TopChannel, duke shtuar se burimet e saja kanë konfirmuar që ka edhe vonesa në paga të lojtarëve!

Përndryshe, Ballkani vazhdon të jetë forcë në futbollin kosovar dhe ekipi suharekas është vetëm tre pikë larg kreut të tabelës, pozitë kjo që është aktualisht në dorë të Prishtinës lidere. Suharekasit këtë stinor në Superligë kanë arritur 6 fitore, 5 barazime dhe vetëm 2 humbje – kjo e fundit, në xhiron e fundit nga Drenica.

Për Shehin, mediat në fjalë kanë shkruar se nuk është çudi nëse përfundon shpejt te Partizani, Tirana, por aspak befasuese edhe te ekipi i qytetit të tij, Teuta. Nëse shikohen këto lëvizje, te Ballkani lehtë mund të lakohet një rikthim i mundshëm i Ismet Munishit, që javë më parë dha dorëheqje nga Dukagjini dhe sot është trajner i lirë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Roli i LDK-së përcaktoi fituesin në Prizren

0

Kujtim S. Germizaj

Edhe pse mbeti jashtë garës së balotazhit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren dëshmoi sërish se mbetet faktor kyç politik në qytetin e Prizrenit.

Zgjedhjet lokale të mbajtura më 9 nëntor 2025 treguan se pesha politike e këtij subjekti ende ndikon fuqishëm në përcaktimin e drejtimit të zhvillimeve lokale.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606/?s=single_unit

Vota e lirë, e menduar dhe e përgjegjshme ishte faktori që bëri diferencën. Elektorati i LDK-së, edhe pse në raundin e dytë nuk kishte kandidatin e vet në garë, ndikoi ndjeshëm në rezultatin përfundimtar, duke përcaktuar kështu edhe fituesin e zgjedhjeve në Prizren.

Votuesit e këtij subjekti në balotazh u shndërruan në faktor përcaktues të rezultatit përfundimtar. Kjo dëshmon se LDK-ja, pavarësisht rezultateve më të kufizuara në raundin e parë, ruan një ndikim të qëndrueshëm dhe të disiplinuar elektoral, i cili në momente të tilla del në pah si element vendimtar.

Me fjalë të tjera, aleancat dhe marrëveshjet politike gjatë këtij procesi zgjedhor luajtën një rol thelbësor. Ishte një test i qartë politik dhe qytetar, ku prizrenasit vendosën jo vetëm për kryetarin, por edhe për drejtimin që do të marrë qyteti në katër vitet e ardhshme.

Ky rezultat ishte gjithashtu një sinjal i qartë për Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Edhe pse gjatë fushatës qeveria shpërndau nga 100 euro për studentë, miratoi rritjen e pagës minimale, shtesat për fëmijë dhe pensionet, si dhe rritjen e pagave në sektorin publik, rezultatet e zgjedhjeve ishin një goditje për Vetëvendosjen.

Megjithëse mbetet forcë qendrore në nivel shtetëror, VV nuk arriti të bindë elektoratin lokal as në Prizren e as në shumë komuna të tjera të Kosovës.

Kjo tregon për një lodhje publike ndaj mënyrës së qeverisjes që shpesh perceptohet si arrogante, e centralizuar dhe e paaftë për të prodhuar rezultate konkrete në terren.

Në këtë klimë, edhe votuesit tradicionalë të Vetëvendosjes po shfaqin shenja ftohjeje, duke e parë gjithnjë e më shumë partinë si pushtet të izoluar sesa si forcë transformuese të realitetit politik dhe qytetar.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

0

I akuzuari për krime lufte, Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim.

Ai akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

 

Aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka mirëpritur Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Shaqir Lutvija në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga policia

0

“Kërkesë për ndërmarrjen e masave të sigurisë lidhur me paraqitjen e arinjve në fshat. Në emër të Shkollës ShFMU “SEZAI SURROI” Bellobrad, ju drejtohemi me këtë kërkesë që të ndërmerrni masa të menjëhershme sigurie për eliminimin ose largimin e arinjve që janë shfaqur në territorin e fshatit tonë. Prania e këtyre kafshëve të egra po paraqet rrezik serioz për nxënësit e shkollës sonë, për stafin arsimor si dhe për të gjithë banorët e fshatit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites kur nxënësit udhëtojnë drejt dhe nga shkolla”, thuhet në kërkesën drejtuar Policisë së Kosovës.

May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'KEPUBLIKA KOSOVES KOMUNA DRAGASH ShFMU "SEZAI SURROI"- BEL.LOBRAD SURROY ZYRTARE Drejtuar: :Policise s? Kosoves Lönda: KERKESE Dega Dragash Nr. prot.411/25 masave Te nderuar, Ne emër kötë kërkesë arinjve ndërmerni ABA shfaqur ne territorin Prania lidhur paragitjene arinjve ne fshat. Shkolles ShFMU "SEZAI SURROI"Bellubrad ju drejtohemi nc menjehershme sigurie per climinimin ose largimin fshatit tone. ketyre kafsheve stafin arsimor sidl i epra paraget rrezik serioz për nxönösit shkolles sone, pêr gjithe banoret fshatit, veçan?risht gjatë oreve pasdites kur nxënësit udhëtojne drejt dhe nAa shkolla. kjo mengjesit dhe do falënderojme per mirëkuplimin dhe bashköpunimin tuaj. realizohet ne shpejt, Merespekt,'

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Personi në fotografi kërkohet për vjedhje të rëndë në Prizren

0

 

Sipas policisë, rreth orës 19:00 të asaj dite, një person i panjohur ishte vërejtur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Ky i fundit ka deklaruar se nga shtëpia i janë marrë para të gatshme dhe stoli ari, me vlerë rreth 3 mijë euro.

Nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, megjithatë ende nuk ka identifikim të tij.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, në bazë të nenit 76 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale, policia ka bërë publike fotografinë e të dyshuarit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për personin në fjalë, të kontaktojnë në numrin 192, në faqet zyrtare të Policisë së Kosovës në rrjete sociale, ose të paraqiten në cilindo stacion policor në vend.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Rruga Gorozhup–Pogaj, bashkon Hasin

0

Nga: Mr.Sc Shaban Osmanollaj – Has

Ndërtimi i rrugës që lidh Gorozhupin e Hasit të Kosovës me Pogajn e Hasit të Shqipërisë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një premtim që vjen nga thellësia e brezave, një urë që lidh jo vetëm dy shtete, por dy zemra të një populli të vetëm. Për hasjanët, kjo rrugë është më shumë se asfalt e rruge, është kujtim, dashuri dhe amanet.
Nëpër kodrat e Pashtrikut, nën hijen e Drinit te Bardhe, e nën erën që vjen nga Pogaj, janë endur rrëfime të pafund për ndarjen e vëllezërve e motrave, për kufirin që dikur ndante sofrat, por jo shpirtin. Hasi ka qenë gjithmonë një, në këngë, në zakone, në gjak e lufte e në besë. Dhe tani, me ndërtimin e kësaj rruge, ajo njësi shpirtërore po merr trajtë fizike, po rilidhet si dikur.

Në këto kujtime gjallon edhe rrëfimi për gjyshen time, Shkurte Pogaj, një grua e fortë nga Pogaj i Shqipërisë. Pleqtë dhe familjare në lagje tregonin me dashuri për të, si për një grua që nuk njihte pengesa kur bëhej fjalë për lidhjet me të afërmit e saj përtej kufirit. Thoshin se sa herë mblidheshin gratë te Kroni i Gorozhupit, ajo bashkohej me to – rrinte dy ditë andej, lante dhe shpërlante teshat e prindërve të saj, Taf Pogaj e Fatime Pogaj, e më pas, me mall në zemër, kthehej sërish përmes kodrave në anën e burrit të saj ne fshatin Gjonaj, permes Gorozhupit.

Kjo histori e thjeshtë, që unë vetë e kam dëgjuar vetëm në rrëfime, më kujton se sa shumë kanë vuajtur e sa fort kanë dashur brezat tanë. Kufiri s’mundi kurrë ta ndante dashurinë e një bije për prindërit e vet, as mallin e një populli për tokën e vet. E gjyshja Shkurte, me duart e saj që lanin teshat në ujin e kronit të përbashkët, ka larë në të vërtetë ndarjet e një kohe, duke ruajtur bashkimin në shpirt e zemer.

Në vitin 2014, së bashku me ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, e që dua të shpreh mirënjohje të veçantë patëm fatin dhe nderin të nisim një nismë për ta parë këtë rrugë të bashkimit si një projekt të mundshëm. Atëherë inspektuam terrenin, biseduam me banorët dhe e besuam fort se një ditë kjo rrugë do të bëhej realitet. Dhe sot, ajo që dikur ishte ëndërr, është bërë rrugë e gjallë, e cila po hapet dita-ditës, me shpresën që të vazhdojë më tutje deri në qytetin e Krumës.

Si stërnip i Pogajve, ndjej krenari që jam pjesë e kësaj treve që gjithmonë ka ruajtur shpirtin e bashkimit dhe dashurinë për vendlindjen. Kjo rrugë është një trashëgimi për të gjithë ne, për bijtë dhe bijat e Hasit që kurrë nuk e harruan njëri-tjetrin, pavarësisht kufijve.

Ky projekt është më shumë se ndërtim, është ringjallje e historisë sonë. Ai është një përkulje para brezave që e ruajtën identitetin edhe në kohët e ndarjes, dhe një falënderim për të gjithë ata që dhanë kontribut në liri, luftëtarët dhe dëshmorët e UÇK-së, falë të cilëve sot ecim të lirë nëpër këtë rrugë.

Rruga që është ndërtuar sot është amaneti i brezave tanë, që të jemi bashkë, të ecim drejt njëri-tjetrit, pa frikë e pa pengesa, ashtu siç e kanë ëndërruar gjithmonë bijtë e këtij dheu.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fitorja e parë e Drinit të Bardhë në Gjonaj: 4–0 ndaj Rilindjes

0

Drini i Bardhë arriti një sukses të rëndësishëm duke regjistruar fitoren e parë në fushën e Gjonajt, me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Rilindjes, raporton PrizrenPress.

Skuadra dominoi ndeshjen në çdo aspekt, duke krijuar raste të shumta dhe duke treguar lojë të organizuar dhe efikase.

Golave u vunë firmën Drilon Krasniqi, Caner Gzimi, Alban Ferataj dhe Real Smajljaj, që vulosën rezultatin 4–0 në favor të Drinit të Bardhë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj: Do të jem kryetar i të gjithëve

0

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi dje mandatin e dytë të kryetarit të komunës së Prizrenit, pas një gare në balotazh kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi.

Totaj falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake apo etnike.

“Fushatat zgjedhore janë garë mes ideve, koncepteve dhe ekipeve. Sot, jemi të lumtur që qytetarët e kanë vlerësuar se platforma jonë ‘Prizreni në punë’ ishte më e duhura,” shkroi ai.

Express Kredi nga BiCredit

Totaj përgëzoi të gjitha partitë për një garë fer dhe korrekte, duke e cilësuar procesin si shembull të qytetarisë prizrenase.

Ai premtoi se katër vitet e ardhshme do të jenë të përkushtuara ndaj zhvillimit dhe modernizimit të qytetit, me investime në lagje dhe fshatra, si dhe bashkëpunim me të gjithë ata që e duan të mirën e Prizrenit.

“Do të angazhohem për një Prizren që na bashkon, jo që na ndan; për një qytet që punon për të gjithë dhe që të gjithë e duam”..PrizrenPress.com/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti