Home Blog Page 321

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të jetë kryetar i kësaj komune.

Abrashi ka theksuar se njohja e thellë e komunës dhe përvoja e tij politike janë faktorë kyç për të udhëhequr Prizrenin.

Express Kredi nga BiCredit

“Në këtë garë kam vendosur të hy, për shkak se besoj që e njoh Prizrenin. Ka kohë që kam filluar aktivitetin tim politik, fillimisht si aktivist, i cili është marrë tema politike, që kanë qenë brengë e komunitetit një kohë të gjatë. Në vitin 2013 jam zgjedhur anëtar i Kuvendit komunal, kam vazhduar me mandatin e dytë po ashtu si anëtar. Kam pasur rastin që për dy vite të jem kryesues i kuvendit Komunal.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Pastaj, në zgjedhjet në zgjedhjet e 2019 jam zgjedhur deputeti i Kuvendit të Kosovës, tri herë radhazi dhe se besoj e njoh edhe mënyrën se si funksionin institucioni. E njoh komunën e Prizrenit, i njoh problemet e Prizrenit, lagjet, fshatrat dhe sfidat që qytetarët ballafaqohen”, ka thënë Abrashi.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

0

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69.

Para një publiku të zjarrtë në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi dominoi ndeshjen dhe siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve, duke dëshmuar forcën e basketbollit prizrenas në arenën evropiane, raporton PrizrenPress.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin në Rahovec ku vdiq një motoçiklist

0

Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj të pandehurit A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ku për pasojë vdiq një motoçiklist.

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur më 2 nëntor, derisa i dyshuari ishte me veturë dhe godet motoçikletën e për pasojë drejtuesi i motoçikletës ndërron jetë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Express Kredi nga BiCredit

“Sipas kërkesës, “më datë 02.11.2025, rreth orës 20:25 min, në Rahovec, nga pakujdesia vë në rrezik jetën e njerëzve në atë mënyrë që, duke drejtuar automjetin e tij të markës “VW Golf”, dhe duke mos i kushtuar kujdes të duhur rrugës dhe duke mos iu përshtatur lëvizjes dhe rrethanave të rrugës, në mënyrë të pasigurt bën kthim majtas duke mos respektuar përparësinë e kalimit të motoçikletës, e cila ka qenë duke lëvizur në përball kalim, ku me pjesën e parë të motoçikletës përplaset në automjetin e markës “Golf”, në krahun e djathtë, ku pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës bie në asfalt, ku si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i veturës si dhe drejtuesi i motoçikletës kërkojnë ndihmë mjekësore në QKF – Rahovec, e më pas drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, por i njëjti ka qenë pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Me këto veprime, i pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” që rezulton me vdekje, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Mizahir Shabani, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke u fshehur apo shmangur organeve të ndjekjes dhe duke ndikuar në dëshmitarë”, njofton Gjykata.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 2 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor 2025. /BetimipërDrejtës

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga mbreti Charles

0

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij prej dekadave në sport dhe në kauza bamirësie.

Beckham u dekorua me titullin kalorës nga Mbreti Charles dhe në atë rast ish-futbollisti veshi një kostum të dizenjuar nga gruaja e tij Victoria, një stiliste mode dhe ish-anëtare e Spice Girls.

Mbreti Charles dhe Beckham shkëmbyen fjalë të ngrohta gjatë ceremonisë, dhe futbollisti më vonë pranoi se qau kur mësoi për herë të parë se ishte vlerësuar me titullin e kalorësit.

“Ky është një moment kaq i madh për familjen tonë dhe është kaq i veçantë. Jam shumë krenar që më është bërë një nder kaq i veçantë”, ka thënë fillimisht Beckham.

“U rrita në një familje shumë të përulur në East End të Londrës. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist profesionist dhe tani jam këtu në Kështjellën Ëindsor me monarkinë më të rëndësishme në botë”, përfundoi anglezi.

I lindur në Londrën Lindore, Beckham debutoi në Ligën Premier për Manchester United në vitin 1995, dy vjet pasi u bashkua si junior. Ai fitoi gjashtë tituj lige, dy Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve me klubin, përpara se të luante për Real Madridin, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint-Germain. Ai u tërhoq në vitin 2013, pasi kishte luajtur 115 ndeshje për Anglinë.

I njohur për goditjet e tij të lira dhe krosimet e shkëlqyera, Beckham u bë gjithashtu një nga atletët më të suksesshëm komercialisht të epokës së tij.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

0

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga lagjja ‘Jeta e Re’.

Ajo është rreth 1.65 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj.

Sipas informacioneve, ajo kishte dalur nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar edhe në polici më 1 nëntor rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Numri kontaktues i familjes është 049657362

Organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren, ndërsa Prokurori i rastit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e kërkimeve intensive me qëllim që vajza të gjendet sa më shpejt.

“Rasti i fundit “Person i zhdukur” është raportuar më datë 01.11.2025. Sipas raportimit të familjarëve, vajza e tyre 15-vjeçare është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e datës 31.10.2025. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim që personi i zhdukur të lokalizohet dhe të gjendet sa më shpejt”, deklaroi  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

0

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot fillojnë angazhimin e tyre në këtë institucion, raporton PrizrenPress.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Hyra Duraj dhe gjyqtarin Floridin Osmanaj, të cilët pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, kanë filluar punën praktike në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe më pas do të vazhdojnë me angazhim të plotë në departamentet përkatëse, sipas ngarkesës me lëndë dhe nevojave të gjykatës.

“Kryetarja e gjykatës ju uroi gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, po ashtu nga gjyqtarët kërkoj përkushtim dhe angazhim të lartë në punë”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës Themelore në Prizren, së bashku me degët në Suharekë dhe Dragash, aktualisht janë gjithsej 37 gjyqtare dhe gjyqtarë, të ndarë si vijon: Gjykata Themelore në Prizren ka 29 gjyqtare/ë, Dega në Suharekë ka 6 gjyqtarë, si dhe Dega në Dragash – 2 gjyqtare/ë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

0

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të konstruksionit metalik.

Ky projekt, nën investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, synon të ofrojë hapësira moderne për zhvillimin e tenisit, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe sportistët e qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare, fushat e reja do të përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare dhe do të shërbejnë si një qendër për aktivitete sportive, gara dhe trajnime për tenistë amatorë dhe profesionistë.

Ministria bën të ditur se projekti përfshin jo vetëm ndërtimin e fushave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës përreth, duke siguruar që Prizreni të ketë një ambient të përshtatshëm për sport dhe aktivitet fizik.

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

0

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një trajtimi njëjavësh nga autoritetet dhe organizatat ekologjike.

Shpendi ishte gjetur më 19 tetor 2025 në gjendje të rëndë fizike dhe shëndetësore në zonën buferike të Parkut Kombëtar “Sharri”, mbi fshatin Gotovush.

Rastin e raportoi një anëtar i Shoqatës Ekologjike nga Shtërpca, dhe menjëherë u njoftua DAPK “Sharri”, e cila, në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike, siguroi strehimin, përkujdesjen veterinarie dhe ushqimin e nevojshëm për zogun.

Pas ekzaminimeve, u konstatua se individi ishte në gjendje të vështirë për shkak të fluturimit të gjatë dhe mungesës së ushqimit disa javor.

Në aktivitetin e lëshimit morën pjesë, përveç zyrtarëve të DAPK “Sharri” dhe Shoqatës Ekologjike Shtërpcë, edhe pjesëtarët e KFOR-it Polak, ndërsa koordinimi u mbajt edhe me zyrtarët e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me markën “Apple”

0

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanisë “Apple”.

“Gjatë kontrollit të detajuar janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës ‘Apple’”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Më tej, institucioni thekson se “ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”./PrizrenPress.com